• Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Kryefaqja Aktualitet

Gaz lotsjellës me ujë për opozitën? Policia hap tender 50 milionë lekë për “neutralizimin” e turmave

24 Maj, 2026
në Aktualitet
A A
Gaz lotsjellës me ujë për opozitën? Policia hap tender 50 milionë lekë për “neutralizimin” e turmave
15
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Në heshtje, mes faqeve të Buletinit të Agjencisë së Prokurimit Publik, Policia e Shtetit ka hapur një tender prej mbi 50 milionë lekësh pa TVSH për blerjen e “OC Gas Solution (Oleoresin Capsicum)” — gaz lotsjellës për përdorim policor.

Në dokumente përshkruhet si “pajisje për përdorim policor”, por mënyra e përdorimit tregon se kemi të bëjmë me një nivel tjetër të ndërhyrjes në protesta dhe trazira.

Vetë Policia sqaron se kjo lëndë do të përdoret për mbushjen e automjeteve speciale të menaxhimit të turmave dhe se lëshohet “në formë shiu”, duke u përzier me ujë në raportin 5-10%.

Pra, nuk bëhet fjalë për spray individual apo mjete të zakonshme neutralizuese. Bëhet fjalë për përzierje kimike të gazit lotsjellës me autobotë uji që përdoren për shpërndarjen e turmave.

Në protestat e fundit, opozita dhe shumë gazetarë të pranishëm, që raportonin nga terreni, kanë ngritur vazhdimisht akuza për llojin e gazit të përdorur nga Policia, për sasitë dhe efektet që ka shkaktuar mbi protestuesit. Janë publikuar pamje me qytetarë që humbnin ndjenjat, të moshuar që nuk merrnin frymë, studentë dhe gazetarë të prekur nga gazi gjatë përplasjeve në rrugë.

Tani vetë dokumenti zyrtar konfirmon se Policia po kërkon të rikthejë në funksion të plotë “automjetet speciale të trazirave”, të cilat, sipas saj, nuk janë furnizuar me këtë lëndë që prej vitit 2011.

Në dokument thuhet se Forca Kombëtare e Sigurisë ka aktualisht 8 automjete speciale për menaxhimin e trazirave dhe është në proces blerjeje edhe të 2 automjeteve të tjera të reja.

Tenderi argumentohet me nevojën për “rritjen e kapaciteteve operacionale”, “menaxhimin e trazirave të dhunshme” dhe “neutralizimin e personave të dhunshëm”.

Megjithatë, në asnjë pjesë të dokumentit nuk publikohet sasia konkrete e gazit që do të blihet.

Publikohet vetëm fondi limit prej 50,922,320 lekësh pa TVSH.

Kjo e bën të pamundur për publikun të kuptojë nëse kemi të bëjmë me një furnizim proporcional apo me një çmim të fryrë.

Sipas çmimeve të tregut ndërkombëtar për OC Gas Solution, një kilogram i kësaj lënde shitet me shumicë nga rreth 25 deri në 80 dollarë, ndërsa në sasi industriale prej qindra kilogramësh, çmimi luhatet afërsisht 35–40 dollarë për kilogram.

Sa kilogramë do që të blejë Policia e Shtetit? Si e ka përllogaritur fondin limit pa ditur sasinë? Këto janë çudirat e prokurimeve në Shqipëri.

Këtu shfaqet edhe shqetësimi mbi kontrollin e përdorimit të kësaj përzierjeje.

Vetë Policia shkruan se gazi do të përzihet me ujë në raportin 5-10%.

Por askund nuk sqarohet kush do ta kontrollojë këtë raport në praktikë, kush do ta verifikojë nivelin e përzierjes dhe kush do të mbajë përgjegjësi nëse përdoret një përqendrim më i lartë gjatë shpërndarjes së turmave.

Këto lëndë nuk përdoren në laboratorë apo ambiente të kontrolluara. Përdoren në rrugë, mes qytetarëve, protestuesve, studentëve, gazetarëve dhe kalimtarëve.

Në dokument përmendet edhe nevoja për trajnim të efektivëve dhe testim të automjeteve të reja, çka tregon se kjo nuk është thjesht një blerje rutinë furnizimi, por një përgatitje më e gjerë operacionale për menaxhimin e protestave dhe trazirave publike.

Procedura është klasifikuar si prokurim në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, që zhvillohet me afate të përshpejtuara për shkak të “emergjencës”.

Cila emergjencë? Emergjenca e demonstratave opozitare, nxitimi për ndonjë përballje tjetër, apo e ndonjë fatkeqësie natyrore?

Në Shqipëri, kohët e fundit, policinë e kanë “bezdisur” vetëm dy lloj tubimesh, ai nga komuniteti opozitar dhe ai dje i komunitetit LGBTI. Ndërsa me këtë të dytin qeveria, bashkë me policinë e saj, nuk do të guxonte të përdorte asnjë lloj gazi lotsjellës, me të parin gazi që të sjell lot dhe “pafuqi” për protesta të tjera, sigurisht që do të ishte emergjent.

Dhe emergjenca antiopozitare medoemos duhet të lidhet me përgatitjen e ndalimit të trazirave të shkaktuara prej saj.

© Ky është artikull ekskluziv i KontrasT.al, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to” / Artikulli mund të ripublikohet vetёm i shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Postimi i mëparshëm

Haxhi 2026 drejt 2 milionë pelegrinëve, Arabia Saudite shton masat e sigurisë dhe teknologjinë e monitorimit

  • Më të fundit
Gaz lotsjellës me ujë për opozitën? Policia hap tender 50 milionë lekë për “neutralizimin” e turmave

Gaz lotsjellës me ujë për opozitën? Policia hap tender 50 milionë lekë për “neutralizimin” e turmave

24 Maj, 2026
Haxhi 2026 drejt 2 milionë pelegrinëve, Arabia Saudite shton masat e sigurisë dhe teknologjinë e monitorimit

Haxhi 2026 drejt 2 milionë pelegrinëve, Arabia Saudite shton masat e sigurisë dhe teknologjinë e monitorimit

24 Maj, 2026
Në frymë të fundit: Kampioni absolut i botës në boks, ukrainasi Usyk mund kampionin e botës në kickboks, holandezin Verhoeven

Në frymë të fundit: Kampioni absolut i botës në boks, ukrainasi Usyk mund kampionin e botës në kickboks, holandezin Verhoeven

24 Maj, 2026
“Mendova se nuk do t’i besoja më kurrë një burri”: 73 vjeҫarja Gisèle Pelicot rrëfen si gjeti dashurinë pas makthit të përdhunimeve

“Mendova se nuk do t’i besoja më kurrë një burri”: 73 vjeҫarja Gisèle Pelicot rrëfen si gjeti dashurinë pas makthit të përdhunimeve

24 Maj, 2026

Postimet e fundit

Na ndiqni në

KontrasT.al

KontrasT.al - Është një platformë mediatike që informon dhe argëton ndjekësit në 24/7. Lajmi, ngjarja dhe opinioni vijnë për lexuesit me ngjyra më të qarta - në tablonë e realitetit dhe kontraditave të tij.

Shfleto sipas kategorive

  • Aktualitet
  • Argëtim
  • Bota
  • Destinacione
  • Drejtësi-Ligj
  • Ekonomi-Biznes
  • Foto-Lajm
  • Horoskopi
  • Investigim
  • Kinema
  • Kosova
  • Kronika e zezë
  • Ku të shkojmë
  • Kuriozitete
  • Kursi këmbimit
  • Lajme
  • Lajme rozë
  • Letërsi
  • Misc
  • Modë
  • Moti
  • Muzikë
  • Opinion
  • Politikë
  • Portret
  • Psikologji
  • Rubrika artistike
  • Satirë
  • Shënim
  • Shkencë-Teknologji
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Sport
  • Stil jetese
  • Të tjera
  • Teatër
  • Video

Lajmet më të fundit

Gaz lotsjellës me ujë për opozitën? Policia hap tender 50 milionë lekë për “neutralizimin” e turmave

Gaz lotsjellës me ujë për opozitën? Policia hap tender 50 milionë lekë për “neutralizimin” e turmave

24 Maj, 2026
Haxhi 2026 drejt 2 milionë pelegrinëve, Arabia Saudite shton masat e sigurisë dhe teknologjinë e monitorimit

Haxhi 2026 drejt 2 milionë pelegrinëve, Arabia Saudite shton masat e sigurisë dhe teknologjinë e monitorimit

24 Maj, 2026
  • Rreth nesh
  • Reklamo
  • Politikat e privatësisë
  • Na kontaktoni

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.