• Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Kryefaqja Drejtësi-Ligj

Magjistratura shpall fituesit për ndihmës ligjor:  Heronjtё e gjykatave apo “karpentierё” qё do futen nga penxheret e tyre?

24 Maj, 2026
në Drejtësi-Ligj, Të tjera
A A
Magjistratura shpall fituesit për ndihmës ligjor:  Heronjtё e gjykatave apo “karpentierё” qё do futen nga penxheret e tyre?
845
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Nga kontrasT.al

Shkolla e Magjistraturës shpalli dje rezultatet e provimit të pranimit për ndihmës ligjor. Ashtu si për provimin e fundit për gjyqtarë dhe prokurorë, vëmendja mediatike nuk u fokusua aspak në këtë rekrutim jetik për sistemin e drejtësisë, duke pasqyruar vetëm zgjedhjet pa asnjë rëndësi të Dhomës së Avokatisë së Tiranës.

Ashtu si për njoftimin e fituesve të 17 gjyqtarëve dhe prokurorëve magjistratë të ardhshëm, edhe për ndihmësit ligjorë, Shkolla e Magjistraturës u kujdes që informimi të ishte i mbushur me fjali transparence, që tregojnë një nevojë të dyshimtë për justifikim.

Në njoftimin e saj Shkolla kujdeset për të theksuar fjalët që tregojnë për ndërgjegje të pastër “menjëherë… pandërprerë”, për një proces që s’ka arsye të theksojë ndershmërinë.

“Komisioni i vlerësimit u mblodh në Shkollë më datë 20 maj 2026 për të hartuar çelësin e përgjigjeve mbi të cilin do të vlerësoheshin kandidatët. Çelësi i tezave u shpall menjëherë publikisht në mjediset e Shkollës së Magjistraturës dhe në faqen zyrtare.” – thuhet në njoftim, dhe vazhdon me “Procesi i korrigjimit të provimit u zhvillua i pandërprerë prej datës 20 maj 2026 deri në datën 22 maj 2026”.

Për rezultatet e provimit Shkolla përsëri tregon përpjekje të panevojshme për sukses kur niveli i arsimit juridik dhe çdo tjetër dihet mirë si është në Shqipëri.

“Nga 87 (tetëdhjetë e shtatë) konkurrentë që morën pjesë në provimin e pranimit për ndihmës ligjor, 54 (pesëdhjetë e katër) prej tyre arritën të vlerësohen me më shumë se 50% (pesëdhjetë për qind) të pikëve maksimale të mundshme (njëqind pikë). Pra, 62% (gjashtëdhjetë e dy për qind) e konkurrentëve arritën të kalonin pragun minimal të vendosur nga Rregullorja.” – thuhet në njoftim, duke mos përmendur shifrat reale, rezultatet e provimit të juristëve që kaluan “pragun” me sukses.

Nëse tre-katër të parët arritën të marrin 90, 88, 83 apo 82 pikë nga 100 të mundshmet, në një provim të lehtësuar shumë nga pesha që kishte teza për tё “kap” gjyqtarin ose prokurorin, renditja e pikëve nga fundi është më shumë se zhgënjyese, siҫ mund tё shihet nё tabelёn mё poshtё, ku ka dhe me 25, 19, 16, apo me 7 pikё!

Çfarë cilësie juristi duhet të ketë një person që ka diplomën nga Fakulteti Juridik, e që ka marrë 7 apo 16 pikë nga një testim mesatar njohurish që mban 100 pikë?

Nga një verifikim i lehtë shihet se, lista e fituesve për ndihmës ligjor përbëhet plotësisht nga emrat që humbën provimin për gjyqtar dhe prokuror 2 javë më parë, me ndonjë përjashtim.

Nga 87 konkurrentë ku duket se ata që nuk kishin provuar më parë janë jo fitues dhe shumë të dobët në pikë, vetëm 41 janë fitues për ndihmës ligjor. Këtë numër njoftimi i Shkollës nuk e përmend, sikur të jetë një e dhënë që vlen vetëm për punët e brendshme të saj.

Në të vërtetë, publiku duhet të njoftohet cilët janë 41 fituesit për ndihmës ligjor, nga një konkurrim, me një nivel testimi që mbante pyetje me nivel mesatar të formimit të përgjithshëm për një jurist.

Këta fitues do vendosen nëpër gjykatat e shkallës së parë dhe apelit për të ndihmuar gjyqtarët në punën e tyre. “Backlog”-u i krijuar nëpër gjykata përveç mungesës së numrit të gjyqtarëve, një mungesë tjetër ka patur edhe mungesën e ndihmësave ligjorë për gjyqtarët që punojnë aktualisht në sistem.

Ndihmësit ligjorë janë shumë të rëndësishëm për gjykatat sepse përgatisin çështjen për gjyqtarin, duke i dhënë atij një ndihmë të madhe si nga ana e analizës deri në zgjidhje ligjore para vendimit, por dhe për anën administrative protokollare të saj.

Puna që bëjnë ndihmësit ligjorë është determinante për suksesin e gjykatave. Niveli profesional i tyre duhet të jetë thuajse i njëjtë si i gjyqtarëve, sa kohë ata janë “gjyqtarët” në hije të vendimeve gjyqësore.

Për të mbushur radhët me ndihmës ligjorë, të domosdoshëm për t’i bërë ballë backlog-ut gjyqësor, që po vuan akoma vakumin me numër gjyqtarësh dhe “asfiksinë” e mijëra dosjeve të plandosura nëpër rafte, KLGJ dhe Shkolla e Magjistraturës mendoi të pajtojë 41 “shpëtimtarë”.

Para 1 muaji, këta provuan të kalojnë njëherë “malin” e 17 vendeve për prokuror dhe gjyqtar por nuk e kapërcyen dot. Drejtori dhe komisioni i Shkollës së Magjistraturës e kishte bërë aq të lartë “Everestin” sa s’kishte alpinist “magjistrat” ta kalonte.

Por në korridoret e shkollës qarkullon një mundësi tjetër për “humbësit”. Nëse futesh në sistem, qoftë si ndihmës ligjor, pas tre viteve pune mund të krijohet mundësia për t’u futur nëpërmjet një programi të veçantë të shkollës në rrugën për magjistrat gjyqtar. Rruga kërkon pak kohë, por marrë parasysh që ndihmësi ligjor paguhet me 75% të pagës së gjyqtarit, pritja është jo vetëm e ëmbël por paguhet edhe goxha mirë.

Në këtë mënyrë, ata që nuk u futën dot nga dera do futen nesër nga “penxherja” për në sallën e gjykatës, si magjistratë me përvojë të saj. Por, kjo është një histori që pret të kalojë viti 2030 dhe ngjarjet që do vijnë pas tij.

Ndërkohë sistemi i drejtësisë po rëndohet çdo ditë dhe më shumë nga pesha e padrejtësisë.

Lista e fituesve për ndihmës ligjor me pikёt pёrkatёse:

Nr. rendorEmër mbiemërPikët
1Arba Osmanllari90
2Alketa Gjini88
3Biana Doda83
4Patrisa Mane82
5Gentian Tafilaj82
6Enida Jorganxhi81
7Esmeralda Hajdinaj79
8Kledjana Llalla78
9Nevila Zekaj78
10Aurora Heqimaj78
11Arta Gjoni78
12Ilda Çelmeta76
13Mirjon Theodhosi75
14Eni Bistri74
15Eralda Muço73
16Juljan Jano70
17Aida Okaj70
18Joana Skënderi66
19Blerina Brahimi66
20Sibora Sulaj65
21Ejvisa Molla64
22Etleva Nozlli64
23Ervina Xhixha64
24Anis Hoxha63
25Matilda Kaleshi63
26Keisi Boni63
27Erjon Petromilo63
28Megi Çeliku62
29Ilda Koçi62
30Lorena Duzha61
31Kristiano Koçibelli61
32Elidjana Shkira61
33Orgesa Abazaj61
34Anilda Sinanaj61
35Jerina Maloku60
36Ersida Tice59
37Florida Hajrulla59
38Xhersilda Bega59
39Eniela Agolli57
40Ilirjana Beqiraj57
41Eni Gjika57

Lista e tё skualifikuarve me pikёt pёrkatёse:

Nr. rendorEmër mbiemërPikët
42Silva Saliko55
43Jondra Xhalia54
44Enkeleda Pjetri53
45Eftali Prifti53
46Ardita Reçi52
47Dritan Dëma52
48Klea Caushi52
49Sadiona Hysaj52
50Alma Binaj51
51Esla Sejdarasi51
52Anxhela Toto50
53Ermelinda Hyskaj49
54Arjona Buçpapaj49
55Pjer Toska48
56Anisa Gega47
57Malvina Bajrami46
58Anjeza Nërgjoni45
59Desara Mehmetas44
60Hener Shanaj43
61Rozita Marleci42
62Laura Molla41
63Elona Dervishi40
64Gentiana Marku39
65Mikel Nanushi38
66Alba Kamberi Musaj37
67Flutura Bushi36
68Eliada Xhoku35
69Elda Shurdhi34
70Sara Sulaj33
71Aldora Dume32
72Floriana Allamani31
73Leonora Leci30
74Nertila Beka36
75Altin Zyle36
76Oriana Çuri36
77Florenc Bushgjokaj35
78Ornela Lleshi33
79Arba Asllanaj32
80Erald Llanaj32
81Oltjona Bregu30
82Irena Dyrmishi29
83Oltion Pronjari25
84Brixhilda Shallati24
85Ramadan Hoxha19
86Erisa Mirashaj16
87Ergys Kallari7

© Ky është artikull ekskluziv i KontrasT.al, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to” / Artikulli mund të ripublikohet vetёm i shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Postimi i mëparshëm

Nis pёrplasja për tё shtrirё ndikimin nё KLGJ dhe KLP/ Rektori i UT pezullon dekanen e Fakultetit tё Drejtёsisё Dorina Hoxha qё mblidhte vota pёr veten

Postimi i rradhës

“Superfuqia” gjenetike e peruanëve: patatja ndryshoi ADN-në e njerëzve në Ande dhe rriti riprodhimin te njerёzit

  • Më të fundit
Gaz lotsjellës me ujë për opozitën? Policia hap tender 50 milionë lekë për “neutralizimin” e turmave

Gaz lotsjellës me ujë për opozitën? Policia hap tender 50 milionë lekë për “neutralizimin” e turmave

24 Maj, 2026
Haxhi 2026 drejt 2 milionë pelegrinëve, Arabia Saudite shton masat e sigurisë dhe teknologjinë e monitorimit

Haxhi 2026 drejt 2 milionë pelegrinëve, Arabia Saudite shton masat e sigurisë dhe teknologjinë e monitorimit

24 Maj, 2026
Në frymë të fundit: Kampioni absolut i botës në boks, ukrainasi Usyk mund kampionin e botës në kickboks, holandezin Verhoeven

Në frymë të fundit: Kampioni absolut i botës në boks, ukrainasi Usyk mund kampionin e botës në kickboks, holandezin Verhoeven

24 Maj, 2026
“Mendova se nuk do t’i besoja më kurrë një burri”: 73 vjeҫarja Gisèle Pelicot rrëfen si gjeti dashurinë pas makthit të përdhunimeve

“Mendova se nuk do t’i besoja më kurrë një burri”: 73 vjeҫarja Gisèle Pelicot rrëfen si gjeti dashurinë pas makthit të përdhunimeve

24 Maj, 2026

Postimet e fundit

Na ndiqni në

KontrasT.al

KontrasT.al - Është një platformë mediatike që informon dhe argëton ndjekësit në 24/7. Lajmi, ngjarja dhe opinioni vijnë për lexuesit me ngjyra më të qarta - në tablonë e realitetit dhe kontraditave të tij.

Shfleto sipas kategorive

  • Aktualitet
  • Argëtim
  • Bota
  • Destinacione
  • Drejtësi-Ligj
  • Ekonomi-Biznes
  • Foto-Lajm
  • Horoskopi
  • Investigim
  • Kinema
  • Kosova
  • Kronika e zezë
  • Ku të shkojmë
  • Kuriozitete
  • Kursi këmbimit
  • Lajme
  • Lajme rozë
  • Letërsi
  • Misc
  • Modë
  • Moti
  • Muzikë
  • Opinion
  • Politikë
  • Portret
  • Psikologji
  • Rubrika artistike
  • Satirë
  • Shënim
  • Shkencë-Teknologji
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Sport
  • Stil jetese
  • Të tjera
  • Teatër
  • Video

Lajmet më të fundit

Gaz lotsjellës me ujë për opozitën? Policia hap tender 50 milionë lekë për “neutralizimin” e turmave

Gaz lotsjellës me ujë për opozitën? Policia hap tender 50 milionë lekë për “neutralizimin” e turmave

24 Maj, 2026
Haxhi 2026 drejt 2 milionë pelegrinëve, Arabia Saudite shton masat e sigurisë dhe teknologjinë e monitorimit

Haxhi 2026 drejt 2 milionë pelegrinëve, Arabia Saudite shton masat e sigurisë dhe teknologjinë e monitorimit

24 Maj, 2026
  • Rreth nesh
  • Reklamo
  • Politikat e privatësisë
  • Na kontaktoni

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.