• Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Kryefaqja Argëtim Stil jetese

Mos ndihesh i mbyllur në një kafaz të artë? Kur suksesi të lodh më shumë sesa të shpërblen…

24 Janar, 2026
në Stil jetese
Mos ndihesh i mbyllur në një kafaz të artë? Kur suksesi të lodh më shumë sesa të shpërblen…
8
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Anna Katharina Schaffner, Ph.D.

Shumë nga njerëzit me të cilët punoj si këshilluese për mirёqёnien më tregojnë të njëjtën histori. Në letër, jeta e tyre duket perfekte: punë e mirë, të ardhura të larta, standard i qëndrueshëm jetese. Por në realitet, ata janë të lodhur, të pakënaqur dhe të etur për diçka që paratë nuk e blejnë dot: kohë, energji dhe liri.

Ata e quajnë veten realistë. “Nuk mund ta lë këtë punë”, thonë. “Kam shumë për të paguar. Nuk mund të ul standardin e jetesës.” Dhe kështu, ditё pas dite, vazhdojnë të qëndrojnë në një kafaz të artë – të rehatshëm nga jashtë, por mbyllur brenda.

Me rritjen e pagës, rriten edhe shpenzimet: kredi banese, qira të larta, kujdes për fëmijët, pushime, abonime, trajtime estetike, konsum i pandërprerë. Në një periudhё rritjeje të vazhdueshme të kostos së jetesës, kjo krijon një ndjenjë të heshtur robërie financiare. Dhe ironia është se shumica nuk kanë më as kohë, as energji për të shijuar gjërat për të cilat punojnë kaq shumë.

Koha e lirë reduktohet deri në shterim: seriale qё shihen pa vëmendje, ushqim pa vlera, verë për të mpirë stresin, blerje online për një dozë të shpejtë dopamine. Edhe pushimet shpesh zhgënjejnë – ose sepse presim shumë, ose sepse jemi kaq të lodhur sa sëmuremi sapo ndalemi.

Një pjesë e madhe e konsumit modern nuk është kënaqësi. Është mjekim për rraskapitjen.

Dhe këtu lind paradoksi: ne punojmë gjithnjë e më shumë për të përballuar një mënyrë jetese që na ndihmon të mbijetojmë prej një pune që na shteron. Një rreth vicioz. Bëhemi më të varfër në kohë dhe në mirëqenie, ndërsa blejmë gjithnjë e më shumë gjëra që nuk na bëjnë të lumtur.

Siç shkruan gazetari George Monbiot: “Dikur njeriu lindi i lirë. Sot ai është kudo i lidhur në zinxhirë dyqanesh.”

Pasuria e vërtetë

Pasuria nuk është vetëm para. Pasuri është koha. Shëndeti. Liria. Marrëdhëniet kuptimplota. Ndjenja e qëllimit. Kur vendosim të ardhurat mbi gjithçka tjetër, varfërojmë pjesët më të rëndësishme të jetës – ato që nuk shihen në bilanc bankar, por ndihen çdo mëngjes kur zgjohemi të lodhur.

Arti i hedonizmit të matur

Një mënyrë për të dalë nga ky cikël është të rishikojmë historinë që i tregojmë vetes për punën dhe konsumimin. Libri The Art of Frugal Hedonism propozon një ide të thjeshtë: Nëse konsumojmë më pak nga ajo që nuk na ushqen vërtet, na duhen më pak para. Nëse na duhen më pak para, punojmë më pak. Dhe nëse punojmë më pak, fitojmë më shumë kohë për jetën e vёrtetё.

Problemi është se jemi mësuar ta vlerësojmë paranë më shumë se kohën. Ndërkohë, industria e reklamave dhe rrjetet sociale punojnë pa pushim për të na krijuar dëshira artificiale për gjëra që nuk na duhen.

Objektet e reja na japin një kënaqësi të shkurtër. Pastaj bëhen normale. Dhe nis kërkimi për tjetrën gjë “të re”. Kjo quhet adaptim hedonik – dhe është arsyeja pse shumica e blerjeve nuk na bëjnë më të lumtur në afatgjatë.

Përvojat, nga ana tjetër, krijojnë kujtime, identitet dhe lidhje. Një ecje në natyrë, një darkë me miq, një sport i ri, një aktivitet vullnetar – këto gjëra ndërtojnë histori personale.

Hedonizmi i matur nuk është privim. Është zgjedhje e kujdesshme e kënaqësive që kanë vlerë reale. Jo shumë, por të vërteta.

Kostoja e jetës

Filozofi Henry David Thoreau fliste për “life-cost” – koston reale të çdo zgjedhjeje, jo vetëm në para, por në kohë, energji dhe shëndet. Një rrogë më e lartë shpesh vjen me stres më të madh, orë më të gjata, marrëdhënie të lodhura dhe trup të rraskapitur. Fitimi financiar paguhet me humbje të padukshme.

Thoreau llogariti sa i duhej për të jetuar thjesht dhe punonte vetëm aq sa për t’i mbuluar ato nevoja. Pjesën tjetër të vitit e kalonte duke bërë atë që donte: duke menduar, shkruar dhe jetuar pranë natyrës. Ai punonte për të jetuar – nuk jetonte për të punuar.

A je vërtet i bllokuar?

Kur i themi vetes “jam i bllokuar në një kafaz të artë”, ndoshta ia vlen të pyesim:
Cilat shpenzime janë të domosdoshme?
Cilat më sjellin vërtet gëzim?
Dhe cilat janë thjesht zakone për të përballuar lodhjen?

Shpesh zbulojmë se mund të jetojmë me më pak. Dhe kjo “më pak” na jep diçka shumë më të madhe: kohë, frymëmarrje dhe liri.

Sepse pasuria më e rrallë sot nuk është paraja.
Është një jetë që nuk të lodh për ta përballuar.

(Burimi: Pёrshtatur nё shqip nga Psychology Today)

Postimi i mëparshëm

Marrëveshja e vitit 1917: Kur Danimarka shiti Karaibet dhe “blindoi” Groenlandën

Postimi i rradhës

Kosovë: Prokuroria e Prizrenit prangos 109 komisionerë të dyshuar për manipulim votash në zgjedhjet e fundit

  • Më të fundit
Luftë miliardash në Hollywood: Paramount rrit ofertën për Warner Bros, Netflix përballet me presionin e kundërofertës

Luftë miliardash në Hollywood: Paramount rrit ofertën për Warner Bros, Netflix përballet me presionin e kundërofertës

25 Shkurt, 2026
Një shkronjë  që “rrëzon” seriozitetin shtetёror

Një shkronjë  që “rrëzon” seriozitetin shtetёror

25 Shkurt, 2026
“Drejtësi në Nuremberg” – Premierë teatrale më 5-8 mars

“Drejtësi në Nuremberg” – Premierë teatrale më 5-8 mars

25 Shkurt, 2026
SHBA shpall “non grata” edhe lokalet /Alarm i pazakontë për restorante në zemër të Tiranës

SHBA shpall “non grata” edhe lokalet /Alarm i pazakontë për restorante në zemër të Tiranës

25 Shkurt, 2026

Postimet e fundit

Na ndiqni në

KontrasT.al

KontrasT.al - Është një platformë mediatike që informon dhe argëton ndjekësit në 24/7. Lajmi, ngjarja dhe opinioni vijnë për lexuesit me ngjyra më të qarta - në tablonë e realitetit dhe kontraditave të tij.

Shfleto sipas kategorive

  • Aktualitet
  • Argëtim
  • Bota
  • Destinacione
  • Drejtësi-Ligj
  • Ekonomi-Biznes
  • Foto-Lajm
  • Horoskopi
  • Investigim
  • Kinema
  • Kosova
  • Kronika e zezë
  • Ku të shkojmë
  • Kuriozitete
  • Kursi këmbimit
  • Lajme
  • Lajme rozë
  • Letërsi
  • Misc
  • Modë
  • Moti
  • Muzikë
  • Opinion
  • Politikë
  • Portret
  • Rubrika artistike
  • Satirë
  • Shënim
  • Shkencë-Teknologji
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Sport
  • Stil jetese
  • Të tjera
  • Teatër
  • Video

Lajmet më të fundit

Luftë miliardash në Hollywood: Paramount rrit ofertën për Warner Bros, Netflix përballet me presionin e kundërofertës

Luftë miliardash në Hollywood: Paramount rrit ofertën për Warner Bros, Netflix përballet me presionin e kundërofertës

25 Shkurt, 2026
Një shkronjë  që “rrëzon” seriozitetin shtetёror

Një shkronjë  që “rrëzon” seriozitetin shtetёror

25 Shkurt, 2026
  • Rreth nesh
  • Reklamo
  • Politikat e privatësisë
  • Na kontaktoni

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.