• Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Kryefaqja Drejtësi-Ligj

Shefja e Korporatës “kalëron” Edi Ramën

January 12, 2026
në Drejtësi-Ligj, Investigim

Ilustrim AI

0
Shpërndarë
1.4k
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Prej ditësh, debati publik rreth Korporatës së Investimeve Shqiptare dhe projektit “Durana Tech Park” është përqendruar te Elira Kokona, një personazh i “zbuluar” dy vitet e fundit për rëndësinë e saj në korridoret e pushtetit. Por një lexim i kujdesshëm i vendimeve qeveritare zbulon ca më tepër për këtë personazh disi enigmatik. Në dokumentet zyrtare, Korporata nuk shfaqet vetë si autore dhe vendimmarrëse – por si institucioni që zbaton detyrat e ngarkuara nga Këshilli i Ministrave. Dhe kjo jo pa qëllim: vendimmarrja të jetë e Qeverisë me VKM – vetëm zbatimi t’i mbetet Korporatës.

Mjeshtëria e shmangies së përgjegjësisë

Gjithçka filloi me VKM-në nr. 185, datë 27 mars 2024. Në këtë vendim, Këshilli i Ministrave nuk la asnjë hapësirë për interpretime. Ai autorizonte direkt Korporatën e Investimeve Shqiptare si zhvilluese të parkut teknologjik dhe shkencor “Durana Tech Park” dhe njëkohësisht i përcaktonte çdo gjë: si kriteret, si procedurat, si kornizën brenda së cilës projekti duhet të ndërtohej. Pra, me një kujdes të veçantë, në letra u fiksua se mandati nuk lind nga Korporata, por nga Qeveria. Korporata as nuk vendos, as nuk shpik projekt; ajo thjesht thirret për ta zbatuar.

Në fakt, në korridoret e Kryeministrisë dihet mirë se kush i ka “përpunuar” projektvendimet që më pas u bënë VKM-të që diskutojnë të gjithë sot. Vetë Elira Kokona, nxënësja e “bindur” e juristit të njohur Kristaq Traja, me mjeshtëri arriti t’i futë në agjendë, t’i hartojë e përpunojë me duart e “vogëlusheve” të zyrës së Engjëll Agaçit, ku edhe vetë për një kohë të gjatë ishte zëvendëse në zyrën e tij, por që firmën e saj nuk e hodhi askund…

Ky detaj është thelbësor, sepse në debatin publik është krijuar përshtypja sikur iniciativat burojnë nga drejtues të veçantë institucionalë, si është Kokona në këtë rast “shefja” e KISH-it. Por dokumentet tregojnë të kundërtën: politika vendoset në tryezën e Këshillit të Ministrave. Korporata shfaqet “e urdhëruar” vetëm pasi vendimi është marrë.

Madje, kur për projektin nisi të flitej publikisht, Kokona, për të qenë më e qetë “nesër ose pasnesër”, edhe pёr vetë titullin e vendimit “punoi” që të rishkruhej. Për të qenë më e “blinduar” juridikisht, ajo donte që Korporata të ishte brenda një roli strikt ekzekutiv, ndaj dhe me Vendimin nr. 13, datë 9 janar 2025, me një teknikë ligjore aspak të zakonshme, titulli i VKM-së që hap rrugën për projektin Durana u ndryshua dhe u bë: “Për miratimin e hapjes së parkut teknologjik dhe shkencor ‘Durana Tech Park’”.

Po të lexohet secili prej akteve që i hap rrugë “projekteve” që bën Korporata, gjuha ligjore jep theks vazhdimisht në faktin se Korporata është “Zhvilluesi” i ngarkuar për zbatim, ndërsa urdhri për veprim buron nga Këshilli i Ministrave. Dhe kjo nuk është thjesht teknikë juridike, por mënyra “Kokona” për të nxjerrë në pah qartë zinxhirin e komandës ku vendimet merren lart, zbatimi kryhet më poshtë.

Në thelb, struktura në administratën shqiptare dihet si funksionon: Këshilli i Ministrave jep urdhrin, ministritë dhe institucionet vartëse ngarkohen për zbatimin e tij. Korporata e Investimeve Shqiptare me Kokonën në krye nuk ka pse bën përjashtim. Ajo nuk vepron sipas vullnetit të vet, por sepse është e ngarkuar me këtë detyrë nga vendimi i qeverisë. Dhe kjo është alibia perfekte e Elira Kokonës, mjeshtre e “dёbimit” të përgjegjësisë.

Kurthi juridik dhe vendimi politik. Kush ia “futi” kujt?

Pas autorizimit fillestar, hapi tjetër vendimtar vjen me VKM-në nr. 13, datë 9 janar 2025. Në këtë akt, qeveria merr një vendim thelbësor: transferon në pronësi të Korporatës së Investimeve Shqiptare pasuritë shtetërore mbi të cilat do të ndërtohet “Durana Tech Park”. Po në të njëjtin vendim, Korporata përcaktohet zyrtarisht si “Zhvilluesi” i projektit dhe autorizohet të kryejë të gjitha veprimet administrative për ndërtimin, administrimin dhe operimin e parkut Durana.

Teksti i vendimit nuk lë vend për hamendësime. Aty thuhet shprehimisht se “bazuar në vendimin e Këshillit të Ministrave… ka transferuar në pronësi të Zhvilluesit pronat ku do të ndërtohet dhe operojë fizikisht Parku Durana”. Pra, vendimi për të kaluar prona publike në funksion të projektit është një akt politik i qeverisë. Korporata shfaqet vetëm pasi ky vendim është marrë. Kujdes! Ajo nuk vendos- ajo merr përsipër vetëm zbatimin.

Ky model përsëritet edhe në VKM-në nr. 73, datë 29 janar 2025, ku miratohet plani i detajuar i zhvillimit dhe draft-marrëveshja mes institucioneve. Neni 2 i këtij vendimi përdor një formulim standard në të drejtën administrative shqiptare: “Ngarkohen Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe Korporata e Investimeve Shqiptare për zbatimin e këtij vendimi.” Kjo fjali është juridikisht e fortë. “Ngarkohet” nuk është sugjerim, as iniciativë personale, por është detyrim ligjor për të ekzekutuar një urdhër të ardhur nga lart. Kujdes! Urdhri i qeverisë duhet të ekzekutohet nga Korporata.

Edhe draft-marrëveshja e bashkëlidhur e thekson të njëjtën strukturë. Aty thuhet se “Zhvilluesi, Korporata e Investimeve Shqiptare, do të menaxhojë Parkun nëpërmjet subjektit të themeluar për qëllime të veçanta (SPV), në ushtrimin e të drejtave dhe detyrimeve të marra përsipër në Marrëveshje.” Me fjalë të tjera, Korporata nuk shpik marrëveshjen; ajo zbaton një marrëveshje që është miratuar paraprakisht nga Këshilli i Ministrave.

Kur i vendos këto dokumente njëri pas tjetrit, del një panoramë e qartë:

Vendimet merren në tryezën e qeverisë.
Transferimi i pronës vendoset nga qeveria.
Korniza e projektit miratohet nga qeveria.
Detyrat caktohen nga qeveria.

Dhe vetëm pas kësaj, Korporata – përmes Elira Kokonës – shfaqet në letra si institucioni që është “i detyruar” të zbatojë urdhrat.

Një manovër perfekte për t’ia “futur” qeverisë çdo gjë, sa kohë në dokumente nuk ka asnjë hap apo iniciativë të vetme që nis nga Korporata.

Çdo fazë e “Durana Tech Park”, që nga shpallja e parkut, miratimi i planit, transferimi i pronës publike, përcaktimi i statusit fiskal – vendoset nga Këshilli i Ministrave, Edi Rama ose Belinda Balluku, sipas rastit. Në VKM-të e tyre formula është e prerë, nuk lë vend për diskutime: ne vendosim, ju zbatoni.

Pra, Korporata me në krye “kalorëse” Kokonën shfaqet vetëm si zbatues i një politike tashmë të miratuar nga qeveria. Vendimi politik është i Ramës dhe Ballukut; veprimi administrativ i delegohet Kokonës, si hallka që mban thjesht firmën e zbatimit. Ndaj dhe, pikërisht këtu është “kurthi” juridik që bën fajtor njëshin dhe dyshin e qeverisë, ndërsa “Korporata Kokona” del thjesht si ekzekutuese e urdhrave të tyre.

Në lodrat e Parkut Durana, Kokona ka vendosur shumë piketa dhe “robotё” për një biznes që nuk ia përfshin emrin. Përgjegjësia që u ka vendosur shefave të saj me letra, është një precauzione për të pasur një rrugëdalje nëse gjërat përkeqësohen. Dhe gjërat janë si mos më keq.

Megjithatë, Elira e Korporatës e ka sistemuar përgjegjësinë të qëndrojë ngrohtë mbi shpinën e “korruptuar” të Edi Ramës. Nëse ai nuk e mban dot, ka shpatulla të forta Belinda Balluku.

E nëse përgjegjësia vazhdon dhe “kërkon” koka të tjera, Shefja e Korporatës mund t’i hipë avionit ashtu si i hipi kalit të pushtetit, por kësaj here për të bërë hipizëm larg syve të shqiptarëve, diku në një vend të qetë e të bukur, atje tej në Itali.

Postimi i mëparshëm

Trump sërish pa Nobel: rregullat e Oslos rrëzojnë planin e Machados

Postimi i rradhës

“I huaji” i Alber Kamysë në Teatrin Kombëtar Eksperimental

Postimi i rradhës
“I huaji” i Alber Kamysë në Teatrin Kombëtar Eksperimental

“I huaji” i Alber Kamysë në Teatrin Kombëtar Eksperimental

  • Më të fundit
Mungon seksi? 6 mënyra pёr të rizgjuar dëshirën në çift

Mungon seksi? 6 mënyra pёr të rizgjuar dëshirën në çift

January 12, 2026
“Moment fatal” për Danimarkën

“Moment fatal” për Danimarkën

January 12, 2026
Gjakderdhje masive në protestat në Iran — qindra viktima, mijëra arrestime dhe reagime ndërkombëtare

Gjakderdhje masive në protestat në Iran — qindra viktima, mijëra arrestime dhe reagime ndërkombëtare

January 12, 2026
“I huaji” i Alber Kamysë në Teatrin Kombëtar Eksperimental

“I huaji” i Alber Kamysë në Teatrin Kombëtar Eksperimental

January 12, 2026

Postimet e fundit

Mungon seksi? 6 mënyra pёr të rizgjuar dëshirën në çift

Mungon seksi? 6 mënyra pёr të rizgjuar dëshirën në çift

January 12, 2026
“Moment fatal” për Danimarkën

“Moment fatal” për Danimarkën

January 12, 2026
Gjakderdhje masive në protestat në Iran — qindra viktima, mijëra arrestime dhe reagime ndërkombëtare

Gjakderdhje masive në protestat në Iran — qindra viktima, mijëra arrestime dhe reagime ndërkombëtare

January 12, 2026
“I huaji” i Alber Kamysë në Teatrin Kombëtar Eksperimental

“I huaji” i Alber Kamysë në Teatrin Kombëtar Eksperimental

January 12, 2026

Na ndiqni në

KontrasT.al

KontrasT.al - Është një platformë mediatike që informon dhe argëton ndjekësit në 24/7. Lajmi, ngjarja dhe opinioni vijnë për lexuesit me ngjyra më të qarta - në tablonë e realitetit dhe kontraditave të tij.

Shfleto sipas kategorive

  • Aktualitet
  • Argëtim
  • Bota
  • Destinacione
  • Drejtësi-Ligj
  • Ekonomi-Biznes
  • Foto-Lajm
  • Horoskopi
  • Investigim
  • Kinema
  • Kosova
  • Kronika e zezë
  • Ku të shkojmë
  • Kuriozitete
  • Kursi këmbimit
  • Lajme
  • Lajme rozë
  • Letërsi
  • Modë
  • Moti
  • Muzikë
  • Opinion
  • Politikë
  • Portret
  • Rubrika artistike
  • Satirë
  • Shënim
  • Shkencë-Teknologji
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Sport
  • Stil jetese
  • Të tjera
  • Teatër
  • Video

Lajmet më të fundit

Mungon seksi? 6 mënyra pёr të rizgjuar dëshirën në çift

Mungon seksi? 6 mënyra pёr të rizgjuar dëshirën në çift

January 12, 2026
“Moment fatal” për Danimarkën

“Moment fatal” për Danimarkën

January 12, 2026
  • Rreth nesh
  • Reklamo
  • Politikat e privatësisë
  • Na kontaktoni

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.