• Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Kryefaqja Drejtësi-Ligj

5 kundër 3: Çfarë tregon realisht vendimi i Gjykatës Kushtetuese

13 Dhjetor, 2025
në Drejtësi-Ligj
A A
5 kundër 3: Çfarë tregon realisht vendimi i Gjykatës Kushtetuese
49
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e zbatimit të masës së sigurisë ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku ka nxjerrë në pah një element të pazakontë për standardet e gjykimit kushtetues: masa u vendos nga shumica pa një arsyetim të mirëfilltë juridik, ndërsa argumentimi substancial u shfaq pothuajse tërësisht në mendimin KUNDËR të pakicës.

Në këtë fazë, Gjykata nuk ka hyrë në shqyrtimin e themelit të konfliktit të kompetencave mes ekzekutivit dhe GJKKO-së. Çështja ndodhej ende në fazёn paraprake: verifikimi i pranueshmërisë së kërkesës pёr kalim nё seancё plenare dhe vetёm nёse pёrgjigja do ishte “Po”- siҫ dhe ndodhi, nisi shqyrtimi i kërkesës për pezullim të përkohshëm të efekteve të vendimeve gjyqësore. Megjithatë, edhe brenda këtij kufiri procedural, pritej një arsyetim minimal për kriteret e urgjencës, proporcionalitetit dhe rrezikut të pasojave të rёnda e tё pakthyeshme — elementë që shumica prej 5 anëtarësh i ka trajtuar në mënyrë të përgjithshme, shumё pёrciptazi.

Në kontrast të plotë, mendimi i pakicës prej 3 anëtarësh, paraqet një analizë të detajuar dhe të strukturuar, duke argumentuar PSE pezullimi nuk ishte i justifikuar në këtë fazë dhe PSE ndërhyrja e Gjykatës Kushtetuese rrezikon të krijojë një precedent problematik në raportin mes pushteteve.

Pakica thekson se masa e pezullimit e vendosur nga GJKKO është pjesë e një procesi penal në zhvillim dhe se ndërhyrja e menjëhershme kushtetuese, pa hyrë në themel, ndërhyn në veprimtarinë e gjykatave, duke krijuar një situatë që nuk pajtohet me nenin 145, pika 3, të Kushtetutës që mbron në nivel kushtetues integritetin e veprimtarisë së gjykatave nga çdo ndërhyrje gjatë kohës që çështja është në juridiksion gjyqësor, me pasojë sanksionimin sipas ligjit.

Ky disproporcion mes vendimit të shumicës dhe arsyetimit të pakicës tregon se Gjykata Kushtetuese ka zgjedhur të veprojë, por jo të shpjegojë PSE-në.

Megjithatë, mendimi i pakicës ofron sot një panoramë më të qartë të asaj që pritet të ndodhë në janar 2026. Argumentet e Marsida Xhaferllarit, Ilir Toskës dhe Asim Vokshit sinjalizojnë një linjë të fortë interpretimi në mbrojtje të kompetencave të GJKKO-së dhe SPAK-ut, përballë pretendimeve të ekzekutivit për imunitet funksional dhe ndarje pushtetesh. Kjo tregon se, në shqyrtimin në themel të çështjes, 8-tëshja kushtetuese do të ndahet qartazi në dy kampe konceptuale. Por a do jetë kjo ndarje përsëri 5 me 3 në favor të Qeverisë Rama?

Ndërkohë që, efektet juridike të vendimit të botuar me urgjencë në Fletoren Zyrtare Numër 232, janë të menjëhershme: Belinda Balluku do kthehet menjëherë në funksionalitetin e saj si ministre dhe Zëvendëskryeministre, duke vazhduar aktivitetin institucional pa kufizime. Përveç ndalimit të bërjes së “shëtitjeve” me tren në Zvicër, Balluku mund të bëjë edhe Kryeministren, deri në marrjen e vendimit përfundimtar nga Gjykata Kushtetuese.

Vendimi i sotëm jo vetëm nuk mbylli asnjë kapitull, por thjesht ndezi një zjarr që nuk dihet kë do djegë deri në përballjen “kushtetuese” të janarit.

Tashmë dihet jo vetëm objekti i debatit, por edhe ndarja e qëndrimeve brenda 8 anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Vetëm një vote e ndan rrëzimin ose jo nga pushteti – “Kryeministren” Balluku, vota që “noterizoi” sot ç’pezullimin e saj!

Postimi i mëparshëm

Konklava e KLP-së zgjedh “Dumanin” e ri. A po krijohet “Republika e Prokurorëve”?

Postimi i rradhës

BE-ja ngrin pa afat asetet ruse për të shmangur bllokimin nga Hungaria dhe Sllovakia

Postimi i rradhës
BE-ja ngrin pa afat asetet ruse për të shmangur bllokimin nga Hungaria dhe Sllovakia

BE-ja ngrin pa afat asetet ruse për të shmangur bllokimin nga Hungaria dhe Sllovakia

  • Më të fundit

Skandali i Universitetit të Tiranës: Si u shkruajt rregullorja që mbron plagjiatorët

14 Korrik, 2026
Italia udhëheq kundërshtimin ndaj idesë për t’u dhënë anëtarëve të rinj të BE-së një status “të dorës së dytë”

Italia udhëheq kundërshtimin ndaj idesë për t’u dhënë anëtarëve të rinj të BE-së një status “të dorës së dytë”

14 Korrik, 2026
Minimalizmi, filozofia që sfidon konsumizmin modern

Minimalizmi, filozofia që sfidon konsumizmin modern

14 Korrik, 2026
Ministria e Drejtësisë, fytyra e shëmtuar e qeverisë shqiptare

Ministria e Drejtësisë, fytyra e shëmtuar e qeverisë shqiptare

13 Korrik, 2026

Postimet e fundit

Na ndiqni në

KontrasT.al

KontrasT.al - Është një platformë mediatike që informon dhe argëton ndjekësit në 24/7. Lajmi, ngjarja dhe opinioni vijnë për lexuesit me ngjyra më të qarta - në tablonë e realitetit dhe kontraditave të tij.

Shfleto sipas kategorive

  • Aktualitet
  • Argëtim
  • Bota
  • Destinacione
  • Drejtësi-Ligj
  • Ekonomi-Biznes
  • Foto-Lajm
  • Horoskopi
  • Investigim
  • Kinema
  • Kosova
  • Kronika e zezë
  • Ku të shkojmë
  • Kuriozitete
  • Kursi këmbimit
  • Lajme
  • Lajme rozë
  • Letërsi
  • Misc
  • Modë
  • Moti
  • Muzikë
  • Opinion
  • Politikë
  • Portret
  • Psikologji
  • Rubrika artistike
  • Satirë
  • Shënim
  • Shkencë-Teknologji
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Sport
  • Stil jetese
  • Të tjera
  • Teatër
  • Video

Lajmet më të fundit

Skandali i Universitetit të Tiranës: Si u shkruajt rregullorja që mbron plagjiatorët

14 Korrik, 2026
Italia udhëheq kundërshtimin ndaj idesë për t’u dhënë anëtarëve të rinj të BE-së një status “të dorës së dytë”

Italia udhëheq kundërshtimin ndaj idesë për t’u dhënë anëtarëve të rinj të BE-së një status “të dorës së dytë”

14 Korrik, 2026
  • Rreth nesh
  • Reklamo
  • Politikat e privatësisë
  • Na kontaktoni

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.