Kur shihen në ekrane televizive, të përmbajtur, të kuruar, të ndryshëm nga “të zakonshmit”, në heshtje bien dakord të gjithë. Por realiteti është shumë ndryshe: ata janë produkt i një shoqërie që të denigron, të rreh, të dhunon e të masakron kur vjen çasti kritik i mbarimit të marrëveshjes, mirëkuptimit, miqësisë apo dashurisë.
Moderatorja dhe ish “kafazistja” Neda Balluku, me figurën e saj letrare ka spikatur shumë herë pёr qëndrimet e saj të moderuara dhe plot moral kur vinte pikat mbi “i”-të e çifteve të reja.
Me dashurinë televizive, më pas me bashkëshortin e saj në jetën reale, Ogren Balluku, ajo krijoi “mitin” e çiftit për së mbari, ku një vajzë nga provinca, por me karakter të fortë dhe e shkolluar mirë, mund të futej në “shtëpinë” e një familjeje kryeqyteti dhe me pushtet, familjen Balluku.
Por vëllai i “lubisë” Belinda Balluku nuk bëri asnjë ndryshim nga meshkujt e tjerë shqiptarë, të cilët kur ndahen në 99.9 % të rasteve dhunojnë ish partneren, që deri dje e kishin gruan e jetës. Edhe kur ajo i ka dhuruar tre fëmijë.
Çështja e “lumturisë” së Neda dhe Ogren Balluku, përfundoi në divorc të ashpër.
Më 16 janar 2026, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë lëshoi urdhër të menjëhershëm mbrojtjeje në favor të Neda Ballukut, për shkak të dhunës së Ogren Ballukut.
Por nga ana tjetër edhe vetë Ogren Balluku kishte kërkuar urdhër mbrojtjeje, duke pretenduar se ishte dhunuar verbalisht dhe psikologjikisht, madje dhe fizikisht nga bashkëshortja Neda.
Mos vallë moderatorja e njohur ka “dorë” si Elia Zaharia, që rrahu një princ?
Në dëshminë e dhënë para Gjykatës së Tiranës, Ogren Balluku pretendon se është ofenduar rëndë nga Neda me fjalët:
“Ti je ordiner, kafshë, kriminel dhe hajdut”, madje është kërcënuar rëndë nga nëna e tre fëmijëve të tij: “Do të bëj të vrasësh veten, do prekësh fundin, mos gjetsh varr”.
Lexoni një pjesë nga dëshmia në gjykatë e Ogren Ballukut:
“Kam pasur shqetësime të vazhdueshme nga bashkëshortja ime Neda Balluku dhe do të kërkoj të pajisem me Urdhër të Menjëhershëm Mbrojtjeje për vete dhe djalin tim… Jam i dhunuar verbalisht me fjalët më të ulëta që mund t’i thuhen një njeriu si (ordiner, hajdut, kriminel, kafshë, etj.)… Më kërcënon verbalisht me fjalët do të bëj të vrasësh veten, do prekësh fundin, mos gjetsh varr… Unë dhe dy djemtë e mi jemi të përgjuar në shtëpinë tonë… Ditën e premte me datë 16.01.2026 të dy djemtë janë përballur me dhunë psikologjike në ambientet e shkollës “Viktor Hygo”…”.
Gjykata nuk pranoi t’i merrte në konsideratë pretendimet e Ogren Ballukut. Ai nuk mori urdhër mbrojtjeje ndaj Neda Ballukut. Nëse gjykata ka vendosur gabim, Neda mund të vazhdojë ta “dhunojë” Ogrenin.
Në versionin e saj, Neda Balluku pretendon se Ogreni e nxjerr nga shtëpia dhe e ofendon në sy të fëmijëve, madje duke i manipuluar kundër saj.
Lexoni një pjesë nga dëshmia e Neda Ballukut:
“Kam për të deklaruar se për datën 20.01.2026 unë me shtetasin Ogren jam takuar vetëm në sallën e gjyqit… nuk e kam kërcënuar apo dhunuar fizikisht apo psikologjikisht këtë shtetas… kam shkuar në shkollë për të takuar fëmijët sipas vendimit të gjykatës por nuk jam lejuar… ai ofendon, shan dhe denigron mua në sy të fëmijëve… kam bërë disa kallëzime dhe kam marrë urdhër mbrojtjeje sepse nuk më lejonte të takoja vajzën sipas vendimit të gjykatës…”.
Me dhjetëra, qindra, mijëra histori dhune kanë përshkruar tranzicionin shqiptar, kur bie fjala për divorcin, ndarjen, prishjen e marrëdhënies që në fillim ishte “dashuri”.
Kjo nuk është tabu edhe për botën e civilizuar perëndimore, madje as ajo hollywudiane nuk bën përjashtim. Kujtojmë raste si ai i Jonhy Deep dhe Amber Heard, për të kuptuar që, në shtëpi, në intimitet, në çift – të gjithë të “famshmit” e të “zakonshmit” janë njëlloj.
Pompimi televiziv i çifteve VIP, që paraqiten shpesh si në pamje ashtu dhe në “moral”, i bën ata shumë më të “deformuar” se ç’janë në të vërtetë.
Kur të gjithë prisnim që Ogren Balluku të sillej ndryshe – ai të rreh.
Kur të gjithë do prisnim që motra e tij e madhe ta edukonte ndryshe – ajo do thoshte “Ç’thua o Pallosh!”
Kur të gjithë do imagjinonim Nedën si në TV, ndërsa ajo zihej me burrin, do zhgënjeheshim shumë kur të dëgjonim tjetër gjë: “Vdeksh … e mos gjetsh varr…!”
Asgjë nuk do e prishë traditën e “drurit në çift” as morali televiziv, as personazhet që shiten si VIP. Madje këta të fundit shkërmoqen më shpejt nga morali i realitetit të shoqërisë sonë. Ata janë si gjithë shqiptarët, nuk bëjnë asnjë dallim – edhe në divorc… edhe kur kanë tre fëmijë në mes. Edhe kur quhen Neda apo Ogren Balluku.






