• Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Kryefaqja Aktualitet

Skandali / Sistemi shëndetësor nё degradim. Mjekё, infermierё, sanitarё pa rroga: Qeveria hesht dhe nёnkupton “Keni rryshfet, nuk keni nevojё pёr paga?”

9 Shkurt, 2026
në Aktualitet, Shqipëria
Skandali / Sistemi shëndetësor nё degradim. Mjekё, infermierё, sanitarё pa rroga: Qeveria hesht dhe nёnkupton “Keni rryshfet, nuk keni nevojё pёr paga?”

Foto: Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale/Facebook

41
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Vonesat në pagesat e personelit shëndetësor kanë sjellë reagime të forta nga brenda sistemit, ndërsa në redaksi kanë mbërritur denoncime të përsëritura nga mjekë, infermierë dhe punonjës mbështetës që thonë se prej muajsh përballen me zvarritje të pashpjeguara të pagave.

Fillimisht, në dhjetor, punonjës të shërbimit shëndetësor denoncuan se nuk kishin marrë ende pagën e muajit, pavarësisht se kishin vijuar punën edhe gjatë periudhave të emergjencave civile dhe festave të fundvitit. Sipas tyre, çdo kërkesë për sqarim ishte shoqëruar me heshtje dhe mungesë reagimi nga institucionet.

Sot, me mbarimin e javёs sё parё tё shkurtit, situata e papёrgjegjshmёrisё qeveritare përsëritet. Mjekët, infermierët e deri te sanitarët – vijojnё të mos kenë marrë pagat, ndërsa ajo nuk rezulton as e deklaruar në sistemet zyrtare. Burime të tjera pretendojnë se problematika nuk kufizohet vetëm te Qendra Spitalore Universitare, por prek tё gjitha spitalet rajonale në vend.

Kjo situatё shfaqet në një kohë kur sistemi shëndetësor shumё shpesh paragjykohet nga opinioni publik, i ndikuar edhe nga raste abuzimi si “Tirja”, që kanë tronditur besimin e qytetarëve, veçanërisht gjatë periudhёs sё pandemisë. Por realiteti nuk është bardhë e zi. Krahas individëve që mund të kenë shpërdoruar detyrën, ekziston një shumicë profesionistësh që mbajnë mbi supe një punë të rëndë, tё pёrditshme, me sakrifica tё shumta dhe jetike për shoqërinë.

Janё pikërisht këta punonjës tё heshtur qё sot kokёulur vazhdojnё ju shёrbejnё njerёzve nёpёr spitale edhe pse s’janё paguar pёr sakrificat dhe punёn e bёrё.

Papёrgjegjshmёria e kupolёs sё sistemit mjekёsor, mbetet nё atё shkallё sa nuk janë derdhur kontributet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, duke krijuar pasoja të drejtpërdrejta për punonjёsit e shёndetёsisё.

Shёndetёsia shqiptare nё duart e njё “italiane”

Nё 20 Shtator 2025, Kryeministri Rama prezantoi me shumë bujë, “gjetjen” e tij, Ministren e re të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Prof. Dr. Evis Sala.

E “importuar” nga Italia, megjithëse “mall” shqiptar, ministrja Sala u prit me skepticizëm dhe kureshtje, për të parë se çfarë do bënte dhe si do i jepte zgjidhje problemeve të panumërta nëpër spitale dhe gjithë sistemin shëndetësor të vendit tonë.

Rezultati pas tre muajsh? Mungesë pagash për personelin shëndetësor.

Evis Sala bëri disa lapsuse në ditët e para të prezantimit të saj, por sot ajo nuk mund të justifikohet dhe të fshihet pas “ngatërrresave” gjuhësore.

Ajo e di mirë se ç’do të thotë të punosh natë e ditë në shërbim shëndetësor dhe në fund, të mos paguhesh për punën që bën.

Ministrja Sala duhet ta dijë mirë se, pas çdo rroge të vonuar nuk qëndron thjesht një shifër në bankë, por një familje që pret të paguajë kredinë, qiranë, kopshtin e fëmijës apo shpenzimet bazë të jetesës.

Pyetja që Evis Sala duhet t’i bëjë vetes sot në mbrëmje është: “Si mund t’u kërkohet motivim profesionistëve të mjekësisë shqiptare kur ti nuk u jep as të drejtën minimale – pagën për punën e bërë?”

Ndërsa redaksia i bën një pyetje publike znj. Sala: Përse po i largoni mjekët nga Shqipëria, zonja ministre?

Në një kohë kur Shqipëria përballet me largimin e bluzave të bardha dhe me nevojën urgjente për të përmirësuar shërbimin shëndetësor, raste të tilla rrezikojnë të thellojnë edhe më shumë krizën e besimit dhe të motivimit brenda sistemit shëndetësor.

Denoncimet e ardhura për këtë situatë alarmante në sistemin shëndetësor flasin për dëshpërim dhe mungesë zgjidhjeje, deri në pikën kur punonjësit ndihen të detyruar t’i drejtohen medias si rruga e fundit për t’u dëgjuar. Dhe kjo e bën çështjen jo vetëm administrative, por edhe morale.

Ministria e Shëndetësisë dhe drejtuesit e QSUT kanë detyrimin të reagojnë publikisht, të sqarojnë arsyet e këtyre vonesave – nëse lidhen me mungesë fondesh apo me keqmenaxhim fondesh – dhe mbi të gjitha të japin një afat të qartë për zgjidhjen e situatës.

Transparenca nuk është thjesht detyrim institucional, por respekt ndaj dinjitetit të atyre që mbajnë çdo ditë e natë ndër duar shëndetin dhe jetët e dhjetëra qytetarëve.

Sepse një sistem shëndetësor nuk mund të kërkojë besim nga pacientët, nëse vetë nuk garanton minimumin e sigurisë për njerëzit që e mbajnë atë në këmbë, nëse nuk i paguan apo nuk i shpërblen ata në fund të muajit për punën plot sakrifica që bëjnë.

Megjithëse media nuk kthehet dot në llogari bankare për asnjë mjek, infermier apo sanitar, ajo mund të ndihmojë me pyetjen: Kur do të kalojnë rrogat në llogaritë e familjeve të personelit shëndetësor – znj. Ministre? Sot është data 8 shkurt 2026!

Postimi i mëparshëm

Publikohet traileri i filmit “Michael”

Postimi i rradhës

Ermal Meta i kushton një ninullë fëmijëve të Gazës: “Janë fëmijët e të gjithëve”

Postimi i rradhës
Ermal Meta i kushton një ninullë fëmijëve të Gazës: “Janë fëmijët e të gjithëve”

Ermal Meta i kushton një ninullë fëmijëve të Gazës: “Janë fëmijët e të gjithëve”

  • Më të fundit
SHBA shpall “non grata” edhe lokalet /Alarm i pazakontë për restorante në zemër të Tiranës

SHBA shpall “non grata” edhe lokalet /Alarm i pazakontë për restorante në zemër të Tiranës

25 Shkurt, 2026
Sikur Librazhdi të ishte në Itali dhe Pogradeci në Francë: Sfida gjeologjike përballë erozionit korruptiv

Sikur Librazhdi të ishte në Itali dhe Pogradeci në Francë: Sfida gjeologjike përballë erozionit korruptiv

25 Shkurt, 2026
Sanremo 2026/ Ermal Meta prek festivalin me ninullën për Gazën

Sanremo 2026/ Ermal Meta prek festivalin me ninullën për Gazën

25 Shkurt, 2026
Moment historik në Britani: Lind foshnja e parë nga mitër e transplantuar nga një donatore e ndjerë

Moment historik në Britani: Lind foshnja e parë nga mitër e transplantuar nga një donatore e ndjerë

25 Shkurt, 2026

Postimet e fundit

Na ndiqni në

KontrasT.al

KontrasT.al - Është një platformë mediatike që informon dhe argëton ndjekësit në 24/7. Lajmi, ngjarja dhe opinioni vijnë për lexuesit me ngjyra më të qarta - në tablonë e realitetit dhe kontraditave të tij.

Shfleto sipas kategorive

  • Aktualitet
  • Argëtim
  • Bota
  • Destinacione
  • Drejtësi-Ligj
  • Ekonomi-Biznes
  • Foto-Lajm
  • Horoskopi
  • Investigim
  • Kinema
  • Kosova
  • Kronika e zezë
  • Ku të shkojmë
  • Kuriozitete
  • Kursi këmbimit
  • Lajme
  • Lajme rozë
  • Letërsi
  • Misc
  • Modë
  • Moti
  • Muzikë
  • Opinion
  • Politikë
  • Portret
  • Rubrika artistike
  • Satirë
  • Shënim
  • Shkencë-Teknologji
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Sport
  • Stil jetese
  • Të tjera
  • Teatër
  • Video

Lajmet më të fundit

SHBA shpall “non grata” edhe lokalet /Alarm i pazakontë për restorante në zemër të Tiranës

SHBA shpall “non grata” edhe lokalet /Alarm i pazakontë për restorante në zemër të Tiranës

25 Shkurt, 2026
Sikur Librazhdi të ishte në Itali dhe Pogradeci në Francë: Sfida gjeologjike përballë erozionit korruptiv

Sikur Librazhdi të ishte në Itali dhe Pogradeci në Francë: Sfida gjeologjike përballë erozionit korruptiv

25 Shkurt, 2026
  • Rreth nesh
  • Reklamo
  • Politikat e privatësisë
  • Na kontaktoni

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.