Bianca Censori ka rikthyer sërish vëmendjen e mediave rozë me paraqitjen e saj provokuese në Los Angeles, teksa u fotografua gjatë një daljeje nate me bashkëshortin e saj, reperin Kanye West.
Arkitektja australiane 31-vjeçare u pa duke dalë nga hoteli i famshëm “Chateau Marmont” në Hollywood rreth orës 2 të mëngjesit, e veshur vetëm me të brendshme ngjyrё gri me shkёlqim, ndërsa Kanye West kishte zgjedhur një palë pantallona lëkure gri.

Censori kishte kombinuar pamjen me një xhaketë argjendi me thekë, të hapur pjesërisht në pjesën e sipërme, si dhe taka me platformë në ngjyrë bezhё.
Sipas raportimeve, çifti po largohej nga një darkë e vonë pas një seti fotografik në hotelin ikonë të Hollywood-it.

Paraqitja e saj vjen vetëm disa javë pasi Bianca surprizoi publikun me një stil krejtësisht ndryshe dhe shumë më konservator gjatë një vizite në Universitetin Columbia në New York, ku mori pjesë si kritike e ftuar në një program të arkitekturës.
Në atë dalje ajo u shfaq e veshur me golf të zi, xhaketë, fund deri te gjuri dhe çizme të gjata, një pamje që shumë fansa thanë se e bënte “thuajse të panjohshme”.



Që prej martesës me Kanye West në vitin 2022, Bianca Censori është kthyer në një nga figurat më të komentuara të showbiz-it për shkak të stilit të saj ekstremisht provokues. Shpesh ajo është fotografuar me veshje minimale në publik, ndërsa shumë kritikë kanë aluduar se vetë Kanye West ndikon drejtpërdrejt në zgjedhjet e saj estetike.
Megjithatë, në një intervistë për Vanity Fair në shkurt, Bianca mohoi se kontrollohet nga bashkëshorti i saj.
“Nuk do të bëja diçka që nuk dua ta bëj”, deklaroi ajo. “Unë dhe bashkëshorti im punojmë bashkë për veshjet. Është një bashkëpunim, jo se dikush më thotë çfarë të bëj.”







