• Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Kryefaqja Ekonomi-Biznes

Betoni më i lirë, apartamentet më të shtrenjta: çfarë tregojnë shifrat e fundit të INSTAT

6 Mars, 2026
në Ekonomi-Biznes, Shqipëria
A A
Betoni më i lirë, apartamentet më të shtrenjta: çfarë tregojnë shifrat e fundit të INSTAT
34
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Nga kontrasT.al

Shifrat e fundit të publikuara nga INSTAT për koston e ndërtimit të banesave japin një pamje kontradiktore me realitetin që përjetojnë qytetarët në tregun e apartamenteve. Indeksi i kushtimit në ndërtim për tremujorin e fundit të vitit 2025 tregon se kostoja e ndërtimit është rritur vetëm pak krahasuar me një vit më parë, rreth 1.2%. Pra, sipas statistikave, ndërtimi nuk është bërë shumë më i shtrenjtë se një vit më parë.

Megjithatë, kur shikon më nga afër përbërjen e kësaj kostoje, kupton se çfarë po ndryshon brenda sektorit. Materialet e ndërtimit – çimentoja, hekuri, instalimet elektrike apo ato hidrosanitare – në fakt kanë pasur një rënie të lehtë çmimi. Me fjalë të tjera, ndërtuesit sot paguajnë pak më pak për disa nga materialet kryesore se sa paguanin një vit më parë.

Ajo që është rritur ndjeshëm është kostoja e punës. Shpenzimet për paga në sektorin e ndërtimit janë rritur rreth 6% brenda një viti, shumë më tepër se çdo zë tjetër i kostos. Kjo do të thotë se ndërtimi sot kushton më shumë jo sepse janë shtrenjtuar materialet, por sepse është bërë më e shtrenjtë puna e njerëzve që ndërtojnë.

Në praktikë kjo lidhet me një problem që sektori e përmend prej kohësh: mungesën e fuqisë punëtore. Shumë punëtorë të ndërtimit janë larguar jashtë vendit ose janë zhvendosur në sektorë të tjerë, ndërsa kërkesa për projekte ndërtimi në Shqipëri ka mbetur e lartë. Kur punëtorët janë më të paktë dhe kërkesa për ta është e madhe, pagat rriten dhe bashkë me to rritet edhe kostoja e ndërtimit.

Rritja e pagës minimale mund të ketë një ndikim të vogël në këtë proces, por në realitet faktori më i fortë duket të jetë pikërisht mungesa e krahut të punës dhe konkurrenca mes kompanive për të gjetur punëtorë të kualifikuar.

Por edhe kjo nuk shpjegon plotësisht një pyetje që shqetëson shumë familje: pse apartamentet vazhdojnë të jenë kaq të shtrenjta, kur kostoja e ndërtimit sipas statistikave nuk po rritet shumë?

Arsyeja është se çmimi i një apartamenti nuk përbëhet vetëm nga kostoja e ndërtimit. Në çmimin final përfshihet edhe toka ku ndërtohet pallati, kostot e financimit të projektit, taksat dhe tarifat, si edhe fitimi i kompanisë ndërtuese. Në qytete si Tirana, ku toka është bërë shumë e shtrenjtë dhe kërkesa për banesa mbetet e lartë, këto faktorë ndikojnë shumë më tepër në çmimin final se sa vetë çmimi i betonit apo i tullave.

Edhe pse flitet shpesh për një “flluskë” në tregun e ndërtimit dhe për shumë apartamente të pashitura, çmimet nuk po bien. Shpesh ndërtuesit preferojnë të presin dhe të shesin më ngadalë sesa të ulin çmimin, sidomos në zonat ku besojnë se kërkesa do të vazhdojë të ekzistojë, qoftë nga emigrantët, investitorët apo blerës të huaj.

Në fund, shifrat e INSTAT tregojnë një gjë shumë të thjeshtë: ndërtimi në Shqipëri nuk po bëhet shumë më i shtrenjtë nga materialet, por por preket lehtё nga puna dhe mё shumё nga kushtet e tregut. Ndërsa çmimet e apartamenteve vazhdojnë të ndikohen shumë më tepër nga toka, kërkesa dhe pritshmëritë e tregut sesa nga vetë kostoja e ndërtimit. Për qytetarin që kërkon të blejë një shtëpi, kjo përkthehet në një realitet të vështirë: edhe kur kostot nuk rriten shumë, çmimet e banesave mund të mbeten të larta për një kohë të gjatë.

Burimi: INSTAT

© Ky është artikull ekskluziv i KontrasT.al, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to” / Artikulli mund të ripublikohet vetёm i shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Postimi i mëparshëm

Studimi i ri: A i bëjnë kafshët shtëpiake pronarët më të lumtur? Jo domosdoshmërisht

Postimi i rradhës

Skandali: Spiuni i maskuar si lobist – Burri i  deputetes  britanike spiunonte pёr Kinën / Sa rrezikon Shqipёria me ligjin “Për lobimin”?

Postimi i rradhës
Skandali: Spiuni i maskuar si lobist – Burri i  deputetes  britanike spiunonte pёr Kinën / Sa rrezikon Shqipёria me ligjin “Për lobimin”?

Skandali: Spiuni i maskuar si lobist - Burri i  deputetes  britanike spiunonte pёr Kinën / Sa rrezikon Shqipёria me ligjin “Për lobimin”?

  • Më të fundit
11-vjeçari rus fiton kampionatin botëror blitz për U18

11-vjeçari rus fiton kampionatin botëror blitz për U18

21 Prill, 2026
Tim Cook largohet nga drejtimi i Apple, John Ternus merr drejtimin

Tim Cook largohet nga drejtimi i Apple, John Ternus merr drejtimin

21 Prill, 2026
Si ne të dy

Si ne të dy

21 Prill, 2026
Industria ushtarake me partner privat: shteti financon, KAYO bën sikur kontrollon, privati përfiton / Për kë do prodhohen “dronët shqiptarë”?!

Industria ushtarake me partner privat: shteti financon, KAYO bën sikur kontrollon, privati përfiton / Për kë do prodhohen “dronët shqiptarë”?!

21 Prill, 2026

Postimet e fundit

11-vjeçari rus fiton kampionatin botëror blitz për U18

11-vjeçari rus fiton kampionatin botëror blitz për U18

21 Prill, 2026
Tim Cook largohet nga drejtimi i Apple, John Ternus merr drejtimin

Tim Cook largohet nga drejtimi i Apple, John Ternus merr drejtimin

21 Prill, 2026
Si ne të dy

Si ne të dy

21 Prill, 2026
Industria ushtarake me partner privat: shteti financon, KAYO bën sikur kontrollon, privati përfiton / Për kë do prodhohen “dronët shqiptarë”?!

Industria ushtarake me partner privat: shteti financon, KAYO bën sikur kontrollon, privati përfiton / Për kë do prodhohen “dronët shqiptarë”?!

21 Prill, 2026

Na ndiqni në

KontrasT.al

KontrasT.al - Është një platformë mediatike që informon dhe argëton ndjekësit në 24/7. Lajmi, ngjarja dhe opinioni vijnë për lexuesit me ngjyra më të qarta - në tablonë e realitetit dhe kontraditave të tij.

Shfleto sipas kategorive

  • Aktualitet
  • Argëtim
  • Bota
  • Destinacione
  • Drejtësi-Ligj
  • Ekonomi-Biznes
  • Foto-Lajm
  • Horoskopi
  • Investigim
  • Kinema
  • Kosova
  • Kronika e zezë
  • Ku të shkojmë
  • Kuriozitete
  • Kursi këmbimit
  • Lajme
  • Lajme rozë
  • Letërsi
  • Misc
  • Modë
  • Moti
  • Muzikë
  • Opinion
  • Politikë
  • Portret
  • Psikologji
  • Rubrika artistike
  • Satirë
  • Shënim
  • Shkencë-Teknologji
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Sport
  • Stil jetese
  • Të tjera
  • Teatër
  • Video

Lajmet më të fundit

11-vjeçari rus fiton kampionatin botëror blitz për U18

11-vjeçari rus fiton kampionatin botëror blitz për U18

21 Prill, 2026
Tim Cook largohet nga drejtimi i Apple, John Ternus merr drejtimin

Tim Cook largohet nga drejtimi i Apple, John Ternus merr drejtimin

21 Prill, 2026
  • Rreth nesh
  • Reklamo
  • Politikat e privatësisë
  • Na kontaktoni

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.