• Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Kryefaqja Aktualitet

Armëpushim dyjavor: Trump heq dorë nga zhdukja e qytetërimit pers / Irani deklaron “fitoren” dhe hap Ngushticën e Hormuzit në formë të “kontrolluar”

8 Prill, 2026
në Aktualitet, Bota
Armëpushim dyjavor: Trump heq dorë nga zhdukja e qytetërimit pers / Irani deklaron “fitoren” dhe hap Ngushticën e Hormuzit në formë të “kontrolluar”
16
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Donald Trump njoftoi një armëpushim dyjavor me Iranin, vetëm 90 minuta para përfundimit të afatit terminues që vendosi vetë 48 orë më parë.

Vetëm koha e një ndeshjeje futbolli mbeti, për të mbërritur në pikën e shkatërrimit të qytetërimit pers.

Presidenti Trump deklaroi se do mbante frenuar “forcën e tij shkatërruese” nëse udhëheqësit e Iranit rihapin menjëherë Ngushticën e Hormuzit.

Trump deklaroi: “Pajtohem të pezulloj bombardimet dhe sulmet ndaj Iranit për një periudhë dyjavore.”

Këshilli i Lartë i Sigurisë Kombëtare i Iranit deklaroi se e pranon marrëveshjen e armëpushimit dyjavor.

Trump nga ana e tij shkroi se “do ndaloj forcën shkatërruese e përgatitur për sonte në Iran, me kusht që Republika Islamike e Iranit të bjerë dakord për HAPJEN E PLOTË, TË MENJËHERSHME dhe TË SIGURTË të Ngushticës së Hormuzit”.

Ai shtoi gjithashtu: “Ky do të jetë një ARMËPUSHIM i dyanshëm! Arsyeja për ta bërë këtë është se ne tashmë i kemi përmbushur dhe tejkaluar të gjitha objektivat tona ushtarake dhe jemi shumë pranë një marrëveshjeje përfundimtare në lidhje me PAQEN afatgjatë me Iranin dhe PAQEN në Lindjen e Mesme.”

Në pikat propozuese të planit iranian, kërkohet që përveç tërheqjes së forcave amerikane nga të gjitha bazat rajonale dhe kompensimi i Iranit për dëmet e luftës, të dakordohet për fundin e luftës për një kohë të gjatë.

Armëpushimi dyjavor Iran – SHBA, përfshin edhe Izraelin që ka rënë dakord të ndalojë bombardimet ndërsa negociatat për përfundimin e luftës vazhdojnë.

Armëpushimi “i minutit të fundit” është produkt i “negociatave të nxehta” që po zhvilloheshin mes palëve me ndërmjetësimin e Pakistanit, ndërsa ora tragjike po afrohej, bazuar në kërcënimin e Trump, i cili kishte deklaruar në fund se do ta shkatërronte Iranin nëse nuk binte dakord për një marrëveshje.

Kërcënimi “Trump” ishte i padëgjuar më parë nga diplomacia botërore, kur Trump kërcënoi me një status se do zhdukte “një qytetërim të tërë” nëse Teherani nuk do të pranonte kërkesat e tij. Ai u zotua se do ta bombardonte Republikën Islamike “deri sa ta kthente në epokën e gurit”, duke shkatërruar çdo urë dhe termocentral në vend.

“Shkesi” i marrëveshjes dyjavore u bë kryeministri pakistanez Shehbaz Sharif, i cili po negocionte intensivisht për një armëpushim me zëvendëspresidentin amerikan, JD Vance.

Armëpushimi u ra dakord pasi kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, iu lut Trumpit që të jepte pak kohë, në mënyrë që “diplomacia të mund të vazhdonte punën e saj”.

“Pakistani, me gjithë sinqeritet, u kërkon vëllezërve iranianë të hapin Ngushticën e Hormuzit për një periudhë prej dy javësh si një gjest vullneti të mirë”, shkroi Shehbaz Sharif në X.

“Gjithashtu, ne i nxisim të gjitha palët ndërluftuese të respektojnë një armëpushim kudo që ato janë për dy javë, me qëllim që të lejohet diplomacia të arrijë t’i vendosë një kufi luftës, në interes të paqes dhe stabilitetit afatgjatë në gjithë rajonin.”

Trump, nga ana e tij, përveç se deklaroi armëpushimin, i thuri lavde kryeministrit pakistanez Sharif duke postuar: “Mund të them se e njoh shumë mirë dhe është një njeri shumë i respektuar, kudo.”

Armëpushimi paraqitet si “qëndresë” force nga të dyja palët. Nga njëra anë Irani i mbushi urat dhe objektet që mendohej se do sulmoheshin nga “Trump” me mburojë njerëzore, ndërsa Trump, i kapur me “bombë” në dorë, kërkoi dhe gjeti një negociator për të mos e hedhur dhe plasur atë në tokën e Iranit.

Irani pranoi marrëveshjen e armëpushimit dyjavor, duke deklaruar se do hapë Ngushticën e Hormuzit në mënyrë të kontrolluar, për anijet që do kalojnë duke komunikuar dhe koordinuar lëvizjen në këtë brez uji me forcat detare të Iranit.

Nuk është e qartë çfarë nënkupton «koordinimi» i lëvizjeve të anijeve dhe tankerave për dy javë, a është një “leje” me pagesë apo e lirë si para datës 28 shkurt 2026.

Asgjë nuk është e qartë përveç faktit se Trump nuk sulmoi ashtu si deklaroi dhe Irani hapi të kushtëzuar Ngushticën e Hormuzit duke e shoqëruar këtë me një plan me 10 pika që SHBA duhet t’i pranojë nëse nuk do që ngushtica të “kyçet” përsëri.

Plani me 10 pika që përbën bazën e negociatave për paqe afatgjatë

Sipas medias shtetërore iraniane, ky është plani me 10 pika që është cilësuar nga Presidenti amerikan Donald Trump si një “bazë e zbatueshme për negociata” për arritjen e një marrëveshjeje paqeje afatgjatë:

  1. Ndërprerja e plotë e luftës në Irak, Liban dhe Jemen
  2. Ndërprerja e plotë dhe e përhershme e luftës ndaj Iranit, pa afat kohor
  3. Përfundimi i të gjitha konflikteve në rajon në tërësinë e tyre
  4. Rihapja e Ngushticës së Hormuzit
  5. Vendosja e një protokolli dhe kushteve për të garantuar lirinë dhe sigurinë e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit
  6. Pagesa e plotë e kompensimeve për kostot e rindërtimit ndaj Iranit
  7. Angazhim i plotë për heqjen e sanksioneve ndaj Iranit
  8. Lirimi i fondeve dhe aseteve iraniane të ngrira nga Shtetet e Bashkuara
  9. Angazhimi i plotë i Iranit për të mos kërkuar posedimin e armëve bërthamore
  10. Armëpushimi i menjëhershëm në të gjitha frontet sapo të miratohen kushtet e mësipërme
Postimi i mëparshëm

“Do zhduket një qytetërim i tërë” – Trump kërcënon Iranin, tensionet arrijnë kulmin

Postimi i rradhës

Dashuri V.I.P: Kampioni i Formula 1 Lewis Hamilton dhe Kim Kardashian i “fusin” një marsh publik marrëdhënies së tyre – ekspozohen në Instagram

  • Më të fundit
“Fluturimi i paqes” me emrin e tragjedisë: Irani nderon viktimat e shkollës së goditur

“Fluturimi i paqes” me emrin e tragjedisë: Irani nderon viktimat e shkollës së goditur

11 Prill, 2026
“Bordi i Paqes” pa para: Plan i mbetur rrugës për Gaza?

“Bordi i Paqes” pa para: Plan i mbetur rrugës për Gaza?

11 Prill, 2026
Pashkët Ortodokse, Kryepeshkopi Joani: Në një botë të trazuar, të bëhemi paqebërës

Pashkët Ortodokse, Kryepeshkopi Joani: Në një botë të trazuar, të bëhemi paqebërës

11 Prill, 2026
Melania Trump dhe fjalimi i saj shfajësues para popullit amerikan: “S’kam patur lidhje me Epstein”

Melania Trump dhe fjalimi i saj shfajësues para popullit amerikan: “S’kam patur lidhje me Epstein”

11 Prill, 2026

Postimet e fundit

Na ndiqni në

KontrasT.al

KontrasT.al - Është një platformë mediatike që informon dhe argëton ndjekësit në 24/7. Lajmi, ngjarja dhe opinioni vijnë për lexuesit me ngjyra më të qarta - në tablonë e realitetit dhe kontraditave të tij.

Shfleto sipas kategorive

  • Aktualitet
  • Argëtim
  • Bota
  • Destinacione
  • Drejtësi-Ligj
  • Ekonomi-Biznes
  • Foto-Lajm
  • Horoskopi
  • Investigim
  • Kinema
  • Kosova
  • Kronika e zezë
  • Ku të shkojmë
  • Kuriozitete
  • Kursi këmbimit
  • Lajme
  • Lajme rozë
  • Letërsi
  • Misc
  • Modë
  • Moti
  • Muzikë
  • Opinion
  • Politikë
  • Portret
  • Psikologji
  • Rubrika artistike
  • Satirë
  • Shënim
  • Shkencë-Teknologji
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Sport
  • Stil jetese
  • Të tjera
  • Teatër
  • Video

Lajmet më të fundit

“Fluturimi i paqes” me emrin e tragjedisë: Irani nderon viktimat e shkollës së goditur

“Fluturimi i paqes” me emrin e tragjedisë: Irani nderon viktimat e shkollës së goditur

11 Prill, 2026
“Bordi i Paqes” pa para: Plan i mbetur rrugës për Gaza?

“Bordi i Paqes” pa para: Plan i mbetur rrugës për Gaza?

11 Prill, 2026
  • Rreth nesh
  • Reklamo
  • Politikat e privatësisë
  • Na kontaktoni

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.