• Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Kryefaqja Shënim

Fakultetit të Drejtësisë të Universitetit të Tiranës duhet t’i vijë turp!

10 Qershor, 2026
në Shënim
A A
Fakultetit të Drejtësisë të Universitetit të Tiranës duhet t’i vijë turp!
276
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Debati për diplomat e Zegjine Çaushit nuk është më debat për Zegjinenë. Në fakt, prej disa ditësh askush nuk po merret seriozisht me vetë deputeten socialiste. Debati duhet zhvendosur diku tjetër: te universiteti shqiptar dhe te vlera e vёrtetё që kanë diplomat që ai prodhon.

Pas talljeve, ironive dhe sulmeve të shumta në rrjetet sociale, Zegjine Çaushi humbi ekuilibrin “kibernetik” dhe vendosi të tregojë veten. Ajo publikoi diplomat, listën e notave dhe certifikatën e studentes së shkëlqyer. Të gjithë u prezantuan me vlerat e noterizuara të Zegjinesë: Nota të larta, rezultate të shkëlqyera, mesatare që do ta vendosnin mes studentëve më të mirë të Fakultetit të Drejtësisë, madje edhe një titull “Avokate”, të marrë në kohën kur punonte si inspektore në IMT Roskovec.

Dokumentet që publikoi nuk arritën të bindnin askënd. Përkundrazi, ndezën edhe më shumë ilaritet dhe debatin publik. Shqiptarët nuk po pyesin më nëse Zegjine Çaushi ka diplomë apo jo. Askush nuk po diskuton nëse ka kryer studimet. Pyetja që shtrohet është shumë më e thjeshtë: si ka mundësi që një person, ish studente ekselente të ketë kaq vështirësi në komunikimin publik, në artikulimin e mendimit dhe në ndërtimin e një fjalie pa gabime elementare?

Dhe kjo nuk është më çështje e individit konkret. Në fund të fundit, Zegjine Çaushi ka marrë atë që i kanë dhënë. Notat nuk i ka vendosur vetë. Diplomat nuk i ka firmosur vetë. Certifikatën e studentes së shkëlqyer nuk ia ka lëshuar vetes, ajo vetë.

Prandaj turpi nuk është i Zegjinesë.

Turpi është i Fakultetit të Drejtësisë.

Fabrika e markës “Zegjine”

Zegjine Çaushi është vetëm rasti që u bë publik. Vetëm rasti që “Lubi” Balluku e zgjodhi me qiri nga fondi i rinisë socialiste, për ta servirur në media sa herë duhej, me një mision të veçantë: atë të argëtimit me këtë meme kombëtare. Por figura e Zegjinesë e kapërceu misionin fillestar. Pasi mbaruan të qeshurat e argëtimit të fundit, me “përplasjen” ndërmjet vajzës së shkolluar Zegjine me vajzën e trukuar “Dea Michel”, u futën për diskutim mendimet serioze…

Pothuajse çdo familje shqiptare ka pasur dikë që ka studiuar në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës. Të gjithë kanë pasur një shok, një mik, motër, vëlla apo një kushëri që ka kaluar nëpër auditorët e këtij universiteti publik. Dhe të gjithë kanë dëgjuar histori të shumta të mbushura me juristë të diplomuar për “kamarierë”.

Është dëgjuar edhe për studentë vërtet shumë të mirë, të cilët megjithatë kanë patur shumë pak fat dhe shkëlqim, duke marrë nota të nivelit 7 dhe 8. Studentë që kanë studiuar me seriozitet, që kanë kaluar netё pa gjumë mbi libra dhe që me pas, rezultuan të jenë profesionistë shumë më të përgatitur se shumë prej atyre që kanë dalë me nota maksimale.

Po aq sa janë parë edhe studentët e pamerituar, që kanë kapërcyer pa asnjë mundim kapërcyellin e ekselencës së notës 10, falë afërsive, njohjeve, ndikimeve apo statusit që gëzonin jashtë auditorit.

Pikërisht për këtë arsye reagimi publik nuk ka të bëjë me një deputete, qoftë ajo me emrin Zegjine. Por ka të bëjë me një perceptim të përhapur se diploma universitare ka kohë që e ka humbur peshën e saj. Kur gjithnjë e më shumë studentë dalin me rezultate “të shkëlqyera”, por niveli i tyre real nuk pasqyron të njëjtën cilësi krahasuar brenda dhe jashtë auditorit. Dhe kështu, publiku dhe vetë studentёt fillojnë të mos besojnë më as te nota, as te diploma dhe as te institucioni që i lëshon, Fakulteti i Drejtësisë në Universitetin shtetëror të Tiranës.

Ky fenomen nuk është vetëm shqiptar. Edhe universitetet më prestigjioze në botë janë përballur me atë që quhet “inflacion i notave”. Nuk është rastësi që në Harvard dhe universitete të tjera elitare është hapur prej kohësh debati për rikthimin e diferencimit mes studentëve. Kur pothuajse të gjithë marrin nota maksimale, nota maksimale nuk ka më vlerë. Kur të gjithë quhen studentë të shkëlqyer, në të vërtetë askush nuk është realisht i tillë.

Por, ndёrsa bota reflekton dhe merr masa, në Shqipëri kjo gjendje ka dalë prej kohësh jashtë kontrollit. Sot është e modës lista me mesatare 9 dhe 10, ndërsa tregu i punës, institucionet dhe vetë shoqëria pёrballen me njё paaftёsi qё tё tremb tё këtyre “super studentëve”. Ata më së shumti kanë nivel mediokër. Për këtë arsye, rasti i Zegjine Çaushit nuk duhet parë si një histori personale e saj. As si rast suksesi që vjen nga pamundësia që të krijon Roskoveci. Zegjineja është model. Një pasqyrë e një problemi shumë më të madh.

Diploma e saj nuk është prodhim individual. Ajo është produkt i një sistemi. Është firmosur nga pedagogë. Është vulosur nga Fakulteti i Drejtësisë. Është certifikuar nga Universiteti i Tiranës.

Dhe nëse sot një pjesë e madhe e opinionit publik sheh një hendek të madh mes notave të bojatisura në diplomë dhe nivelit që percepton në realitet, atëherë ka ardhur momenti qё vёmendja tё kthehet tek ata që i vendosën ato nota. Te prodhuesit e makinave të markës “Zegjine”.

Sepse dëmi i vërtetë nuk është në shpinë të Zegjine Çaushit apo Fakultetit të Drejtësisë. Dëmi i pallogaritshëm mbetet dhe është ngarkuar në kurriz të një brezi të tërë studentësh që prej vitesh po prodhohen nga një arsim i pa vërtetë, që nuk “printon” merita dhe nota reale. Të një arsimi universitar që prodhon nota dhe jo studentë!

Rinia universitare nuk mëson më me të njëjtin pasion si dikur, breza më parë, qoftë dhe ata të kohës së komunizmit apo viteve të para të demokracisë, sepse nuk ndihen të vlerësuar për mundin e tyre. Ata shohin çdo ditë se, nuk fiton ai që studion më shumë, që përpiqet dhe sakrifikon, por kush ka lidhjen më të fortë, sidomos partiake, që 13 vitet e fundit është kthyer në ekskluzivisht socialiste. Nuk shpërblehet ajo që kalon netё të tëra mbi libra, por ajo që ka mbiemrin e duhur, familjen e duhur, rrethin dhe njohjen e duhur dhe mjerisht shpesh kur s’je “Zegjine”, arritja kërkohet me sjelljen morale të paduhur…

Pikërisht për këtë arsye auditorët po boshatisen nga dëshira për mësim dhe ambicia për konkurrim. Studentët shkojnё nё auditor jo më pёr tё nxёnё, por vetëm për të marrë diplomën, ndërsa shoqëria e rritur sheh pa fuqi se si fëmijët e saj, ditët studentore i kalojnë duke punuar si kamerierë, shitës apo operatorë call-center-ash, vetëm për të mbijetuar. Jo sepse nuk duan të mësojnë, por sepse kanë humbur besimin se dija dhe përkushtimi një ditë do të shpërblehen. Ashtu si ky besim ka humbur në të gjithë shoqërinë shqiptare, teksa shprehja e popullit “Puna është nder” është shndërruar në “Puna e ndershme është qeder”.

Vullkani i Zvërnecit

Në tentativën për të verifikuar ekselencën e Zegjine Çaushit, duke pyetur studentët që kanë qenë në të njëjtën periudhë me të, është e pamundur të marrësh një informacion serioz, por vetëm buzëqeshje ironike, me tregues gishtin: “E gjen lart përgjigjen!”.

Një student/e i/e shkëlqyer zakonisht mbahet mend nga moshatarët e të njëjtit brez. Emri i tij apo saj përmendet me respekt të detyruar në çdo bisedë bashkëkohësish edhe për dhjetra vite më pas. Sepse një ekselent është një udhërrëfyes për të tjerët, ndryshe nga vitet aktuale të “shembjes së ekselencës”, kur të gjithë e lidhin certifikatën e nivelit absolut me pushtetin absolut, e jo me meritat absolutisht akademike.

Kjo është arsyeja pse sot rinia studentore është ngritur me kaq shumë zemërim dhe përbashkim. Ajo nuk po tallet, as nuk po proteston për Zegjinenë e Roskovecit, por është ngritur kundër një sistemi të tërë. Një sistemi që ka eliminuar fjalët “mund” dhe “meritë” nga projekti i arsimimit universitar.

Rinia e “Kurbetit” ka të njëjtin irritim sa edhe rinia që nuk mori rrugën e emigrimit. Të dyja rinitë shqiptare janë bërë bashkë, sepse ato kërkojnë të drejtën në vendin e tyre, universitetin e ngulur në tokën e Shqipërisë, aty ku merita e përkthyer në 10, të mos jetë më privilegj me emrin Zegjine, por vetëm aftësi që buron nga ekselenca e vërtetë, që në shoqërinë shqiptare, asnjëherë nuk ka munguar, për shekuj.

Rinia e “Flamingove” dhe, përkundër saj, “Zegjineja socialiste” ekspozuan këto ditë një plagë dhe turp “juridik” që nuk mbulohet dot me retorikë.

Një turp që ka autorë me tituj dhe grada shkencore.

Ata janë “pedagogë” dhe “akademikë” të Fakultetit të Drejtësisë të Universitetit të Tiranës.

Atyre duhet t’u vijë turp për rininë e ndarë në tre copa të shoqërisë shqiptare: në rininë e derdhur në bulevard, rininë e detyruar për emigrim dhe rininë e tjetërsuar nga loja e ndyrë e “pushtetit”.

Ata janë fajtorët dhe përgjegjësit e vërtetë të vullkanit të Zvërnecit!

© Ky është artikull ekskluziv i KontrasT.al, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to” / Artikulli mund të ripublikohet vetёm i shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Etiketa: Arsimi shqiptarFakulteti i DrejtësisëMeritëStudentëZegjine Çaushi
Postimi i mëparshëm

Porto Palermo, kapitulli i radhës: Muzealizim apo një tjetër copë e Rivierës që po përgatitet për “zhvillim”?

Postimi i rradhës

Nis sot Botërori 2026, turneu më i madh në historinë e futbollit

Postimi i rradhës
Nis sot Botërori 2026, turneu më i madh në historinë e futbollit

Nis sot Botërori 2026, turneu më i madh në historinë e futbollit

  • Më të fundit
Rritet presioni ndaj Infantinos, polemikat e Botërorit 2026 po lënë në hije futbollin

Rritet presioni ndaj Infantinos, polemikat e Botërorit 2026 po lënë në hije futbollin

11 Qershor, 2026
Lufta në Ukrainë tashmë ka zgjatur më shumë se Lufta e Parë Botërore

Lufta në Ukrainë tashmë ka zgjatur më shumë se Lufta e Parë Botërore

11 Qershor, 2026
Gjobë rekord prej 710 milionë eurosh për 10 banka në Rumani

Gjobë rekord prej 710 milionë eurosh për 10 banka në Rumani

11 Qershor, 2026
Pesë kryeqytete bëjnë thirrje për ngrirjen e të drejtave të votës për anëtarët e rinj të BE-së

Pesë kryeqytete bëjnë thirrje për ngrirjen e të drejtave të votës për anëtarët e rinj të BE-së

11 Qershor, 2026

Postimet e fundit

Rritet presioni ndaj Infantinos, polemikat e Botërorit 2026 po lënë në hije futbollin

Rritet presioni ndaj Infantinos, polemikat e Botërorit 2026 po lënë në hije futbollin

11 Qershor, 2026
Lufta në Ukrainë tashmë ka zgjatur më shumë se Lufta e Parë Botërore

Lufta në Ukrainë tashmë ka zgjatur më shumë se Lufta e Parë Botërore

11 Qershor, 2026
Gjobë rekord prej 710 milionë eurosh për 10 banka në Rumani

Gjobë rekord prej 710 milionë eurosh për 10 banka në Rumani

11 Qershor, 2026
Pesë kryeqytete bëjnë thirrje për ngrirjen e të drejtave të votës për anëtarët e rinj të BE-së

Pesë kryeqytete bëjnë thirrje për ngrirjen e të drejtave të votës për anëtarët e rinj të BE-së

11 Qershor, 2026

Na ndiqni në

KontrasT.al

KontrasT.al - Është një platformë mediatike që informon dhe argëton ndjekësit në 24/7. Lajmi, ngjarja dhe opinioni vijnë për lexuesit me ngjyra më të qarta - në tablonë e realitetit dhe kontraditave të tij.

Shfleto sipas kategorive

  • Aktualitet
  • Argëtim
  • Bota
  • Destinacione
  • Drejtësi-Ligj
  • Ekonomi-Biznes
  • Foto-Lajm
  • Horoskopi
  • Investigim
  • Kinema
  • Kosova
  • Kronika e zezë
  • Ku të shkojmë
  • Kuriozitete
  • Kursi këmbimit
  • Lajme
  • Lajme rozë
  • Letërsi
  • Misc
  • Modë
  • Moti
  • Muzikë
  • Opinion
  • Politikë
  • Portret
  • Psikologji
  • Rubrika artistike
  • Satirë
  • Shënim
  • Shkencë-Teknologji
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Sport
  • Stil jetese
  • Të tjera
  • Teatër
  • Video

Lajmet më të fundit

Rritet presioni ndaj Infantinos, polemikat e Botërorit 2026 po lënë në hije futbollin

Rritet presioni ndaj Infantinos, polemikat e Botërorit 2026 po lënë në hije futbollin

11 Qershor, 2026
Lufta në Ukrainë tashmë ka zgjatur më shumë se Lufta e Parë Botërore

Lufta në Ukrainë tashmë ka zgjatur më shumë se Lufta e Parë Botërore

11 Qershor, 2026
  • Rreth nesh
  • Reklamo
  • Politikat e privatësisë
  • Na kontaktoni

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.