• Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Kryefaqja Argëtim Kuriozitete

Një fis indigjen në Filipine përballet me zhdukjen, ndërsa mbi tokën e tij ngrihet një “Smart City”

December 31, 2025
në Kuriozitete
Një fis indigjen në Filipine përballet me zhdukjen, ndërsa mbi tokën e tij ngrihet një “Smart City”

Foto: Michael Beltran/Al Jazeera

0
Shpërndarë
6
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Dy orë në veri të kryeqytetit Manila, në territorin e një ish-baze ushtarake amerikane, qeveria e Filipineve po avancon me shpejtësi planet për një “smart city”- “qytet inteligjent” shumë-miliardë dollarësh. Projekti, i njohur si New Clark City, shihet nga presidenti Ferdinand Marcos Jr. si një “mekë e ardhshme për turistët” dhe një magnet për investitorët e huaj. Por për rreth 500 familje të fisit indigjen Aeta, kjo nismë po kthehet në një kërcënim ekzistencial.

Qyteti i ri po ndërtohet mbi ish-Clark Air Base, një zonë kyçe në strategjinë e qeverisë për të tërhequr kapital të huaj dhe për të lehtësuar mbipopullimin e Manilës, ku jetojnë afro 15 milionë banorë. Paralelisht, po zhvillohet edhe një kompleks aeroportual aty pranë: linja të reja hekurudhore, zgjerim pistash dhe një stadium me vlerë mbi 500 milionë dollarë, i promovuar si “gati për Taylor Swift”, me shpresën se do të tërheqë yje botërorë.

Midis këtyre projekteve gjigante ndodhet fshati Sapang Kawayan, shtëpia e komunitetit Aeta Hungey. Banesat prej bari dhe kallami rrezikojnë të zhduken bashkë me tokat bujqësore, lumenjtë e peshkimit dhe malet ku komuniteti mbledh bimë mjekësore.

“Ne ishim këtu para amerikanëve, madje edhe para spanjollëve,” thotë Petronila Capiz, 60 vjeçe, kryetare e fisit Aeta Hungey. “Dhe toka vazhdon të na merret.”

Historianët shpjegojnë se kolonizatorët amerikanë, pasi morën Filipinet nga Spanja në vitin 1898, përvetësuan në vitet 1920 një sipërfaqe prej rreth 32 mijë hektarësh për të ndërtuar bazën ajrore Clark, duke dëbuar Aetat – një popull gjysmë-nomad, me lëkurë të errët, të konsideruar ndër banorët më të hershëm të arkipelagut. Shumë u zhvendosën me forcë; të tjerë u tërhoqën më thellë në pyll dhe punuan si krahu i lirë i punës brenda bazës.

Baza iu dorëzua qeverisë filipinase në vitin 1991 dhe që atëherë administrohet nga Bases Conversion and Development Authority (BCDA). Sot, rreth 20 mijë Aeta mendohet se jetojnë ende në zonën e Clark-ut, të shpërndarë në 32 fshatra – por shumica pa njohje ligjore të pronësisë mbi tokën.

Frika është se bumi i zhvillimit do t’i dëbojë përpara se të arrijnë të vërtetojnë të drejtat e tyre. Së bashku me studiues vullnetarë nga Universiteti i Filipineve, komuniteti po përpiqet të përshpejtojë një aplikim të vonuar prej dekadash për një Certifikatë të Titullit të Pronёsisё – e vetmja rrugë ligjore për të njohur pronësinë dhe të drejtat mbi burimet natyrore.

Gjatë muajve janar, korrik dhe shtator, të rinj e të moshuar u mblodhën nën strehëza druri, duke rindërtuar pemë gjenealogjike, duke ndarë histori dhe fotografi familjare. Qëllimi: të provohet se komuniteti ka ekzistuar aty para sundimit kolonial. Kërkesa e tyre prej 17 mijë hektarësh mbivendoset pothuajse tërësisht me 9,450 hektarët e caktuar për New Clark City, ndërsa vetëm 14 kilometra më në jug planifikohet kompleksi aeroportual dhe stadiumi.

Autoritetet këmbëngulin se nuk ka zhvendosje, pasi – sipas tyre – Aetat nuk kanë prova ligjore të pronësisë. BCDA thotë se respekton të drejtat e popujve indigjenë dhe se kufijtë e Clark-ut bazohen në pronësinë shtetërore të trashëguar nga baza amerikane. Por aktivistët dhe studiuesit paralajmërojnë se qindra familje janë zhvendosur tashmë dhe se mijëra të tjera rrezikojnë të mbeten pa strehë.

“Pa Certifikatё Pronёsie dhe pa njohje të vërtetë nga qeveria, Aetat do të vazhdojnë të trajtohen si uzurpatorë në tokën e tyre,” thotë Pia Montalban nga grupi i të drejtave të njeriut Karapatan–Central Luzon.

Ekspertët e përshkruajnë procesin si tepër burokratik dhe “akademik”, duke kërkuar nga pleqtë indigjenë gjenealogji të detajuara dhe harta komplekse – një barrë e rëndë për komunitete që jetojnë në varfëri të thellë.

Ndërsa projektet e BCDA-së ecin me shpejtësi, frika rritet çdo ditë. “Ne do të duhet të lëvizim vazhdimisht,” thotë Victor Valantin, përfaqësues indigjen në provincën Tarlac. “Qendrat tregtare nuk lëvizin për ne.”

Në këtë garë mes zhvillimit modern dhe mbijetesës kulturore, një nga komunitetet më të vjetra të Filipineve rrezikon të humbasë jo vetëm tokën, por edhe vetë identitetin e tij.

(Burimi: Aljazeera)

Postimi i mëparshëm

Kush do ta përdorë euron nga viti 2026? Bullgaria i bashkohet monedhës së përbashkët evropiane

Postimi i rradhës

Paqe në letër, krizё në terren: çështjet e nxehta që mund ta rrëzojnë marrëveshjen Rusi–Ukrainë

  • Më të fundit
Shqiptarët në Luginë përballë diskriminimit sistematik: Shkollat shqipe në kushte alarmante

Shqiptarët në Luginë përballë diskriminimit sistematik: Shkollat shqipe në kushte alarmante

January 7, 2026
Hilton shkëput bashkëpunimin me një hotel në SHBA pasi refuzoi agjentët federalë të emigracionit

Hilton shkëput bashkëpunimin me një hotel në SHBA pasi refuzoi agjentët federalë të emigracionit

January 7, 2026
Pse njerëzit shumë inteligjentë qëndrojnë në marrëdhënie toksike

Pse njerëzit shumë inteligjentë qëndrojnë në marrëdhënie toksike

January 7, 2026
Gjermania paralajmëron Rusinë: Nëse cenohet siguria e Kievit, do të reagojmë edhe ushtarakisht

Nga diplomacia te forca: Merz lë të hapur dërgimin e trupave gjermane në rajon

January 7, 2026

Postimet e fundit

Na ndiqni në

KontrasT.al

KontrasT.al - Është një platformë mediatike që informon dhe argëton ndjekësit në 24/7. Lajmi, ngjarja dhe opinioni vijnë për lexuesit me ngjyra më të qarta - në tablonë e realitetit dhe kontraditave të tij.

Shfleto sipas kategorive

  • Aktualitet
  • Argëtim
  • Bota
  • Destinacione
  • Drejtësi-Ligj
  • Ekonomi-Biznes
  • Foto-Lajm
  • Horoskopi
  • Investigim
  • Kinema
  • Kosova
  • Kronika e zezë
  • Ku të shkojmë
  • Kuriozitete
  • Kursi këmbimit
  • Lajme
  • Lajme rozë
  • Letërsi
  • Modë
  • Moti
  • Muzikë
  • Opinion
  • Politikë
  • Portret
  • Rubrika artistike
  • Shënim
  • Shkencë-Teknologji
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Sport
  • Stil jetese
  • Të tjera
  • Teatër
  • Video

Lajmet më të fundit

Shqiptarët në Luginë përballë diskriminimit sistematik: Shkollat shqipe në kushte alarmante

Shqiptarët në Luginë përballë diskriminimit sistematik: Shkollat shqipe në kushte alarmante

January 7, 2026
Hilton shkëput bashkëpunimin me një hotel në SHBA pasi refuzoi agjentët federalë të emigracionit

Hilton shkëput bashkëpunimin me një hotel në SHBA pasi refuzoi agjentët federalë të emigracionit

January 7, 2026
  • Rreth nesh
  • Reklamo
  • Politikat e privatësisë
  • Na kontaktoni

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.