• Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Kryefaqja Lajme Bota

Debati mbi abortin në Angli: gratё vazhdojnё tё arrestohen ndërsa parlamenti kërkon dekriminalizimin

17 Mars, 2026
në Bota
Debati mbi abortin në Angli: gratё vazhdojnё tё arrestohen ndërsa parlamenti kërkon dekriminalizimin
20
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Edhe pse parlamenti britanik ka mbështetur ndryshime ligjore për të mos ndjekur penalisht gratë që kryejnë aborte jashtë kuadrit ligjor, në praktikë disa prej tyre në Angli vazhdojnë të arrestohen dhe të përballen me hetime policore.

Sipas të dhënave të siguruara përmes kërkesave për tё drejtёn e informimit, policia e Nottinghamshire dhe Policia Metropolitane e Londrës kanë konfirmuar se kanë arrestuar gra të dyshuara për ndërprerje të paligjshme të shtatzënisë në periudhën qershor 2025 – janar 2026.

Organizatat që ofrojnë shërbime aborti thonë se rastet reale mund të jenë edhe më të shumta, pasi disa forca policore ose kanë refuzuar të japin informacion, ose kanë deklaruar se nuk mbajnë të dhëna të detajuara për arrestime sipas këtij ligji.

Ligji ende nuk ka hyrë në fuqi

Në qershor të vitit të kaluar, deputetët britanikë votuan me shumicë për një amendament që synon të dekriminalizojë abortin për gratë në Angli dhe Uells, duke ndaluar ndjekjen penale ndaj tyre edhe në rastet kur ndërprerja e shtatzënisë ndodh jashtë rregullave ligjore.

Megjithatë, ky ndryshim është ende në proces parlamentar dhe nuk është bërë ende ligj, çka do të thotë se në praktikë policia mund të vazhdojë të hetojë rastet e dyshuara.

Rasti që ka shkaktuar reagime

Një nga rastet më të debatueshme ndodhi pas votimit parlamentar të vitit të kaluar. Një grua shkoi në spital dhe pësoi një abort rreth javës së 17-të të shtatzënisë. Gjatë ekzaminimit mjekët gjetën tableta në vaginën e saj dhe njoftuan policinë.

Oficerët e policisë e arrestuan gruan në sallën e lindjes, ndërsa i kontrolluan edhe shtëpinё. Ajo qëndroi në repartin e maternitetit ndërsa hetimi vazhdonte.

Gruaja mohoi faktin qё kishte tentuar tё abortonte dhe sqaroi se vuante nga diabet i paqëndrueshëm, një gjendje që kërkon monitorim të vazhdueshëm pas lindjes. Policia i konfiskoi edhe pajisjet elektronike mjekësore, përmes të cilave ajo kontrollonte nivelin e insulinës dhe monitoronte gjendjen e saj shëndetësore.

Pas incidentit, gruaja tha se ndihej e tradhtuar nga sistemi shëndetësor dhe policia, duke deklaruar se nuk ndihej më e sigurt për t’iu drejtuar kёtyre institucioneve.

Një mjek që ishte përfshirë në trajtimin e saj tha: “Kur thirra policinë mendova se do t’i ofronin mbështetje dhe mbrojtje. Ajo që ndodhi ishte e tmerrshme.”

Reagimi i mjekëve dhe ekspertëve

Amendamenti për dekriminalizimin e abortit u propozua nga deputetja laburiste Tonia Antoniazzi dhe u miratua me 379 vota pro dhe 137 kundër, pas protestave për rritjen e ndjekjeve penale ndaj grave për aborte të paligjshme.

Ky votim u konsiderua si hapi më i madh përpara për të drejtat riprodhuese në Angli dhe Uells në 60 vitet e fundit.

Megjithatë, rregullat bazë për kryerjen e abortit mbeten të pandryshuara: procedura duhet të miratohet nga dy mjekë dhe të kryhet brenda afateve të përcaktuara nga ligji. Mjekët që veprojnë jashtë këtij kuadri mund të përballen ende me ndjekje penale.

Sipas Jonathan Lord, bashkëkryetar i task-forcës për abortin në Kolegjin Mbretëror të Obstetërve dhe Gjinekologëve (RCOG), problemin më të madh e shkaktojnë vetë hetimet policore.

“Janë hetimet ato që shkaktojnë më shumë dëm. Shumë pak raste përfundojnë me akuza dhe akoma më pak me ndjekje penale,” tha ai, duke shtuar se policia shpesh nuk vepron me ndjeshmërinë e nevojshme në raste të tilla.

Ai theksoi gjithashtu se në disa raste hetimet janë fokusuar vetëm te gruaja, pa shqyrtuar mundësinë që ajo mund të ketë qenë viktimë e presionit apo abuzimit nga partneri.

Debati mbi abortin në Britani vazhdon të mbetet një çështje e ndjeshme politike dhe sociale, ndërsa aktivistët për të drejtat e grave kërkojnë që dekriminalizimi i plotë të hyjë sa më shpejt në fuqi për të shmangur raste të tilla.

(Burimi: The Guardian)

Postimi i mëparshëm

Shtet fajdexhi? VKM-ja qё tё merr shtёpinё dhe pasurinё

Postimi i rradhës

SHBA / Shtëpia e Bardhë: Susie Wiles, shefja e kabinetit të Trump, del me kancer në gji

Postimi i rradhës
SHBA / Shtëpia e Bardhë: Susie Wiles, shefja e kabinetit të Trump, del me kancer në gji

SHBA / Shtëpia e Bardhë: Susie Wiles, shefja e kabinetit të Trump, del me kancer në gji

  • Më të fundit
Hollywood / Megan Fox shkëlqen me look-un e saj të zi

Hollywood / Megan Fox shkëlqen me look-un e saj të zi

17 Mars, 2026
Shqipёria “godet” Iranin me një rezolutë. Izraeli e falёnderon.

Shqipёria “godet” Iranin me një rezolutë. Izraeli e falёnderon.

17 Mars, 2026
Mosad godet përsëri: dy figura me peshë në Iran eliminohen

Mosad godet përsëri: dy figura me peshë në Iran eliminohen

17 Mars, 2026
“Irani ka kaluar çdo vijë të kuqe”: vendet e Gjirit ndryshojnë qëndrim pas mbylljes së Hormuzit

“Irani ka kaluar çdo vijë të kuqe”: vendet e Gjirit ndryshojnë qëndrim pas mbylljes së Hormuzit

17 Mars, 2026

Postimet e fundit

Na ndiqni në

KontrasT.al

KontrasT.al - Është një platformë mediatike që informon dhe argëton ndjekësit në 24/7. Lajmi, ngjarja dhe opinioni vijnë për lexuesit me ngjyra më të qarta - në tablonë e realitetit dhe kontraditave të tij.

Shfleto sipas kategorive

  • Aktualitet
  • Argëtim
  • Bota
  • Destinacione
  • Drejtësi-Ligj
  • Ekonomi-Biznes
  • Foto-Lajm
  • Horoskopi
  • Investigim
  • Kinema
  • Kosova
  • Kronika e zezë
  • Ku të shkojmë
  • Kuriozitete
  • Kursi këmbimit
  • Lajme
  • Lajme rozë
  • Letërsi
  • Misc
  • Modë
  • Moti
  • Muzikë
  • Opinion
  • Politikë
  • Portret
  • Rubrika artistike
  • Satirë
  • Shënim
  • Shkencë-Teknologji
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Sport
  • Stil jetese
  • Të tjera
  • Teatër
  • Video

Lajmet më të fundit

Hollywood / Megan Fox shkëlqen me look-un e saj të zi

Hollywood / Megan Fox shkëlqen me look-un e saj të zi

17 Mars, 2026
Shqipёria “godet” Iranin me një rezolutë. Izraeli e falёnderon.

Shqipёria “godet” Iranin me një rezolutë. Izraeli e falёnderon.

17 Mars, 2026
  • Rreth nesh
  • Reklamo
  • Politikat e privatësisë
  • Na kontaktoni

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.