E dashur Psikologe,
Motra e madhe e të dashurës sime vazhdon të më dërgojë mesazhe, duke më ofruar seks pa kushte. Është një rrëmujë e vërtetë dhe unë nuk doja kurrë të futesha në një situatë të tillë.
Unë jam një djalë 25 vjeç dhe e dashura ime është disa vjet më e re se unë.
U njohëm nëpërmjet disa miqve të përbashkët. Një mbrëmje, ajo erdhi bashkë me një kolegun tim dhe dolëm për darkë dhe më pas pimë diçka në një klub.
Përfunduam shumë pranë njëri-tjetrit kur kërcyem, ndërsa lokali mbushej me njerëz, ne ngatërroheshim në mesin e tyre, muzika u ndez dhe kështu u afruam shumë fizikisht me njëri-tjetrin. Na pëlqeu shumë të dyve. Qeshëm… kështu që e ftova në takim mbrëmjen tjetër, ku të ishim vetëm ne të dy pa “kolegë”.
Edhe mbrëmja tjetër shkoi shumë mirë, na pëlqeu shumë të dyve dhe kështu u lidhëm. Që atë natë filluam të takoheshim rregullisht dhe krijuam një marrëdhënie të bukur.
E dashura jetonte me nënën dhe motrën e saj 25-vjeçare. Mund të them se ajo është shumë simpatike, njeri i mirë dhe drejton një studio joge.
Një mbrëmje, shkova ta merrja te shtëpia e saj, por ajo kishte ngecur në trafik, mamaja e saj kishte dalë, ndërsa motra e saj më ftoi brenda ta prisja. Më ofroi një gotë verë. Njëra u bë dy dhe e dashura ime ende nuk po vinte në shtëpi.
Motra e saj filloi të më tregonte foto në telefonin e saj dhe, kur u ktheva nga ajo për të bërë një koment, papritur më puthi në buzë.
Shtanga, por edhe më pëlqeu jashtëzakonisht shumë.
E putha edhe unë. Filluam të putheshim me pasion dhe, në një moment të afshtë, ajo futi dorën poshtë pantallonave të mia dhe jam i sigurt se do të kishim përfunduar duke bërë seks nëse e dashura ime nuk do të kishte mbërritur në shtëpi në atë moment.
Dëgjuam një çelës në derë dhe motra e saj më pëshpëriti në vesh, “Erdhi… por le të takohemi një ditë tjetër sa më shpejt…”, dhe u zhduk në një pjesë tjetër të shtëpisë, ndërsa unë mezi e rimblodha veten.
E dashura ime ishte aq e stresuar për vonesën e saj kur hyri brenda, sa nuk vuri re asgjë të pazakontë kur hyri në sallon.Tani, çdo ditë marr mesazhe nga motra e saj, e cila më kërkon të “përfundojmë atë që kemi filluar”. Ndihmë!
Që atë ditë unë s’di si të veproj. Edhe më pëlqen, edhe më duket e padrejtë të shkoj me motrën e të dashurës sime. Çfarë më këshillon?
Psikologia: I dashur djalë, edhe pse ajo të joshi dhe të pëlqen, bëhu i pjekur dhe thuaji se ke bërë një gabim të madh.
Shpjegoji se ke ndjenja vetëm për motrën e saj dhe se ajo do të ishte më mirë me një partnerin e saj, që nëse nuk e kishte do ta gjente shpejt se ishte shumë e bukur.
Shpjegoi se në këtë mënyrë, ajo po rrezikon të dëmtojë marrëdhënien e bukur që ka me motrën e saj të vogël dhe kjo nuk është gjë e mirë.
Këmbëngul se nuk do të jeni kurrë më shumë se miq. Fillo të injorosh mesazhet e saj dhe bllokoje fare numrin e saj, nëse ajo vazhdon të të shkruajë. Kjo shkëputje “me thikë” me siguri do t’i japë fund ngacmimit nga ana e saj.
Jam e sigurt që ajo nuk do të donte që motra dhe mamaja e saj ta merrnin vesh për tradhtinë e saj. Ndaj ngacmimet e saj në sy të tyre nuk do bëheshin asnjëherë. Për këtë arsye, sigurohu që të mos qëndrosh vetëm me të që tani e tutje, nëse do vendosësh që të vizitosh shtëpinë e të dashurës tënde.
Rruga më e mirë është rruga me të dashurën tënde duke e harruar incidentin me të motrën e saj edhe pse në një çast ndjeve pasigurinë e joshjes ndaj saj. Mos harro, marrëdhënia me të do të kishte përndjekur gjithmonë nëse do përfundoje me të dashurën tënde në martesë. Në mos si njollë tradhtie, ose si vazhdim i përsëritur i “incidenteve” të njëjta që një ditë do zbuloheshin gjithsesi.
Të uroj marrëdhënie të bukur me të dashurën tënde.





