• Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Kryefaqja Investigim

Dekorohet “Faqekuqi” i Ministrisë së Financave: Firmosi për 4.2 milionë eurot e Kanye West, bëhet Sekretar i Përgjithshëm në KQZ

21 Gusht, 2026
në Investigim
A A
Dekorohet “Faqekuqi” i Ministrisë së Financave: Firmosi për 4.2 milionë eurot e Kanye West, bëhet Sekretar i Përgjithshëm në KQZ
44
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Nuk kanë kaluar as dy muaj nga skandali i koncertit të reperit Kanye West, kur Qeveria shqiptare përmes një akti normativ “zhvati” nga fondi rezervë i emergjencave, 4.2 milionë euro në mbështetje të tij.

Raportimet nga korridoret e Ministrisë së Financave, vendosin në qendër të operacionit shkresor për lëvrimin e fondit të koncertit të Kanye West, një emër që të gjithë punonjësit e thërrasin mes tyre me nofkën “Faqekuqi”.

Emri dhe firma e Edmond Ahmetit, dalin qartë në dokumentet e Ministrisë së Financave, ku hapej rruga “ligjore” për procedurën e miratimit nga qeveria të aktit normativ të lëvrimit të 4.2 milionë eurove për koncertin e West.

Edmond Ahmeti, drejtor i Drejtorisë së Programimit, Standardizimit dhe Harmonizimit të Kuadrit Rregullator në Ministrinë e Financave, e mban këtë post prej vitit 2020, bashkë me peshën e rëndë të dhjetëra procedurave që i kanë “zbardhur” faqen buxhetit të shtetit.

Dr. Ahmeti dhe Dr. Elona Bano, bashkëshortja e tij drejtoreshë në Ministrinë e Drejtësisë, njihen si autorë të librit “E drejta e koncesioneve dhe e Partneritetit Publik Privat”, ndërkohë që vetë Ahmeti në pozicionin e punës, ka mbuluar dhe mbikëqyrur me dhjetëra kontrata koncesionare që “gëlltitën” miliarda lekë fonde përmes Ministrisë së Financave.

Dr. Ahmeti ka qenë në pozicion kyç në Ministrinë e Financave, kur duhet të përdoreshin paratë publike, në çështjet me peshë të madhe financiare por dhe besimi, si ajo që përfshiu procedurat që lidhen me Bankën Shqiptare të Zhvillimit dhe, së fundmi, më e forta, përgatitja me urgjencë dhe “natën” e dokumentacionit të 4.2 milionë eurove për koncertin e Kanye West.

Ndërrimi i ministrave të financave nuk e lëkundi asnjëherë pozitën e “Faqekuqit” nga Saranda, i cili me shërbimet e tij të përpikta, vetëm sa e betonoi besimin e “piramidës” së pushtetit, që sipas raportimeve përfundonte te zyra e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, Engjëll Agaçi.

Pas sprovës së fundit, koha për një kapërcim domethënës erdhi. Nga drejtor në Ministrinë e Financave, Edmond Ahmeti “konkurron” si kandidat i vetëm dhe kualifikohet në procedurën për postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Celibashi Nr. 2

KQZ, ka më shumë se një vit që nuk ka Sekretar të Përgjithshëm të emëruar. Rolin e komanduar të këtij pozicioni të rëndësishëm Celibashi ia besoi përkohësisht, Jona Josifit, punonjëse në këtë institucion të pavarur.

Jona Josifi u vendos në provë nga shefi i saj, për një kohë të gjatë, por duket se cedoi dhe ai nuk e konsideroi si kandidate që duhet emëruar për misionet e ardhshme të KQZ. Në pozicionin e SP-së duhet një njeri super i besuar dhe sprovuar me zbatimin e porosive nga “lart”.

Në tenderin e përfolur së fundi për “Mirëmbajtjen e moduleve ekzistuese të KQZ-së”, Jona Josifi nuk tregoi shkathtësinë dhe “besnikërinë” e kërkuar. “INTELISOFT”, kompania e Gëzim Hoxhës, vëllait të Ministrit të Jashtëm Ferit Hoxha, duhej që të fitonte pa zhurmë, ndërkohë ndodhi e kundërta.

Procedura e tenderit u bë objekt përplasjeje mes KQZ-së dhe Komisionit të Prokurimit Publik, ndërsa jehona e kontestimeve përfshiu edhe publikime në media.

Për këtë shkak rekrutimi i emrit të “Faqekuqit” u bë çështje urgjente. Gushti u kthye në muaj sulmi, jo pushimi.

KQZ e shpalli vendin vakant të Sekretarit të Përgjithshëm në 7 gusht. Vetëm dhjetë ditë më vonë, më 17 gusht, publikoi listën paraprake të kandidatëve që plotësojnë kushtet për të vazhduar konkurrimin. Lista ka vetëm një emër: Edmond Ahmeti.

Drejtor Ahmeti, më herët postit aktual në Ministrinë e Financave, ka mbajtur pozicione drejtuese në Ministrinë e Kulturës dhe Ministrinë e Arsimit.

Por CV-ja administrative e Ahmetit ka edhe një anë interesante bashkë me titujt akademikë që deklaron se mban. Tani Dr. Ahmeti po largohet nga sistemi financiar dhe ngjarjet ekonomike të cilat i njeh mirë, për t’u futur në një “Qendër votash”, që kërkon specializim të veçantë. Pra po ngjitet në karrierë duke zbritur në profilin profesional, por gjithnjë duke mos iu ndarë asnjëherë pushtetit të parasë: Nga firma determinante te milionat e financave, te firma nr. 2 për milionat e zgjedhjeve…

Sekretari i Përgjithshëm i KQZ-së është një nga pozicionet më të rëndësishme administrative të institucionit që organizon dhe administron procesin e zgjedhjeve dhe referendumeve në Shqipëri. KQZ mbikëqyr veprimtarinë e administratës zgjedhore, dhe administron buxhetet e tyre.

Zgjedhjet e ardhshme vendore do të sjellin përsëri kontrata të majme në teknologji, pajisje, identifikim apo votim elektronik sipas skemave që do të miratohen nga politika dypolare në Shqipëri. Do menaxhohen miliona euro për fletë votimi, logjistikë dhe shërbime të ndryshme, brenda kuadrit të ardhshëm zgjedhor, që sa vjen dhe “modernizohet”.

Për të nënshkruar akte me efekte shumëmilionëshe financiare, duhet një person i sprovuar dhe z. Ahmeti këtë e ka treguar në Ministrinë e Financave. Që firma dhe “bindja” administrative të vlejnë dhe shërbejnë sa besimi i dhënë, këtë “Faqekuqi” duhet ta tregojë sa më shpejt t’i jepet mundësia, me emërimin e tij.

KQZ, si institucion i pavarur, që do administrojë fonde dhe zgjedhje me peshë të pallogaritshme publike dhe politike me fillimin e vjeshtës do ketë dy numra të rreshtuar nën urdhrat e pushtetit, Nr. 1 Ilirian Celibashin dhe Nr. 2 Eduart Ahmetin, pavarësisht se ky i fundit nuk është emëruar definitivisht si Sekretar i Përgjithshëm në KQZ, sepse formalisht procedura vazhdon dhe lista e publikuar është paraprake.

© Ky është artikull ekskluziv i KontrasT.al, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to” / Artikulli mund të ripublikohet vetёm i shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Postimi i mëparshëm

Nga njeriu më i pasur i Azisë në burgim të përjetshëm, dënohet themeluesi i Evergrande

  • Më të fundit
Dekorohet “Faqekuqi” i Ministrisë së Financave: Firmosi për 4.2 milionë eurot e Kanye West, bëhet Sekretar i Përgjithshëm në KQZ

Dekorohet “Faqekuqi” i Ministrisë së Financave: Firmosi për 4.2 milionë eurot e Kanye West, bëhet Sekretar i Përgjithshëm në KQZ

21 Gusht, 2026
Nga njeriu më i pasur i Azisë në burgim të përjetshëm, dënohet themeluesi i Evergrande

Nga njeriu më i pasur i Azisë në burgim të përjetshëm, dënohet themeluesi i Evergrande

21 Gusht, 2026
Eksperti gjerman i sigurisë paralajmëron për rrezikun e “luftës civile” nga emigrantët e paligjshëm dhe aktivistët e majtë që kundërshtojnë dëbimet

Eksperti gjerman i sigurisë paralajmëron për rrezikun e “luftës civile” nga emigrantët e paligjshëm dhe aktivistët e majtë që kundërshtojnë dëbimet

21 Gusht, 2026
Këshilltari i Biden paralajmëroi Faucin dhe drejtuesen e CDC-së: Maskat prej cope ofronin mbrojtje shumë të kufizuar

Këshilltari i Biden paralajmëroi Faucin dhe drejtuesen e CDC-së: Maskat prej cope ofronin mbrojtje shumë të kufizuar

21 Gusht, 2026

Postimet e fundit

Na ndiqni në

KontrasT.al

KontrasT.al - Është një platformë mediatike që informon dhe argëton ndjekësit në 24/7. Lajmi, ngjarja dhe opinioni vijnë për lexuesit me ngjyra më të qarta - në tablonë e realitetit dhe kontraditave të tij.

Shfleto sipas kategorive

  • Aktualitet
  • Argëtim
  • Bota
  • Destinacione
  • Drejtësi-Ligj
  • Ekonomi-Biznes
  • Foto-Lajm
  • Horoskopi
  • Investigim
  • Kinema
  • Kosova
  • Kronika e zezë
  • Ku të shkojmë
  • Kuriozitete
  • Kursi këmbimit
  • Lajme
  • Lajme rozë
  • Letërsi
  • Misc
  • Modë
  • Moti
  • Muzikë
  • Opinion
  • Politikë
  • Portret
  • Psikologji
  • Rubrika artistike
  • Satirë
  • Shënim
  • Shkencë-Teknologji
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Sport
  • Stil jetese
  • Të tjera
  • Teatër
  • Video

Lajmet më të fundit

Dekorohet “Faqekuqi” i Ministrisë së Financave: Firmosi për 4.2 milionë eurot e Kanye West, bëhet Sekretar i Përgjithshëm në KQZ

Dekorohet “Faqekuqi” i Ministrisë së Financave: Firmosi për 4.2 milionë eurot e Kanye West, bëhet Sekretar i Përgjithshëm në KQZ

21 Gusht, 2026
Nga njeriu më i pasur i Azisë në burgim të përjetshëm, dënohet themeluesi i Evergrande

Nga njeriu më i pasur i Azisë në burgim të përjetshëm, dënohet themeluesi i Evergrande

21 Gusht, 2026
  • Rreth nesh
  • Reklamo
  • Politikat e privatësisë
  • Na kontaktoni

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
  • sq
    • sq
    • en
    • it

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.