• Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Kryefaqja Drejtësi-Ligj

Sytë e verbër në tempujt e financave: Pastrimi i parave në Shqipëri, në hijen e hetimeve ndërkombëtare dhe realitetit vendor

1 Shkurt, 2026
në Drejtësi-Ligj
Sytë e verbër në tempujt e financave: Pastrimi i parave në Shqipëri, në hijen e hetimeve ndërkombëtare dhe realitetit vendor

Foto: Kolazh AI

27
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Nga kontrasT.al

Në një epokë ku institucionet financiare të përmasave gjigante, siç është Deutsche Bank, përballen me kontrolle të papritura dhe hetime intensive nga autoritetet gjermane për dyshime të pastrimit të produkteve të veprës penale lidhur me rrjete të kompanive të lidhura me figura të sanksionuara ndërkombëtarisht – si oligarkë të ekspozuar ndaj masave restriktive pas agresionit në Ukrainë – pyetja që lind natyrshëm për ne është kjo:

A mund të ndodhë diçka e ngjashme në institucionet financiare shqiptare?

Apo, ndoshta, realiteti ynë vendor ofron një version edhe më të sofistikuar të të njëjtit mekanizëm lehtësues, ku bankat që operojnë në Shqipëri dhe entitetet e tjera financiare, nën maskën e operacioneve të zakonshme bankare/financiare, shërbejnë si kanale të preferuara për integrimin e fondeve të paligjshme në ekonominë zyrtare dhe legale?

Është vërtet paradoksale që një bankë me reputacion global si Deutsche Bank të akuzohet për mosplotësimin e detyrimeve të raportimit të menjëhershëm të transaksioneve të dyshimta sipas dispozitave të ligjit për parandalimin e pastrimit të parave, ndërsa në vendin tonë, ku ekonomia mbetet thellësisht e varur nga transaksionet cash dhe sektori informal, mekanizmat e tillë duket se operojnë me një lehtësi të pashpjegueshme.

Pyetje analoge me rastin e hetimit ndërkombëtar

Si është e mundur që në sistemin bankar shqiptar, i cili sipas vlerësimit kombëtar të rrezikut (VKR) paraqitet si një nga kanalet kryesore dhe të pashmangshme për fazat e vendosjes (placement), shtresimit (layering) dhe integrimit të fondeve të paligjshme, të vazhdojnë të ekzistojnë dobësi të theksuara në zbatimin e procedurave të due diligence të zgjeruar për klientët me rrezik të lartë, përfshirë personat e ekspozuar politikisht (PEP) dhe jo-rezidentët?

Si mund të ndodhë që zyrat e këmbimit valutor dhe institucionet e tjera jo-financiare, apo të tjerë aktorë në treg siç janë agjentët e pasurive të paluajtshme, të shërbejnë si porta kryesore për qarkullimin e miliona eurove të origjinës nga trafiku i narkotikëve, evazioni fiskal ose korrupsioni, përmes sistemeve si Hawala – i bazuar në besim personal dhe lidhje – ose transaksione kripto-monedhash që shmangin gjurmët e dokumentuara?

Paradoks? Pavarësisht numrit të lartë të raportimeve të transaksioneve të dyshimta (RAD) të drejtuara drejt Njësisë së Inteligjencës Financiare (FIU), numri i dënimeve përfundimtare sipas statistikave për pastrimin e produkteve të veprës penale mbetet minimal.

A krijon kjo një ndjenjë të thellë mosbesimi ndaj efikasitetit të sistemit mbikëqyrës financiar shqiptar?

A mos vallë Banka e Shqipërisë, si autoritet mbikëqyrës kryesor, ka qenë e vonuar ose joekzistente në marrjen e masave ndaj atyre që kanë lehtësuar skema të dyshimta, si në rastin e kompanive të mikrokredive që kanë abuzuar me licenca për të detyruar debitorë në cikle borxhi të paligjshme, duke përfshirë dyshime për mashtrim, evazion fiskal dhe pastrim parash nën strukturë të organizuar kriminale?

Pyetje të tjera të ngjashme lindin në lidhje me investimet në sektorët e ndërtimit, turizmit dhe pasurive të paluajtshme, të cilat paraqiten si pika të preferuara për integrimin e të ardhurave nga krimi i organizuar.

Si është e mundur që, në një ekonomi ku sektori joformal dhe transaksionet cash dominojnë, bankat tregtare të mos zbatojnë me rigorozitet masat e identifikimit të burimit të fondeve për klientët që kryejnë depozita të mëdha ose transferta ndërkufitare pa justifikim ekonomik të qartë?

Dhe më tej pyetjet nuk reshtin së “pyeturi”:

Pse hetimet për skema të tilla si evazioni i TVSH-së, fshehja e të ardhurave dhe pastrimi i tyre nëpërmjet rrjeteve apo “rrjetash” kontraktorësh vendas dhe të huaj mbeten të kufizuara në masa parandaluese, pa arritur sistematikisht në konfiskimin efektiv të aseteve të paligjshme?

Ironi dhe paradoks?

Ndërsa në nivel ndërkombëtar hetimet synojnë të godasin rrënjët e rrjeteve të oligarkëve të sanksionuar, në Shqipëri mekanizmat lehtësues duket se vazhdojnë të operojnë me një lloj “tolerance institucionale” që minon besimin e publikut dhe integritetin e sistemit financiar në tërësi.

Për të adresuar këto çështje në mënyrë substanciale, zgjidhjet duhet të jenë të natyrës sistematike dhe të mbështetura në një qasje të integruar ligjore dhe operacionale.

Zgjidhje të domosdoshme që nuk dëshirohen

Së pari, është thelbësore forcimi i kapaciteteve hetimore të Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) përmes zhvillimit sistematik të hetimeve financiare paralele në çdo çështje që përfshin trafikun e narkotikëve, korrupsionin e nivelit të lartë ose evazionin fiskal, duke përfshirë bashkëpunimin e ngushtë me agjencitë ndërkombëtare për gjurmimin e aseteve të paluajtshme dhe transfertat ndërkufitare.

Së dyti, duhet të zbatohet me rigorozitet harmonizimi i legjislacionit vendor me Direktivën e BE-së për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, duke forcuar detyrimet për due diligence të zgjeruar, raportimin e menjëhershëm të RAD-ve dhe ndëshkimet proporcionale për mosrespektim nga ana e institucioneve financiare – përfshirë pezullime licencash dhe gjoba të larta për neglizhencë.

Së treti, reduktimi i varësisë nga ekonomia cash përmes promovimit të pagesave digjitale dhe monitorimit të automatizuar të transaksioneve me mjete teknologjike të avancuara do të minimizonte mundësitë për vendosjen fillestare të fondeve të paligjshme.

Por këtu, duket se Banka e Shqipërisë vijon të mbetet në procedura manuale dhe sigurisht në takime pa vlerë, ndërsa “industria” e pastrimit të parave vijon të përparojë me ritme digjitale.

Për më tepër, trajnimet e vazhdueshme dhe të specializuara për stafin e bankave tregtare dhe të tjerë aktorë në treg mbi identifikimin e rreziqeve specifike – si përdorimi i Hawala-s, kripto-aseteve ose investimet në pasuri të paluajtshme nga persona jo-rezidentë – duhet të jenë prioritet, së bashku me një mbikëqyrje më proaktive nga Banka e Shqipërisë dhe FIU-ja për të parandaluar çdo formë të vonimit ose përzgjedhjes në raportim.

Nevojitet të forcohet me urgjencë edhe sistemi i konfiskimit të aseteve, përfshirë konfiskimin pa dënim (non-conviction based forfeiture) dhe menaxhimin efektiv të aseteve të sekuestruara për qëllime sociale, duke rritur kështu efektin.

Bashkëpunimi ndërinstitucional midis FIU-së, SPAK-ut, Policisë së Shtetit dhe autoriteteve doganore, si dhe bashkëpunimi ndërkombëtar me njësitë homologe për shkëmbimin e inteligjencës financiare, përbën një kusht sine qua non për të bllokuar hyrjen e fondeve të origjinës së dyshimtë, veçanërisht nga rrjete të lidhura me sanksione ndërkombëtare.

Në përfundim, derisa të mos ketë një angazhim të vërtetë politik dhe operacional për të kaluar nga formalizmi në zbatim substancial – duke shmangur ironinë e një sistemi që prodhon raportime të shumta, por rezultate të pakta – pastrimi i parave do të vazhdojë të lulëzojë nën hijen e institucioneve financiare që, si në rastin e Deutsche Bank, pretendojnë të jenë roje të integritetit, por shpesh funksionojnë si lehtësues të padukshëm.

Është koha për një reformë të thellë që të sigurojë jo vetëm pajtueshmëri teknike me standardet e FATF-së, por edhe një kulturë të vërtetë të transparencës dhe përgjegjësisë, në interes të shtetit të së drejtës dhe ekonomisë së pastër.

Vetëm kështu, pyetjet e sotme mund të kthehen në përgjigje konkrete të së nesërmes, më së paku në zhvillimin vendas, aq të mirëpritur nga të gjithë.

© Ky është artikull ekskluziv i KontrasT.al, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to” / Artikulli mund të ripublikohet vetёm i shoqëruar me linkun e artikullit origjinal. Ai shpreh mendimin e redaksisë dhe synon të nxisë debat profesional.

Postimi i mëparshëm

Drejtësia njerëzore që respekton edhe vlerat morale: mesazhi i fortë nga një gjykatë amerikane

Postimi i rradhës

Nga oborri mbretëror drejt falimentimit? Firma e këpucëve të fëmijëve qё vesh dhe Princi George rrezikon mbylljen

Postimi i rradhës
Nga oborri mbretëror drejt falimentimit? Firma e këpucëve të fëmijëve qё vesh dhe Princi George rrezikon mbylljen

Nga oborri mbretëror drejt falimentimit? Firma e këpucëve të fëmijëve qё vesh dhe Princi George rrezikon mbylljen

  • Më të fundit
Fund i një epoke: SHBA mbyll rrugën kufitare që bashkonte fqinjët prej dekadash

Fund i një epoke: SHBA mbyll rrugën kufitare që bashkonte fqinjët prej dekadash

1 Prill, 2026
Banka e Shqipërisë si kampione e pashpirtësisë: I sëmuri me kancer përndiqet në gjykatë

Pastrim i pastёr/ Banka e Shqipёrisё blen euro pёr tё shpёtuar “fytyrёn” e qeverisё

1 Prill, 2026
Rekordi i parё i ministres “hije” tё Infrastrukturёs dhe Energjisё: 5 urdhra delegimi brenda ditës

Rekordi i parё i ministres “hije” tё Infrastrukturёs dhe Energjisё: 5 urdhra delegimi brenda ditës

1 Prill, 2026
Oligarkia dhe dhurata 50-milionëshe me karburantin e sekuestruar

Oligarkia dhe dhurata 50-milionëshe me karburantin e sekuestruar

1 Prill, 2026

Postimet e fundit

Fund i një epoke: SHBA mbyll rrugën kufitare që bashkonte fqinjët prej dekadash

Fund i një epoke: SHBA mbyll rrugën kufitare që bashkonte fqinjët prej dekadash

1 Prill, 2026
Banka e Shqipërisë si kampione e pashpirtësisë: I sëmuri me kancer përndiqet në gjykatë

Pastrim i pastёr/ Banka e Shqipёrisё blen euro pёr tё shpёtuar “fytyrёn” e qeverisё

1 Prill, 2026
Rekordi i parё i ministres “hije” tё Infrastrukturёs dhe Energjisё: 5 urdhra delegimi brenda ditës

Rekordi i parё i ministres “hije” tё Infrastrukturёs dhe Energjisё: 5 urdhra delegimi brenda ditës

1 Prill, 2026
Oligarkia dhe dhurata 50-milionëshe me karburantin e sekuestruar

Oligarkia dhe dhurata 50-milionëshe me karburantin e sekuestruar

1 Prill, 2026

Na ndiqni në

KontrasT.al

KontrasT.al - Është një platformë mediatike që informon dhe argëton ndjekësit në 24/7. Lajmi, ngjarja dhe opinioni vijnë për lexuesit me ngjyra më të qarta - në tablonë e realitetit dhe kontraditave të tij.

Shfleto sipas kategorive

  • Aktualitet
  • Argëtim
  • Bota
  • Destinacione
  • Drejtësi-Ligj
  • Ekonomi-Biznes
  • Foto-Lajm
  • Horoskopi
  • Investigim
  • Kinema
  • Kosova
  • Kronika e zezë
  • Ku të shkojmë
  • Kuriozitete
  • Kursi këmbimit
  • Lajme
  • Lajme rozë
  • Letërsi
  • Misc
  • Modë
  • Moti
  • Muzikë
  • Opinion
  • Politikë
  • Portret
  • Psikologji
  • Rubrika artistike
  • Satirë
  • Shënim
  • Shkencë-Teknologji
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Sport
  • Stil jetese
  • Të tjera
  • Teatër
  • Video

Lajmet më të fundit

Fund i një epoke: SHBA mbyll rrugën kufitare që bashkonte fqinjët prej dekadash

Fund i një epoke: SHBA mbyll rrugën kufitare që bashkonte fqinjët prej dekadash

1 Prill, 2026
Banka e Shqipërisë si kampione e pashpirtësisë: I sëmuri me kancer përndiqet në gjykatë

Pastrim i pastёr/ Banka e Shqipёrisё blen euro pёr tё shpёtuar “fytyrёn” e qeverisё

1 Prill, 2026
  • Rreth nesh
  • Reklamo
  • Politikat e privatësisë
  • Na kontaktoni

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.