• Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Kryefaqja Lajme Bota

Brenda operacionit sekret të Izraelit për të rekrutuar Ahmadinexhadin

13 Korrik, 2026
në Bota
A A
Brenda operacionit sekret të Izraelit për të rekrutuar Ahmadinexhadin

Mahmud Ahmadinexhad, ish-presidenti i Iranit, njihej për përshpejtimin e programit bërthamor iranian dhe për qëndrimet e tij të ashpra kundër Izraelit. Foto: Todd Heisler / The New York Times

25
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

The New York Times e ka nisur kёtё të hënë me një reportazh ekskluziv që ka ngjallur reagime të forta, ku pretendohet se Izraeli zhvilloi për vite me radhë një operacion sekret për të rekrutuar ish-presidentin iranian Mahmud Ahmadinexhad dhe për ta përgatitur si alternativë në rast të një ndryshimi regjimi në Iran. Më poshtë gjeni artikullin e prestigjiozes amerikane në gjuhën shqipe.

Përpjekja shumëvjeçare për ta shndërruar ish-presidentin iranian në një aset të shërbimeve të inteligjencës arriti kulmin me një operacion dramatik për ta dërguar në një strehë të sigurt izraelite gjatë ditëve të para të luftës. Por plani dështoi.

Nga Mark Mazzetti, Julian E. Barnes, Farnaz Fassihi dhe Ronen Bergman

Në fillim të vitit 2024, rektori i një universiteti në Budapest mori një kërkesë befasuese nga një zyrtar i lartë i qeverisë hungareze.

Zyrtari i tha rektorit, profesor Gergely Deli, se Universiteti i Shërbimit Publik “Ludovika” duhej të organizonte një konferencë mbi ndryshimet klimatike dhe t’i dërgonte ftesë një të ftuari krejt të pazakontë: Mahmud Ahmadinexhadit, ish-presidentit të Iranit, një figurë gjerësisht e përçmuar në arenën ndërkombëtare.

Edhe më tronditëse ishte arsyeja. Sipas profesor Deli, zyrtari i shpjegoi se konferenca do të shërbente vetëm si mbulim, në mënyrë që Ahmadinexhadi të zhvillonte në fshehtësi bisedime në Budapest me operativë të shërbimeve sekrete izraelite, armikut të tij të deklaruar.

Deli e kuptoi se një ftesë e tillë mund të dëmtonte reputacionin e tij personal dhe atë të universitetit. Megjithatë, në një intervistë ai tha se besonte se mund të ishte duke luajtur një rol në shpëtimin e jetëve njerëzore.

“Ke dy armiq dhe, nëse ata duan të bisedojnë me njëri-tjetrin, gjëja më e mirë është të bësh çfarë mundesh që kjo të ndodhë,” tha ai.

Vizita e Ahmadinexhadit në universitet gjatë vitit 2024 dhe një vizitë e dytë një vit më vonë ishin pjesë e një operacioni shumëvjeçar izraelit për ta përgatitur atë si një aset të inteligjencës, i cili, kur të vinte momenti, mund të vendosej në krye të Iranit si udhëheqësi i ri i vendit. Kështu deklarojnë zyrtarë amerikanë dhe iranianë të njohur me operacionin, të cilët folën në kushte anonimiteti për shkak të ndjeshmërisë së informacionit.

Rekrutimi i Ahmadinexhadit konsiderohej një prioritet aq i rëndësishëm për Izraelin, sa që drejtori i atëhershëm i shërbimit sekret izraelit, David Barnea, udhëtoi personalisht në Budapest gjatë vitit 2024 për t’u takuar me të, sipas ish-zyrtarëve amerikanë.

Menjëherë pas këtij takimi, thanë ata, Mossad-i, shërbimi i inteligjencës së jashtme të Izraelit, njoftoi CIA-n se kishte vendosur kontakte me Ahmadinexhadin.

Vendimi i Izraelit për ta ndërtuar planin e ndryshimit të regjimit rreth Ahmadinexhadit përbën një kthesë të jashtëzakonshme në historinë e marrëdhënieve të vendit me ish-presidentin iranian, i cili njihej për përshpejtimin e programit bërthamor të Iranit, thirrjet e vazhdueshme për shkatërrimin e Izraelit dhe mohimin e Holokaustit.

Sipas zyrtarëve amerikanë, gjatë viteve të fundit Izraeli i ka paguar fshehtazi Ahmadinexhadit shpenzimet për strehimin dhe udhëtimet, ndërsa operativët izraelitë janë takuar me të në disa raste jashtë Iranit, përfshirë edhe gjatë vizitave të tij në Budapest.

Përpjekja arriti kulmin në fund të shkurtit të këtij viti, gjatë ditëve të para të luftës SHBA-Izrael kundër Iranit, me një operacion tepër të guximshëm për të nxjerrë ish-presidentin nga Teherani, ku ai jetonte nën mbikëqyrje të rreptë.

Objektivi ishte të vihej në zbatim plani për rrëzimin e regjimit aktual iranian dhe vendosjen e Ahmadinexhadit në krye të vendit.

Por plani dështoi.

Qytetarë të shumtë u mblodhën javën e kaluar në Teheran për ceremoninë mortore të ish-liderit suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei. Foto: Emile Ducke / The New York Times

Më 28 shkurt, një sulm ajror izraelit goditi kompleksin rezidencial të Ahmadinexhadit, duke marrë në shënjestër godinën ku ndodheshin truprojat e tij dhe automjetin e blinduar që përdorte. Sipas katër zyrtarëve të lartë iranianë, menjëherë pas sulmit një automjet i zi tip Peugeot mbërriti në vendngjarje, mori Ahmadinexhadin dhe e largoi me shpejtësi nga skena kaotike.

Zyrtarë amerikanë dhe iranianë të njohur me operacionin thanë se automjeti drejtohej nga operativë të Mossad-it, të cilët e transportuan Ahmadinexhadin në një strehë të fshehtë brenda Iranit. Megjithatë, sipas burimeve të njohura me zhvillimet, ish-presidenti iranian ishte i pakënaqur me mënyrën e organizimit të operacionit të shpëtimit dhe dukej se kishte humbur besimin te plani izraelit për ta rikthyer në pushtet.

Më pas ai u largua nga kjo strehë e sigurt në rrethana që mbeten ende të paqarta. Ahmadinexhadi nuk u pa më në publik deri të hënën e kaluar, kur bëri një paraqitje të shkurtër në ceremoninë mortore për liderin suprem të vrarë, Ajatollah Ali Khamenei.

Statusi i tij aktual mbetet i paqartë. Megjithatë, katër zyrtarë të lartë iranianë deklaruan se Ahmadinexhadi ndodhet në duart e degës së inteligjencës së Gardës Revolucionare Islamike dhe mbahet në arrest shtëpiak, pasi autoritetet iraniane kanë zbuluar një pjesë të konsiderueshme të kontakteve të tij me Izraelin.

Autoritetet izraelite nuk kanë komentuar publikisht planin për vendosjen e Ahmadinexhadit në krye të Iranit, i cili përbënte vetëm një pjesë të një strategjie më të gjerë për rrëzimin e qeverisë në Teheran. Një element tjetër i këtij plani përfshinte armatosjen dhe stërvitjen e forcave opozitare kurde iraniane të vendosura në veri të Irakut, me synimin që ato të hynin në Iranin perëndimor, të merrnin nën kontroll territore dhe më pas të avanconin drejt kryeqytetit, Teheranit. Sipas burimeve, kjo pjesë e planit nuk u vu kurrë në zbatim.

Plani për ndryshimin e regjimit përfshinte “një seri operacionesh speciale, shumë, shumë të veçanta, që ishin planifikuar të realizoheshin”, deklaroi në muajin maj për emisionin “Firing Line” të PBS-së Tamir Hayman, ish-shef i inteligjencës së Forcave të Mbrojtjes së Izraelit, pasi The New York Times zbuloi për herë të parë detaje mbi rolin e Ahmadinexhadit në këtë plan.

“Dhe Ahmadinexhadi ishte pjesë e kësaj serie operacionesh,” u shpreh ai.

Përfaqësuesit e Mossad-it nuk iu përgjigjën kërkesave për koment.

Edhe Ali Akbar Javanfekr, zëdhënës i Ahmadinexhadit, refuzoi të komentojë.

Një transformim pas largimit nga presidenca

Gjatë mandatit të tij si president i Iranit, nga viti 2005 deri në vitin 2013, Ahmadinexhadi ishte figura më e spikatur e krahut të ashpër politik në vend. Ai bënte deklarata për eliminimin e Izraelit dhe, gjatë qeverisjes së tij, Irani rifilloi programin e pasurimit të uraniumit, duke shtuar dyshimet ndërkombëtare se po zhvillonte fshehurazi një program për armë bërthamore.

Ahmadinexhadi urdhëroi shtypjen me dhunë të protestave mbarëkombëtare që kundërshtonin rizgjedhjen e tij në vitin 2009. Gjatë qeverisjes së tij, sistemi gjyqësor kreu ekzekutime masive të disidentëve, ndërsa kundërshtarë politikë dhe rivalë të regjimit u burgosën.

Megjithatë, në vitet pas largimit nga presidenca, Ahmadinexhadi zbuti ndjeshëm qëndrimet e tij dhe uli tonet e retorikës anti-izraelite që kishte karakterizuar periudhën e tij në pushtet.

Ai përpiqej shpesh të shfaqte imazhin e tij të ri më të moderuar, duke dhënë intervista dhe mbajtur fjalime ku fliste për kulturën e muzikës pop në Iran, kritikonte forcat e sigurisë për përdorimin e tepruar të forcës ndaj protestuesve dhe akuzonte elitën qeverisëse për korrupsion financiar.

Ai hoqi dorë nga xhaketa e tij karakteristike e gjerë ngjyrë kaki dhe nisi të vishej me kostume të qepura me porosi. Rregulloi mjekrën, besohet se iu nënshtrua trajtimeve estetike me Botox dhe filloi të mësonte gjuhën angleze.

Në zyrën e tij në Teheran organizonte çdo mëngjes takime publike që zgjatnin me orë të tëra, ku dëgjonte ankesat e qytetarëve të zakonshëm. Shumë prej tyre i drejtoheshin për ndihmë në përballjen me burokracinë shtetërore. Në disa raste, ai u shkruante ministrive përkatëse letra rekomandimi, duke mbështetur kërkesat e qytetarëve për përfitimin e kredive.

Ahmadinexhadi udhëtonte rregullisht nëpër Iran, duke takuar mbështetës si në qytetet e mëdha, ashtu edhe në zonat rurale.

Marrëdhënia e tij me autoritetet iraniane mbeti e ndërlikuar. Drejtuesit më të lartë të vendit e lanë në periferi të politikës dhe kufizuan lëvizjet e tij, por njëkohësisht i lejuan të mbante një vend në një këshill të nivelit të lartë që këshillon liderin suprem. Ai mori pjesë në mbledhjen e këtij këshilli në muajin shkurt, vetëm pak ditë përpara se të shpërthente lufta.

Ahmadinexhadi gjatë një vizite në centralin bërthamor të Natanzit, në Isfahan të Iranit, në vitin 2008.

Shumë njerëz në Iran e panë këtë transformim të Ahmadinexhadit si një lëvizje cinike politike, duke e konsideruar atë një përpjekje për të forcuar profilin e tij populist dhe për t’u distancuar nga drejtuesit e regjimit. Ai vazhdonte të gëzonte mbështetje mes shtresave punëtore të shoqërisë iraniane dhe këshilltarët e tij ishin të bindur se synimi përfundimtar ishte rikthimi në pushtet.

“Ahmadinexhadi nuk do ta bënte këtë për para. Ai ka para, ka një rrjet të gjerë ekonomik. Do ta bënte për pushtet. Ai dëshiron të jetë në krye të pushtetit,” tha në një intervistë telefonike Abdolreza Davari, ish-bashkëpunëtor i ngushtë dhe këshilltar i lartë i Ahmadinexhadit. Marrëdhëniet mes tyre ishin prishur disa vite më parë.

Sipas një personi nga rrethi i tij i ngushtë, i cili foli në kushte anonimiteti për të përshkruar biseda private, Ahmadinexhadi u kishte rrëfyer disa bashkëpunëtorëve dhe njerëzve të besuar ambicien për t’u bërë udhëheqësi i ardhshëm i Iranit me mbështetjen e fuqive të huaja.

I njëjti burim tha se Ahmadinexhadi humbi besimin te sistemi i Republikës Islamike pasi iu ndalua tri herë kandidimi për president. Ai arriti në përfundimin se nuk mund të rikthehej në pushtet për sa kohë që sistemi aktual mbetej në fuqi.

Sipas bashkëpunëtorit, Ahmadinexhadi shqetësohej se, në rast lufte dhe ndryshimi regjimi, Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli mund të mbështesnin një figurë opozitare jashtë Iranit, e cila nuk e njihte realitetin e vendit, duke rrezikuar destabilizimin e tij.

Ai e përshkruante veten para njerëzve të afërt si një reformator të mundshëm, të ngjashëm me ish-presidentin rus Boris Jelcin. Sipas të njëjtit burim, Ahmadinexhadi deklaronte se, nëse do të vinte në pushtet, Irani do ta njihte Izraelin dhe do të normalizonte marrëdhëniet me të, në kuadër të Marrëveshjeve të Abrahamit të promovuara nga presidenti Donald Trump.

Sipas dy zyrtarëve izraelitë të mbrojtjes, të njohur me vlerësimet e inteligjencës në atë periudhë, shërbimet sekrete izraelite po ndiqnin nga afër përçarjen gjithnjë e më të thellë mes Ahmadinexhadit dhe regjimit iranian.

Me interes të veçantë për Izraelin ishte pakënaqësia në rritje e Ahmadinexhadit ndaj Ajatollah Ali Khameneit dhe figurave të tjera të larta të regjimit, të cilët i kishin bllokuar rikandidimin për president.

Ahmadinexhadi u kishte rrëfyer disa prej bashkëpunëtorëve dhe njerëzve të tij më të besuar ambicien për t’u bërë udhëheqësi i ardhshëm i Iranit me ndihmën e fuqive të huaja. Foto: Arash Khamooshi / Polaris për The New York Times

Ndërkohë, veprimet e Ahmadinexhadit nisën të zgjonin dyshime brenda degës së inteligjencës së Gardës Revolucionare Islamike, institucioni përgjegjës për mbrojtjen e Republikës Islamike nga ndërhyrjet e huaja.

Sipas dy anëtarëve të Gardës Revolucionare dhe një zyrtari të inteligjencës të njohur me çështjen, këto dyshime u shtuan pasi Ahmadinexhadi nisi t’i dërgonte letra publike Donald Trumpit në vitin 2017 dhe më pas princit të kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman. Trump kishte shprehur publikisht vlerësime për të dy këta liderë.

Pas sulmit izraelit të këtij viti, i cili fillimisht e nxori Ahmadinexhadin nga mbikëqyrja e Gardës Revolucionare, shërbimet iraniane të inteligjencës nisën një hetim për të rindërtuar lidhjet e tij me Izraelin, sipas katër zyrtarëve iranianë.

Takimet jashtë vendit

Nuk është e qartë se kur operativët izraelitë u përpoqën për herë të parë të rekrutonin Ahmadinexhadin.

Zyrtarët iranianë thanë se të paktën një kontakt kishte ndodhur gjatë një vizite që ai zhvilloi në Guatemalë në vitin 2023, për të marrë pjesë në një konferencë kushtuar mjedisit. Ftesa ishte bërë nga qeveria e Guatemalës, një vend që gëzon marrëdhënie diplomatike më të afërta me Izraelin sesa shumica e vendeve të Amerikës Latine.

Ahmadinexhadi pothuajse nuk arriti ta zhvillonte këtë udhëtim. Në aeroportin e Teheranit ai u ndalua nga forcat e sigurisë, të cilat refuzuan t’i lëshonin kartën e imbarkimit dhe ta lejonin të largohej nga vendi.

Në shenjë proteste, ai organizoi një ulje simbolike që zgjati për disa orë në aeroport. Ngjarja u shndërrua në një spektakël publik, ndërsa Ahmadinexhadi fotografonte veten me udhëtarë të zakonshëm iranianë, punonjës të aeroportit dhe staf të linjave ajrore, duke publikuar vazhdimisht përditësime në rrjetet e tij sociale.

Në fund, autoritetet iraniane e lejuan të hipte në avion dhe të merrte pjesë në konferencë.

“Disa njerëz më thanë të mos udhëtoja në Guatemalë; unë u thashë se më kishte ftuar vëllai im, ministri i Mjedisit,” deklaronte Ahmadinexhadi në një nga videot e publikuara gjatë udhëtimit. “Ky është një vend shumë i rëndësishëm në Amerikën Latine.”

Një vit më vonë, ai zhvilloi vizitën e tij të parë në Hungari për të marrë pjesë në konferencën e Universitetit Ludovika, ku në Budapest u takua me David Barnean, i cili drejtoi Mossad-in për pesë vjet, deri muajin e kaluar.

Në atë kohë, Hungaria, e drejtuar nga kryeministri i djathtë Viktor Orbán, konsiderohej një nga aleatët më të afërt të Izraelit në Evropë. Orbán dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu zhvillonin vizita të ndërsjella në vendet respektive.

Në prill të vitit 2025, Netanyahu mbajti një fjalim në Universitetin Ludovika, i cili i akordoi atij një çmim për shërbim publik.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu duke marrë një çmim nga Gergely Deli, rektori i Universitetit Ludovika në Budapest, vitin e kaluar. Foto: Marton Monus / Reuters

Dy muaj më vonë, Ahmadinexhadi u rikthye në Budapest, vetëm pak ditë përpara se Izraeli të niste luftën kundër Iranit. Vizita shërbeu si mbulesë për takimet e tij me operativë të shërbimeve sekrete izraelite.

Truprojat e tij iraniane nga njësia Ansar e Gardës Revolucionare, të cilat e shoqëronin Ahmadinexhadin në të gjitha udhëtimet jashtë vendit, raportuan se, të paktën në dy raste, gjatë vizitës së qershorit 2025 ai kishte arritur t’i shmangej eskortës së sigurisë dhe të zhdukej për takime të gjata. Sipas dy anëtarëve të Gardës Revolucionare dhe një zyrtari të inteligjencës iraniane, në raportin e hartuar pas udhëtimit, truprojat shkruanin se e kishin pyetur Ahmadinexhadin për këto zhdukje dhe ai u ishte përgjigjur se kishte zhvilluar takime me profesorë universiteti.

Në konferencën e universitetit, ish-presidenti iranian mbajti një ligjëratë në gjuhën angleze, duke habitur të pranishmit pasi hoqi dorë nga vargu karakteristik i Kuranit që dikur e recitonte në fillim të çdo fjalimi.

I veshur me një kostum elegant ngjyrë blu të errët, ai foli për “njerëzimin e përbashkët” dhe një “rend botëror në ndryshim”, duke paraqitur vizionin e tij për mënyrën se si mund të lindte një botë e re, sipas videove të publikuara nga ai në rrjetet sociale.

Ahmadinexhadi i dhuroi rektorit të universitetit, Gergely Deli, një kopje të veprës “Libri i Mbretërve”, të poetit të lashtë pers Ferdousi. Nga ana e tij, Deli i dhuroi Ahmadinexhadit stemën e universitetit.

Në një intervistë të dhënë muajin e kaluar, Deli tha se, duke i dërguar ftesën Ahmadinexhadit, kishte luajtur rolin e një “strohmann” — një term gjerman që do të thotë “figurë fasadë” ose “kukull”.

Deri javën e kaluar, Ahmadinexhadi nuk ishte parë në publik që nga fundi i muajit shkurt, kur u largua me shpejtësi nga shtëpia e tij në Teheran me automjetin e zi tip Peugeot.

Të hënën e kaluar, ai u shfaq papritur për pak çaste në ceremoninë mortore të Ajatollah Ali Khameneit. Pamjet filmike nga procesioni e tregonin Ahmadinexhadin të veshur me një xhaketë të trashë, megjithëse temperatura ishte rreth 32 gradë Celsius, ndërsa maskën kirurgjikale e mbante të ulur poshtë mjekrës. Dy ish-presidentët e tjerë ende gjallë të Iranit, Hassan Rouhani dhe Mohammad Khatami, nuk ishin ftuar dhe nuk morën pjesë në asnjë nga ceremonitë mortore.

Ahmadinexhadi qëndronte me kokën ulur, pa folur, i rrethuar nga të gjitha anët nga persona që dukeshin të ishin efektivë të sigurisë.

Burimi: The New York Times, “Inside Israel’s Secret Operation to Cultivate Ahmadinejad”, 13 korrik 2026. Përshtatur në shqip nga redaksia e kontrasT.al

Postimi i mëparshëm

Ishulli kroat që ruan një sekret shekullor për të përballuar vapën e verës

Postimi i rradhës

Spanja forcon rekordin turistik, mirëpriti 36.8 milionë vizitorë në pesë muajt e parë të vitit

Postimi i rradhës
Spanja forcon rekordin turistik, mirëpriti 36.8 milionë vizitorë në pesë muajt e parë të vitit

Spanja forcon rekordin turistik, mirëpriti 36.8 milionë vizitorë në pesë muajt e parë të vitit

  • Më të fundit

Skandali i Universitetit të Tiranës: Si u shkruajt rregullorja që mbron plagjiatorët

14 Korrik, 2026
Italia udhëheq kundërshtimin ndaj idesë për t’u dhënë anëtarëve të rinj të BE-së një status “të dorës së dytë”

Italia udhëheq kundërshtimin ndaj idesë për t’u dhënë anëtarëve të rinj të BE-së një status “të dorës së dytë”

14 Korrik, 2026
Minimalizmi, filozofia që sfidon konsumizmin modern

Minimalizmi, filozofia që sfidon konsumizmin modern

14 Korrik, 2026
Ministria e Drejtësisë, fytyra e shëmtuar e qeverisë shqiptare

Ministria e Drejtësisë, fytyra e shëmtuar e qeverisë shqiptare

13 Korrik, 2026

Postimet e fundit

Skandali i Universitetit të Tiranës: Si u shkruajt rregullorja që mbron plagjiatorët

14 Korrik, 2026
Italia udhëheq kundërshtimin ndaj idesë për t’u dhënë anëtarëve të rinj të BE-së një status “të dorës së dytë”

Italia udhëheq kundërshtimin ndaj idesë për t’u dhënë anëtarëve të rinj të BE-së një status “të dorës së dytë”

14 Korrik, 2026
Minimalizmi, filozofia që sfidon konsumizmin modern

Minimalizmi, filozofia që sfidon konsumizmin modern

14 Korrik, 2026
Ministria e Drejtësisë, fytyra e shëmtuar e qeverisë shqiptare

Ministria e Drejtësisë, fytyra e shëmtuar e qeverisë shqiptare

13 Korrik, 2026

Na ndiqni në

KontrasT.al

KontrasT.al - Është një platformë mediatike që informon dhe argëton ndjekësit në 24/7. Lajmi, ngjarja dhe opinioni vijnë për lexuesit me ngjyra më të qarta - në tablonë e realitetit dhe kontraditave të tij.

Shfleto sipas kategorive

  • Aktualitet
  • Argëtim
  • Bota
  • Destinacione
  • Drejtësi-Ligj
  • Ekonomi-Biznes
  • Foto-Lajm
  • Horoskopi
  • Investigim
  • Kinema
  • Kosova
  • Kronika e zezë
  • Ku të shkojmë
  • Kuriozitete
  • Kursi këmbimit
  • Lajme
  • Lajme rozë
  • Letërsi
  • Misc
  • Modë
  • Moti
  • Muzikë
  • Opinion
  • Politikë
  • Portret
  • Psikologji
  • Rubrika artistike
  • Satirë
  • Shënim
  • Shkencë-Teknologji
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Sport
  • Stil jetese
  • Të tjera
  • Teatër
  • Video

Lajmet më të fundit

Skandali i Universitetit të Tiranës: Si u shkruajt rregullorja që mbron plagjiatorët

14 Korrik, 2026
Italia udhëheq kundërshtimin ndaj idesë për t’u dhënë anëtarëve të rinj të BE-së një status “të dorës së dytë”

Italia udhëheq kundërshtimin ndaj idesë për t’u dhënë anëtarëve të rinj të BE-së një status “të dorës së dytë”

14 Korrik, 2026
  • Rreth nesh
  • Reklamo
  • Politikat e privatësisë
  • Na kontaktoni

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.