Ish-kampioni i botës në peshat e rënda, Tyson Fury, pas rikthimit në boksin aktiv në moshën 37-vjeçare, ka përjetuar edhe një moment shumë emocional në jetën familjare. Vajza e tij më e madhe, Venezuela Fury, vetëm 16 vjeçe, është martuar me Noah Price, 19 vjeç, duke ndjekur traditën e komunitetit “Gypsy” të familjes së saj.
Edhe nëna e saj, Paris Fury, ishte martuar në moshën 18-vjeçare me Tyson Fury, i cili aso kohe ishte vetëm 19 vjeç.
Ceremonia madhështore u zhvillua në Royal Chapel of St John’s, në Isle of Man, aty ku familja Fury jeton prej vitesh dhe ku ligji lejon martesën në moshën 16-vjeçare. Në dasmë morën pjesë rreth 120 të ftuar, ndërsa Netflix filmoi gjithçka për serialin e famshëm “At Home With The Furys”.
Tyson Fury nuk i fshehu emocionet për martesën e vajzës së tij të parë.
“Jam një zemër e butë kur bëhet fjalë për fëmijët e mi. Nëse ata janë të lumtur, kjo është gjëja më e rëndësishme”, tha ai para ceremonisë.


Pas dasmës, boksieri deklaroi për fansat:
“Ishte e mrekullueshme. Ajo nuk është më një Fury. Koha ikën shumë shpejt.”
Venezuela u shfaq me një fustan luksoz me dantellë dhe bisht rreth 15 metra të gjatë, i sjellë posaçërisht nga Italia. Dasma kishte 18 shoqëruese nusesh, një tortë gjigante 12 metra të lartë, mbi 20 mijë lule dekorative dhe performancë muzikore nga këngëtari Peter Andre.


Megjithatë, familja ruajti edhe elementë të thjeshtë e tradicionalë. Tyson Fury vendosi të mos kishte pije pa limit qё tё ftuarit tё mos deheshin shumё, ndërsa nusja preferoi të pinte njё Coca-Cola pa sheqer gjatë dollisë festive.
Një nga momentet më emocionuese ishte vallëzimi baba-bijë mes Tyson dhe Venezuelës nën tingujt e këngës “My Girl” të The Temptations.
Në pritjen e dasmës, çifti u ul në frone të stilit “Gypsy king and queen”, duke kujtuar atmosferën tradicionale të komunitetit të tyre.


(Burimi: The Sun)






