• Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Kryefaqja Ekonomi-Biznes

Tё zgjidhet qoka apo inspektori: Dilema e Kuvendit tё Shqipёrisё

25 Dhjetor, 2025
në Ekonomi-Biznes
A A
Tё zgjidhet qoka apo inspektori: Dilema e Kuvendit tё Shqipёrisё
524
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Nga kontrasT.al

Më 20 nëntor 2025, në faqen zyrtare të Kuvendit të Shqipërisë u publikua një njoftim i thatë administrativ për shpalljen e vakancës së Inspektorit të Përgjithshëm të Bankës së Shqipërisë.

Një tekst standard, i vendosur mes dhjetëra njoftimeve të tjera formale, pa asnjë komunikim shpjegues dhe pa asnjë sinjal se bëhej fjalë për një nga postet më të ndjeshme dhe më të rëndësishme në arkitekturën institucionale të shtetit shqiptar. Në pamje të parë, gjithçka dukej se ishte bërë “sipas rregullit”. Në thelb, mënyra se si u shpall dhe u zhvillua ky proces ngre pyetje serioze për transparencën, seriozitetin dhe kuptimin real që i jepet rolit të Inspektorit të Përgjithshëm.

Inspektori i Përgjithshëm i Bankës së Shqipërisë nuk është një funksion teknik dhe as një drejtues i zakonshëm administrativ. Ligji për Bankën e Shqipërisë e ka ndërtuar këtë figurë si një mekanizëm kyç kontrolli, pikërisht për shkak të pozitës dhe funksioneve delikate qё ka banka qendrore. Për këtë arsye, ligji ka vendosur që Inspektori i Përgjithshëm të emërohet nga Kuvendi dhe jo nga vetë Banka e Shqipërisë, duke e lidhur këtë funksion drejtpërdrejt me përgjegjësinë parlamentare dhe interesin publik. Ky emërim nuk është formalitet, por garanci qё kontrolli i brendshëm i bankës tё mos jetё thjesht një autokontroll pa rezultat.

Kompetencat që i njeh ligji këtij funksioni janë thelbësore. Inspektori i Përgjithshëm kontrollon administrimin dhe operacionet e Bankës së Shqipërisë, verifikon procedurat buxhetore dhe kontabël, auditon regjistrat financiarë dhe certifikon raportet periodike financiare të institucionit. Ai i raporton Këshillit Mbikëqyrës dhe, në mënyrë indirekte, Kuvendit. Në teori, është figura që duhet të garantojë se banka qendrore funksionon brenda ligjit, me korrektësi financiare dhe me përgjegjësi institucionale. Në praktikë, gjithçka varet nga integriteti, pavarësia dhe profili real i personit që mban këtë post.

Pikërisht, këtu procesi i shpallur nga Kuvendi fillon të çalojë. Një funksion me kaq peshë ligjore dhe financiare u shpall pa asnjë përpjekje për ta bërë procesin realisht publik.

Procesi “sekret”

Nuk pati asnjё thirrje të hapur për komunitetin profesional. Nuk pati asnjё ftesë publike për ekspertë të pavarur, auditues, akademikë apo profesionistë me përvojë të thelluar në mbikëqyrjen financiare, njёri prej tё cilёve mund tё ishte njё inspektor dinjitoz pёr tё ushtruar detyrёn e rёndёsishme tё monitorimit tё Bankёs qendrore. 

Njoftimi u kufizua vetёm në publikimin në faqen e Kuvendit, i fshehur mes dokumentesh teknike dhe kushtesh burokratike, sikur bëhej fjalë për një vend pune rutinë dhe jo për “syrin” që duhet të kontrollojë institucionin më të rëndësishëm financiar në vend.

Afati për paraqitjen e kandidaturave përfundoi më 9 dhjetor 2025. Që nga ajo ditë, opinioni publik nuk ka asnjë informacion mbi atë që ka ndodhur. Nuk dihet kush ka aplikuar, sa kandidatura janë paraqitur, cilat profile po shqyrtohen dhe mbi çfarë kriteresh reale do të bëhet përzgjedhja  e Inspektorit tё Përgjithshëm  tё Bankёs sё Shqipёrisё. Heshtja është totale. Një heshtje që bie ndesh me frymën e ligjit dhe me vetë arsyen pse ky funksion ekziston.

Kjo mënyrë procesimi dhe e mbyllur e trajtimit të vakancës bëhet edhe më shqetësuese po të kujtojmë se sistemi i mbikëqyrjes financiare në Shqipëri ka dështuar rëndë në të shkuarën. Skandali i mikrokredive, me pasoja të drejtpërdrejta për qindra mijëra qytetarë, shpërtheu nën një arkitekturë kontrolli që në letër funksiononte, por në praktikë rezultoi e vonuar, e pafuqishme ose e painteresuar për të ndërhyrë në kohë. Apo akoma dhe mё keq, e kapur. Në këtë kontekst, emërimi i Inspektorit të Përgjithshëm nuk është një akt rutinë, por një moment kritik për të rikthyer besimin publik dhe për të korrigjuar dështimet e së shkuarës.

Kur një post kaq i rëndësishëm trajtohet si procedurë rutinё administrative, rreziku nuk është vetëm zgjedhja e një emri të gabuar. Rreziku është që vetë funksioni të kthehet në formalitet, në një pozicion që ekziston për të plotësuar ligjin, por jo për ta zbatuar atë me pёrgjegjshmёri dhe pavarësi. Dhe në një sistem financiar, mungesa e një “syri që sheh” nuk është problem teknik. Është problem publik.

Në fund, pyetja nuk është thjesht kush do të zgjidhet Inspektor i Përgjithshëm i Bankës së Shqipërisë. Pyetja e vërtetë është nëse Kuvendi ka vullnetin ta trajtojë këtë rol ashtu siç e ka menduar vetë ligji: si një garanci reale kontrolli, dhe jo si një emërim në heshtje që mbyllet larg syrit të publikut pёr qokёn e rradhёs.

© Ky është artikull ekskluziv i KontrasT.al, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to” / Artikulli mund të ripublikohet vetёm i shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Postimi i mëparshëm

Departamenti Amerikan i Drejtësisë zbulon mbi 1 milion dokumente të reja të lidhura me çështjen Epstein

Postimi i rradhës

Kalendari i Gazёs 2025/ 12 muaj – 12 fotodhimbje

Postimi i rradhës
Kalendari i Gazёs 2025/ 12 muaj – 12 fotodhimbje

Kalendari i Gazёs 2025/ 12 muaj - 12 fotodhimbje

  • Më të fundit
“Fiasko në Shqipëri”/ Kongresi vë në shënjestër Jared Kushner, kërkon dosjen e plotë të marrëdhënieve me qeverinë shqiptare

“Fiasko në Shqipëri”/ Kongresi vë në shënjestër Jared Kushner, kërkon dosjen e plotë të marrëdhënieve me qeverinë shqiptare

25 Gusht, 2026
BE kërkon të ndryshojë rregullat e zgjerimit, Marta Kos: Shqipëria po përparon në kriteret kyçe të shtetit të së drejtës

BE kërkon të ndryshojë rregullat e zgjerimit, Marta Kos: Shqipëria po përparon në kriteret kyçe të shtetit të së drejtës

25 Gusht, 2026
Jo një por dy jahte: Miliarderi amerikan i videogejmëve zbarkon ne Angli

Jo një por dy jahte: Miliarderi amerikan i videogejmëve zbarkon ne Angli

25 Gusht, 2026
Administrata Trump do t’u heqë vizat mbi 200 mijë të huajve që kanë kërkuar azil në SHBA

Administrata Trump do t’u heqë vizat mbi 200 mijë të huajve që kanë kërkuar azil në SHBA

25 Gusht, 2026

Postimet e fundit

Na ndiqni në

KontrasT.al

KontrasT.al - Është një platformë mediatike që informon dhe argëton ndjekësit në 24/7. Lajmi, ngjarja dhe opinioni vijnë për lexuesit me ngjyra më të qarta - në tablonë e realitetit dhe kontraditave të tij.

Shfleto sipas kategorive

  • Aktualitet
  • Argëtim
  • Bota
  • Destinacione
  • Drejtësi-Ligj
  • Ekonomi-Biznes
  • Foto-Lajm
  • Horoskopi
  • Investigim
  • Kinema
  • Kosova
  • Kronika e zezë
  • Ku të shkojmë
  • Kuriozitete
  • Kursi këmbimit
  • Lajme
  • Lajme rozë
  • Letërsi
  • Misc
  • Modë
  • Moti
  • Muzikë
  • Opinion
  • Politikë
  • Portret
  • Psikologji
  • Rubrika artistike
  • Satirë
  • Shënim
  • Shkencë-Teknologji
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Sport
  • Stil jetese
  • Të tjera
  • Teatër
  • Video

Lajmet më të fundit

“Fiasko në Shqipëri”/ Kongresi vë në shënjestër Jared Kushner, kërkon dosjen e plotë të marrëdhënieve me qeverinë shqiptare

“Fiasko në Shqipëri”/ Kongresi vë në shënjestër Jared Kushner, kërkon dosjen e plotë të marrëdhënieve me qeverinë shqiptare

25 Gusht, 2026
BE kërkon të ndryshojë rregullat e zgjerimit, Marta Kos: Shqipëria po përparon në kriteret kyçe të shtetit të së drejtës

BE kërkon të ndryshojë rregullat e zgjerimit, Marta Kos: Shqipëria po përparon në kriteret kyçe të shtetit të së drejtës

25 Gusht, 2026
  • Rreth nesh
  • Reklamo
  • Politikat e privatësisë
  • Na kontaktoni

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
  • sq
    • sq
    • en
    • it

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.