• Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Kryefaqja Aktualitet

Prostitucioni reklamohet hapur në Tiranë: Oferta seksuale me çmime dhe adresa në TikTok

23 Gusht, 2026
në Aktualitet
A A
Prostitucioni reklamohet hapur në Tiranë: Oferta seksuale me çmime dhe adresa në TikTok
17
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Prostitucioni në Tiranë nuk po fshihet më në rrugica, lokale nate apo pas kontakteve të koduara. Tashmë reklamohet hapur në TikTok, në video që mund t’i dalin përpara kujtdo që përdor platformën, përfshirë të miturve.

Profile me gra të huaja publikojnë oferta për shërbime seksuale, japin çmimet dhe tregojnë hapur zonat apo adresat ku mund të gjenden në Tiranë. Tarifat e reklamuara variojnë afërsisht nga 5 mijë deri në 10 mijë lekë të rinj për një orë. Pra, nuk kemi më vetëm “dyshime” se çfarë ofrohet: tashmë kemi reklamim publik të një aktiviteti që legjislacioni penal shqiptar e trajton si të paligjshëm.

Kush i sjell dhe kush i organizon?

Këto vajza dhe gra nuk bien me parashutë në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë. Vijnë nga vende të tjera, kalojnë nga pika kufitare, qëndrojnë këtu, marrin apartamente dhe pastaj shfaqen në TikTok apo rrjete të tjera me video, oferta, tarifa dhe mënyra kontakti.

A vijnë vetë dhe punojnë për llogari të tyre? Apo ka njerëz që i sjellin, u gjejnë apartamentet, u hapin profilet, u sigurojnë klientët dhe marrin pjesën e tyre? I marrin në mbrojtje ndaj shtetit dhe rrugës?

Të dhënat dhe organizimi tregojnë më shumë se këto “modele” nuk janë disa vajza që thjesht ushtrojnë prostitucion, por janë pjesë e një strukture të organizuar që, me sa shihet, vepron hapur, sepse nuk duket të jetë ndonjë rrjet i fshehur që duhet infiltruar me muaj për ta zbuluar.

Reklamat online janë aty, çdo çast dhe në telefonin e kujtdo. Ato prezantojnë “modelet”, të cilat shfaqen pa droje, me fytyrë, oferta, çmime, zona ku ndodhen dhe kontakte.

Nëse i gjen një qytetar apo adoleshent duke “lundruar” në TikTok, është e vështirë të besohet se nuk mund t’i gjejë Policia e Shtetit që rend gjithë kohën pas krimit dhe paligjshmërisë.

Ajo s’mund të jetë kaq “sylidhur” sa të mos shohë një aktivitet online publik që reklamohet ditën për diell. Ajo s’mund të fshihet e të mos kontrollojë “biznesin” e ri që sjellin modelet e huaja në Shqipëri duke mos kontrolluar: kush ua ka dhënë apartamentet, kush paguan qiratë, me çfarë dokumentesh qëndrojnë në Shqipëri, kush administron kontaktet dhe paratë dhe, më e rëndësishmja, nëse ato po shfrytëzohen nga eksponentë të krimit apo organizatave kriminale.

Policia nuk ka nevojë për teknika speciale në këtë rast, por vetëm për një telefon të lidhur në rrjet dhe sy që të shikojë se si zhvillohet hapur dhe pa asnjë drojë industria e seksit në Shqipëri.

Dhe kjo situatë nuk lë shumë vend për pyetje dhe përgjigje: Nëse një aktivitet i paligjshëm arrin deri aty sa të bëjë reklamë me çmime dhe tarifa, sikur të jetë një biznes normal i regjistruar në QKB, ka më shumë gjasa që shteti ta dijë, por nuk po kërkon të shohë.

Industria e seksit në botë përfshin pornografinë, prostitucionin, klubet e natës dhe shërbimet digjitale online. Prostitucioni lejon shërbime trupore në këmbim të parave. Disa vende e lejojnë dhe e mbrojnë si punë, shumica jo. E ndalojnë plotësisht, mes këtyre Shqipëria.

Kjo industri shpesh përdoret nga krimi i organizuar për trafikim njerëzor dhe dhunë, një nga arsyet kryesore që vende të zhvilluara demokratike, me kontroll të fortë mbi territorin, nuk e lejojnë.

Ndikimi negativ social dhe etik i kësaj industrie mbi shoqëritë është një arsye tjetër që ndalohet.

Shoqëri me tradita të forta etike dhe familjare si jona e ka të vështirë ta “gëlltisë” ofshamën e një amerikano-latineje, në apartamentin përbri të dhënë me Airbnb.

Varfëria ka bërë që shumë apartamente në Tiranë, por dhe qytete të tjera, të “durojnë” damkën morale të strehimit të prostitucionit.

Lufta mes varfërisë dhe dinjitetit po anon nga kjo e para, pavarësisht se të gjithë bashkë duhet të luftojnë për të dytën.

Shqipëria nuk mund të kthehet në një “parajsë” seksuale, ashtu si është bërë tashmë një parajsë e investimit dhe korrupsionit financiar.

Postimi i mëparshëm

Drejtësi me axhendë apo rekrutime me laps në dorë? Si u harruan 10 hetues në sirtarët e SPAK

  • Më të fundit
Prostitucioni reklamohet hapur në Tiranë: Oferta seksuale me çmime dhe adresa në TikTok

Prostitucioni reklamohet hapur në Tiranë: Oferta seksuale me çmime dhe adresa në TikTok

23 Gusht, 2026
Drejtësi me axhendë apo rekrutime me laps në dorë? Si u harruan 10 hetues në sirtarët e SPAK

Drejtësi me axhendë apo rekrutime me laps në dorë? Si u harruan 10 hetues në sirtarët e SPAK

23 Gusht, 2026
Një vit pa Artur Zhejin, zërin që i dha debatit publik një mënyrë të vetën për të menduar

Një vit pa Artur Zhejin, zërin që i dha debatit publik një mënyrë të vetën për të menduar

23 Gusht, 2026
Kylie Jenner godet sërish: Numri 5 më i ndjekur në botën e Instagramit pozon linjat e saj mahnitëse, mbulohet vetëm me mikro-bikini

Kylie Jenner godet sërish: Numri 5 më i ndjekur në botën e Instagramit pozon linjat e saj mahnitëse, mbulohet vetëm me mikro-bikini

23 Gusht, 2026

Postimet e fundit

Na ndiqni në

KontrasT.al

KontrasT.al - Është një platformë mediatike që informon dhe argëton ndjekësit në 24/7. Lajmi, ngjarja dhe opinioni vijnë për lexuesit me ngjyra më të qarta - në tablonë e realitetit dhe kontraditave të tij.

Shfleto sipas kategorive

  • Aktualitet
  • Argëtim
  • Bota
  • Destinacione
  • Drejtësi-Ligj
  • Ekonomi-Biznes
  • Foto-Lajm
  • Horoskopi
  • Investigim
  • Kinema
  • Kosova
  • Kronika e zezë
  • Ku të shkojmë
  • Kuriozitete
  • Kursi këmbimit
  • Lajme
  • Lajme rozë
  • Letërsi
  • Misc
  • Modë
  • Moti
  • Muzikë
  • Opinion
  • Politikë
  • Portret
  • Psikologji
  • Rubrika artistike
  • Satirë
  • Shënim
  • Shkencë-Teknologji
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Sport
  • Stil jetese
  • Të tjera
  • Teatër
  • Video

Lajmet më të fundit

Prostitucioni reklamohet hapur në Tiranë: Oferta seksuale me çmime dhe adresa në TikTok

Prostitucioni reklamohet hapur në Tiranë: Oferta seksuale me çmime dhe adresa në TikTok

23 Gusht, 2026
Drejtësi me axhendë apo rekrutime me laps në dorë? Si u harruan 10 hetues në sirtarët e SPAK

Drejtësi me axhendë apo rekrutime me laps në dorë? Si u harruan 10 hetues në sirtarët e SPAK

23 Gusht, 2026
  • Rreth nesh
  • Reklamo
  • Politikat e privatësisë
  • Na kontaktoni

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
  • sq
    • sq
    • en
    • it

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.