• Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Kryefaqja Drejtësi-Ligj

PD u kërkon ambasadave të “vёzhgojnё” Sokol Sadushin

1 Prill, 2026
në Drejtësi-Ligj, Politikë
PD u kërkon ambasadave të “vёzhgojnё” Sokol Sadushin
11
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Një letër e nënshkruar nga Gazment Bardhi në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, drejtuar ambasadave kryesore në Tiranë, ka rikthyer në qendër të vëmendjes rolin e ndërkombëtarëve në çështje të ndjeshme të drejtësisë.

Në dokumentin zyrtar, Bardhi shpreh shqetësimin për mbledhjen e Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatёs sё Lartë caktuar pёr datёn 9 prill, që do të shqyrtojë çështje që lidhen me masën e sigurisë “arrest në burg”. Sipas tij, kjo është një nismë personale e kryetarit Sokol Sadushi, pa një bazë të qartë ligjore.

Letra paralajmëron se një interpretim më i butë i paraburgimit mund të ndikojë drejtpërdrejt në çështje të ndjeshme, ku përfshihen zyrtarë të lartë dhe figura të krimit të organizuar, duke rrezikuar – sipas opozitës – besimin publik te drejtësia dhe luftën kundër korrupsionit.

Me kёtё lëvizje të pazakontë, opozita u kërkon hapur ambasadave dhe organizmave ndërkombëtarë që të “monitorojnë nga afër” vendimmarrjen e Gjykatës së Lartë dhe të nxisin transparencë e standarde ndërkombëtare. Një kërkesë që, në thelb, i vendos diplomatët në rolin e një lloj “vёzhguesi” për vendimmarrjen e gjyqёsorit në Shqipëri.

Nga njëra anë, letra prek një shqetësim qё ka baza, pasi çdo ndryshim në praktikën e paraburgimit në një moment kur drejtësia po heton nivele të larta pushteti, është i ndjeshëm dhe potencialisht me pasoja të mëdha.

Nga ana tjetër, juristi i sprovuar Gazment Bardhi e di shumë mirë se ndërkombëtarët nuk kanë asnjë rol në vendimmarrjen e gjykatave dhe nuk mund të ndërhyjnë në të. Por me këtë lëvizje, ai arrin diçka tjetër: e vendos Gjykata e Lartë dhe veçanërisht Sokol Sadushi nën vëmendje të fortë publike dhe ndërkombëtare.

Në praktikë, kjo është një mënyrë për të ndezur “dritat” mbi një vendimmarrje që pritet të jetë shumë e ndjeshme, duke e bërë çdo hap të saj të monitoruar dhe të komentuar, jo vetëm brenda vendit, por edhe jashtë tij.

Pra, më shumë sesa një kërkesë për ndërhyrje, lëvizja duket si një përpjekje për të rritur presionin publik dhe për ta vendosur procesin nën një lupë të fortë, ku çdo vendim do të ketë kosto politike dhe publike.

Letra e plotё:

Nëpërmjet kësaj letre, dëshirojmë të shprehim shqetësimin tonë lidhur me zhvillimet e fundit në sistemin e drejtësisë në Shqipëri, veçanërisht mbledhjen e Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë më 9 prill, për të shqyrtuar çështje që lidhen me masën e sigurisë “arrest në burg” (paraburgim). Kjo paraqet një nismë personale të kryetarit Sokol Sadushi, pa një justifikim ligjor mbi bazën e saj.

Kjo nismë vjen në një moment delikat për luftën kundër korrupsionit në vend, ku një numër zyrtarësh të lartë dhe ish-zyrtarësh janë aktualisht nën hetim ose subjekt i masave të sigurisë për akuza të rënda, përfshirë korrupsionin dhe shpërdorimin e detyrës. Aktualisht, i vetmi zyrtar i lartë në detyrë që ndodhet në burg është Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Gjithashtu, ky vendim mund të ndikojë edhe disa figura të profilit të lartë të krimit të organizuar që aktualisht ndodhen në paraburgim.

Në të njëjtën kohë, deklaratat e fundit publike nga përfaqësues të lartë të pushtetit ekzekutiv, përfshirë Kryeministrin, kanë shprehur kritika ndaj përdorimit të “arrestit në burg” dhe praktikës më të gjerë të paraburgimit. Këto deklarata kanë ngritur shqetësime shtesë lidhur me perceptimin e mundshëm të ndikimit ose presionit ndaj institucioneve të drejtësisë në një moment kaq të ndjeshëm.

Ekziston një shqetësim i arsyeshëm publik se një interpretim i ri ose më i butë i kësaj mase sigurie mund të çojë në ndryshime në statusin e personave të ndaluar, përfshirë figura të profilit të lartë politik dhe të krimit të organizuar. Një zhvillim i tillë mund të ndikojë ndjeshëm besimin e publikut në pavarësinë e gjyqësorit dhe seriozitetin e përpjekjeve për të luftuar korrupsionin në nivelet më të larta.

Lufta kundër korrupsionit dhe mbajtja përgjegjëse e zyrtarëve të lartë janë shtylla thelbësore për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Çdo përpjekje që cenon luftën kundër korrupsionit, punën e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK), apo ndjekjen dhe ndëshkimin e duhur të figurave të larta politike, rrezikon gjithashtu të minojë rrugën e integrimit evropian të vendit.

Në këtë kontekst, ju bëjmë thirrje me mirësi që * Të monitoroni nga afër procesin dhe vendimmarrjen e Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë; • Të inkurajoni transparencën dhe respektimin e standardeve ndërkombëtare të shtetit të së drejtës; • Të mbështesni institucionet shqiptare në garantimin e një sistemi drejtësie të paanshëm, të pavarur dhe konsistent.

Besimi i publikut në sistemin e drejtësisë është një element kyç për stabilitetin demokratik dhe integrimin evropian të Shqipërisë. Për këtë arsye, çdo vendim me ndikim të gjerë duhet të bazohet në parime të forta ligjore dhe të mbrohet nga çdo perceptim i ndikimit politik.

Ju falënderojmë për vëmendjen dhe angazhimin tuaj të vazhdueshëm në forcimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri.

Postimi i mëparshëm

“Merreni naftën vetë”: Trump përplaset me Europën për luftën me Iranin

Postimi i rradhës

“Hëna rozë” e prillit ndriçon qiellin këtë javë – por nuk është vërtet rozë

Postimi i rradhës
“Hëna rozë” e prillit ndriçon qiellin këtë javë – por nuk është vërtet rozë

“Hëna rozë” e prillit ndriçon qiellin këtë javë – por nuk është vërtet rozë

  • Më të fundit
“Hëna rozë” e prillit ndriçon qiellin këtë javë – por nuk është vërtet rozë

“Hëna rozë” e prillit ndriçon qiellin këtë javë – por nuk është vërtet rozë

1 Prill, 2026
PD u kërkon ambasadave të “vёzhgojnё” Sokol Sadushin

PD u kërkon ambasadave të “vёzhgojnё” Sokol Sadushin

1 Prill, 2026
“Merreni naftën vetë”: Trump përplaset me Europën për luftën me Iranin

“Merreni naftën vetë”: Trump përplaset me Europën për luftën me Iranin

1 Prill, 2026
Fund i një epoke: SHBA mbyll rrugën kufitare që bashkonte fqinjët prej dekadash

Fund i një epoke: SHBA mbyll rrugën kufitare që bashkonte fqinjët prej dekadash

1 Prill, 2026

Postimet e fundit

Na ndiqni në

KontrasT.al

KontrasT.al - Është një platformë mediatike që informon dhe argëton ndjekësit në 24/7. Lajmi, ngjarja dhe opinioni vijnë për lexuesit me ngjyra më të qarta - në tablonë e realitetit dhe kontraditave të tij.

Shfleto sipas kategorive

  • Aktualitet
  • Argëtim
  • Bota
  • Destinacione
  • Drejtësi-Ligj
  • Ekonomi-Biznes
  • Foto-Lajm
  • Horoskopi
  • Investigim
  • Kinema
  • Kosova
  • Kronika e zezë
  • Ku të shkojmë
  • Kuriozitete
  • Kursi këmbimit
  • Lajme
  • Lajme rozë
  • Letërsi
  • Misc
  • Modë
  • Moti
  • Muzikë
  • Opinion
  • Politikë
  • Portret
  • Psikologji
  • Rubrika artistike
  • Satirë
  • Shënim
  • Shkencë-Teknologji
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Sport
  • Stil jetese
  • Të tjera
  • Teatër
  • Video

Lajmet më të fundit

“Hëna rozë” e prillit ndriçon qiellin këtë javë – por nuk është vërtet rozë

“Hëna rozë” e prillit ndriçon qiellin këtë javë – por nuk është vërtet rozë

1 Prill, 2026
PD u kërkon ambasadave të “vёzhgojnё” Sokol Sadushin

PD u kërkon ambasadave të “vёzhgojnё” Sokol Sadushin

1 Prill, 2026
  • Rreth nesh
  • Reklamo
  • Politikat e privatësisë
  • Na kontaktoni

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.