• Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Kryefaqja Ekonomi-Biznes

Qeveria miraton “Kadastrën Fiskale”, regjistrin e ri shtetëror për pronat dhe taksën mbi ndërtesën

29 Janar, 2026
në Ekonomi-Biznes
Qeveria miraton “Kadastrën Fiskale”, regjistrin e ri shtetëror për pronat dhe taksën mbi ndërtesën
13
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për krijimin e bazës shtetërore të të dhënave “Regjistri Qendror i Bazës së të Dhënave të Pasurive të Paluajtshme (Kadastra fiskale)”, një sistem i ri kombëtar që synon të kthehet në instrumentin kryesor të administrimit të taksës mbi ndërtesën. Vendimi është miratuar dje dhe pritet të botohet në “Fletoren Zyrtare”, çka do ta bëjë atë të zbatueshëm menjëherë pas hyrjes në fuqi.

Në thelb, kjo “Kadasër Fiskale” është një regjistër qendror ku do të përmblidhen dhe do të përditësohen të dhëna të detajuara për ndërtesat, njësitë e ndërtesave dhe lidhjen e tyre me pronarët, përdoruesit apo zhvilluesit, në funksion të përcaktimit të përgjegjësisë tatimore dhe llogaritjes së detyrimit për taksën e ndërtesës. Sipas vendimit, regjistri krijohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Taksës së Pasurisë, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, dhe administrohet po nga kjo drejtori.

Vendimi e justifikon krijimin e regjistrit si mjet për “miradministrimin e taksës mbi ndërtesën”, ndërsa përcakton qartë se regjistri do të mbajë jo vetëm të dhëna mbi pronën si objekt fizik, por edhe të dhëna që lidhen me personin dhe statusin e tij juridik ndaj pronës. Kështu, kadastra fiskale do të përfshijë identifikues unikë teknikë për ndërtesat dhe njësitë, zonat e vlerës, çmimet referuese dhe vlerën e taksueshme, por edhe elementë të tjerë të ndjeshëm si kufij gjeografikë, koordinata GPS, adresa, sipërfaqe, numra pasurie në regjistrin kadastral, status privatizimi, status ndërtimi, si dhe të dhëna mbi detyrime, gjoba, kamatëvonesa, afate pagese, pagesa të kryera dhe rimbursime.

Një kre i posaçëm i vendimit ndalet te të dhënat për taksapaguesin. Për individët, regjistri do të përmbajë numrin personal të identifikimit, emër, atësi, mbiemër dhe gjini, ndërsa për personat juridikë parashikohet numri unik i identifikimit të subjektit (NUIS) dhe emërtimi i tij. Po ashtu, do të mbahet statusi juridik ndaj pronës (pronar, zhvillues, përdorues), pjesa takuese, adresa e taksapaguesit dhe të dhëna mbi detyrimet tatimore të lidhura me njësinë.

Në praktikë, ky sistem nuk do të funksionojë i izoluar. Vendimi parashikon ndërveprim të detyrueshëm të regjistrit përmes platformës së ndërveprimit me një sërë bazash të tjera shtetërore, duke përfshirë regjistrin e pasurive të paluajtshme të administruar nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës, regjistrin kombëtar të gjendjes civile, regjistrin e adresave, regjistrin tregtar, gjeoportalin kombëtar, regjistrat e ndihmës ekonomike, sigurimeve shoqërore e pensioneve, të dhënat e operatorit të shpërndarjes së energjisë elektrike, sistemin e tatimeve E-TAX, sistemin elektronik të lejeve e-Leje dhe regjistrin e organizatave jofitimprurëse. Përmes këtij mekanizmi, Kadastra Fiskale do të krijojë një profil të integruar të pronës, zonës, statusit dhe detyrimit të saj tatimor, duke u mbështetur në të dhëna që merren nga sisteme të tjera.

Një nga elementet më të rëndësishëm të vendimit është ai i aksesit. Drejtoria e Përgjithshme e Taksës së Pasurisë, si institucion administrues, merr të drejtë leximi dhe kontrolli mbi të gjitha të dhënat, si dhe të drejtë hedhjeje dhe modifikimi për një pjesë të konsiderueshme të tyre. Bashkitë, nga ana tjetër, do të kenë të drejtë leximi, hedhjeje ose modifikimi për tё dhёnat mbi pasuritë e paluajtshme brenda territorit të tyre, për taksapaguesit dhe detyrimet përkatëse, por me kufizime për disa të dhëna që i rezervohen institucionit qendror. Ndërkohë, një grup autoritetesh publike – të listuara në një shtojcë që i bashkëlidhet vendimit – parashikohet të kenë të drejtë leximi dhe përdorimi, pёr tё konsultuar të dhënat dhe printuar ekstrakte.

Vendimi parashikon edhe regjistrimin e çdo veprimi si “gjurmë auditi”, me qëllim që të sigurohet se të dhënat lexohen vetëm për detyra funksionale dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi. Megjithatë, në leximin e vet juridik, VKM-ja mbetet akt që krijon një bazë të dhënash me volum të lartë informacioni personal e pasuror dhe zgjeron rrethin institucional të përdoruesve të saj. Kjo do të thotë se ndikimi i saj nuk është vetëm fiskal dhe administrativ, por prek drejtpërdrejt edhe standardet e privatësisë, sigurisë së informacionit dhe kontrollit të aksesit.

Një dispozitë e rëndësishme përcakton afatin e zbatimit: bashkitë kanë detyrimin të administrojnë taksën mbi ndërtesën përmes këtij regjistri duke filluar nga 10 shkurti 2026. Njëkohësisht, shfuqizohet vendimi i mëparshëm i vitit 2018 për regjistrin qendror të llogaritjes së taksës vendore të pasurisë “ndërtesë”, duke e zëvendësuar atë me arkitekturën e re të Kadastrës Fiskale.

Në praktikë, ky vendim e kthen taksimin e pronës në një proces më të centralizuar dhe potencialisht më të automatizuar, duke synuar të mbyllë boshllëqet që krijohen nga mungesa e të dhënave, deklarimet e pasakta apo mospërputhjet ndërmjet institucioneve. Por po aq sa mund të sjellë rritje të eficiencës dhe uniformitetit, një bazë e tillë e integruar mbart edhe rrezikun e shpërdorimit nëse kontrollet e brendshme, auditimi real dhe ndëshkimi i aksesit të paligjshëm nuk funksionojnë në praktikë. Në momentin që një regjistër përmban njëkohësisht identifikimin personal, adresën, pronën, vlerën e taksueshme, historikun e pagesave, penalitetet dhe lidhjen e tyre me ndërveprime në sisteme të tjera, çdo cenim i sigurisë ose çdo përdorim jashtë qëllimit tatimor krijon pasoja të drejtpërdrejta për privatësinë dhe të drejtat e qytetarëve.

Me botimin në “Fletoren Zyrtare”, Kadastra Fiskale pritet të nisë funksionimin si themeli i ri i administrimit të taksës mbi ndërtesën. Testi real, megjithatë, nuk do të jetë vetëm sa shpejt do të mbledhë më shumë të ardhura, por sa i sigurt, i kontrolluar dhe i përgjegjshëm do të jetë përdorimi i një regjistri që, sipas vetë VKM-së, mbledh dhe lidh në një vend të vetëm të dhënat më të ndjeshme pasurore dhe identifikuese të qytetarëve.

Postimi i mëparshëm

Skënder Sallaku, ikona e humorit shqiptar që jeton përjetë në kujtesën e artdashësve

Postimi i rradhës

Studimi: Lufta në Ukrainë rriti ndjeshëm përdorimin e pornografisë

Postimi i rradhës
Studimi: Lufta në Ukrainë rriti ndjeshëm përdorimin e pornografisë

Studimi: Lufta në Ukrainë rriti ndjeshëm përdorimin e pornografisë

  • Më të fundit
“Mashtruesi” apo “Avokati i Popullit”? Një “Fake news” me tituj ndërkombëtarë

“Mashtruesi” apo “Avokati i Popullit”? Një “Fake news” me tituj ndërkombëtarë

15 Shkurt, 2026
Stilistja legjendare e “Hello Kitty” jep dorëheqjen pas 46 vitesh

Stilistja legjendare e “Hello Kitty” jep dorëheqjen pas 46 vitesh

14 Shkurt, 2026
Si Hallouini e treti Festën e Kombit

Autokrati i mirë, si burgu pa mure!

14 Shkurt, 2026
Heineken paralajmëron 6 mijë pushime nga puna

Heineken paralajmëron 6 mijë pushime nga puna

14 Shkurt, 2026

Postimet e fundit

“Mashtruesi” apo “Avokati i Popullit”? Një “Fake news” me tituj ndërkombëtarë

“Mashtruesi” apo “Avokati i Popullit”? Një “Fake news” me tituj ndërkombëtarë

15 Shkurt, 2026
Stilistja legjendare e “Hello Kitty” jep dorëheqjen pas 46 vitesh

Stilistja legjendare e “Hello Kitty” jep dorëheqjen pas 46 vitesh

14 Shkurt, 2026
Si Hallouini e treti Festën e Kombit

Autokrati i mirë, si burgu pa mure!

14 Shkurt, 2026
Heineken paralajmëron 6 mijë pushime nga puna

Heineken paralajmëron 6 mijë pushime nga puna

14 Shkurt, 2026

Na ndiqni në

KontrasT.al

KontrasT.al - Është një platformë mediatike që informon dhe argëton ndjekësit në 24/7. Lajmi, ngjarja dhe opinioni vijnë për lexuesit me ngjyra më të qarta - në tablonë e realitetit dhe kontraditave të tij.

Shfleto sipas kategorive

  • Aktualitet
  • Argëtim
  • Bota
  • Destinacione
  • Drejtësi-Ligj
  • Ekonomi-Biznes
  • Foto-Lajm
  • Horoskopi
  • Investigim
  • Kinema
  • Kosova
  • Kronika e zezë
  • Ku të shkojmë
  • Kuriozitete
  • Kursi këmbimit
  • Lajme
  • Lajme rozë
  • Letërsi
  • Misc
  • Modë
  • Moti
  • Muzikë
  • Opinion
  • Politikë
  • Portret
  • Rubrika artistike
  • Satirë
  • Shënim
  • Shkencë-Teknologji
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Sport
  • Stil jetese
  • Të tjera
  • Teatër
  • Video

Lajmet më të fundit

“Mashtruesi” apo “Avokati i Popullit”? Një “Fake news” me tituj ndërkombëtarë

“Mashtruesi” apo “Avokati i Popullit”? Një “Fake news” me tituj ndërkombëtarë

15 Shkurt, 2026
Stilistja legjendare e “Hello Kitty” jep dorëheqjen pas 46 vitesh

Stilistja legjendare e “Hello Kitty” jep dorëheqjen pas 46 vitesh

14 Shkurt, 2026
  • Rreth nesh
  • Reklamo
  • Politikat e privatësisë
  • Na kontaktoni

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.