• Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Kryefaqja Investigim

Digjitalizim me dosje kartoni: Saga e pafund e AZHBR-së

November 5, 2025
në Investigim
Digjitalizim me dosje kartoni: Saga e pafund e AZHBR-së
0
Shpërndarë
48
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Duket më shumë si një rrëfim ironik sesa si raport i KLSH-së, dokumenti i publikuar në faqen zyrtare të Kontrollit të Lartë të Shtetit: Raport përfundimtar auditimi – 2025 “Mbi auditimin e sistemeve të Teknologjisë së Informacionit në Agjencinë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural” (shih këtu raportin). Nëse do shihej si një dokument serioz, të 61 faqet e raportit janë thuajse një akuzë e ngritur nga prokurori X kundër AZHBR-sё.

Në një kohë kur ‘Diella’ shqiptare parakaloi çdo vend perëndimor me risinë e saj dhe, kur çdo institucion publik garon për të qenë pjesë e revolucionit digjital, raporti i fundit (2025) i Kontrollit të Lartë të Shtetit mbi AZHBR-në sjell një tablo më tepër nostalgjike sesa teknologjike. Aty ku duhej të kishte automatizim dhe inteligjencë artificiale, gjenden ende dosje kartoni dhe punonjës që krahasojnë shifra me Excel; aty ku duhet të kishte një IT që mirëpret aplikimin e fermerit digjital, nuk gjendet askush me këtë cilësi teknologjike – AZHBR ka munguar në çdo dimension.

Një auditim që bërtet

Sipas raportit të KLSH-së, sistemet ‘SMI Skemat Kombëtare’ dhe ‘SMI IPARD’, të krijuara për të dixhitalizuar proceset e aplikimeve për fonde, rezultojnë gjysmëfunksionale. Aplikimet e fermerëve vazhdojnë të pranohen në formë fizike, ndërsa sistemet e testuara nuk përdoren. Rezultati? Një investim që, për momentin, prodhon më shumë manuale përdorimi sesa efikasitet administrativ.

Filtri që s’filtron, ankesat që s’ankohen

Audituesit kanë konstatuar se filtrat e kërkimit në sistem japin rezultate të çuditshme: një ‘App ID’ që kthen të gjitha aplikimet, një filtër datash që nuk kthen asnjë, dhe një fushë ‘Të përcaktuarit’ që gjeneron mesazhin klasik të sistemeve publike: ‘Ndodhi një problem, kontaktoni administratorin’. Në të njëjtën kohë, funksioni për ankesa online – i cili ekziston në manual – është totalisht jashtë funksioni.

Digjitalizimi i ri manual

Një nga zbulimet më domethënëse të auditimit është se verifikimi për financime të dyfishta bëhet ende manualisht, me Excel. Punonjësit shkarkojnë lista çdo vit dhe kontrollojnë me dorë përfituesit. Në mungesë të automatizimit, institucioni duket se ka shpikur një formë të re ‘digjitalizimi me dorë’.

Një drejtori me më shumë vakanca se specialistë

Auditimi ka zbuluar se Drejtoria e Teknologjisë së Informacionit në AZHBR funksionon me staf të paplotë dhe pa plan trajnimi të miratuar. Nga gjashtë pozicione, disa janë vakante, ndaj dhe auditimi evidenton mungesë totale të një strategjie IT. Ndërkohë, për të qenë në hap me kohën, institucioni (AZHBR) ka ngritur një ‘Incident Response Team’ që mblidhet herë pas here, gjithnjë pasi incidentet kanë ndodhur, tashmë dhe dëmi ka krijuar pasoja të pariparueshme.

Auditimi që mungon në auditim

Raporti tregon se struktura e auditimit të brendshëm, që duhej të mbikëqyrte teknologjinë, nuk ka kryer asnjë auditim mbi sistemet IT. Arsyeja? Mungesa e ekspertëve të fushës TIK. Pra, një auditim për teknologjinë që nuk mund të auditohet, sepse nuk ka kush ta kuptojë atë. S’ka ekspertë!

Pjesë e shkëputur nga raporti:

“Nga auditimi mbi veprimtarinë e punonjësve të strukturës së Auditit të Brendshëm në fushën TIK për periudhën objekt auditimi, u konstatua se Drejtoria e Auditimit të Brendshëm:

-Nuk ka si pjesë të strukturës auditues me profil IT;

-Nuk ka kryer asnjë auditim mbi sistemet e teknologjisë së informacionit (vetëm programi për zbatimin e rekomandimeve për programin IPARD II zhvilluar në 2022);

-Nuk ka zhvilluar burimet njerëzore me njohuri për auditimin e TI-së.”

Fermeri digjital

Ashtu si shumë institucione të tjera me teknologji bashkëkohore, edhe AZHBR e ftoi fermerin shqiptar të ecë me hapin e kohës. Të aplikojë online për nevojat subvencionuese të mbarshtimit të gjedhëve apo sigurimit të pesticideve për mbrojtjen e mbjelljeve të kulturave bujqësore.

AZHBR ofronte një “workflow aplikimi”: “Aplikanti: Plotëson online formularin e aplikimit, përzgjedh masën për të cilën aplikon; ngarkon dokumentacionin që mund të marrë me nënshkrim elektronik; ngarkon dokumentacionin origjinal të skanuar, i cili nuk mund të sigurohet nga institucione shtetërore; dërgon aplikimin dhe merr një kod unik aplikimi nëpërmjet të cilit identifikohet dhe mund të gjurmojë fazën e aplikimit dhe mbi bazën e të cilit mund të ngarkojë dokumentet shtesë të kërkuara; informohet për statusin e aplikimit përmes portalit e-Albania; njoftohet zyrtarisht në hapësirën e tij të dedikuar në portal për hapat e ndryshëm të ecurisë së dosjes, njoftime të cilat kanë të bëjnë me shqyrtimin administrativ të dosjes deri në vendimin final të saj, procesin e monitorimit të kontratës, deri në përfundim të investimit dhe pas përfundimit të kontratës.”

Çfarë gjeti KLSH në lidhje me aplikimet online?

Pjesë e shkëputur nga raporti:

“Përsa i përket aplikimit në lidhje me masat e investimeve, theksojmë se për periudhën objekt auditimi, procesi nuk është realizuar asnjëherë online, si për pjesën e aplikimit ashtu edhe për trajtimin e aplikimit nëpërmjet sistemit.”

Raporti evidenton një shkelje edhe më të rëndë që ka të bëjë me rrjedhën që ndiqte një aplikim brenda strukturave të AZHBR-sё. Pas ardhjes së aplikimeve dhe mbylljes së thirrjeve, procesimi i aplikimeve kalonte nga Drejtori i Përgjithshëm për te Drejtoria e DPAP-sё.

Këta përcaktonin kriteret e përmbushura ose jo nga fituesit, por aplikanti nuk kishte asnjë fuqi kundërshtimi mbi to. Nëse do kishte ndonjë ankesë apo “kërkesë” të veçantë mund t’i takonte “shefat” e aplikimit të tij në AZHBR apo gjetkë – fizikisht. Takimi mund të lihej edhe me telefon.

Pjesë e shkëputur nga raporti:

“Nga auditimi u konstatua se nuk është mundësuar ankimimi i aplikantëve nëpërmjet sistemit SMI Skemat Kombëtare në lidhje me ankesat që aplikanti ka mbi vendimmarrjen e AZHBR-së për pjesën e skemave kombëtare. Ky funksionalitet është përcaktuar tek manuali i përdorimit të sistemit. Konstatohet se aplikanti vazhdon të depozitojë ankimimin e tij me shkrim, dërguar në adresën e AZHBR-së apo çdo mënyrë tjetër/e-mail të aksesueshëm për ankimim. Ankesat trajtohen në mënyrë fizike dhe lajmërohet aplikanti nëpërmjet telefonit ose e-mailit.”

Përfundimi: Kur digjitalizimi bëhet pa IT, fermerit i kalben shalqinjtë.

Raporti i KLSH-së përmbyll konstatimet me një ton të gjuhës të përmbajtur institucionale, por mes rreshtave kuptohet një ironi therëse: në AZHBR, informatizimi është më shumë aspiratë se realitet. Me sisteme që nuk përdoren, trajnime që nuk zhvillohen dhe plane strategjike që nuk ekzistojnë, rruga drejt qeverisjes elektronike duket se kalon fillimisht nga fotokopjatori. Për momentin, proceset janë digjitale vetëm në emër, ndërsa realiteti mbetet po aq fizik sa dosjet në rafte.

Postimi i mëparshëm

Ish-zёvendёspresidenti amerikan Dick Cheney, arkitekti i pushtimit të Irakut në vitin 2003, ndahet nga jeta në moshën 84-vjeçare 

Postimi i rradhës

Divorci i çiftit Balluku konfirmohet nga Neda: Si lindi dhe u fik në televizion

Postimi i rradhës
Divorci i çiftit Balluku konfirmohet nga Neda: Si lindi dhe u fik në televizion

Divorci i çiftit Balluku konfirmohet nga Neda: Si lindi dhe u fik në televizion

  • Më të fundit
Ҫfarё prodhoi Samiti për Ukrainën në Paris?

Ҫfarё prodhoi Samiti për Ukrainën në Paris?

January 7, 2026
Shqiptarët në Luginë përballë diskriminimit sistematik: Shkollat shqipe në kushte alarmante

Shqiptarët në Luginë përballë diskriminimit sistematik: Shkollat shqipe në kushte alarmante

January 7, 2026
Hilton shkëput bashkëpunimin me një hotel në SHBA pasi refuzoi agjentët federalë të emigracionit

Hilton shkëput bashkëpunimin me një hotel në SHBA pasi refuzoi agjentët federalë të emigracionit

January 7, 2026
Pse njerëzit shumë inteligjentë qëndrojnë në marrëdhënie toksike

Pse njerëzit shumë inteligjentë qëndrojnë në marrëdhënie toksike

January 7, 2026

Postimet e fundit

Ҫfarё prodhoi Samiti për Ukrainën në Paris?

Ҫfarё prodhoi Samiti për Ukrainën në Paris?

January 7, 2026
Shqiptarët në Luginë përballë diskriminimit sistematik: Shkollat shqipe në kushte alarmante

Shqiptarët në Luginë përballë diskriminimit sistematik: Shkollat shqipe në kushte alarmante

January 7, 2026
Hilton shkëput bashkëpunimin me një hotel në SHBA pasi refuzoi agjentët federalë të emigracionit

Hilton shkëput bashkëpunimin me një hotel në SHBA pasi refuzoi agjentët federalë të emigracionit

January 7, 2026
Pse njerëzit shumë inteligjentë qëndrojnë në marrëdhënie toksike

Pse njerëzit shumë inteligjentë qëndrojnë në marrëdhënie toksike

January 7, 2026

Na ndiqni në

KontrasT.al

KontrasT.al - Është një platformë mediatike që informon dhe argëton ndjekësit në 24/7. Lajmi, ngjarja dhe opinioni vijnë për lexuesit me ngjyra më të qarta - në tablonë e realitetit dhe kontraditave të tij.

Shfleto sipas kategorive

  • Aktualitet
  • Argëtim
  • Bota
  • Destinacione
  • Drejtësi-Ligj
  • Ekonomi-Biznes
  • Foto-Lajm
  • Horoskopi
  • Investigim
  • Kinema
  • Kosova
  • Kronika e zezë
  • Ku të shkojmë
  • Kuriozitete
  • Kursi këmbimit
  • Lajme
  • Lajme rozë
  • Letërsi
  • Modë
  • Moti
  • Muzikë
  • Opinion
  • Politikë
  • Portret
  • Rubrika artistike
  • Shënim
  • Shkencë-Teknologji
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Sport
  • Stil jetese
  • Të tjera
  • Teatër
  • Video

Lajmet më të fundit

Ҫfarё prodhoi Samiti për Ukrainën në Paris?

Ҫfarё prodhoi Samiti për Ukrainën në Paris?

January 7, 2026
Shqiptarët në Luginë përballë diskriminimit sistematik: Shkollat shqipe në kushte alarmante

Shqiptarët në Luginë përballë diskriminimit sistematik: Shkollat shqipe në kushte alarmante

January 7, 2026
  • Rreth nesh
  • Reklamo
  • Politikat e privatësisë
  • Na kontaktoni

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.