• Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Kryefaqja Drejtësi-Ligj

Drejtësi me axhendë apo rekrutime me laps në dorë? Si u harruan 10 hetues në sirtarët e SPAK

23 Gusht, 2026
në Drejtësi-Ligj
A A
Drejtësi me axhendë apo rekrutime me laps në dorë? Si u harruan 10 hetues në sirtarët e SPAK
121
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Byroja Kombëtare e Hetimit ka nevojë për hetues, prokuroritë e zakonshme kanë nevojë për prokurorë. Gjykatat e Republikës kanë shumë nevojë për gjyqtarë.

Drejtësia në Shqipëri ka një dekadë që vuan për njerëz për shkak të “reformimit” të saj. Drejtësia që kërkojnë njerëzit është urgjente. Ata nuk presin dot ritmin e reformimit sipas kalendarit politik apo burokracisë së rekrutimit.

Përse vendet bosh në sistemin e drejtësisë nuk plotësohen? A mos vallë ato ruhen për qokat që pushteti gjyqësor dhe ai politik u bëjnë njëri-tjetrit?

Para një muaji pamë se si pesë anëtarë të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, KPA, u “akomoduan” nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, në gjykata apeli. Tre prej tyre (Sokol Çomo, Ina Rama dhe Albana Shtylla), u emëruan pranë Gjykatës Administrative të Apelit, ndërsa dy të tjerë (Natasha Mulaj dhe Mimoza Tasi), u emëruan pranë Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm. Anëtarja e gjashtë e KPA-së, Rezarta Schuetz, nuk pati nevojë, sepse me mbarimin e misionit të saj, si shtetase e huaj, u largua në shtetin “amë” në një kontinent tjetër.

KLGJ, nga raportimet mediatike, frenoi procedurën e rekrutimeve dhe priti gjatë për të ruajtur vendet bosh, sa të mbërrinin Vettingistët.

Shkolla e Magjistraturës nga ana e saj, ecën me hapin e breshkës çdo vit me rekrutimin e magjistratëve të rinj. Prokurorë dhe gjyqtarë duhet të trajnohen tre vjet që më pas të dalin nëpër salla gjyqesh që janë mbushur me një det me çështje të zvarritura ndër vite. Shkolla rekruton pak duke ia hedhur “fajin” KLP-së dhe KLGJ-së që nuk hap vendet.

Në disa prononcime, krerët e të dyja institucioneve, “qeveri e gjyqësorit”, janë shprehur se numri i limituar i kuotave të caktuara për çdo vit në Shkollën e Magjistraturës, referon në nevojën për të “ruajtur cilësinë” e atyre që do rekrutohen.

Po a nuk duhet ta parashikonin këtë “baballarët” e Reformës në Drejtësi para 10 vitesh? Nëse “shpata” e Vetting-ut do priste jo 400 por të 800 kokat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, a nuk duhet të ishin gati 800 të tjerë?

Rekrutimi i 10 hetuesve për BKH

Para disa ditësh, lajmi për hapjen e vendeve të reja për hetues të BKH u paraqit si lajm i mirë. Sikur SPAK po nxitonte të forconte kapacitetet hetimore me plus 40 hetues në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Vetëm se SPAK që “nxitoi” pas kaq kohësh për të forcuar makinerinë hetimore BKH, ka ende një garë të vjetër për të mbyllur. Atë që ka nisur që më 29 maj 2025.

Aplikimet për pozicionet e hetuesve financiarë në BKH, u hapën para plot 1 viti e 3 muaj, me afat deri më 12 qershor 2025. Kandidatët kaluan filtrat, testimet, pikëzimin dhe intervistën. Në tetor 2025, procesi kishte mbërritur deri në fazën ku SPAK publikoi emrat dhe rezultatet përfundimtare.

Më 23 tetor 2025, dhjetë kandidatë zhvilluan intervistën e strukturuar me gojë. Një ditë më vonë, më 24 tetor, komisioni i SPAK bëri pikëzimin përfundimtar të tri fazave. Rezultati u bë publik.

Pra, dhjetë kandidatët që mbërritën t’ia dalin testeve deri në fund ishin ata që arritën pragun minimal prej 70 pikësh.

SPAK njoftoi se, pas përfundimit të afatit të ankimit, kandidatët me të paktën 70 pikë do t’i nënshtroheshin fazës së verifikimit të figurës dhe deklarimit të pasurisë, sipas kërkesave të ligjit nr. 95/2016.

ILDKPKI që është dhe institucioni që kalon në “sitë” pasuritë e politikanëve dhe të sistemit të drejtësisë, në këtë rast do kontrollonte edhe pasuritë e kandidatëve fitues për hetues në BKH.

Që prej atij njoftimi kanë kaluar afro dhjetë muaj (tetor 2025 – gusht 2026), dhe në faqen publike të SPAK nuk rezulton asnjë njoftim për përfundimin e kësaj procedure dhe emërimin e fituesve.

Dhjetë kandidatë hetues për BKH kaluan garën. Sa muaj apo vite duhen për t’u verifikuar pasuria e tyre?

Burime nga ILDKPI, raportuan se SPAK kishte “harruar” të përcillte dosjet e kandidatëve. “Nëse ato do silleshin në kohë tek ne, procesi verifikues do kishte përfunduar që në fillim të vitit…”

Harresë apo axhendë?

Klodian Braho ashtu si paraardhësi i tij në drejtim të SPAK, Altin Dumani, në raportimet e ftohta para komisioneve të nxehta politike parlamentare, gjithnjë i kanë mëshuar nevojës për rritje të kapaciteteve të BKH, për të ndihmuar efiçiencën e 20 prokurorëve specialë.

Një nga pikat e rekomandimeve që iu bënë SPAK për vitin 2025 përmes rezolutës nga Kuvendi, ishte pikërisht plotësimi i vendeve për hetues të BKH, nevojë që SPAK e kishte prezantuar edhe vetë, por nuk e ka përmbushur.

Ndaj bëhet e vështirë të komentohet “urgjenca” e sotme për 40 hetues të BKH, pa shpjeguar më parë se çfarë ka ndodhur me ata 10 që konkurruan, u testuan, kaluan poligrafin dhe presin më tepër se një vit për shkak të “harresës” së SPAK.

Dhe “harresa” bie aromë axhende, nëse informacioni është i saktë për 10 hetues që presin prej një viti të emërohen.

Ata kanë kaluar fazën e parë. Kanë kaluar testimin me shkrim. Kanë kaluar intervistën e strukturuar. Janë pikëzuar nga komisioni dhe SPAK ka publikuar vetë renditjen përfundimtare. Të dhjetë “hetuesit” arritën pragun që i çonte në verifikimin e figurës dhe pasurisë.

Nëse ndonjëri prej tyre nuk do e kalonte verifikimin pasuror, kjo është pjesë normale e procedurës, ndaj dhe duhej vijuar me kandidatët që plotësonin kushtet.

Nëse të gjithë do skualifikoheshin, atëherë SPAK duhet të publikonte një rezultat që do krijonte mundësinë konkurruese për 50 dhe jo vetëm 40 kandidatë.

Kjo e bën historinë e konkursit të vitit 2025 edhe më të pakuptueshme, pa aluduar për të thënë dyshuese.

Nëse dhjetë kandidatë kërkojnë 10 muaj vetëm për fazën e verifikimit, sa do të kërkojë një proces i ri me 40 të tillë? Dy? Tre, apo katër vite?

Hapja e vendeve vakante nuk e shton kapacitetin e BKH-së. Reklamimi i tyre sikur drejtësia po funksionon nuk sjell asnjë rezultat. Emërimi i profesionistëve të hetimit, po.

Njoftimet për konkurrime në strukturat e drejtësisë bëjnë gjithnjë lajm të bujshëm. Magjistratura mban “peng” vëmendjen e publikut në ditët “fatale” të testimit. Këtë po bën edhe SPAK.

Ndërkohë që, shumë të rinj përgatiten shpirtërisht për një mundësi të artë karriere dhe punësimi, lapsi i procedurave shënon vetëm atëherë kur axhenda është e volitshme për emërim.

Asnjëherë nuk flitet për emërimet, vetëm për konkurrimet. Titujt dhe raportimet mbushen me shifra, numra jo me fakte apo njerëz. Se çfarë ndodh në korridoret e drejtësisë, mbetet një enigmë e mbyllur në sirtarët e saj.

Njerëzit protestojnë për mungesën e drejtësisë. Drejtësia justifikohet me mungesën e kohës për reformimin e saj. Koha nga ana e saj, fajëson ata që s’dinë ta përdorin atë si duhet. Si në rastin e 10 hetuesve të BKH, të cilët nëse do emëroheshin në 10 Janar, mund të kishin ‘kapur’ 10 hajdutë të 10 miliard lekëve të vjedhura nga buxheti i popullit.

© Ky është artikull ekskluziv i KontrasT.al, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to” / Artikulli mund të ripublikohet vetёm i shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Etiketa: BKHDrejtësiLigjReformëRekrutimSPAK
Postimi i mëparshëm

Një vit pa Artur Zhejin, zërin që i dha debatit publik një mënyrë të vetën për të menduar

Postimi i rradhës

Prostitucioni reklamohet hapur në Tiranë: Oferta seksuale me çmime dhe adresa në TikTok

Postimi i rradhës
Prostitucioni reklamohet hapur në Tiranë: Oferta seksuale me çmime dhe adresa në TikTok

Prostitucioni reklamohet hapur në Tiranë: Oferta seksuale me çmime dhe adresa në TikTok

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Më të fundit
Prostitucioni reklamohet hapur në Tiranë: Oferta seksuale me çmime dhe adresa në TikTok

Prostitucioni reklamohet hapur në Tiranë: Oferta seksuale me çmime dhe adresa në TikTok

23 Gusht, 2026
Drejtësi me axhendë apo rekrutime me laps në dorë? Si u harruan 10 hetues në sirtarët e SPAK

Drejtësi me axhendë apo rekrutime me laps në dorë? Si u harruan 10 hetues në sirtarët e SPAK

23 Gusht, 2026
Një vit pa Artur Zhejin, zërin që i dha debatit publik një mënyrë të vetën për të menduar

Një vit pa Artur Zhejin, zërin që i dha debatit publik një mënyrë të vetën për të menduar

23 Gusht, 2026
Kylie Jenner godet sërish: Numri 5 më i ndjekur në botën e Instagramit pozon linjat e saj mahnitëse, mbulohet vetëm me mikro-bikini

Kylie Jenner godet sërish: Numri 5 më i ndjekur në botën e Instagramit pozon linjat e saj mahnitëse, mbulohet vetëm me mikro-bikini

23 Gusht, 2026

Postimet e fundit

Na ndiqni në

KontrasT.al

KontrasT.al - Është një platformë mediatike që informon dhe argëton ndjekësit në 24/7. Lajmi, ngjarja dhe opinioni vijnë për lexuesit me ngjyra më të qarta - në tablonë e realitetit dhe kontraditave të tij.

Shfleto sipas kategorive

  • Aktualitet
  • Argëtim
  • Bota
  • Destinacione
  • Drejtësi-Ligj
  • Ekonomi-Biznes
  • Foto-Lajm
  • Horoskopi
  • Investigim
  • Kinema
  • Kosova
  • Kronika e zezë
  • Ku të shkojmë
  • Kuriozitete
  • Kursi këmbimit
  • Lajme
  • Lajme rozë
  • Letërsi
  • Misc
  • Modë
  • Moti
  • Muzikë
  • Opinion
  • Politikë
  • Portret
  • Psikologji
  • Rubrika artistike
  • Satirë
  • Shënim
  • Shkencë-Teknologji
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Sport
  • Stil jetese
  • Të tjera
  • Teatër
  • Video

Lajmet më të fundit

Prostitucioni reklamohet hapur në Tiranë: Oferta seksuale me çmime dhe adresa në TikTok

Prostitucioni reklamohet hapur në Tiranë: Oferta seksuale me çmime dhe adresa në TikTok

23 Gusht, 2026
Drejtësi me axhendë apo rekrutime me laps në dorë? Si u harruan 10 hetues në sirtarët e SPAK

Drejtësi me axhendë apo rekrutime me laps në dorë? Si u harruan 10 hetues në sirtarët e SPAK

23 Gusht, 2026
  • Rreth nesh
  • Reklamo
  • Politikat e privatësisë
  • Na kontaktoni

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
  • sq
    • sq
    • en
    • it

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.