• Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Kryefaqja Argëtim Stil jetese

Tё festosh esёll?

December 4, 2025
në Stil jetese
Tё festosh esёll?
0
Shpërndarë
11
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Në shumë qytete të botës, po lind një mënyrë e re për t’u argëtuar: festat pa alkool. Ato duken si çdo festё nate tjetër — drita, bas i fortë, kostume të çuditshme, njerëz që kërcejnë qull në djersë — por me një ndryshim thelbësor: askush nuk pi. Party-t zhvillohen në mes të ditës ose në agim dhe synojnë t’u japin njerëzve atmosferën e natës, pa pasojat që sjell alkooli.

Në Londër, “House of Happiness”, hapur në vitin 2022, është kthyer në një fenomen social për të rinjtë dhe të rriturit që kërkojnë muzikë, energji dhe komunitet, por jo substanca. Themeluesi Neil Hudson-Basing, i cili la alkoolin dhe drogat gjashtë vite më parë, thotë se ideja erdhi nga nevoja për të krijuar “një eksperiencë të vërtetë ‘clubbing’, por pa asnjë stimulues kimik”. Në eventet e tyre kanë marrë pjesë njerëz nga mosha 20 deri në 80 vjeç — një provë se argëtimi nuk ka moshë dhe nuk ka nevojë për gotë në dorë për të qenë i denjë.

Trendi nuk kufizohet vetëm në Londër. Në Singapor, festat me çaj matcha po marrin famё. Në SHBA, koncepti “soft clubbing” po rritet me shpejtësi — platforma Eventbrite në vitin 2024raportoi një rritje 92% të eventeve tё kёsaj natyre, qё i reklamojnё me sloganin “je kurioz tё jesh esёll?”. Në Paris, Berlin dhe Amsterdam, po ashtu, skena elektronike ka nisur të eksperimentojë me festa pa alkool.

Një nga pionierët e këtij fenomeni është “Morning Gloryville”, që prej 2013 organizon festa të agimit me yoga, meditim dhe muzikë elektronike. Sipas drejtueses Roxy Deniz Ozalp, qëllimi është të krijojnë ambiente të sigurta dhe pozitive, ku njerëzit mund të kërcejnë lirisht, pa presionin e alkoolit apo drogës. Për shumë prej pjesëmarrësve, këto festa kanë efekte të forta pozitive në shëndetin mendor — studimet tregojnë se vallëzimi në grup nxit energjinë, ndjenjën e përkatësisë dhe ul stresin.

Po pse njerëzit po zgjedhin të festojnë pa alkool?

Shifrat tregojnë se konsumi i tij po bie ndjeshëm, sidomos te brezi i ri. Në SHBA, vetëm 18–20% e të rinjve nën 28 vjeç konsumojnë rregullisht alkool. Në Mbretërinë e Bashkuar, 39% e të rinjve 18–24 vjeç nuk pinë fare. Një pjesë thonë se alkooli i pengon të krijojnë lidhje të vërteta sociale; të tjerë se festat tradicionale ndihen të pasigurta ose të lodhshme.

Për shumë prej atyre që e kanë lënë alkoolin pas, rikthimi në skenën e natës është i vështirë. DJ Ali, 32 vjeç, thotë se “tё qёnurit esёll ishte izolues në fillim”, sepse klubet tradicionale i dukeshin të zhurmshme dhe të ankthshme pa gotën në dorë. Festat pa alkool e ndihmuan të rikthehej tek muzika dhe komuniteti pa rrezikuar mirëqenien.

Por në këto evente ka vend edhe për njerëz që thjesht nuk duan të pijnë atë ditë. “Nuk jam krejtësisht pro, se më pëlqen alkooli,” thotë Karli, 40 vjeçe. “Por këtu ndihem e sigurt dhe e lumtur. Në klubet normale, gjithmonë ka një rrezik — këtu fundi është gjithmonë pozitiv.”

Organizatorët thonë se energjia në këto festa është madje më e fortë. “Njerëzit kërcejnë më shpejt, sepse nuk presin efektin e alkoolit,” shpjegon Hudson-Basing. “Dhe kjo është çmenduri e bukur.”

Sipas tyre, festat pa alkool nuk do ta zëvendësojnë kulturën tradicionale të klubeve, por mund të ofrojnë alternativa më të shëndetshme, më të sigurta dhe po aq argëtuese.

(Pёrshtatur nga CNN)

Postimi i mëparshëm

Sezoni i festave dhe barra e padukshme e nënave

Postimi i rradhës

Korrupsioni legjislativ si metodë qeverisjeje: Agjencia e Bregdetit dhe operacioni “7- VKM nё njё ditё”

  • Më të fundit
Vera e “Gysit” gjendet në Ministrinë e Bujqësisë / Një urdhër kurajoz sfidon hetimin e SPAK

Vera e “Gysit” gjendet në Ministrinë e Bujqësisë / Një urdhër kurajoz sfidon hetimin e SPAK

January 8, 2026
Plumbat në zemër të Minneapolis: vrasja e gruas nga ICE ndez Amerikën dhe përplas pushtetin federal me qytetin

Plumbat në zemër të Minneapolis: vrasja e gruas nga ICE ndez Amerikën dhe përplas pushtetin federal me qytetin

January 8, 2026
Vdekja e gjyqtarit Benny Sagi: aksident tragjik, apo lidhje me gjyqin e Netanyahut?

Vdekja e gjyqtarit Benny Sagi: aksident tragjik, apo lidhje me gjyqin e Netanyahut?

January 8, 2026
Tmerret e luftës civile në Sudan: përdhunimi, arma e re e paraushtarakëve të RSF

Tmerret e luftës civile në Sudan: përdhunimi, arma e re e paraushtarakëve të RSF

January 8, 2026

Postimet e fundit

Na ndiqni në

KontrasT.al

KontrasT.al - Është një platformë mediatike që informon dhe argëton ndjekësit në 24/7. Lajmi, ngjarja dhe opinioni vijnë për lexuesit me ngjyra më të qarta - në tablonë e realitetit dhe kontraditave të tij.

Shfleto sipas kategorive

  • Aktualitet
  • Argëtim
  • Bota
  • Destinacione
  • Drejtësi-Ligj
  • Ekonomi-Biznes
  • Foto-Lajm
  • Horoskopi
  • Investigim
  • Kinema
  • Kosova
  • Kronika e zezë
  • Ku të shkojmë
  • Kuriozitete
  • Kursi këmbimit
  • Lajme
  • Lajme rozë
  • Letërsi
  • Modë
  • Moti
  • Muzikë
  • Opinion
  • Politikë
  • Portret
  • Rubrika artistike
  • Shënim
  • Shkencë-Teknologji
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Sport
  • Stil jetese
  • Të tjera
  • Teatër
  • Video

Lajmet më të fundit

Vera e “Gysit” gjendet në Ministrinë e Bujqësisë / Një urdhër kurajoz sfidon hetimin e SPAK

Vera e “Gysit” gjendet në Ministrinë e Bujqësisë / Një urdhër kurajoz sfidon hetimin e SPAK

January 8, 2026
Plumbat në zemër të Minneapolis: vrasja e gruas nga ICE ndez Amerikën dhe përplas pushtetin federal me qytetin

Plumbat në zemër të Minneapolis: vrasja e gruas nga ICE ndez Amerikën dhe përplas pushtetin federal me qytetin

January 8, 2026
  • Rreth nesh
  • Reklamo
  • Politikat e privatësisë
  • Na kontaktoni

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.