Një nga besniket e verbra të Ulsi Manjës në Ministrinë e Drejtësisë ishte dhe mbetet Sindi Xhuglini, gruaja e Tedi Blushit, sekretarit të Partisë së Lirisë.
Aq e dukshme është lidhja e saj me rrahësit e protestuesve, sa kur Ulsi Manja u largua si ministër, lotët e saj të pikëllimit u bënë meme, duke qarkulluar gjerësisht në rrjetet sociale.

Sot, Ulsi Manja (jo vetë, por bodyguardët e tij), të përgatitur për rrahje njerëzish të paarmatosur, dhunuan djem të cilët donin t’ia “merrnin shpirtin” Ulsi Manjës duke e “larë” me vezë.
Kamikazët e Ulsiut u vërsulën me tërbim ndaj protestuesve që kishin guxuar t’ia fishkëllenin shefin, të njëjtët që dje, kur ai ishte ministër, qeraseshin përditë me të preferuarën e tij në ministri. Rrahësi kryesor është parë, sipas raportimeve, edhe në lokalet përballë Ministrisë së Drejtësisë me Tedi Blushin, “armikun” e sotëm të Ulsi Manjës.


Një denoncues tjetër pretendon se gruaja e Ulsi Manjës është shoqe e ngushtë me vjehrrën e Tedi Blushit, dhe se për një kohë të gjatë kanë punuar bashkë në të njëjtën zyrë në Bankën e Shqipërisë.
Saimir Xhunglini është vjehrri i Tedi Blushit, edhe ky fillimisht një komunist i thekur, si familjar i Nexhmije Hoxhës, e më pas një eksponent i LSI-së, që ka milituar për këtë parti në zgjedhje dhe në qeveri.
Hipokrizia e PD-së dhe e LSI-së në Parlament damkoset edhe më fort nga deklarata e Tedi Blushit në mbështetje të protestuesve të dhunuar.
Ndërsa para Ulsi Manjës protestuesit u rrahën e Blushi vajtoi me një deklaratë; në mbrëmje bashkë me Sindin do qajë për hallin e Ulsiut dhe të qeverisë së tij.
Ata do flenë të dy të qetë: njëri me lotët e protestës, tjetra me lotët e qeverisë. Në mëngjes do zgjohen dhe do shohin llogarinë e rrogës së tyre, që do të jetë plot… plot me paratë e taksapaguesve, të paguara mbi lotët e protestuesve!






