• Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Kryefaqja Shënim

Në emër të Kushtetutës

November 5, 2025
në Shënim
Në emër të Kushtetutës
0
Shpërndarë
58
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Me fjalët: “Ne, Populli i Shqipërisë” – fillon Kushtetuta jonë demokratike e adoptuar për herë të parë më 12 shtator 1998, përmes referendumit mbarëpopullor. Konsiderohet e parë, pas asaj të vitit 1946, kur u shpall Republika Popullore e Shqipërisë; pas asaj të vitit 1976, ku u aprovua një tjetër kushtetutë që e stilizonte Shqipërinë si “Republikë Popullore Socialiste” dhe, pas asaj të vitit 1991, kur me rënien e komunizmit dhe pranimin e pluralizmit shumëpartiak në Shqipëri – u miratua një ligj i përkohshëm për dispozitat kryesore kushtetuese.

Kushtetuta e Shqipërisë, 27-vjeçe, është “operuar” 7 herë që nga lindja e saj: në 2007, 2008, 2012, 2015, 2016, 2020 dhe 2022, duke pësuar ndryshime dhe “implantime” të natyrës estetike por edhe thelbësore – jetësore.

Në Shqipëri nuk festohet data 12 shtator si Dita e Kushtetutës.

Po të pyesësh sot dikë nga “Populli i Shqipërisë” për këto të dhëna, shumica nuk do të përgjigjet, por nëse këto ditë do pyetej i njëjti popull për nenin 115 të Kushtetutës, të gjithë do ta recitonin njëzëri si një vjershë pa rimë:

1.     Organi i zgjedhur drejtpërdrejt i njësisë qeverisëse vendore mund të shpërndahet ose të shkarkohet nga Këshilli i Ministrave për shkelje të rënda të Kushtetutës ose të ligjeve.

2.     Organi i shpërndarë ose i shkarkuar mund të ankohet në Gjykatën Kushtetuese brenda 15 ditëve, dhe në këtë rast vendimi i Këshillit të Ministrave pezullohet.

3.     Në rastin e mosushtrimit të së drejtës së ankimit brenda 15 ditëve, ose në rastin e lënies në fuqi të vendimit të Këshillit të Ministrave nga Gjykata Kushtetuese, Presidenti i Republikës cakton datën e zgjedhjeve në njësinë vendore përkatëse.

Një pjesë e madhe e njerëzve të “Popullit të Shqipërisë” cituan këto ditë edhe nenin 62 të ligjit për vetëqeverisjen vendore, “i cili në të gjitha rastet është thjesht zgjatim i Kushtetutës.”

Arsyetimi popullor u bë njësh me atë të Gjykatës Kushtetuese më 3 nëntor 2025, kur kjo e fundit shpalli vendimin: Zgjedhje në Tiranë nuk do të ketë – Dekreti i Presidentit të Republikës anulohet – Shfuqizohet vendimi i qeverisë “Për shkarkimin nga detyra të kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj”.

Për të arritur në këtë verdikt jo-unanim (5 kundër 3) u deshën 7 orë gjykim dhe 3 ditë pagjumësi kushtetuese, nga 8 anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, Erion Veliaj, qeveria dhe pala presidenciale.

Në pritje të verdiktit kushtetues u bënë bashkë 58 mijë votuesit e Veliajt, me ata 100 mijë të Belind Këlliçit / Partisë Demokratike. U ndanë ashpër për Tiranën në zgjedhjet për këtë bashki, por u bashkuan këtë vjeshtë, për të mbrojtur Kushtetutën – kundër Edi Ramës, kryeministrit që e shkeli atë.

Aleancë e vërtetë apo “fake”?

Është fakt se, në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës mё 23.9.2025, këshilltarët socialistë që mbajnë shumicën vendimmarrëse në këtë këshill, i bënë votat bashkë me ata të PD-së dhe disa bishta opozitarë, për të propozuar dhe dërguar me shkarkim në zyrën e Edi Ramës – emrin e kryebashkiakut Erion Veliaj. Vetëm me votat e socialistëve – Veliaj nuk mund të shkarkohej për çështje numrash. Një aleancë në dukje parimore, ku secili grupim ndiqte “parimin” e vet; PD-ja për dhjetëra miniprotestat anti-Veliaj në dyert e bashkisë, PS-ja për Tiranën që kishte nevojë për një “kokë” kryetari bashkie që mungonte dhe kryeqyteti nuk po lulëzonte.

Megjithëse parimet dhe votat u puqën në shkarkim, kur shkarkimi ndodhi dhe Presidenti Begaj dekretoi datën e zgjedhjeve për Tiranën (9 nëntor), aleanca anti-Veliaj u prish, PD doli kundër PS, apo më saktë kundër kryeministrit Rama, me parullën: Respekto Kushtetutën!

31 Tetori dhe lufta për Kushtetutën

Në sallёn e vetme tё Gjykatës Kushtetuese u zhvillua për 7 orë me radhë një prej gjyqeve më publike të transmetuara live në Shqipëri. Që në kohën e nxjerrjes në sallën e akuzës të Nexhmije Hoxhës (1992) dhe bashkëpunëtorëve ish-bllokmenë komunistë ky ishte spektakli gjyqësor më i ndjekur nga shqiptarët. Këtë herë më i garantuar, për shkak të medias digjitale dhe komentatorëve të shumtë.

Në sallën – zyrë të gjykimit, solemniteti kushtetues stononte me metrat katrorë të saj. Argumentimet e të gjitha palëve rrinin ngushtë në një ambient 1 + 1 pa ballkon dhe tualet. Por kjo nuk e pengoi ekzibicionin juridik të shpalosej me të gjithë talentin e tij nga të gjitha palët, veçanërisht nga përfaqësuesi i Presidencës, z. Rusmaili, i cili performoi në show-n më të ndjekur të jetës së vet profesionale.

Pyetjet cinike dhe përgjigjet juridike nga të gjitha krahët, hutuan shqiptarët që ndiqnin live stream gjyqin që do të vendoste për “fatin” e Kushtetutës. Ata kuptuan vetëm Erion Veliajn kur foli për qytetin që i mungonte, për stolat, lopatën, familjen e tij.

Lufta juridike mori orë të tëra, ku tre treshet: Erion Veliaj – Presidenca – Kryeministria u përballën mes tyre, për të bindur të paktën 5 anëtarë të gjykatës që: 1 edhe 1 bëjnë 2. E gjithë lufta u zhvillua në terrenin e vetëm dy neneve, për disa rreshta që duhej të lidheshin apo zgjidheshin për të nxjerrë që numri 2 është rezultati i 1 + 1.

Juristi Rusmaili i Presidentit Begaj, synonte me analiza dhe kundërargumentime të gjata e të koklavitura që të bindte gjykatën se s’kishin pse numëronin fare, edhe sikur të dilte që: 1 edhe 1 bëjnë 2. Këtë qëndrim mbajti edhe përfaqësuesi i Kryeministrit: është Kryeministri që numëron dhe kur. Madje, nëse do numëronte ndoshta 1 plus 1 mund të dilte edhe 3.

Gjykata Kushtetuese u bind

Me një votim 5 kundër 3, Gjykata Kushtetuese vendosi që Erion Veliaj të kthehej njëkohësisht në burg dhe bashki; në paraburgim se është i pandehur i SPAK, në bashki si kryebashkiak i zgjedhur nga qytetarët e Tiranës për një mandat që përfundon në 2027-ёn. Për pjesën e parë gjykata nuk vendosi, pasi nuk u shpreh për fajësinë apo pafajësinë, si një çështje që nuk i përket. Për të dytën, ajo vendosi një standard kushtetues: I zgjedhuri vendor do të trajtohet ashtu si e garanton Kushtetuta dhe jo ligji. Madje, në deklaratën e shkurtër publike Gjykata Kushtetuese u kujdes të theksojë shprehjen: “Atë që nuk e thotë Kushtetuta, nuk mund ta thotë ligji”, një përkujdesje që vulos vendimin sado dhjetëra faqe të arsyetohet ai.

Një valë e madhe komentesh, dyshimesh dhe aludimesh mbuloi vendimin e 5 anëtarëve që rikthyen Veliajn në postin e kryetarit të Bashkisë. Shumica e komentatorëve politikë dhe popullorë e trajtuan si vendim kundër kryeministrit Rama. Pak i qëndruan idesë që 5 gjyqtarët “pro” kërkesës së Veliajt patën thjesht dhe vetëm bindjen kushtetuese për të dalë në këtë vendim.

A mund të jenë të pavarur ata të pestë sa tre anëtarët që dolën kundër tyre? Kjo është një çështje që kërkon një seancë tjetër të gjatë popullore gjykimi.

Mbetet fakti që, Erion Veliaj mban funksionet e kryetarit të Bashkisë Tiranë, bashkë me pamundësinë për të ushtruar detyrën nga paraburgimi ku gjendet që nga shkurti 2025.

Kryeministri siluroi me një status në platformën e tij X, ata që e vendosën me shpatulla në murin kushtetues. Rama shkroi duke dhënë një mesazh disa kuptimёsh: “Çdo njeri normal që nuk sheh tek qëndrimi i Kushtetueses një qëndrim të verbër, kundër qeverisë në dëm të Tiranës, por një qëndrim të vendosur parimor, nuk ka se si të mos presë me të njëjtën parimësi, kur të gjykojë paraburgimin e tij, Kushtetuesja ta kthejë Erion Veliajn në detyrë, për të vijuar procesin gjyqësor në gjendje të lirë apo jo.”

Mund të kuptohet si një goditje e vendimit kushtetues, e pesë gjyqtarëve që dolën kundër tij: A do e lironi me të njëjtën kurajë Veliajn kur t’ju vijë SPAK te dera, apo atëherë s’do tregoheni kaq “trima”?!

Mund të imagjinohet si një lëvizje politike shahistike e tij: Tani që u “godita” unë, fiton Erioni. Kjo ishte lojë, Lirojeni me të njëjtën 5-she kushtetuese.

Por mund të mos jetë asnjë nga të dy aludimet me adresë kryeministrore. Mesazhet ndonjëherë shkruhen edhe për të thënë diçka, për të mos thënë asgjë.

Të vërtetën e ngjarjes kushtetuese për të cilën u mbajt fryma për dy muaj, bashkë me një gjykim 7-orësh, “Kushtetuta” do ta kuptojë shumë shpejt nga ajo çfarë do të ndodhë në arenën politike dhe të drejtësisë në dimrin që po vjen. Do kuptojë sa e vërtetë ishte mbrojtja që iu bë nga 5 protektorët e saj, të cilët votuan që ajo të mos prekej nga dora kryeministrore. Ndoshta kupton të kundërtën – nëse ajo dorë i vendosi ata në mbrojtje të saj. Deri atëherë, Kushtetuta do qëndrojë e qetë, në sirtar.

Postimi i mëparshëm

Wrong Project – Projekti i gabuar: Goditje e paligjshmërisë apo ekzibicion shtetëror?

Postimi i rradhës

Skandal në Miss Universe 2025: Përfaqësueset e bukurisë braktisin skenën pas poshtërimit publik të Miss Meksikës

Postimi i rradhës
Skandal në Miss Universe 2025: Përfaqësueset e bukurisë braktisin skenën pas poshtërimit publik të Miss Meksikës

Skandal në Miss Universe 2025: Përfaqësueset e bukurisë braktisin skenën pas poshtërimit publik të Miss Meksikës

  • Më të fundit
Vera e “Gysit” gjendet në Ministrinë e Bujqësisë / Një urdhër kurajoz sfidon hetimin e SPAK

Vera e “Gysit” gjendet në Ministrinë e Bujqësisë / Një urdhër kurajoz sfidon hetimin e SPAK

January 8, 2026
Plumbat në zemër të Minneapolis: vrasja e gruas nga ICE ndez Amerikën dhe përplas pushtetin federal me qytetin

Plumbat në zemër të Minneapolis: vrasja e gruas nga ICE ndez Amerikën dhe përplas pushtetin federal me qytetin

January 8, 2026
Vdekja e gjyqtarit Benny Sagi: aksident tragjik, apo lidhje me gjyqin e Netanyahut?

Vdekja e gjyqtarit Benny Sagi: aksident tragjik, apo lidhje me gjyqin e Netanyahut?

January 8, 2026
Tmerret e luftës civile në Sudan: përdhunimi, arma e re e paraushtarakëve të RSF

Tmerret e luftës civile në Sudan: përdhunimi, arma e re e paraushtarakëve të RSF

January 8, 2026

Postimet e fundit

Vera e “Gysit” gjendet në Ministrinë e Bujqësisë / Një urdhër kurajoz sfidon hetimin e SPAK

Vera e “Gysit” gjendet në Ministrinë e Bujqësisë / Një urdhër kurajoz sfidon hetimin e SPAK

January 8, 2026
Plumbat në zemër të Minneapolis: vrasja e gruas nga ICE ndez Amerikën dhe përplas pushtetin federal me qytetin

Plumbat në zemër të Minneapolis: vrasja e gruas nga ICE ndez Amerikën dhe përplas pushtetin federal me qytetin

January 8, 2026
Vdekja e gjyqtarit Benny Sagi: aksident tragjik, apo lidhje me gjyqin e Netanyahut?

Vdekja e gjyqtarit Benny Sagi: aksident tragjik, apo lidhje me gjyqin e Netanyahut?

January 8, 2026
Tmerret e luftës civile në Sudan: përdhunimi, arma e re e paraushtarakëve të RSF

Tmerret e luftës civile në Sudan: përdhunimi, arma e re e paraushtarakëve të RSF

January 8, 2026

Na ndiqni në

KontrasT.al

KontrasT.al - Është një platformë mediatike që informon dhe argëton ndjekësit në 24/7. Lajmi, ngjarja dhe opinioni vijnë për lexuesit me ngjyra më të qarta - në tablonë e realitetit dhe kontraditave të tij.

Shfleto sipas kategorive

  • Aktualitet
  • Argëtim
  • Bota
  • Destinacione
  • Drejtësi-Ligj
  • Ekonomi-Biznes
  • Foto-Lajm
  • Horoskopi
  • Investigim
  • Kinema
  • Kosova
  • Kronika e zezë
  • Ku të shkojmë
  • Kuriozitete
  • Kursi këmbimit
  • Lajme
  • Lajme rozë
  • Letërsi
  • Modë
  • Moti
  • Muzikë
  • Opinion
  • Politikë
  • Portret
  • Rubrika artistike
  • Shënim
  • Shkencë-Teknologji
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Sport
  • Stil jetese
  • Të tjera
  • Teatër
  • Video

Lajmet më të fundit

Vera e “Gysit” gjendet në Ministrinë e Bujqësisë / Një urdhër kurajoz sfidon hetimin e SPAK

Vera e “Gysit” gjendet në Ministrinë e Bujqësisë / Një urdhër kurajoz sfidon hetimin e SPAK

January 8, 2026
Plumbat në zemër të Minneapolis: vrasja e gruas nga ICE ndez Amerikën dhe përplas pushtetin federal me qytetin

Plumbat në zemër të Minneapolis: vrasja e gruas nga ICE ndez Amerikën dhe përplas pushtetin federal me qytetin

January 8, 2026
  • Rreth nesh
  • Reklamo
  • Politikat e privatësisë
  • Na kontaktoni

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.