• Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Kryefaqja Lajme Bota

Metoda e “bidonit me ujë”: Tortura e përdorur më shumë sesa është pranuar nga CIA

27 Nëntor, 2026
në Bota
A A
Metoda e “bidonit me ujë”: Tortura e përdorur më shumë sesa është pranuar nga CIA
11
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Një investigim i gazetës amerikane “The New York Times” përforcon dyshimet e hershme se kjo metodë torture është përdorur në një shkallë shumë më të gjerë nga sa është pranuar zyrtarisht.

Gazeta “The New York Times” ka raportuar se Agjencia Qendrore e Inteligjencës së Shteteve të Bashkuara (CIA) mund të ketë torturuar përmes metodës së simulimit të mbytjes me ujë (waterboarding) më shumë persona nga sa ka pranuar më parë.

Investigimi i publikuar të mërkurën vjen pasi gazeta ngriti një padi për të siguruar dokumentacionin e mbledhur nga prokurori special John Durham, i cili u emërua në vitin 2008 për të hetuar veprimtarinë e CIA-s.

Hetimi i Durham përfundoi pa ngritjen e asnjë akuze penale. Megjithatë, “The New York Times” arriti të siguronte dokumente pjesërisht të censuruara nga ky hetim, përfshirë një përmbledhje të një interviste të zhvilluar në vitin 2012 me një përkthyes, i cili përshkruante një rast të pakonfirmuar më parë të përdorimit të kësaj metode torture.

Dëshmia hedh dritë të re mbi një prej metodave më famëkeqe të torturës, të përdorura nga agjencia amerikane e inteligjencës pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001.

Metoda e njohur si “waterboarding” konsiston në imobilizimin e një personi dhe derdhjen e ujit mbi fytyrën e tij, të mbuluar me një copë pëlhure, duke i shkaktuar ndjesinë e mbytjes.

CIA e cilësonte këtë praktikë si një “teknikë të avancuar të marrjes në pyetje”. Në kuadër të së ashtuquajturës “luftë kundër terrorizmit” të Shteteve të Bashkuara, agjencia transferonte personat e dyshuar në burgje jashtë territorit amerikan, të njohura si “black sites”, ku ata u nënshtroheshin fshehurazi torturave, përfshirë simulimin e mbytjes me ujë.

Ndonëse kjo praktikë u mbajt për vite me radhë larg kontrollit dhe mbikëqyrjes publike, një urdhër ekzekutiv i vitit 2009 ndaloi përfundimisht përdorimin e mëtejshëm të saj. Edhe Kongresi amerikan miratoi masa kufizuese.

Megjithatë, organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut kanë dyshuar prej kohësh se këto abuzime kanë qenë shumë më të përhapura nga sa ka pranuar CIA. Deri më tani, agjencia kishte pranuar zyrtarisht përdorimin e kësaj metode torture ndaj tre të burgosurve.

Dëshmia që hedh dritë mbi një rast të ri torture

Sipas dokumenteve të siguruara nga “The New York Times”, një përkthyes i kontraktuar nga CIA kishte qenë dëshmitar i një rasti tjetër të përdorimit të metodës së simulimit të mbytjes me ujë.

Ndonëse dokumentet nuk specifikojnë vendin ku kishte punuar përkthyesi, gazeta amerikane arriti në përfundimin se, me shumë gjasa, bëhej fjalë për një burg sekret pranë bazës ajrore të Bagramit, në periferi të Kabulit, në Afganistan.

Sipas gazetës, përkthyesi kishte përmendur vdekjen e një të burgosuri, rrethanat e së cilës përputheshin me ato të një qendre paraburgimi të njohur si “Detention Site Cobalt” ose “Salt Pit” (Gropa e Kripës), e cila u bë famëkeqe për kushtet abuzive të trajtimit të të burgosurve.

Gjatë një interviste me Byronë Federale të Hetimit (FBI), përkthyesi deklaroi se kishte parë një burrë, të identifikuar me emrin “Bashir”, duke iu nënshtruar kësaj metode torture.

Ai e përshkroi Bashirin si të shtrirë mbi një dërrasë, me pjesën ku mbështetej koka të anuar poshtë, drejt ujit.

“Rreth tre deri në katër persona po kryenin këtë veprim”, thuhet në dokumentin që përmbledh deklaratat e përkthyesit.

Në përmbledhjen e FBI-së sqarohet se përkthyesi e kishte parë incidentin rastësisht, gjatë kalimit, por nuk kishte marrë pjesë personalisht në të. Incidenti dyshohet se kishte ndodhur në një korridor.

Agjencia nuk ka pranuar asnjëherë zyrtarisht përdorimin e kësaj metode torture ndaj të burgosurve në ndonjë prej qendrave të saj në Afganistan. Tre të burgosurit, ndaj të cilëve CIA ka pranuar se ka përdorur këtë metodë, mbaheshin në burgje sekrete në Tajlandë dhe Poloni.

Tre rastet e pranuara zyrtarisht nga CIA

Njëri prej tyre ishte Abu Zubaydah, i burgosuri i parë që CIA mbajti në një burg sekret, të vendosur në Tajlandë. Për vite me radhë, qeveria amerikane e paraqiti gabimisht atë si një prej drejtuesve më të lartë të Al-Kaedës, organizatë në të cilën, sipas raporteve të inteligjencës amerikane, ai nuk kishte qenë anëtar.

Një raport i vitit 2014 mbi programin e torturave të CIA-s, i hartuar nga Komisioni i Inteligjencës i Senatit amerikan, konstatoi se Zubaydah i ishte nënshtruar metodës së simulimit të mbytjes me ujë 83 herë, në disa raste edhe për qëllime trajnimi mbi metodat e torturës.

Një tjetër ishte Khalid Sheikh Mohammed, i akuzuar si arkitekti i sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001.

Personi i tretë ishte Abd al-Rahim al-Nashiri, i akuzuar për pjesëmarrje në planifikimin e sulmit me bombë të Al-Kaedës në vitin 2000 ndaj anijes luftarake të Marinës amerikane, USS Cole.

Të tre aktualisht mbahen në burgun ushtarak amerikan të Guantanamos, në Kubë.

Burimi: Al Jazeera

Postimi i mëparshëm

“Mos u zgjoni në moshën 36-vjeçare” – Finlanda shpenzon 250 mijë euro për edukimin e studentëve mbi fertilitetin

  • Më të fundit
Metoda e “bidonit me ujë”: Tortura e përdorur më shumë sesa është pranuar nga CIA

Metoda e “bidonit me ujë”: Tortura e përdorur më shumë sesa është pranuar nga CIA

27 Nëntor, 2026
“Mos u zgjoni në moshën 36-vjeçare” – Finlanda shpenzon 250 mijë euro për edukimin e studentëve mbi fertilitetin

“Mos u zgjoni në moshën 36-vjeçare” – Finlanda shpenzon 250 mijë euro për edukimin e studentëve mbi fertilitetin

27 Nëntor, 2026
Në Shqipëri, korrupsioni nuk të çon domosdoshmërisht në burg

Në Shqipëri, korrupsioni nuk të çon domosdoshmërisht në burg

26 Nëntor, 2026
Gjiganti kinez Huawei shpallet fajtor për vjedhje të sekreteve tregtare dhe shkelje të sanksioneve: Rrezikon miliarda dollarë gjoba

Gjiganti kinez Huawei shpallet fajtor për vjedhje të sekreteve tregtare dhe shkelje të sanksioneve: Rrezikon miliarda dollarë gjoba

26 Nëntor, 2026

Postimet e fundit

Na ndiqni në

KontrasT.al

KontrasT.al - Është një platformë mediatike që informon dhe argëton ndjekësit në 24/7. Lajmi, ngjarja dhe opinioni vijnë për lexuesit me ngjyra më të qarta - në tablonë e realitetit dhe kontraditave të tij.

Shfleto sipas kategorive

  • Aktualitet
  • Argëtim
  • Bota
  • Destinacione
  • Drejtësi-Ligj
  • Ekonomi-Biznes
  • Foto-Lajm
  • Horoskopi
  • Investigim
  • Kinema
  • Kosova
  • Kronika e zezë
  • Ku të shkojmë
  • Kuriozitete
  • Kursi këmbimit
  • Lajme
  • Lajme rozë
  • Letërsi
  • Misc
  • Modë
  • Moti
  • Muzikë
  • Opinion
  • Politikë
  • Portret
  • Psikologji
  • Rubrika artistike
  • Satirë
  • Shënim
  • Shkencë-Teknologji
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Sport
  • Stil jetese
  • Të tjera
  • Teatër
  • Video

Lajmet më të fundit

Metoda e “bidonit me ujë”: Tortura e përdorur më shumë sesa është pranuar nga CIA

Metoda e “bidonit me ujë”: Tortura e përdorur më shumë sesa është pranuar nga CIA

27 Nëntor, 2026
“Mos u zgjoni në moshën 36-vjeçare” – Finlanda shpenzon 250 mijë euro për edukimin e studentëve mbi fertilitetin

“Mos u zgjoni në moshën 36-vjeçare” – Finlanda shpenzon 250 mijë euro për edukimin e studentëve mbi fertilitetin

27 Nëntor, 2026
  • Rreth nesh
  • Reklamo
  • Politikat e privatësisë
  • Na kontaktoni

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
  • sq
    • sq
    • en
    • it

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.