• Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Kryefaqja Shënim

Mikroshteti bektashi si mashtrimi me mikrokredi

20 Gusht, 2026
në Shënim
A A
Mikroshteti bektashi si mashtrimi me mikrokredi
46
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Kur flitet për krijimin e një shteti të ri, zakonisht diskutimi nis me territorin, institucionet dhe sovranitetin. Por në rastin e projektit për një “shtet sovran bektashi” në Tiranë, ka një pyetje shumë më njerёzore: kush do ta paguajë faturën?

Ndërsa territori i parashikuar është fare i vogël, rreth 11 hektarë, ambiciet që po i bashkëngjiten projektit duket se vetëm sa shtohen. Flitet për një administratë të vetën, përfaqësim jashtë vendit, pasaporta dhe tashmë edhe për një monedhë të re, të quajtur “bek”, e cila, sipas Intelligence Online, po shqyrtohet të lidhet me çmimin e arit.

BalkanWeb, duke iu referuar medias franceze, shkruan se përgatitjet për projektin kanë hyrë në një fazë të re dhe se zyrtarizimi i tij mund të ndodhë në muajt e ardhshëm. Por sa më konkrete bëhen planet, aq më konkrete bëhet edhe pyetja që deri tani ka mbetur në hije: sa do të kushtojë ngritja dhe funksionimi i këtij mikroshteti dhe, mbi të gjitha, nga do të vijnë paratë?

Nuk është në diskutim bektashizmi. Është në diskutim shteti.

Bektashizmi është pjesë e historisë shqiptare dhe një prej elementeve që kanë kontribuar në traditën e bashkëjetesës fetare të vendit. Vetë Selia e Shenjtë ka vlerësuar rolin e komunitetit bektashi në dialogun ndërfetar dhe në bashkëjetesën paqësore.

Prandaj, çdo kritikë serioze ndaj projektit nuk duhet të bjerë në kurthin e vulgaritetit fetar. Të kritikosh krijimin e një entiteti të pretenduar sovran nuk do të thotë të kritikosh bektashinjtë. Përkundrazi: të mbrosh shtetin laik dhe neutral është njëkohësisht të mbrosh barazinë e të gjitha komuniteteve fetare.

Ndaj natyrshёm tё gjithёve na lindin disa pyetje që nuk mund të zëvendësohen me fotografi ceremoniale, deklarata politike dhe as me pasaporta simbolike.

Shqipëria nuk është një apartament që mund të ndahet me mur

Kushtetuta është e qartë: Republika e Shqipërisë është shtet unitar dhe i pandashëm. Sovraniteti i përket popullit. Pavarësia dhe tërësia territoriale janë ndër bazat e shtetit.

Kjo do të thotë se një qeveri nuk mund ta trajtojë territorin e Republikës sikur të ishte pronë private e administratës së radhës.

Nuk mjafton të thuhet: “Nuk do të ketë ushtri, polici apo taksa”. Sepse sovraniteti nuk përcaktohet vetëm nga prania e policisë, por ai lidhet me pyetjen themelore:

Kush e ushtron autoritetin përfundimtar mbi territorin, njerëzit, ligjin dhe marrëdhëniet me botën e jashtme?

Nëse përgjigjia mbetet “Republika e Shqipërisë”, atëherë kemi të bëjmë me një status të veçantë juridik ose administrativ të një bashkësie fetare.

Nëse përgjigjja është “një shtet tjetër”, atëherë nuk kemi më thjesht një marrëdhënie mes shtetit dhe një komuniteti fetar, por një çështje kushtetuese dhe ndërkombëtare të përmasave krejt të tjera.

Çfarë është “shteti”?

Në të drejtën ndërkombëtare, shteti nuk krijohet sepse i vendos një emër një parcele toke, printon një pasaportë apo prodhon një monedhë.

Konventa e Montevideos e vitit 1933, si pikënisje klasike për analizën e shtetësisë, kërkon popullsi të përhershme, territor të përcaktuar, qeveri dhe aftësi për të hyrë në marrëdhënie me shtete të tjera.

Pra, “shteti” nuk është një logo. Nuk është një website, as thjesht një pasaportë ose një monedhë.

Kryesorja që nuk është – është që shteti s’mund të jetë një markë politike.

Një shtet është një rend juridik sovran, me autoritet efektiv dhe kapacitet ndërkombëtar.

Prandaj, nëse projekti është realisht vetëm krijimi i një zone të posaçme për administrimin e pavarur të një komuniteti fetar, atëherë le të quhet kështu dhe të diskutohet në kuadrin kushtetues përkatës.

Por nëse synohet për një shtet sovran, atëherë publiku shqiptar ka të drejtë të dijë saktësisht se çfarë po krijohet.

“Vatikani mysliman”

Krahasimi me Vatikanin është spektakolar dhe mediatikisht shumë efektiv. Por pikërisht për këtë arsye nuk krahasohet dot dhe nuk bind.

Qytet/shteti i Vatikanit nuk është një shembull që mund të kopjohet dot thjesht me një vendim administrativ. Statusi i tij është produkt i një historie të jashtëzakonshme politike dhe juridike, të konsoliduar nëpërmjet marrëdhënieve ndërkombëtare.

Ndërsa në Shqipëri kemi një shtet ekzistues, me Kushtetutë ekzistuese, territor ekzistues, sovranitet ekzistues dhe një rend kushtetues që e përcakton qartë karakterin unitar të Republikës.

Ndaj sot nuk mund tё tallet askush duke pyetur: “A mund ta bëjmë një Vatikan shqiptar?”. E vetmja pyetje qё kёrkon reflektim pas leximit tё Kushtetutёs sonё nga ata qё hedhin ide tё tilla ёshtё “A lejon Kushtetuta shqiptare krijimin e një entiteti sovran brenda territorit të Republikës?”

Metafora e mikrokredisë

Në Shqipëri njihet mirë modeli i premtimeve financiare që duken të vogla, të padëmshme dhe të leverdishme por që dalin në fund edhe tragjike.

Një kredi e vogël. Një këst i vogël. Një interes “i përballueshëm”. Një kontratë që duket e thjeshtë. Por, kur lexon kushtet deri në fund, kupton se madhësia e kredisë nuk tregon madhësinë e detyrimit.

Kjo është arsyeja pse “shteti mikrobektashi” ngjan me një mashtrim me mikrokredi — jo sepse komuniteti bektashi po mashtron dikë, dhe as sepse projekti është domosdoshmërisht mashtrim në kuptimin juridik të fjalës.

Por se metafora i referohet asimetrisë midis madhësisë së projektit dhe peshës së premtimeve të tij.

Territori është mikro. Por premtimi është makro. 11 hektarë, por shtet. Një komunitet fetar, por diplomaci. Një enklavë, por pasaporta. Një qendër shpirtërore, por monedhë. Një parcelë në Tiranë, por potencialisht marrëdhënie ndërkombëtare.

Dhe…nё fund le tё ndalemi pak tek njё aspekt po kaq i rёndёsishёm. Nëse projekti ka kosto juridike, financiare, diplomatike dhe kushtetues… Kush e paguan?

“Bek”-u: monedhë, simbol apo një hap drejt sovranitetit?

Raportimi për një monedhë të mundshme “bek”, potencialisht të indeksuar me arin, është ndoshta pjesa më spektakolare e historisë.

Por edhe këtu duhet të ndajmë simbolikën nga juridiksioni.

Një token, medaljon, monedhë përkujtimore ose mjet simbolik mund të ketë një kuptim kulturor. Por një monedhë sovrane është diçka tjetër.

Ajo lidhet me autoritetin monetar, sistemin financiar, legjislacionin kundër pastrimit të parave, mbikëqyrjen financiare, marrëdhëniet bankare dhe detyrimet ndërkombëtare.

Shqipëria nuk mund të krijojë paralelisht, brenda territorit të saj, një sistem monetar të pakufizuar pa u përballur me pasojat juridike të një akti të tillë.

Nëse “bek” është vetëm simbol, le të thuhet qartë.

Nëse synon të jetë monedhë, atëherë duhet të shpjegohet kush e emeton, kush e garanton, kush e mbikëqyr dhe çfarë vlere juridike dhe monetare ka. Ari mund të garantojë çmimin e një metali por jo sovranitetin e një shteti.

Pasaporta: dokument udhëtimi apo deklaratë sovraniteti?

E njëjta gjë vlen për pasaportat. Një pasaportë nuk është thjesht një libërth me stemë. Ajo është dokument që lidhet me shtetësinë, identitetin juridik dhe marrëdhëniet ndërkombëtare.

Nëse një entitet brenda territorit shqiptar lëshon “pasaporta”, duhet të dimë: Kush konsiderohet shtetas? Kush është autoriteti që e jep shtetësinë? A mund të ketë një person shtetësi shqiptare dhe shtetësi bektashiane? A është dokument udhëtimi? A e njohin shtetet e tjera? A e njohin kufitarët? A e njohin linjat ajrore? A ka përgjegjësi ndërkombëtare Shqipëria për mbajtësin?

Këto nuk janë detaje, por vetë thelbi i projektit qe sjellin automatikisht një rrezik shtetёror. Sepse, projekti mund të dëmtojë pikërisht atë që pretendohet se synon të promovojë: bashkëjetesën fetare shqiptare.

Kushtetuta nuk njeh një hierarki ndërmjet komuniteteve fetare. Ajo parashikon mungesën e fesë zyrtare, neutralitetin e shtetit dhe barazinë e bashkësive fetare.

Nëse një komunitet fetar shndërrohet në entitet sovran, po komunitetet e tjera? A mund të kërkojë një komunitet tjetër një territor të veçantë? Po një bashkësi tjetër fetare, një tjetë komunitet kulturor, apo një komunitet etnik?

Nëse përgjigjja është “jo”, atëherë duhet shpjeguar përse.

Nëse përgjigjja është “po”, atëherë Shqipëria nuk është më thjesht shtet unitar; po hyn në një logjikë krejt tjetër të organizimit territorial dhe politik.

Kjo është arsyeja pse një projekt i tillë nuk mund të argumentohet vetëm me fjalët “tolerancë”, “moderim” dhe “bashkëjetesë”.

Toleranca fetare nuk kërkon sovranitet fetar; bashkëjetesa nuk kërkon kufij, ashtu sikundër dhe moderimi nuk kërkon pasaportë.

Çfarë thotë Sovrani?

Kryeministri Edi Rama e shpalli projektin në skenën e Kombeve të Bashkuara në vitin 2024. Projekti është raportuar ndërkombëtarisht si krijimi i një shteti sovran bektashi të modeluar sipas Vatikanit. Por një deklaratë politike nuk është normë kushtetuese.

Në një Republikë parlamentare, sidomos kur preket sovraniteti dhe territori, publiku duhet të shohë tekstin juridik. Jo vetëm vizionin. Jo vetëm hartën. Jo vetëm ceremoninë. Jo vetëm deklaratat. Duhet të shohë projektligjin ose aktin kushtetues përkatës; përcaktimin territorial; statusin e personave që do të jetojnë ose punojnë aty; regjimin fiskal; regjimin penal dhe civil; kompetencën gjyqësore; policinë dhe sigurinë; kontrollin kufitar; pasaportat; shtetësinë; monedhën dhe përgjegjësinë e Republikës së Shqipërisë.

Pa këto, nuk mundet të flitet për një shtet juridik.

Toleranca që “fshihet” pas një shteti fetar

Shqipëria ka diçka që shumë vende do ta dëshironin: një traditë reale të bashkëjetesës fetare. Katolikë, myslimanë, bektashinj, ortodoksë, protestantë dhe njerëz që nuk praktikojnë asnjë fe kanë jetuar në të njëjtin shtet. Pa kufij fetarë. Pa pasaporta fetare. Pa monedha fetare. Pa territore të rezervuara. Kjo është ndoshta pasuria e vërtetë shqiptare.

Prandaj do të ishte paradoksale që, në emër të promovimit të tolerancës, të krijonim një precedent ku feja lidhet për herë të parë me sovranitetin territorial.

Mund të kishim një Qendër Botërore Bektashiane. Mund ta promovonim Tiranën si kryeqytet botëror të dialogut fetar. Por kёto mundet të bëhen pa krijuar një shtet brenda shtetit.

Sot është 11 hektarë. Nesër është një administratë. Pastaj pasaportë. Pastaj përfaqësues. Pastaj marrëveshje ndërkombëtare. Pastaj privilegje fiskale. Pastaj status i veçantë. Pastaj kërkesa për kompetenca të reja.

Dhe në fund, pa e kuptuar mirë se kur ndodhi ndryshimi, mund të kemi krijuar jo një qendër fetare, por një entitet politik me identitet sovran.

Bektashizmi apo Republika?

Nuk ka asgjë antibektashiane në të kërkuarit e një analize juridike. Nuk është as kundër tolerancës fetare pyetja se çfarë do të thotë “shtet sovran”. Përkundrazi, shqiptarët kanë të drejtë të kërkojnë përgjigje për çdo element të sovranitetit.

Sovraniteti nuk është pronë e një qeverie. Ai është pasuri juridike e popullit.

Shqipëria nuk ka nevojë të krijojë një shtet mikroskopik për t’i treguar botës se është tolerante. Ajo e ka treguar nëpër dekada tolerancën fetare.

As bektashizmi nuk ka nevojë për një shtet për t`u ndjerë bektashi.

© Ky është artikull ekskluziv i KontrasT.al, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to” / Artikulli mund të ripublikohet vetёm i shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Postimi i mëparshëm

Europa kundër sanksioneve amerikane ndaj Gjykatës Penale Ndërkombëtare: “Sulm ndaj pavarësisë së drejtësisë”

Postimi i rradhës

Fshehu udhëzime për Inteligjencën Artificiale brenda dokumenteve të gjykatës: kërkonte që AI t’i jepte të drejtë

Postimi i rradhës
Fshehu udhëzime për Inteligjencën Artificiale brenda dokumenteve të gjykatës: kërkonte që AI t’i jepte të drejtë

Fshehu udhëzime për Inteligjencën Artificiale brenda dokumenteve të gjykatës: kërkonte që AI t’i jepte të drejtë

  • Më të fundit
Dekorohet “Faqekuqi” i Ministrisë së Financave: Firmosi për 4.2 milionë eurot e Kanye West, bëhet Sekretar i Përgjithshëm në KQZ

Dekorohet “Faqekuqi” i Ministrisë së Financave: Firmosi për 4.2 milionë eurot e Kanye West, bëhet Sekretar i Përgjithshëm në KQZ

21 Gusht, 2026
Nga njeriu më i pasur i Azisë në burgim të përjetshëm, dënohet themeluesi i Evergrande

Nga njeriu më i pasur i Azisë në burgim të përjetshëm, dënohet themeluesi i Evergrande

21 Gusht, 2026
Eksperti gjerman i sigurisë paralajmëron për rrezikun e “luftës civile” nga emigrantët e paligjshëm dhe aktivistët e majtë që kundërshtojnë dëbimet

Eksperti gjerman i sigurisë paralajmëron për rrezikun e “luftës civile” nga emigrantët e paligjshëm dhe aktivistët e majtë që kundërshtojnë dëbimet

21 Gusht, 2026
Këshilltari i Biden paralajmëroi Faucin dhe drejtuesen e CDC-së: Maskat prej cope ofronin mbrojtje shumë të kufizuar

Këshilltari i Biden paralajmëroi Faucin dhe drejtuesen e CDC-së: Maskat prej cope ofronin mbrojtje shumë të kufizuar

21 Gusht, 2026

Postimet e fundit

Dekorohet “Faqekuqi” i Ministrisë së Financave: Firmosi për 4.2 milionë eurot e Kanye West, bëhet Sekretar i Përgjithshëm në KQZ

Dekorohet “Faqekuqi” i Ministrisë së Financave: Firmosi për 4.2 milionë eurot e Kanye West, bëhet Sekretar i Përgjithshëm në KQZ

21 Gusht, 2026
Nga njeriu më i pasur i Azisë në burgim të përjetshëm, dënohet themeluesi i Evergrande

Nga njeriu më i pasur i Azisë në burgim të përjetshëm, dënohet themeluesi i Evergrande

21 Gusht, 2026
Eksperti gjerman i sigurisë paralajmëron për rrezikun e “luftës civile” nga emigrantët e paligjshëm dhe aktivistët e majtë që kundërshtojnë dëbimet

Eksperti gjerman i sigurisë paralajmëron për rrezikun e “luftës civile” nga emigrantët e paligjshëm dhe aktivistët e majtë që kundërshtojnë dëbimet

21 Gusht, 2026
Këshilltari i Biden paralajmëroi Faucin dhe drejtuesen e CDC-së: Maskat prej cope ofronin mbrojtje shumë të kufizuar

Këshilltari i Biden paralajmëroi Faucin dhe drejtuesen e CDC-së: Maskat prej cope ofronin mbrojtje shumë të kufizuar

21 Gusht, 2026

Na ndiqni në

KontrasT.al

KontrasT.al - Është një platformë mediatike që informon dhe argëton ndjekësit në 24/7. Lajmi, ngjarja dhe opinioni vijnë për lexuesit me ngjyra më të qarta - në tablonë e realitetit dhe kontraditave të tij.

Shfleto sipas kategorive

  • Aktualitet
  • Argëtim
  • Bota
  • Destinacione
  • Drejtësi-Ligj
  • Ekonomi-Biznes
  • Foto-Lajm
  • Horoskopi
  • Investigim
  • Kinema
  • Kosova
  • Kronika e zezë
  • Ku të shkojmë
  • Kuriozitete
  • Kursi këmbimit
  • Lajme
  • Lajme rozë
  • Letërsi
  • Misc
  • Modë
  • Moti
  • Muzikë
  • Opinion
  • Politikë
  • Portret
  • Psikologji
  • Rubrika artistike
  • Satirë
  • Shënim
  • Shkencë-Teknologji
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Sport
  • Stil jetese
  • Të tjera
  • Teatër
  • Video

Lajmet më të fundit

Dekorohet “Faqekuqi” i Ministrisë së Financave: Firmosi për 4.2 milionë eurot e Kanye West, bëhet Sekretar i Përgjithshëm në KQZ

Dekorohet “Faqekuqi” i Ministrisë së Financave: Firmosi për 4.2 milionë eurot e Kanye West, bëhet Sekretar i Përgjithshëm në KQZ

21 Gusht, 2026
Nga njeriu më i pasur i Azisë në burgim të përjetshëm, dënohet themeluesi i Evergrande

Nga njeriu më i pasur i Azisë në burgim të përjetshëm, dënohet themeluesi i Evergrande

21 Gusht, 2026
  • Rreth nesh
  • Reklamo
  • Politikat e privatësisë
  • Na kontaktoni

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
  • sq
    • sq
    • en
    • it

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.