Me flokë të shkurtra, të zeruara pas dhe anash me makinetë berberi, Ergys Agasi me një pamje të re arrestohet në aksin rrugor të Plepave në Durrës.
Ai ka një ndryshim look-u domethënës për ata që janë mësuar ta shohin ndryshe kur ishte në “pushtet” e jo në arrati.
Operacioni policor është organizuar pasi një sinjalizim i saktë ka identifikuar “hijen” Agasi në një lokal të Elbasanit në shoqërinë e Uljan Shpatarakut.
Pas arrestimit të Ermal Beqirit në Francë dhe Agasit në Shqipëri, priten zhvillime të paparashikuara në shtatorin e nxehtë qeveritar.






