• Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Kryefaqja Shënim

Shqiptar si Marco Casamonti apo si Zelimkan Abakarov? Pasaporta shqiptare, një dekret i munguar

28 Shkurt, 2026
në Shënim, Shqipëria
Shqiptar si Marco Casamonti apo si Zelimkan Abakarov? Pasaporta shqiptare, një dekret i munguar
22
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Nga kontrasT.al

Në datën 20 shkurt 2026, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, nxori Dekretin Nr. 88, i cili i jep shtetësinë shqiptare shtetasit italian Marco Roberto Casamonti. Ky dekret mbështetet në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë (nenet 92, 93), si dhe në Ligjin Nr. 113/2020 “Për shtetësinë”. Propozimi erdhi nga Ministri i Punëve të Brendshme, duke u bazuar në procedurat standarde për dhënien e shtetësisë me kërkesë individuale.

Profili publik i Marco Casamontit dhe lidhjet me Shqipërinë

Marco Roberto Casamonti ka lindur në Itali në vitin 1965. Ai është një arkitekt i njohur ndërkombëtarisht, themelues i studios Archea Associati (me seli në Firence), profesor në Fakultetin e Arkitekturës së Universitetit të Xhenovës dhe drejtor i revistës ndërkombëtare të arkitekturës “Area”. Karriera e tij përfshin projekte të mëdha në Evropë, Azi dhe Lindjen e Mesme, me një fokus në arkitekturën bashkëkohore dhe zhvillimin urban.

Marco Roberto Casamonti

Kryeministri Rama, i mahnitur pas tij, e ka bërë Casamontin jo vetëm mentor personal arti, por i ka dhënë gjithë Shqipërinë për ta përdorur si maket gjigant ku të testojë dhe sprovojë talentin e tij si arkitekt. Natyrisht “leja” është dhënë kundrejt pagesave të majme, pra kundrejt parasë. Casamonti është një nga arkitektët më të shtrenjtë në botë. Çmimi i tij është sfidues dhe këtë e dinë mirë sipërmarrës të ndryshëm ndërtimi, por edhe buxheti i shtetit shqiptar.

Studioja e tij, Archea Associati, ka realizuar disa projekte të rëndësishme në vend, duke përfshirë:

  • Stadiumin Kombëtar të Shqipërisë në Tiranë (Arena Kombëtare), një strukturë multifunksionale e inauguruar në 2019, e cila u projektua në bashkëpunim me kompaninë shqiptare AlbStar.
  • Projekte urbane në qytetin e Tiranës, Vlorës, Durrësit, Lezhës. Me dhjetëra projekte në planifikimin e zonave turistike dhe projekte ndërtimesh të larta, si kulla në Bllok, West Residence, kulla Evergreen përballë Kishës Ortodokse në qendër të Tiranës dhe shumë të tjera, të cilat e lidhin me një angazhim afatgjatë me Shqipërinë.

Këto projekte dhe miqësia e veçantë me kryeministrin e Shqipërisë e pozicionuan Casamontin si një figurë me “interes të veçantë” për shtetin shqiptar, që me sa duket është një kriter kyç për t’u “prezantuar” me ligjin mbi shtetësinë dhe, në fund, për ta marrë pasaportën shqiptare.

Sipas “La Repubblica”, Marco Casamonti është arrestuar në dhjetor të vitit 2008 për dyshime për “korrupsion” lidhur me një tender prej 98 mijë eurosh, por ai rifitoi lirinë në janar 2009. Më pas nuk rezulton ndonjë akuzë penale kundër Casamontit në Itali apo gjetkë.

Megjithatë, nënshtetësia shqiptare për një italian kaq të suksesshëm bën disa pyetje:

Kur u bë kërkesa për “shqiptar” nga Marco Casamonti dhe si i plotësoi kriteret ai?

A lidhet ndryshimi i rezidencës së tatimpaguesit Casamonti në Itali për të paguar më pak taksa në Shqipëri?

Çfarë projektesh të tjera pritet t’i jepen shqiptarit Casamonti?

Pasaporta shqiptare si letër “pa vlerë”

Ligji Nr. 113/2020 “Për shtetësinë” rregullon procedurat për fitimin e shtetësisë shqiptare. Neni 9 parashikon dhënien e shtetësisë për “arsye të veçanta”, duke përfshirë kontribute në fushat e kulturës, ekonomisë, shkencës apo sportit. Neni 20 specifikon se Presidenti, me propozim të Ministrit të Brendshëm, mund të dekretojë shtetësinë për individë që demonstrojnë “interes të veçantë” për Republikën e Shqipërisë. Ky është një mekanizëm diskrecionar, por i kufizuar nga parimet kushtetuese të transparencës dhe mosdiskriminimit (Neni 18 i Kushtetutës).

Në praktikë, Shqipëria ka përdorur këtë dispozitë për të tërhequr talente ndërkombëtare, por jo rrallë është përdorur edhe për “biznes”.

Në vitin 2018, dy vëllezërit indianë Nitin Sandesara dhe Chetan Sandesara morën shtetësinë shqiptare edhe pse ishin persona në kërkim në Indi, për mashtrim. Presidentët e Shqipërisë dhe ministrat e brendshëm të saj kanë mbyllur sytë në disa raste si për vëllezërit indianë.

Nitin Sandesara dhe Chetan Sandesara

Sipas raportit të GLOBALCIT (2021), Presidenti Meta dekretoi shtetësinë për 419 individë midis 2017-2021, kryesisht për merita kulturore apo ekonomike, duke përfshirë artistë, akademikë dhe sportistë nga diaspora shqiptare apo vende fqinje.

Dekreti i shtetësisë për Casamontin ndoshta përshtatet me këtë kategori, por projektet e tij nuk janë bërë falas për Shqipërinë. Arkitekti italian është paguar për gjithçka, madje shumë shtrenjtë, më shtrenjtë se projektet e bëra nga arkitektët shqiptarë.

Pasaporta “e artë” shqiptare, alibi për t’iu fshehur krimeve

Pasaporta “Casamonti”, ashtu si pasaportat “Nitin Sandesara dhe Chetan Sandesara”, ngrenë një pyetje kryesore:

A shërbejnë dekretet presidenciale për të shmangur përgjegjësi penale jashtë Shqipërisë?

Në rastin e vëllezërve “shqiptarë” Nitin Sandesara dhe Chetan Sandesara dhe kunatit të tyre në kërkim ndërkombëtar, Hiteshkumar Patel, u kuptua se pasaporta shqiptare kishte një synim më të madh sesa dëshira për të qenë “shqiptar”.

Po në rastin “Casamonti”?

Shqipëria ka traktate ekstradimi me Italinë, bazuar në Konventën Evropiane të Ekstradimit (1957) dhe Marrëveshjen Bilaterale Shqipëri-Itali (1998, e ndryshuar në 2015). Këto marrëveshje lejojnë ekstradimin e shtetasve të dyfishtë vetëm në raste specifike, por nuk e pengojnë atë plotësisht. Sipas Nenit 39 të Kushtetutës shqiptare, shtetasit shqiptarë nuk ekstradohen për krime politike, por vetëm për krime ose vepra të rënda penale.

Megjithatë, praktika e dhënies së shtetësisë për merita speciale nuk është unike për Shqipërinë. Në Evropë, vende si Malta dhe Qipro kanë programe “shtetësie për investime” (Golden Visa), të cilat kanë qenë subjekt kritikash nga Parlamenti Evropian për rreziqet e korrupsionit dhe evazionit fiskal. Në rastin e Roman Abramovich (2022), Portugalia i dha shtetësinë për kontribute filantropike, por më pas e tërhoqi pas dyshimeve për lidhje me regjimin rus. Në Amerikën Latine, raste si ai i ish-presidentit bolivian Evo Morales, i cili kërkoi azil në Meksikë, tregojnë se shtetësia mund të përdoret si mbrojtje, por vetëm në kontekste politike.

Në Shqipëri, Raporti i Transparency International (2023) kritikoi mungesën e transparencës në dekretet presidenciale, duke sugjeruar se në disa raste mund të fshihen motive politike apo ekonomike dhe dhënia e shtetësisë për kontribute reale kërkon mbikëqyrje më të rreptë për të shmangur abuzimet.

Dekreti “Casamonti” me Nr. 88 sugjeron dyshime.

Shtetësia shqiptare për merita profesionale dhe “interes të veçantë” nuk mund të paguhet me para për projekte të realizuara në Shqipëri, por me kontribute që nuk mbushin “kontot” bankare.

Shtetësimarrësit shqiptarë nuk mund të jenë biznesmenë, por “mundës” që derdhin djersë për pasaportën me shqiponjë. Më tepër se kaq, shtetësia shqiptare është një privilegj që duhet të reflektojë vlera të përbashkëta kombëtare, vlera që një kinez, indian apo italian duhet shumë mund – t’i fitojë.

© Ky është artikull ekskluziv i KontrasT.al, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to” / Artikulli mund të ripublikohet vetёm i shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Postimi i mëparshëm

SHBA-Izrael sulmojnë Iranin – Irani lëshon raketa drejt Izraelit, Katarit, Bahreinit, UAE dhe Arabisë Saudite. A filloi Lufta e III Botërore?

Postimi i rradhës

Trump flet për “pushtim miqësor” të Kubës, ndërsa tensionet SHBA–Havana arrijnë kulmin

Postimi i rradhës
Trump flet për “pushtim miqësor” të Kubës, ndërsa tensionet SHBA–Havana arrijnë kulmin

Trump flet për “pushtim miqësor” të Kubës, ndërsa tensionet SHBA–Havana arrijnë kulmin

  • Më të fundit
SpaceX dërgon katër astronautë drejt hapёsirёs për t’i dhënë fund mungesës së stafit

NASA ndryshon planin për rikthimin në Hënë: Shton një mision provë përpara uljes me astronautë

28 Shkurt, 2026
Pakti i burrave: Clinton dhe Trump mbrojnё njёri- tjetrin?

Pakti i burrave: Clinton dhe Trump mbrojnё njёri- tjetrin?

28 Shkurt, 2026
Trump flet për “pushtim miqësor” të Kubës, ndërsa tensionet SHBA–Havana arrijnë kulmin

Trump flet për “pushtim miqësor” të Kubës, ndërsa tensionet SHBA–Havana arrijnë kulmin

28 Shkurt, 2026
Shqiptar si Marco Casamonti apo si Zelimkan Abakarov? Pasaporta shqiptare, një dekret i munguar

Shqiptar si Marco Casamonti apo si Zelimkan Abakarov? Pasaporta shqiptare, një dekret i munguar

28 Shkurt, 2026

Postimet e fundit

SpaceX dërgon katër astronautë drejt hapёsirёs për t’i dhënë fund mungesës së stafit

NASA ndryshon planin për rikthimin në Hënë: Shton një mision provë përpara uljes me astronautë

28 Shkurt, 2026
Pakti i burrave: Clinton dhe Trump mbrojnё njёri- tjetrin?

Pakti i burrave: Clinton dhe Trump mbrojnё njёri- tjetrin?

28 Shkurt, 2026
Trump flet për “pushtim miqësor” të Kubës, ndërsa tensionet SHBA–Havana arrijnë kulmin

Trump flet për “pushtim miqësor” të Kubës, ndërsa tensionet SHBA–Havana arrijnë kulmin

28 Shkurt, 2026
Shqiptar si Marco Casamonti apo si Zelimkan Abakarov? Pasaporta shqiptare, një dekret i munguar

Shqiptar si Marco Casamonti apo si Zelimkan Abakarov? Pasaporta shqiptare, një dekret i munguar

28 Shkurt, 2026

Na ndiqni në

KontrasT.al

KontrasT.al - Është një platformë mediatike që informon dhe argëton ndjekësit në 24/7. Lajmi, ngjarja dhe opinioni vijnë për lexuesit me ngjyra më të qarta - në tablonë e realitetit dhe kontraditave të tij.

Shfleto sipas kategorive

  • Aktualitet
  • Argëtim
  • Bota
  • Destinacione
  • Drejtësi-Ligj
  • Ekonomi-Biznes
  • Foto-Lajm
  • Horoskopi
  • Investigim
  • Kinema
  • Kosova
  • Kronika e zezë
  • Ku të shkojmë
  • Kuriozitete
  • Kursi këmbimit
  • Lajme
  • Lajme rozë
  • Letërsi
  • Misc
  • Modë
  • Moti
  • Muzikë
  • Opinion
  • Politikë
  • Portret
  • Rubrika artistike
  • Satirë
  • Shënim
  • Shkencë-Teknologji
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Sport
  • Stil jetese
  • Të tjera
  • Teatër
  • Video

Lajmet më të fundit

SpaceX dërgon katër astronautë drejt hapёsirёs për t’i dhënë fund mungesës së stafit

NASA ndryshon planin për rikthimin në Hënë: Shton një mision provë përpara uljes me astronautë

28 Shkurt, 2026
Pakti i burrave: Clinton dhe Trump mbrojnё njёri- tjetrin?

Pakti i burrave: Clinton dhe Trump mbrojnё njёri- tjetrin?

28 Shkurt, 2026
  • Rreth nesh
  • Reklamo
  • Politikat e privatësisë
  • Na kontaktoni

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.