• Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Kryefaqja Sport

Prenga ndez një dritë që shuhet shpejt: Anthony Joshua rrёzon me “knockout” Kristian Prengën

26 Korrik, 2026
në Sport
A A
Prenga ndez një dritë që shuhet shpejt: Anthony Joshua rrёzon me “knockout” Kristian Prengën
3
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Në një mbrëmje të paharruar në Jedah të Arabisë Saudite, boksieri mirditor i peshave të rënda Kristian Prenga për 3 minuta preku lavdinë “e përbotshme” në sportin e boksit, kur rrëzoi kampionin anglez Anthony Joshua, në roundin e parë.

Në një ndeshje të organizuar nën kujdesin e Princit të Kurorës dhe udhëheqësit aktual të Arabisë Saudite, Muhamed bin Selman Al Saud, Prenga u ndesh me Joshuan për një sfidë që do e çonte më tej në luftën për titullin botëror.

Kristian Prenga ishte zgjedhur me kujdes ndër dhjetëra boksierë të botës nga promotorët e Anthony Joshua, pasi ishte një boksier me karrierë dhe fizik të shkëlqyer.

Prenga, në moshën 35-vjeçare, kishte një rekord sportiv prej 21 ndeshjesh me 20 fitore, ndërsa 36-vjeçari Anthony Joshua vinte në mbrëmjen arabe me një rekord prej 33 fitoresh dhe 4 humbjesh, ku 27 prej tyre me knockout. Joshua ka qenë edhe kampion bote i padiskutueshëm, duke bashkuar rripat (IBO) në vitet 2017-2021.

Asnjë nënvlerësim nga Joshua për Prengën në këtë ndeshje. Megjithëse vinte nga një traumë 7 muaj më parë, ku pësoi një aksident me makinë në Afrikë, ku i vdiq edhe shoku i ngushtë, Joshua ishte përgatitur nga vetë kampioni Oleksander Usyk, i cili tashmë që është tërhequr përkohësisht nga boksi ka vënë në dispozicion të Joshuas gjithë stafin e tij të trajnimit dhe veten si mik dhe mentor personal i tij.

Ndeshja u prezantua në të gjithë botën nga DAZN, në një atmosferë ku flamuri kuqezi dhe versioni modern zanor i filmit “Skënderbeu” shoqëroi Kristian Prengën në hyrjen për në ring.

Në roundin e parë, sapo kaluan 20 sekonda, një “uppercut” i shpejtë, ardhur nga një clinch mes dy boksierëve, e rrëzoi gjigandin Joshua përtokë. Një “shock” i vërtetë për të gjithë të pranishmit, komentatorët dhe botën sportive. Joshua nuk po e merrte veten dhe një knockdown i dytë e hodhi për tokë, një minutë më vonë. Një tentativë për një të tretë duket se u ndërpre herët nga gjyqtari. Roundi 1 u mbyll me një buzëqeshje të tronditur nga Joshua, i cili në këndin e tij u këshillua nga trajnerët për diçka që u reflektua menjëherë në roundin 2.

Me fillimin e këtij roundi, Joshua u përpoq të rimerrte qendrën e ringut dhe godiste drejt me grushtin e djathtë.

Prenga u përpoq të mbrohej, duke parë me vështrim pyetës nga trajnerët e tij: “Ç’të bëj?”. Në hyrjen në minutën e tretë mbrojtja e Prengës u shpërthye dhe 3 grushte të drejta shkaktuan një knockout të rrezikshëm. Prenga ra duke dalë me kokën jashtë litarëve.

Ndeshja përfundoi, pa ndonjë pasojë të dukshme për kampionin shqiptar.

Përqafimi i respektit dhe vlerësimit nuk mungoi nga Joshua për mirditorin sfidant në përfundim të ceremonisë së shpalljes fitues të ndeshjes.

Joshua takoi nënën e Prengës, që u fut në ring për të përgëzuar rivalin e djalit të saj, ndërsa stafi shqiptar me plisa në kokë u përshëndet me përzemërsi nga Anthony Joshua.

Me këtë ëndërr të bukur me kampionë boksi, mbrëmja u mbyll për Kristian Prengën dhe mijëra tifozë shqiptarë që e ndoqën ndeshjen me pagesë nga DAZN, sepse institucionet apo televizionet shqiptare nuk menduan ta pasqyronin direkt atë.

© Ky është artikull ekskluziv i KontrasT.al, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to” / Artikulli mund të ripublikohet vetёm i shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Postimi i mëparshëm

Mali i Olimpit, një hap larg UNESCO-s? Greqia kërkon mbrojtje botërore për “shtëpinë e perëndive”

  • Më të fundit
Prenga ndez një dritë që shuhet shpejt: Anthony Joshua rrёzon me “knockout” Kristian Prengën

Prenga ndez një dritë që shuhet shpejt: Anthony Joshua rrёzon me “knockout” Kristian Prengën

26 Korrik, 2026
Mali i Olimpit, një hap larg UNESCO-s? Greqia kërkon mbrojtje botërore për “shtëpinë e perëndive”

Mali i Olimpit, një hap larg UNESCO-s? Greqia kërkon mbrojtje botërore për “shtëpinë e perëndive”

26 Korrik, 2026
Studimi i ri ngre pikëpyetje për ëmbëlsuesit artificialë: Mund të përshpejtojnë rënien e kujtesës

Studimi i ri ngre pikëpyetje për ëmbëlsuesit artificialë: Mund të përshpejtojnë rënien e kujtesës

26 Korrik, 2026
Rёnia e mitit tё rosakut plak

Rёnia e mitit tё rosakut plak

25 Korrik, 2026

Postimet e fundit

Na ndiqni në

KontrasT.al

KontrasT.al - Është një platformë mediatike që informon dhe argëton ndjekësit në 24/7. Lajmi, ngjarja dhe opinioni vijnë për lexuesit me ngjyra më të qarta - në tablonë e realitetit dhe kontraditave të tij.

Shfleto sipas kategorive

  • Aktualitet
  • Argëtim
  • Bota
  • Destinacione
  • Drejtësi-Ligj
  • Ekonomi-Biznes
  • Foto-Lajm
  • Horoskopi
  • Investigim
  • Kinema
  • Kosova
  • Kronika e zezë
  • Ku të shkojmë
  • Kuriozitete
  • Kursi këmbimit
  • Lajme
  • Lajme rozë
  • Letërsi
  • Misc
  • Modë
  • Moti
  • Muzikë
  • Opinion
  • Politikë
  • Portret
  • Psikologji
  • Rubrika artistike
  • Satirë
  • Shënim
  • Shkencë-Teknologji
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Sport
  • Stil jetese
  • Të tjera
  • Teatër
  • Video

Lajmet më të fundit

Prenga ndez një dritë që shuhet shpejt: Anthony Joshua rrёzon me “knockout” Kristian Prengën

Prenga ndez një dritë që shuhet shpejt: Anthony Joshua rrёzon me “knockout” Kristian Prengën

26 Korrik, 2026
Mali i Olimpit, një hap larg UNESCO-s? Greqia kërkon mbrojtje botërore për “shtëpinë e perëndive”

Mali i Olimpit, një hap larg UNESCO-s? Greqia kërkon mbrojtje botërore për “shtëpinë e perëndive”

26 Korrik, 2026
  • Rreth nesh
  • Reklamo
  • Politikat e privatësisë
  • Na kontaktoni

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.