• Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Kryefaqja Shënim

“Pronarët e Mashtrimit” kërkojnë jo vetëm paratë, por dhe licencat: Drejtësia “fle” – skema e mikrokredive jo

17 Shtator, 2026
në Shënim
A A
“Pronarët e Mashtrimit” kërkojnë jo vetëm paratë, por dhe licencat: Drejtësia “fle” – skema e mikrokredive jo

Kolazh AI

19
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Në vitin 2017, Aldo Dakës iu hoq certifikata e përmbaruesit privat dhe u çregjistrua nga regjistri i përmbaruesve. Sot, në vitin 2026, ai vazhdon betejën për ta marrë përsëri. Çështja ka mbërritur në Gjykatën e Lartë, ku Daka kërkon shfuqizimin e urdhrit të Ministrisë së Drejtësisë të 22 dhjetorit 2017. Rekursi është regjistruar më 21 maj 2026 dhe rezulton ende “në proces”.

Pra, afro nëntë vjet më vonë, nё sistemin e “reformuar” tё drejtёsisё, historia e licencës së tij akoma nuk është mbyllur.

Ndёrkohё, pёr 9 vjet, Aldo Daka u pёrfshi nё skemёn e mikrokredive sё bashku me Arben Meskutin dhe Olsi Ibron dhe sot nuk është thjesht një ish-përmbarues që kërkon të fitojë një proces administrativ. Emri i tij është pjesë e dosjes penale të mikrokredive, një prej skandaleve më të rënda financiare të dekadёs sё fundit nё Shqipёri, ku drejtësia po heton dhe gjykon mekanizmin përmes të cilit mijëra qytetarë u përballën me kredi të këqija të blera, rifinancime, interesa, përmbarime dhe zhvatje pasurish.

Por edhe dosja penale nё ngarkim tё “mashtruesve” tё mikrokredive, po ecën me ritmin e drejtësisë sё re shqiptare. Ajo ёshtё nё gjykim paraprak nё GJKKO, ndёrsa protagonistёt e saj dhe kompanitë e përfshira nё skemёn me mikrokredi nuk presin.

Ata kërkojnë të rimarrin atë që shteti ua hoqi.

MCA dhe Final humbën licencat. Pastaj shkuan në gjykatë për t’i marrë përsëri

Në maj 2024, Banka e Shqipërisë revokoi licencat e Micro Credit Albania (MCA) dhe Final. Për MCA-në, problemet kishin nisur më herët: Banka i “pёrkёdheli” dy shoqёritё mashtruese në vitin 2022 kur vetёm i pezulloi kredidhënien pasi rekomandimet nuk ishin zbatuar, ndërsa në dhjetor 2023, pasi shkandali shpёrtheu, vendosi një masë edhe më të rëndë, të cilën vetë e përshkroi si një “revokim faktik” të licencës.

Më 23 maj 2024 erdhi revokimi formal si për MCA, ashtu edhe për Final. Banka e Shqipërisë e lidhi vendimin edhe me faktin se ortakët e dy shoqërive ishin nën masa arresti dhe nuk plotësonin më kriterin e “reputacionit të lartë etik” të kërkuar për licencim.

Por as kjo heqje e detyruar prej zhurmёs sё madhe qё bёri skandali, nuk e mbylli historinë, ku fajtorёt tё “ulnin” kokёn dhe tё prisnin verdiktin gjyqёsor dhe viktimat e tyre tё ngushёlloheshin me drejtёsinё e re.

MCA dhe Elda Ibro (e veja e Olsi Ibros) iu drejtuan gjykatës duke kërkuar shfuqizimin e revokimit të licencës. Çështja shkoi deri në Gjykatën e Lartë. Në nëntor 2025, kjo gjykatë la në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Apelit, pra revokimi i licencës së MCA-së mbeti në fuqi.

Të njëjtën rrugë ndoqi edhe Final e Arben Meskutit. Megjithёse i burgosur pronari i saj,  shoqëria kërkoi shfuqizimin e vendimit të Bankës së Shqipërisë që i kishte revokuar licencën nr. 11. Edhe kjo çështje arriti në Gjykatën e Lartë, e cila në qershor 2026 la në fuqi vendimin e Apelit Administrativ.

Pra, kompanitë që humbën licencat pas shpërthimit të skandalit nuk u mjaftuan me mbrojtjen në dosjen penale. Luftuan paralelisht edhe për t’u kthyer te licencat që u lejonin të ushtronin dhe rifillonin aktivitetin financiar tё lёnё “pёrgjysёm”.

Tani kërkohen edhe paratë

Ndërkohë beteja është zhvendosur te pasuria, paratё e sekuestruara.

Në Gjykatën e Lartë ndodhet një tjetër çështje, këtë herë penale, ku SPAK është kërkues dhe katër persona me inicialet L.I., E.I., A.I. dhe V.I. janë palë të interesuara. Objekti është pikërisht sekuestroja preventive mbi shuma në llogaritë bankare të të ndjerit Olsi Ibro, bashkёshortit tё pronares sё MCA, Elda Ibro. Rekursi është regjistruar më 10 korrik 2026 dhe rezulton “në proces”.

Më herët, Apeli i Posaçëm kishte pranuar pjesërisht ankimin e katër fëmijëve të Olsi Ibros dhe kishte liruar nga sekuestro një pjesë të llogarive bankare tё tё ndjerit.

Kështu, tabloja sot është thuajse absurde.

Njëri kërkon përsëri licencën e përmbaruesit. MCA dhe Final kërkuan përsëri licencat financiare. Familjarët e Olsi Ibros kërkojnë lirimin e parave nga sekuestroja. Ndërsa dosja e madhe penale vazhdon rrugën e saj tё ngadaltё drejt vitit 2030, edhe pse ka nisur qё nё 2020-ёn.

Të gjitha pretendimet e Aldo Dakёs, Elda Ibros, MCA dhe Final, janë të drejta procedurale qё i gёzojnё me Kushtetutё dhe askujt nuk mund t’i mohohet e drejta për t’iu drejtuar gjykatës. Po aq e rëndësishme është të thuhet se personat nën akuzë prezumohen të pafajshëm deri në një vendim përfundimtar.

Por pikërisht këtu përgjegjësia kalon te drejtësia. Një proces penal që zvarritet nuk lë boshllëk. Boshllëkun e mbushin proceset e tjera. Kërkohet heqja e sekuestros, rikthimi i licencës, rrëzimi i masës administrative, rimarrja e pasurisë. Çdo vit që kalon e largon historinë nga kujtesa publike dhe i afron të përfshirët me mundësinë për t’u kthyer aty ku ishin, madje nё komoditet financiar.

Ndërsa pas kësaj dosjeje nuk ka vetëm kompani, bilance dhe numra çështjesh.

Ka qindra qytetarë që kanë treguar se si një borxh i vogël u është shumëfishuar, familje që janë përballur me përmbarimin dhe njerëz që prej vitesh presin të mësojnë nëse ajo që u ndodhi do të marrë ndonjëherë një përgjigje përfundimtare nga drejtësia.

Nёse shteti ua hoqi licencat, SPAK ngriti një çështje penale dhe pasuritë u sekuestruan pikërisht për të garantuar interesat e procesit, atëherë procesi duhet çuar deri në fund, me njё verdikt, i fajshёm, i pafajshёm.

Skema e mikrokredive nuk mund tё harrohet duke e lënë dosjen të “plaket” nё prokurori ose gjykatё.

Mund të ndodhë vetëm e kundërta: drejtësia fle, ndërsa ata që ajo po heton vazhdojnë të luftojnë për paratë, licencat dhe rikthimin aty ku ishin. Por ata qё hoqёn vuajtjet nё kurriz, vijojnё ende sot nё kurthin e varfёrisё, shtёpive e tokave tё marra dhe familjeve tё shkatёrruara qё nuk ribёhen mё.

Ky është artikull ekskluziv i KontrasT.al, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to” / Artikulli mund të ripublikohet vetёm i shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Postimi i mëparshëm

Papa Leo XIV: Martirët e rinj janë “yje që ndriçojnë në errësirën e egoizmit dhe shtypjes”

  • Më të fundit
“Pronarët e Mashtrimit” kërkojnë jo vetëm paratë, por dhe licencat: Drejtësia “fle” – skema e mikrokredive jo

“Pronarët e Mashtrimit” kërkojnë jo vetëm paratë, por dhe licencat: Drejtësia “fle” – skema e mikrokredive jo

17 Shtator, 2026
Papa Leo XIV: Martirët e rinj janë “yje që ndriçojnë në errësirën e egoizmit dhe shtypjes”

Papa Leo XIV: Martirët e rinj janë “yje që ndriçojnë në errësirën e egoizmit dhe shtypjes”

17 Shtator, 2026
Universitetet ndryshojnë kurs: më shumë histori dhe edukim qytetar, më pak lëndë të ngushta ideologjike

Universitetet ndryshojnë kurs: më shumë histori dhe edukim qytetar, më pak lëndë të ngushta ideologjike

17 Shtator, 2026
Boronicat që Kina i mësoi nga Perëndimi — dhe më pas ia mori tregun

Boronicat që Kina i mësoi nga Perëndimi — dhe më pas ia mori tregun

17 Shtator, 2026

Postimet e fundit

Na ndiqni në

KontrasT.al

KontrasT.al - Është një platformë mediatike që informon dhe argëton ndjekësit në 24/7. Lajmi, ngjarja dhe opinioni vijnë për lexuesit me ngjyra më të qarta - në tablonë e realitetit dhe kontraditave të tij.

Shfleto sipas kategorive

  • Aktualitet
  • Argëtim
  • Bota
  • Destinacione
  • Drejtësi-Ligj
  • Ekonomi-Biznes
  • Foto-Lajm
  • Horoskopi
  • Investigim
  • Kinema
  • Kosova
  • Kronika e zezë
  • Ku të shkojmë
  • Kuriozitete
  • Kursi këmbimit
  • Lajme
  • Lajme rozë
  • Letërsi
  • Misc
  • Modë
  • Moti
  • Muzikë
  • Opinion
  • Politikë
  • Portret
  • Psikologji
  • Rubrika artistike
  • Satirë
  • Shënim
  • Shkencë-Teknologji
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Sport
  • Stil jetese
  • Të tjera
  • Teatër
  • Video

Lajmet më të fundit

“Pronarët e Mashtrimit” kërkojnë jo vetëm paratë, por dhe licencat: Drejtësia “fle” – skema e mikrokredive jo

“Pronarët e Mashtrimit” kërkojnë jo vetëm paratë, por dhe licencat: Drejtësia “fle” – skema e mikrokredive jo

17 Shtator, 2026
Papa Leo XIV: Martirët e rinj janë “yje që ndriçojnë në errësirën e egoizmit dhe shtypjes”

Papa Leo XIV: Martirët e rinj janë “yje që ndriçojnë në errësirën e egoizmit dhe shtypjes”

17 Shtator, 2026
  • Rreth nesh
  • Reklamo
  • Politikat e privatësisë
  • Na kontaktoni

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
  • sq
    • sq
    • en
    • it

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.