• Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Kryefaqja Aktualitet

Familja ku “hanё” njëri-tjetrin, jo mё miliardat publike: Çfarë po ndodh te “perandoria” FINMAN?

28 Maj, 2026
në Aktualitet
A A
Familja ku “hanё” njëri-tjetrin, jo mё miliardat publike: Çfarë po ndodh te “perandoria” FINMAN?
356
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Mediat e trajtuan si një sherr banal mes ortakësh. Disa shkruan se Idajet Ismailaj kishte dhunuar “djalin e ortakes”. Të tjerë e kaluan si konflikt biznesi për miliona euro brenda kompanisë “FINMAN”.

Por dokumentet tregojnë diçka tjetër. Sokol Agalliu qё sot u raportua se ndodhet pёr mjekim nё njё spital privat pas dhunёs brutale nga Idajet Ismailaj dhe djali i tij, nuk është thjesht “djali i ortakes”. Ai është nipi i Idajet Ismailajt.

Në dokumentet publike në QKB ortakë në “FINMAN” janë pёrveҫ Sadik Ismailaj e Idajet Ismailaj, edhe dy fёmijёt e tjerё tё Sadikut, Jonuz Ismailaj dhe Rajmonda Agalliu (Ismailaj).

Pra, Rajmonda Agalliu është motra e Idajet Ismailajt. Ndërsa Sokol Agalliu është djali i saj.

Me pak fjalë, në mbledhjen e bordit tё shoqёrisё holding “FINMAN” sot nuk ndodhi thjesht një konflikt ortakësh, por një përplasje brenda vetë familjes Ismailaj.

“FINMAN” nuk është një kompani e zakonshme. Është një nga grupet më të fuqishme të përfitimit të fondeve publike në Shqipëri nё ndёrtim.

Përmes “FINMAN”, familja Ismailaj kontrollon “AlbStar”, “Manastiri Resort”, “Arena Center”, “ASAB”, “AM Rentals”, “AOS”, “ANGS”, “Fintrade”, “Prodev”, “Motus” dhe një rrjet kompanish të tjera që prej vitesh shfaqen pothuajse në çdo projekt të madh publik, nga rrugët dhe resortet turistike deri te hidrocentralet dhe koncesionet.

Sipas raportimit tё Bold, vetëm “AlbStar” rezulton të ketë përfituar mbi 100 milionë euro tendera publikë, një pjesë e konsiderueshme nga ARRSH dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

Emri i grupit është lidhur ndër vite me projektin shumë të diskutuar “Manastiri Resort” në zonën e Butrintit, me ndryshimin e kufijve të parkut të mbrojtur dhe me betonizimin e zonës së Gjirit të Manastirit.

Po me sa duket, aty ku ndahen milionat, resortet, stadiumet, kullat dhe projektet publike, sot flitet për grushte, kërcënime dhe akuza për vjedhje të qindra milionë lekëve brenda vetë familjes.

Raportimet thonë se konflikti shpërtheu pasi Sokol Agalliu akuzoi Idajet Ismailajn dhe djalin e tij për përvetësim fondesh dhe pronash brenda kompanisë.

Problemi nuk është thjesht kush ka të drejtë në këtë konflikt familjar. Nëse fajin e ka daja apo nipi, vëllai apo motra mes fëmijëve të Sadik Ismailajt, këtë duhet ta zbardhin organet përkatëse dhe e vërteta duhet parë deri në fund. Aq më tepër kur në histori të tilla gjithmonë ekziston edhe mundësia që palët të rëndojnë apo dramatizojnë pozitat e njëra-tjetrës brenda luftës për pasurinë dhe kontrollin.

Por ajo që mbetet shqetësuese është fakti që projekte të mëdha publike, prona strategjike, resorte turistike dhe miliona euro para publike janë përqendruar në duart e grupeve që sot po shqyejnë njëri-tjetrin edhe brenda vetë familjes.

Zhvillimi, partneritetet publike-private dhe fondet publike do tё duhet t’u besohen investitorëve seriozë, me standarde administrimi dhe integriteti, jo perandorive familjare që shpërthejnë në akuza pёr vjedhje mes njёri-tjetrit, nё konflikte për para, prona dhe pushtet.

© Ky është artikull ekskluziv i KontrasT.al, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to” / Artikulli mund të ripublikohet vetёm i shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Postimi i mëparshëm

Modeli kinez i kontrollit: Alarm për mbikëqyrjen masive dhe censurën dixhitale që po eksportohet në botë

Postimi i rradhës

Hoteli legjendar i Stambollit që priti spiunë, mbretër dhe Greta Garbon

Postimi i rradhës
Hoteli legjendar i Stambollit që priti spiunë, mbretër dhe Greta Garbon

Hoteli legjendar i Stambollit që priti spiunë, mbretër dhe Greta Garbon

  • Më të fundit
Sekreti mesdhetar për ta mbajtur shtëpinë të freskët gjatë valëve të të nxehtit

Sekreti mesdhetar për ta mbajtur shtëpinë të freskët gjatë valëve të të nxehtit

29 Maj, 2026
NATO: “Do të mbrojmë çdo centimetër të territorit tonë”

NATO: “Do të mbrojmë çdo centimetër të territorit tonë”

29 Maj, 2026
A po e “vret” Brukseli konkurrencën e lirë në Shqipëri?

A po e “vret” Brukseli konkurrencën e lirë në Shqipëri?

29 Maj, 2026
Çfarë tregojnë 50 vite studime për lumturinë e prindërve qё rrisin fёmijё vetëm

Çfarë tregojnë 50 vite studime për lumturinë e prindërve qё rrisin fёmijё vetëm

29 Maj, 2026

Postimet e fundit

Na ndiqni në

KontrasT.al

KontrasT.al - Është një platformë mediatike që informon dhe argëton ndjekësit në 24/7. Lajmi, ngjarja dhe opinioni vijnë për lexuesit me ngjyra më të qarta - në tablonë e realitetit dhe kontraditave të tij.

Shfleto sipas kategorive

  • Aktualitet
  • Argëtim
  • Bota
  • Destinacione
  • Drejtësi-Ligj
  • Ekonomi-Biznes
  • Foto-Lajm
  • Horoskopi
  • Investigim
  • Kinema
  • Kosova
  • Kronika e zezë
  • Ku të shkojmë
  • Kuriozitete
  • Kursi këmbimit
  • Lajme
  • Lajme rozë
  • Letërsi
  • Misc
  • Modë
  • Moti
  • Muzikë
  • Opinion
  • Politikë
  • Portret
  • Psikologji
  • Rubrika artistike
  • Satirë
  • Shënim
  • Shkencë-Teknologji
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Sport
  • Stil jetese
  • Të tjera
  • Teatër
  • Video

Lajmet më të fundit

Sekreti mesdhetar për ta mbajtur shtëpinë të freskët gjatë valëve të të nxehtit

Sekreti mesdhetar për ta mbajtur shtëpinë të freskët gjatë valëve të të nxehtit

29 Maj, 2026
NATO: “Do të mbrojmë çdo centimetër të territorit tonë”

NATO: “Do të mbrojmë çdo centimetër të territorit tonë”

29 Maj, 2026
  • Rreth nesh
  • Reklamo
  • Politikat e privatësisë
  • Na kontaktoni

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.