• Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Kryefaqja Shënim

Rrogëtarët e “Smart City” do survejojnë qytetin e jetës tonë të përditshme: Kush garanton?

31 Maj, 2026
në Shënim
A A
Rrogëtarët e “Smart City” do survejojnë qytetin e jetës tonë të përditshme: Kush garanton?
24
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Nga kontrasT.al

Qeveria ka miratuar një tjetër hallkë të projektit “Smart City”, një projekt që prej muajsh po ndërtohet pjesë-pjesë përmes vendimeve, marrëveshjeve, huave dhe akteve të shpërndara në institucione të ndryshme, pa asnjë transparencë mbi kufijtë e tij dhe mbi të dhënat që do të grumbullojë.

Këtë herë bëhet fjalë për pagat.

Me një vendim të ri të Këshillit të Ministrave, janë përcaktuar trajtime të veçanta financiare për punonjësit e njësisë që do të zbatojë projektin “Sistemi i kamerave nën administrimin e Policisë së Shtetit Smart – City”. Drejtuesi i projektit do të trajtohet me pagё tё klasёs I-5, ndërsa koordinatorët dhe punonjësit teknikë do tё paguhen sipas klasёs II-2, paga që në administratën publike konsiderohen ndër të “majmet”.

Përcaktimi i pagave të diferencuara nga pjesa tjetër e administratës për të njëjtën kategori punonjësish është një tregues konkret se projekti po hyn në fazën operative dhe se po marrin formë strukturat njerëzore që do të kenë akses në databazën më sensitive të informacionit që është ngritur ndonjëherë në Shqipëri.

Sipas deklarimeve publike të qeverisë, “Smart – City” parashikon instalimin e mijëra kamerave inteligjente në qytete, rrugë, shkolla dhe ambiente publike, si edhe përdorimin e sistemeve të inteligjencës artificiale për identifikim dhe monitorim në kohë reale. Vetë kryeministri e ka quajtur sistemin si një “sy magjik” që sheh territorin në çdo moment.

Projekti është financuar përmes një marrëveshjeje të shumëpërfolur që arrin rreth vlerës 140 milionë dollarë dhe është paraqitur si një investim madhor për sigurinë publike.

Por ndërsa shteti po ndërton strukturat që do të administrojnë këtë sistem, mungojnë ende shumë përgjigje mbi mënyrën si do të ruhen dhe përdoren të dhënat e qytetarëve. Sepse në fokusin e skanuar të “syrit magjik” nuk do të jenë vetëm fëmijët e shkollave apo kriminelët. “Smart – City” do t’i vëzhgojë të gjithë, pa asnjë përjashtim, nëse kalon në “rrezen” e tij.

Shteti po krijon një sy inteligjent, që do të përdoret nga njerëz, punonjës të përzgjedhur prej tij. Dhe këta punonjës nuk do të kenë thjesht akses te informacioni i kamerave të trafikut, apo te pajisjet që monitorojnë hyrjet dhe rrethinat e shkollave.

Ata do të kenë potencialisht akses te lëvizjet e gjithë qytetarëve, automjetet që përdorin, vendet ku shkojnë, rrugët që frekuentojnë, njerëzit me të cilët takohen dhe një sasi informacioni që është parë nëpër filma apo dokumentarë se e zotëron FBI apo CIA, por e paimagjinueshme për një administratë publike shqiptare.

Paga e lartë, sado e lartë, nuk mund të jetë garanci për “stoicitetin” e punonjësit të “Smart City”, i cili në punë e sipër do të ketë mundësi të shohë në kohë reale shumë informacione delikate, si p.sh. ku shkon prokurori, gjyqtari, politikani apo biznesmeni, jo vetëm ata, por edhe familjet ose miqësitë e tyre.

Shembujt e fundit nga vendet më të zhvilluara kanë treguar se punonjës me akses në databaza policore apo sisteme survejimi kanë përdorur informacionin për arsye personale, për të kontrolluar partnerë, ish-partnerë, familjarë apo persona me të cilët kanë pasur konflikte.

Këta janë shembuj minorë krahasuar me eksperiencat negative të Shqipërisë, ku rrjedhja e të dhënave sensitive dhe rënia e databazave shtetërore në duar të gabuara janë plagë ende të pambyllura.

Për këtë arsye, përveç se tashmë do dinë sa janë rrogat e “survejuesve” të tyre, qytetarët kanë nevojë të informohen edhe se si do përzgjidhen ata? Nëpёr çfarë testesh integriteti dhe sigurie do të kalojnë?

A do të ketë monitorues të përdoruesve të “Smart – City” apo auditime të pavarura që do të kontrollojnë “ndershmërinë” e përdorimit të tij?

Si do të njoftohen qytetarët shqiptarë nëse të dhënat e tyre do të aksesohen në mënyrë të paligjshme? Sepse premtimi i qeverisë për siguri të lartë nuk mund të jetë përveçse një zotim.

Ndërkohë që Smart – City është i tëri një projekt delikat, pjesa më e brishtë e tij nuk janë kamerat, cilësia apo funksionaliteti i tyre.

Janë njerëzit që do të qëndrojnë para ekraneve që transmetojnë pamjet e kamerave.

Teknologjia nuk abuzon vetë. Abuzojnë njerëzit që marrin kontrollin e saj.

E ndërsa “Smart – City” është konceptuar të “ndjekë” natë e ditë, hap pas hapi, çdo lëvizje në qytetet e mëdha të Shqipërisë (kjo, në emër të sigurisë), shteti duhet të garantojë shtetasit e tij se survejimi nuk do të jetë në asnjë rast abuziv dhe do të jetë gjithnjë një armë në shërbim të tyre.

Por garancia në këtë rast nuk mund të jetë as premtim për “ujë 24-orë”, as zotim për “hyrje në BE”. Ajo duhet të nënshkruhet me dorën në “poligraf”.

© Ky është artikull ekskluziv i KontrasT.al, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to” / Artikulli mund të ripublikohet vetёm i shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Postimi i mëparshëm

Braktisën jetën në qytet, ndërtuan me duart e tyre një vilë prej balte në Himalaje – sot është Airbnb-ja më e veçantë e Indisë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Më të fundit
Rrogëtarët e “Smart City” do survejojnë qytetin e jetës tonë të përditshme: Kush garanton?

Rrogëtarët e “Smart City” do survejojnë qytetin e jetës tonë të përditshme: Kush garanton?

31 Maj, 2026
Braktisën jetën në qytet, ndërtuan me duart e tyre një vilë prej balte në Himalaje – sot është Airbnb-ja më e veçantë e Indisë

Braktisën jetën në qytet, ndërtuan me duart e tyre një vilë prej balte në Himalaje – sot është Airbnb-ja më e veçantë e Indisë

31 Maj, 2026
PSG mbron kurorën europiane, Arsenali shembet në penallti pas një finaleje dramatike

PSG mbron kurorën europiane, Arsenali shembet në penallti pas një finaleje dramatike

30 Maj, 2026
Armenia para referendumit: Bashkim me BE-në, apo qëndrim në bllokun euroaziatik?

Armenia para referendumit: Bashkim me BE-në, apo qëndrim në bllokun euroaziatik?

30 Maj, 2026

Postimet e fundit

Na ndiqni në

KontrasT.al

KontrasT.al - Është një platformë mediatike që informon dhe argëton ndjekësit në 24/7. Lajmi, ngjarja dhe opinioni vijnë për lexuesit me ngjyra më të qarta - në tablonë e realitetit dhe kontraditave të tij.

Shfleto sipas kategorive

  • Aktualitet
  • Argëtim
  • Bota
  • Destinacione
  • Drejtësi-Ligj
  • Ekonomi-Biznes
  • Foto-Lajm
  • Horoskopi
  • Investigim
  • Kinema
  • Kosova
  • Kronika e zezë
  • Ku të shkojmë
  • Kuriozitete
  • Kursi këmbimit
  • Lajme
  • Lajme rozë
  • Letërsi
  • Misc
  • Modë
  • Moti
  • Muzikë
  • Opinion
  • Politikë
  • Portret
  • Psikologji
  • Rubrika artistike
  • Satirë
  • Shënim
  • Shkencë-Teknologji
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Sport
  • Stil jetese
  • Të tjera
  • Teatër
  • Video

Lajmet më të fundit

Rrogëtarët e “Smart City” do survejojnë qytetin e jetës tonë të përditshme: Kush garanton?

Rrogëtarët e “Smart City” do survejojnë qytetin e jetës tonë të përditshme: Kush garanton?

31 Maj, 2026
Braktisën jetën në qytet, ndërtuan me duart e tyre një vilë prej balte në Himalaje – sot është Airbnb-ja më e veçantë e Indisë

Braktisën jetën në qytet, ndërtuan me duart e tyre një vilë prej balte në Himalaje – sot është Airbnb-ja më e veçantë e Indisë

31 Maj, 2026
  • Rreth nesh
  • Reklamo
  • Politikat e privatësisë
  • Na kontaktoni

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.