• Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Kryefaqja Shënim

Një dorëheqje me shumë pikëpyetje: “Dyshja” dhe ai që fillimisht të liron – më pas të “arreston”

30 Janar, 2026
në Shënim
Një dorëheqje me shumë pikëpyetje: “Dyshja” dhe ai që fillimisht të liron – më pas të “arreston”
146
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Rama ka mbështetur publikisht idenë se, gratë janë më pak të korruptueshme sesa burrat dhe kjo është arsyeja që sipas tij, e ka bërë atë, t’u japë pozicione kyçe në qeverisjen e vendit.

Megjithatë, përsa i përket korrupsionit, “gratë” e Edi Ramës, nuk mbeten pas burrave por i konkurruan ata denjësisht. Këtë e treguan faktet në Shqipërinë e viteve të fundit, si dhe akuzat apo hetimet e SPAK.

Në krye të herës, Kryeministri me cinizëm e humor “lançoi” edhe një arsye tjetër për përfshirjen e grave në drejtimin e punëve të qeverisë. Kujtojmë kur ai prezantoi Drejtoreshën e Përgjithshme të Doganave dhe atë të Tatimeve, Elisa Spiropalin dhe Briseida Shehajn. Ato ishin beqare dhe pa fëmijë, dhe kjo, sipas tij, i bënte ato më të përshtatshme në drejtim, pasi nuk kishin kujt t’i përkushtoheshin.

Edi Rama kishte të drejtë. Në retrospektivë të emrave që mbajtën poste të rëndësishme në drejtim të administratës apo qeverisë, asnjë grua apo vajzë nuk u përfol për ndonjë histori ku dashurohej një burrë apo tradhtohej prej tij. Në të gjitha rastet, “shefet” e përzgjedhura të Edi Ramës, u servirën si të dashuruara vetëm me punën ose postin. Në asnjë rast me korrupsionin!

Modeli “Bici” në qendër të sistemit

Pak emra kanë qarkulluar nëpër institucione kyçe të shtetit sa Dallëndyshe Bici. Si zgjedhje e dedikuar e Edi Ramës, ajo mban vend të veçantë.

E panjohur dhe e pashquar për ndonjë profil të veçantë, Bici u bë “mbretëresha” e inspektoriateve. Rama e përdori për mbrojtjen e territorit, e hodhi në Ministrinë e Mbrojtjes, më pas në Kadastrën Shtetërore — e ktheu përsëri në IKMT derisa në fund e “dorëzoi”, ashtu si raportohet nga komentet mediatike – në derën e SPAK.

Dallëndyshe Bici dha dorëheqjen, pa asnjë arsye të njohur dhe pa bërë publike arsyet e ikjes. Ikje nga sukseset që korri gjysmën e dytë të vitit 2025, në veçanti ato që lidhen me shembjen e ndërtimeve në Theth, ndërtimeve të paligjshme në Tiranë, Vlorë, Farkë etj.

Një karrierë që përmbledh më mirë se çdo deklaratë zyrtare mënyrën se si pushteti “mavi” të katapulton, të promovon, të përdor dhe në fund kur ti shfaq “problemet” distancohet, për të mbrojtur veten e vet.

Me origjinë nga Kukësi, një trevë që në ndërgjegjen kolektive shqiptare lidhet me karakter të fortë, qëndresë, besë dhe ndershmëri në marrëdhëniet shoqërore, Dallëndyshe Bici “u shit” nga Rama, si gruaja me profilin e duhur në drejtimin e inspektoriateve të burrave, e cila premtonte një drejtim të hekurt dhe disiplinë më të mirë se ata.

Drejtuese në INUK dhe më pas në Inspektoriatin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit – IKMT, Dallëndyshe Bici u bë “fadroma” e pamëshirshme e qeverisjes Rama.

Si drejtuese e institucioneve ku kalojnë vendime që prekin interesa të mëdha ekonomike: leje ndërtimi, prishje objektesh, legalizime, kontroll territori – Bici nuk foli kurrë. Ajo pranoi të mbante peshën e zyrës ku përplasja mes ligjit, biznesit dhe politikës ishte më e fortë se kudo, me vetëdijen se kishte në duar një nga çelësat më të ndjeshëm të pushtetit administrativ.

Në pranverën 2023, Edi Rama e dërgoi Bicin për një tjetër mision, në një tjetër nyje strategjike të shtetit: Agjencinë Shtetërore të Kadastrës – ASHK. Një institucion që administron pronën — aset ekonomik dhe politik me peshë vendimtare në Shqipëri, veçanërisht në zonat me vlerë të lartë territoriale.

Bici në agjencinë delikate të pronave, regjistrimeve dhe legalizimeve të tyre, nuk kishte më nevojë për fadromë, por për “laptop”.

Prezantimi i Kadastrës Dixhitale dhe ndryshimit rrënjësor të trajtimit të regjistrimit të pronave të shqiptarëve, u bë nga Edi Rama, Dallëndyshe Bici dhe Mirlinda Karçanaj, në qershor 2023. Bici do mbante gjithë barrën e transferimit të kadastrës shqiptare nga “rruga”, zyrat tradicionale të hipotekave, në një “shtab” elektronik nga ku do komandohej çdo gjë, në mënyrë të padukshme “digjitale”.

Trajektorja e emërimeve të Bicit, përshkroi një rrugë të pazakontë, nga IKMT në ASHK dhe përsëri rikthim në IKMT. Në një administratë ku drejtuesit zakonisht zëvendësohen shpejt dhe rrallë kthehen në të njëjtin post, ky cikël kthimesh përbën rast të pazakontë.

Në teori, në administratën e shtetit, askush nuk është i pazëvendësueshëm. Por në praktikën shqiptare – modeli “Bici” tregon shumë: kur shërben symbyllur, zbaton urdhrat, çon në vend porositë nga “lart”, çmimi është aty.

Në sistemin tonë ku vendimmarrja kalon përmes hierarkisë së pushtetit, aftësia për t’u përshtatur me vullnetin e 1-shit politik, kthehet në kapital karriere, ti bëhesh i pazëvendësueshëm aq sa shkelet edhe nevoja minimale për profesionalizëm.

Askush nuk di të thotë çfarë cilësie kishte drejtoresha e përgjithshme Dallëndyshe Bici, as vetë kryeministri që ia pranoi dorëheqjen, veprim që tregon distancim prej saj.

Dorëheqja, shërbimi dhe përfitimi

Më 26 janar, mediat raportuan dorëheqjen nga detyra të Dallëndyshe Bicit, mes zhvillimeve politike dhe hetimore që lidhen me emrin e saj. Burimet besojnë se, ndaj saj ekziston një dosje verifikimi në SPAK, ende pa komunikim zyrtar publik nga organi i akuzës.

Qeveria nuk ka dhënë deri sot sqarime mbi arsyet konkrete të largimit të një prej drejtueseve më jetëgjata të administratës publike. Zëra në korridoret e pushtetit tregojnë se, Kryeministri kishte kërkuar shkëputjen e saj nga funksioni, sapo SPAK publikoi hetimet për AKSHI-n dhe Ergys Agasi u shpall person në kërkim. Një skemë e njohur tashmë në praktikën e Edi Ramës: fillimisht të katapulton në poste kyçe, më pas – pasi mbaron shërbimin e verbër, distancohet heshtur sapo presioni institucional i drejtësisë fillon.

Por Bici, sado symbyllur dhe “enigmatike”, paralelisht me shërbimet e saj, ashtu si gjithë “ushtarët” e Edi Ramës, ka përfituar shumë nga pushteti që iu dha, duke rregulluar gjithë rrethin familjar.

Në hierarkinë shtetërore, familjarë të afërt të Dallëndyshe Bicit janë sistemuar në poste në institucione të rëndësishme publike dhe struktura të lidhura me administrimin e fondeve dhe shërbimeve shtetërore.

Motra e saj, Elona Gogo (Bici), ka ushtruar funksione drejtuese në Agjencinë e Trajtimit të Pronave, në Kryeministri, në Autoritetin Rrugor Shqiptar dhe më pas në Bashkinë e Tiranës. Dokumentime mediatike tregojnë gjithashtu lidhje kontraktuale të saj me IKMT, e në një rast u tentua të futej në strukturat drejtuese “digjitale” të Policisë së Shtetit.

Motra tjetër, Albana Jani (Bici), ka ushtruar deri funksione si drejtoreshë në Agjencinë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve, ndërsa bashkëshorti i saj, sistemuar në Inspektoriatin Shtetëror të Mbikëqyrjes së Tregut dhe më pas në IKMT – aty ku bënte ligjin vetë kunata e tij.

Ermira Duraku (Bici), një tjetër motër e Bicit, u rregullua të ishte pjesë në Autoritetin e Aviacionit Civil, ndërsa bashkëshorti i saj në angazhime në struktura politike dhe më pas në institucione publike.

Vëllai, Petrit Bici, dhe bashkëshortja e tij kanë mbajtur pozicione në Bashkinë e Tiranës dhe institucione të tjera shtetërore, ndërsa rezulton i punësuar paralelisht në kompani private dhe në Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes, duke kërkuar gjithnjë më shumë se një pagë.

Në një administratë ku rekrutimi vazhdon të kritikohet për mungesë transparence, ky koncentrim punësimesh familjare në institucione shtetërore tregon shumë për rrjetin e ndikimit të ndërtuar paralelisht me karrierën institucionale të ish-drejtueses së IKMT dhe Kadastrës. Një model ku shërbimi ndaj pushtetit shoqërohet edhe me përfitime dhe stabilitet punësimi brenda strukturave publike, të rrethit familjar.

Nga “e besuar” në barrë politike

Në vitin 2024, Dallëndyshe Bici refuzoi mandatin e deputetes si pjesë e listës së Partisë Socialiste, duke deklaruar se kishte angazhime në funksionin ekzekutiv. Në atë moment konsiderohej pjesë e brezit të besuar të partisë për të ushtruar funksione në administratë aty ku Kryeministri apo dikush tjetër kishin nevojë.

Por modeli “Bici” nuk është thjesht historia e një gruaje që e nisi rrugëtimin si besnike, u ngjit, mbylli shumë punë në anën e gabuar të ligjit dhe më pas u mënjanua për të “shijuar” së bashku, pasojat dhe përfitimet. Ajo është pasqyra e një modeli qeverisjeje: ku pushteti politik krijon mediatikisht profile të forta institucionale, i vendos ato me pompozitet në krye të sektorëve më të ndjeshëm dhe, kur profilet “bien në baltë”, distancohet me shpejtësi, bën sikur nuk ishin të tijët.

Fundi i një modeli, por jo i historisë

Vendimi për dorëheqje i Dallëndyshe Bicit, mbyll një cikël të sajin personal, por hap një derë të madhe pyetjesh, dyshimesh, hetimesh.

Si janë marrë vendimet në institucionet që ajo ka drejtuar?

Kush urdhëronte, kush qëndronte pas saj?

Si u bë Kadastra digjitale dhe sa prona janë “gëlltitur” me një klik kompjuterik?

Përgjigje që nuk mund t’i japë media, opinioni publik, as politika, por vetëm drejtësia.

Thashetheme të shumta të klubit mediatik po qarkullojnë për figurën femërore të Dallëndyshe Bicit. Ato lidhen me episode imagjinare të punëve “hard” jashtë zyrës shtetërore, që kënaqin kureshtjen e pavlerë, duke larguar vëmendjen nga pyetjet themelore: Ishte vetë ajo apo dikush tjetër në fadromat e IKMT? Ishte vetë ajo, apo tjetër kush që komandonte ASHK?

Vetëm më pas, duke i dhënë përgjigje pyetjeve rreth modelit “Bici”, do kuptohet si ka funksionuar kupola politike ose kriminale mbi kryet e saj.

Postimi i mëparshëm

Luks, verë e rrallë dhe romancë: pushimet e shtrenjta të çiftit Beckham–Peltz

Postimi i rradhës

Lamallari paralajmëron shoferët, ndërsa shpall amnistinë: burgjet zbrazen sot, qё t`i mbushim nesër

Postimi i rradhës
Lamallari paralajmëron shoferët, ndërsa shpall amnistinë: burgjet zbrazen sot, qё t`i mbushim nesër

Lamallari paralajmëron shoferët, ndërsa shpall amnistinë: burgjet zbrazen sot, qё t`i mbushim nesër

  • Më të fundit
Inflacioni u rrit në janar – çfarë do të thotë kjo për xhepin e qytetarëve

Inflacioni u rrit në janar – çfarë do të thotë kjo për xhepin e qytetarëve

14 Shkurt, 2026
Përplasje në inteligjencën amerikane, emri i Jared Kushner del në një përgjim për Iranin

Përplasje në inteligjencën amerikane, emri i Jared Kushner del në një përgjim për Iranin

14 Shkurt, 2026
Sydney ndalon hyrjen në autobus me rroba banjo pas ankesave për “mungesë etike”

Sydney ndalon hyrjen në autobus me rroba banjo pas ankesave për “mungesë etike”

14 Shkurt, 2026
Tani jemi tё gjithё nё njё “treshe”: Jam unё – ti – dhe A.I.

Tani jemi tё gjithё nё njё “treshe”: Jam unё – ti – dhe A.I.

14 Shkurt, 2026

Postimet e fundit

Inflacioni u rrit në janar – çfarë do të thotë kjo për xhepin e qytetarëve

Inflacioni u rrit në janar – çfarë do të thotë kjo për xhepin e qytetarëve

14 Shkurt, 2026
Përplasje në inteligjencën amerikane, emri i Jared Kushner del në një përgjim për Iranin

Përplasje në inteligjencën amerikane, emri i Jared Kushner del në një përgjim për Iranin

14 Shkurt, 2026
Sydney ndalon hyrjen në autobus me rroba banjo pas ankesave për “mungesë etike”

Sydney ndalon hyrjen në autobus me rroba banjo pas ankesave për “mungesë etike”

14 Shkurt, 2026
Tani jemi tё gjithё nё njё “treshe”: Jam unё – ti – dhe A.I.

Tani jemi tё gjithё nё njё “treshe”: Jam unё – ti – dhe A.I.

14 Shkurt, 2026

Na ndiqni në

KontrasT.al

KontrasT.al - Është një platformë mediatike që informon dhe argëton ndjekësit në 24/7. Lajmi, ngjarja dhe opinioni vijnë për lexuesit me ngjyra më të qarta - në tablonë e realitetit dhe kontraditave të tij.

Shfleto sipas kategorive

  • Aktualitet
  • Argëtim
  • Bota
  • Destinacione
  • Drejtësi-Ligj
  • Ekonomi-Biznes
  • Foto-Lajm
  • Horoskopi
  • Investigim
  • Kinema
  • Kosova
  • Kronika e zezë
  • Ku të shkojmë
  • Kuriozitete
  • Kursi këmbimit
  • Lajme
  • Lajme rozë
  • Letërsi
  • Misc
  • Modë
  • Moti
  • Muzikë
  • Opinion
  • Politikë
  • Portret
  • Rubrika artistike
  • Satirë
  • Shënim
  • Shkencë-Teknologji
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Sport
  • Stil jetese
  • Të tjera
  • Teatër
  • Video

Lajmet më të fundit

Inflacioni u rrit në janar – çfarë do të thotë kjo për xhepin e qytetarëve

Inflacioni u rrit në janar – çfarë do të thotë kjo për xhepin e qytetarëve

14 Shkurt, 2026
Përplasje në inteligjencën amerikane, emri i Jared Kushner del në një përgjim për Iranin

Përplasje në inteligjencën amerikane, emri i Jared Kushner del në një përgjim për Iranin

14 Shkurt, 2026
  • Rreth nesh
  • Reklamo
  • Politikat e privatësisë
  • Na kontaktoni

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.