• Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Kryefaqja Drejtësi-Ligj

Zgjedhje në Drejtësi: A do të drejtohet nga një grua Gjykata e Lartë?

26 Gusht, 2026
në Drejtësi-Ligj
A A
Zgjedhje në Drejtësi: A do të drejtohet nga një grua Gjykata e Lartë?
11
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Në korridoret e Gjykatës së Lartë kanë filluar të ndjehen “ethet” e zgjedhjeve për kryetarin e ri të kësaj gjykate, me mbarimin e mandatit 3-vjeçar të Sokol Sadushit.

Sadushi u zgjodh Kryetar i Gjykatës së Lartë më 17 tetor 2023, nga Mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve, me 17 vota pro nga 18 gjyqtarët që morën pjesë në votim. Ai ishte kandidati i vetëm që kishte shprehur interes për këtë funksion dhe mandati i tij u përcaktua për tre vjet, deri në vitin 2026. Para zgjedhjes si kryetar, Sadushi ishte emëruar gjyqtar i Gjykatës së Lartë në mars 2020 dhe në korrik të po atij viti ishte zgjedhur zëvendëskryetar, duke ushtruar për një periudhë edhe kompetencat e drejtimit të gjykatës. 

Me afrimin e 17 tetorit, Gjykata e Lartë duhet të hyjë sërish në procedurën për zgjedhjen e drejtuesit të saj. Ndryshe nga drejtuesit e disa institucioneve të tjera të drejtësisë, Kryetari i Gjykatës së Lartë nuk emërohet nga Presidenti, Kuvendi apo Këshilli i Lartë Gjyqësor, por zgjidhet nga vetë gjyqtarët e kësaj gjykate, përmes Mbledhjes së Përgjithshme të Gjyqtarëve.

Procedura mbështetet në nenin 51 të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve”, si dhe në rregullat e miratuara nga KLGJ për zgjedhjen e Kryetarit.

Në procedurën e vitit 2023, pas hapjes së procesit dhe afatit për shprehjen e interesit, lista e kandidatëve iu shpërnda gjyqtarëve, u përgatit fleta e votimit dhe votimi u administrua nga një komision i posaçëm. Për t’u zgjedhur kërkohet shumica absolute e votave të të gjithë anëtarëve të Mbledhjes së Përgjithshme. 

Këtë herë, Mbledhja e Përgjithshme që pritet të zgjedhë kryetarin e ri përbëhet nga 17 gjyqtarë, sipas përbërjes aktuale të publikuar nga vetë Gjykata e Lartë. Për rrjedhojë, nëse kjo përbërje mbetet e pandryshuar deri në votim, kandidatit fitues do t’i nevojiten të paktën 9 vota.

Zgjedhja e këtij 3-vjeçari merr një rëndësi të veçantë edhe për shkak të ciklit të mandateve të anëtarëve të Gjykatës së Lartë. Më shumë se gjysma e trupës aktuale përfundon mandatin 9-vjeçar brenda vitit 2030, ndërsa gjyqtarët e emëruar më vonë do të qëndrojnë përtej këtij horizonti.

Për shembull, Albana Boksi është emëruar në mars 2021, çka e çon përfundimin e mandatit të saj 9-vjeçar në vitin 2030; Arbena Ahmeti është emëruar në shkurt 2022, ndërsa Enkelejda Metaliaj dhe Vojsava Kola janë emëruar në vitin 2023, duke e çuar mandatin e tyre, në parim, respektivisht deri në 2031 dhe 2032. 

Kush pretendon?

Nga “thashethemet” e para të korridoreve juridike, raportohet se Gjykata e Lartë mund të drejtohet nga një grua. Kandidatja me eksperiencën dhe pretendimet më të mëdha rezulton të jetë Enkelejda Softa (Metaliaj), aktualisht anëtare e Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë. Metaliaj është pjesë e kësaj gjykate prej qershorit 2023, ndërsa më parë ka qenë gjyqtare e Gjykatës Administrative të Apelit. Karriera e saj 26 vjeçare në sistemin gjyqësor daton prej vitit 2000. 

Në rast se kandidatura e Enkelejda Metaliajt formalizohet dhe ajo arrin të sigurojë shumicën e nevojshme në Mbledhjen e Përgjithshme, Gjykata e Lartë do të rikthehej pas më shumë se një dekade nën drejtimin e një gruaje. Megjithatë, nuk do të ishte hera e parë në historinë e institucionit, pasi Shpresa Beçaj e ka drejtuar Gjykatën e Lartë nga viti 2008 deri në vitin 2013. 

Për momentin, emrat që qarkullojnë mbeten pjesë e diskutimeve jozyrtare. Kandidaturat dhe gara reale do të marrin formë vetëm me shprehjen e interesit nga gjyqtarët që do të kërkojnë mandatin 3-vjeçar në krye të Gjykatës së Lartë.

Afati i aplikimeve zgjat deri më 11 shtator 2026, ndërkohë që Mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve për zhvillimin e zgjedhjes së kryetarit të ri është caktuar të bëhet në25 shtator 2026.

Nëse raportimet se do jetë një grua drejtuese e kësaj gjykate deri në vjeshtë të 2029 janë të sakta, atëherë gjyqtarja Enkelejda Softa (Metaliaj), ka shumë gjasa të jetë ajo pretendentja kryesore, pasi Arbena Ahmeti ka shprehur interesin të bëhet pjesë e KLGJ, Albana Boksi përfundon mandatin e saj thuajse në të njëjtën kohë me atë të kryetarit të ri në vitin 2029, ndërsa gjyqtaret Margarita Buhali dhe Vojsava Kola, sipas burimeve nuk kanë shprehur asnjë ambicie për këtë post drejtues.

Mbetet që deri në mbrëmjen (mesnatë) e 11 shtatorit, të shihen kandidatët meshkuj të kësaj gjykate, nëse ndonjëri prej tyre do ketë ambicie për të qenë pasuesi i Sokol Sadushit për tre vitet e ardhshme në krye të Gjykatës së Lartë, deri në 25 shtator të vitit 2029.

© Ky është artikull ekskluziv i KontrasT.al, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to” / Artikulli mund të ripublikohet vetёm i shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Postimi i mëparshëm

Tragjedi në maternitet, zjarri u merr jetën të paktën 14 foshnjave në Pakistan

  • Më të fundit
Zgjedhje në Drejtësi: A do të drejtohet nga një grua Gjykata e Lartë?

Zgjedhje në Drejtësi: A do të drejtohet nga një grua Gjykata e Lartë?

26 Gusht, 2026
Tragjedi në maternitet, zjarri u merr jetën të paktën 14 foshnjave në Pakistan

Tragjedi në maternitet, zjarri u merr jetën të paktën 14 foshnjave në Pakistan

26 Gusht, 2026
Kina përgatitet për fazën tjetër të revolucionit të AI-së: Robotët mund të ndryshojnë fabrikat dhe tregun e punës

Kina përgatitet për fazën tjetër të revolucionit të AI-së: Robotët mund të ndryshojnë fabrikat dhe tregun e punës

26 Gusht, 2026
3.7 milionë fëmijë në Afganistan vuajnë nga kequshqyerja akute, UNICEF jep alarmin

3.7 milionë fëmijë në Afganistan vuajnë nga kequshqyerja akute, UNICEF jep alarmin

26 Gusht, 2026

Postimet e fundit

Na ndiqni në

KontrasT.al

KontrasT.al - Është një platformë mediatike që informon dhe argëton ndjekësit në 24/7. Lajmi, ngjarja dhe opinioni vijnë për lexuesit me ngjyra më të qarta - në tablonë e realitetit dhe kontraditave të tij.

Shfleto sipas kategorive

  • Aktualitet
  • Argëtim
  • Bota
  • Destinacione
  • Drejtësi-Ligj
  • Ekonomi-Biznes
  • Foto-Lajm
  • Horoskopi
  • Investigim
  • Kinema
  • Kosova
  • Kronika e zezë
  • Ku të shkojmë
  • Kuriozitete
  • Kursi këmbimit
  • Lajme
  • Lajme rozë
  • Letërsi
  • Misc
  • Modë
  • Moti
  • Muzikë
  • Opinion
  • Politikë
  • Portret
  • Psikologji
  • Rubrika artistike
  • Satirë
  • Shënim
  • Shkencë-Teknologji
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Sport
  • Stil jetese
  • Të tjera
  • Teatër
  • Video

Lajmet më të fundit

Zgjedhje në Drejtësi: A do të drejtohet nga një grua Gjykata e Lartë?

Zgjedhje në Drejtësi: A do të drejtohet nga një grua Gjykata e Lartë?

26 Gusht, 2026
Tragjedi në maternitet, zjarri u merr jetën të paktën 14 foshnjave në Pakistan

Tragjedi në maternitet, zjarri u merr jetën të paktën 14 foshnjave në Pakistan

26 Gusht, 2026
  • Rreth nesh
  • Reklamo
  • Politikat e privatësisë
  • Na kontaktoni

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
  • sq
    • sq
    • en
    • it

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.