• Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Kryefaqja Aktualitet

Vrasja e “Sheqerit” hap betejën për pasurinë: përplasja për “Ramel Hotel” përfundon në polici

19 Mars, 2026
në Aktualitet
Vrasja e “Sheqerit” hap betejën për pasurinë: përplasja për “Ramel Hotel” përfundon në polici
24
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Ngjarjet që pasuan vrasjen e bujshme të Muçi Shaljanit, i njohur ndryshe si “Sheqeri”, po zbulojnë një tjetër dimension të konfliktit që shkon përtej atentatit mafioz në Rinas, duke u zhvendosur tashmë në një përplasje të ashpër për pasurinë që ai la pas.

Në qendër të këtij konflikti është një objekt me vlerë të konsiderueshme në Tiranë, i njohur si “Ramel Hotel”, një godinë që shërben njëkohësisht si banesë dhe ambient biznesi. Pikërisht kjo pronë është kthyer në burimin kryesor të tensioneve mes familjarëve të Shaljanit dhe bashkëshortes së tij, e cila aktualisht e administron.

Vetëm pak muaj pas atentatit të 11 nëntorit 2025 pranë aeroportit të Rinasit, ku Shaljani u vra së bashku me Gilmando Danin, familja është përfshirë në një konflikt të hapur për pronësinë dhe kontrollin e këtij objekti. Sipas burimeve, fillimisht përplasjet nisën për çelësat dhe të drejtën e përdorimit të godinës, por situata degradoi deri në akuza për dhunë dhe kërcënime.

Muçi Shaljani (“Sheqeri”)

Vëllai i Shaljanit, Shemsi Shaljani, është arrestuar me akuzën e dhunës në familje, pasi dyshohet se ka kërcënuar dhe ushtruar presion ndaj kunatës së tij për t’u larguar nga prona së bashku me fëmijët. Sipas kallëzimit, ai ka shkuar në banesë, ka goditur derën dhe ka kërkuar largimin e saj, duke e shoqëruar me kërcënime për jetën. Policia ka ndërhyrë, ka sekuestruar pamje filmike dhe ka nxjerrё urdhër mbrojtjeje për gruan.

Në thelb të këtij konflikti qëndron pikërisht “Ramel Hotel”, një pasuri që duket se ka krijuar përplasje të forta mes trashëgimtarëve dhe bashkëshortes së viktimës, duke nxjerrë në pah një realitet të tensionuar familjar pas një historie të lidhur me botën e krimit.

Paralelisht me këtë zhvillim, një tjetër hetim ka thelluar skandalin rreth figurës së Muçi Shaljanit, këtë herë në lidhje me mënyrën se si ai ishte punësuar në strukturat e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore. Prokuroria e Tiranës ka marrë të pandehur ish-drejtorin e komanduar të AMP-së, Artiol Saliasi, si dhe drejtues të tjerë, për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”, duke dyshuar se Shaljani ishte rekrutuar në kundërshtim me ligjin si agjent i kësaj agjencie.

Kjo lidhje mes një figure të përfshirë në një atentat mafioz dhe strukturave të mbikëqyrjes policore ka ngritur pikëpyetje të forta mbi standardet e rekrutimit dhe kontrollit në institucionet e sigurisë.

Ndërkohë, hetimet për atentatin e Rinasit vijojnë në duart e Prokurorisë së Posaçme.

Postimi i mëparshëm

Takimi sekret para dorëheqjes: JD Vance në qendër të tensioneve pas largimit të bujshëm të shefit të antiterrorizmit

Postimi i rradhës

Fitër Bajrami në Sheshin “Skënderbej”: mijëra besimtarë pritet të falen në zemër të Tiranës

Postimi i rradhës
Fitër Bajrami në Sheshin “Skënderbej”: mijëra besimtarë pritet të falen në zemër të Tiranës

Fitër Bajrami në Sheshin “Skënderbej”: mijëra besimtarë pritet të falen në zemër të Tiranës

  • Më të fundit
Fitër Bajrami në Sheshin “Skënderbej”: mijëra besimtarë pritet të falen në zemër të Tiranës

Fitër Bajrami në Sheshin “Skënderbej”: mijëra besimtarë pritet të falen në zemër të Tiranës

19 Mars, 2026
Vrasja e “Sheqerit” hap betejën për pasurinë: përplasja për “Ramel Hotel” përfundon në polici

Vrasja e “Sheqerit” hap betejën për pasurinë: përplasja për “Ramel Hotel” përfundon në polici

19 Mars, 2026
Takimi sekret para dorëheqjes: JD Vance në qendër të tensioneve pas largimit të bujshëm të shefit të antiterrorizmit

Takimi sekret para dorëheqjes: JD Vance në qendër të tensioneve pas largimit të bujshëm të shefit të antiterrorizmit

19 Mars, 2026
Gjykata Kushtetuese si “Instat”- i qeverisё / Statistikat e njё drejtёsie tё dёshtuar

Gjykata Kushtetuese si “Instat”- i qeverisё / Statistikat e njё drejtёsie tё dёshtuar

19 Mars, 2026

Postimet e fundit

Na ndiqni në

KontrasT.al

KontrasT.al - Është një platformë mediatike që informon dhe argëton ndjekësit në 24/7. Lajmi, ngjarja dhe opinioni vijnë për lexuesit me ngjyra më të qarta - në tablonë e realitetit dhe kontraditave të tij.

Shfleto sipas kategorive

  • Aktualitet
  • Argëtim
  • Bota
  • Destinacione
  • Drejtësi-Ligj
  • Ekonomi-Biznes
  • Foto-Lajm
  • Horoskopi
  • Investigim
  • Kinema
  • Kosova
  • Kronika e zezë
  • Ku të shkojmë
  • Kuriozitete
  • Kursi këmbimit
  • Lajme
  • Lajme rozë
  • Letërsi
  • Misc
  • Modë
  • Moti
  • Muzikë
  • Opinion
  • Politikë
  • Portret
  • Rubrika artistike
  • Satirë
  • Shënim
  • Shkencë-Teknologji
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Sport
  • Stil jetese
  • Të tjera
  • Teatër
  • Video

Lajmet më të fundit

Fitër Bajrami në Sheshin “Skënderbej”: mijëra besimtarë pritet të falen në zemër të Tiranës

Fitër Bajrami në Sheshin “Skënderbej”: mijëra besimtarë pritet të falen në zemër të Tiranës

19 Mars, 2026
Vrasja e “Sheqerit” hap betejën për pasurinë: përplasja për “Ramel Hotel” përfundon në polici

Vrasja e “Sheqerit” hap betejën për pasurinë: përplasja për “Ramel Hotel” përfundon në polici

19 Mars, 2026
  • Rreth nesh
  • Reklamo
  • Politikat e privatësisë
  • Na kontaktoni

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.