• Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Kryefaqja Psikologji

Prindërit që rrallë thonë “Të dua”: Studimi i Harvardit zbulon si ndikon mungesa e ngrohtësisë emocionale edhe pas disa dekadash

18 Nëntor, 2026
në Psikologji
A A
Prindërit që rrallë thonë “Të dua”: Studimi i Harvardit zbulon si ndikon mungesa e ngrohtësisë emocionale edhe pas disa dekadash
340
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Dy fjalë të thjeshta, “Të dua”, që shumë fëmijë i dëgjojnë rrallë ose pothuajse kurrë nga prindërit, mund të lënë gjurmë në mënyrën se si ndërtojnë marrëdhëniet edhe kur bëhen të rritur. Vështirësia për të thënë “jo”, nevoja e vazhdueshme për miratimin e të tjerëve dhe ndjenja e fajit kur vendosin kufij personalë janë disa nga modelet e sjelljes që psikologët i lidhin me mungesën e përkujdesjes emocionale gjatë fëmijërisë. Një studim i lidhur me Universitetin e Harvardit ka gjetur gjithashtu një marrëdhënie të rëndësishme mes ngrohtësisë prindërore dhe mirëqenies psikologjike në moshën e mesme.

Jo të gjithë prindërit e shprehin dashurinë me fjalë. Disa e tregojnë duke përgatitur ushqimin çdo ditë, duke siguruar shkollimin e fëmijëve, duke i shoqëruar në aktivitete apo duke u kujdesur për nevojat e tyre materiale.

Në disa familje, përqafimet janë të rralla dhe shprehja “Të dua” pothuajse nuk dëgjohet.

Shumë fëmijë që rriten në mjedise të tilla zhvillohen pa probleme të dukshme. Megjithatë, disa prej tyre, edhe pas disa dekadash, zbulojnë se e kanë jashtëzakonisht të vështirë t’i thonë “jo” një miku, një të afërmi apo një eprori.

Psikoterapistja Sharon Martin, e specializuar në çështjet e traumës dhe neglizhencës emocionale gjatë fëmijërisë, e rendit vështirësinë për të vendosur kufij personalë ndër shenjat që mund të shfaqen te të rriturit që kanë përjetuar mungesë të mbështetjes emocionale.

Krahas saj, përmenden prirja për t’u përpjekur vazhdimisht t’u bësh qejfin të tjerëve, perfeksionizmi dhe frika nga braktisja.

Në familjet ku nevojat emocionale shpërfillen, fëmijët mund të marrin mesazhin se ndjenjat e tyre nuk kanë rëndësi, se janë një bezdi apo se nuk duhet të shprehen. Me kalimin e kohës, kjo mund të ndikojë në mënyrën se si ata e perceptojnë vlerën e tyre personale.

Një fëmijë që rrallë dëgjon fjalë dashurie mund të mësojë se për të fituar miratimin e të tjerëve duhet të jetë gjithmonë i sjellshëm, i dobishëm, i bindur dhe të mos krijojë probleme. Në moshën e rritur, këto sjellje mund të shndërrohen në një nevojë të vazhdueshme për t’i kënaqur të gjithë, edhe kur kjo bëhet në dëm të vetes. Frika që qëndron pas tyre është shpesh e njëjtë: nëse zhgënjej dikë, mund ta humbas.

Një studim i realizuar nga studiues të lidhur me programin Human Flourishing të Universitetit të Harvardit ka treguar se përvojat emocionale të fëmijërisë mund të lidhen me mirëqenien e individit shumë vite më vonë. Studimi, i publikuar në janar 2019 në revistën shkencore Social Science & Medicine, u realizua nga Ying Chen, Laura Kubzansky dhe Tyler VanderWeele. Studiuesit analizuan të dhënat e 3.929 të rriturve të përfshirë në studimin amerikan Midlife in the United States (MIDUS).

Gjatë viteve 1995–1996, pjesëmarrësit iu përgjigjën pyetjeve mbi marrëdhëniet me prindërit gjatë fëmijërisë, përfshirë sa dashuri dhe përkujdesje kishin marrë nga nëna dhe babai. Rreth nëntë vjet më vonë, të njëjtët persona u vlerësuan për mirëqenien e tyre emocionale, psikologjike dhe sociale. Rezultatet treguan se një rritje e moderuar e ngrohtësisë prindërore lidhej me një probabilitet 21% më të lartë për të pasur nivele të larta të mirëqenies së përgjithshme dhe me një rrezik 18% më të ulët për depresion.

Mirëqenia, në këtë kontekst, nuk nënkupton vetëm mungesën e problemeve psikologjike. Ajo përfshin kënaqësinë pёr jetën, ndjenjën e qëllimit, marrëdhëniet me të tjerët dhe aftësinë për të funksionuar pozitivisht në shoqëri.

Megjithatë, studiuesit theksojnë se rezultatet tregojnë një lidhje statistikore dhe jo domosdoshmërisht një marrëdhënie shkak-pasojë. Pjesëmarrësit i kishin përshkruar përvojat e fëmijërisë shumë vite pasi ato kishin ndodhur, ndaj kujtesa dhe faktorë të tjerë mund të kenë ndikuar në rezultatet e studimit. Po ashtu, mungesa e shprehjes verbale të dashurisë nuk do të thotë automatikisht se një fëmijë është neglizhuar emocionalisht.

Shumë prindër janë rritur në breza apo mjedise familjare ku dashuria nuk shprehej hapur me fjalë, por përmes kujdesit, sakrificave dhe përgjegjësisë.

Problemi mund të lindë kur fëmija nuk merr as sigurinë emocionale, as vlerësimin dhe mbështetjen që i nevojiten për të zhvilluar besimin te vetja. Kjo mund të shpjegojë pse disa të rritur e kanë kaq të vështirë të vendosin kufij në marrëdhëniet personale dhe profesionale. Ata pranojnë kërkesa që nuk dëshirojnë t’i përmbushin, kërkojnë falje edhe kur nuk kanë bërë asgjë të gabuar dhe ndihen fajtorë kur përpiqen të mbrojnë kohën, energjinë apo nevojat e tyre.

Psikologët sugjerojnë se ndryshimi i këtyre modeleve të sjelljes mund të fillojë me hapa të vegjël. Në vend që t’i përgjigjen menjëherë pozitivisht çdo kërkese, njerëzit mund të mësojnë të thonë: “Më lër ta mendoj dhe të të kthej përgjigje.”

Kjo u jep kohë të kuptojnë nëse dëshirojnë vërtet ta marrin përsipër një angazhim.

Një tjetër hap është pranimi i ndjenjës së fajit që mund të shfaqet pas një refuzimi, pa e interpretuar automatikisht si provë se kanë vepruar gabim.

Vendosja e kufijve nuk kërkon gjithmonë shpjegime të gjata apo justifikime. Ndonjëherë një “jo” e qartë dhe e sjellshme është e mjaftueshme.

Po aq e rëndësishme është të mësohet shprehja e dashurisë dhe e vlerësimit, si ndaj njerëzve të afërt, ashtu edhe ndaj vetes.

Përvojat e fëmijërisë mund të ndikojnë në sjelljen e individit për shumë vite, por ato nuk e përcaktojnë në mënyrë të pandryshueshme të ardhmen e tij.

Modelet e marrëdhënieve mund të ndryshojnë në çdo moshë, përmes vetëdijes, përvojave të reja dhe, kur është e nevojshme, mbështetjes psikologjike.

Vendosja e kufijve personalë nuk do të thotë të refuzosh apo të duash më pak njerëzit e tjerë. Do të thotë të njohësh dhe të respektosh edhe nevojat e tua.

Burimi: Grazia Magazine

Postimi i mëparshëm

Spitalet gjermane po i besojnë robotëve për të përballuar mungesën e personelit: E ardhmja e shëndetësisë mes automatizimit dhe faktorit njerëzor

Postimi i rradhës

BE i jep fund biznesit të “pasaportave të arta”: Shteti që shpiku shitjen e shtetësisë për 250 mijë dollarë dorëzohet pas 42 vitesh

  • Më të fundit
10 mijë komerdare identike për emigrantët, policia spanjolle dyshon për një operacion të organizuar në kufirin me Marokun

10 mijë komerdare identike për emigrantët, policia spanjolle dyshon për një operacion të organizuar në kufirin me Marokun

22 Nëntor, 2026
Epikuri, filozofi grek: «Është marrëzi që njeriu t’u lutet perëndive për atë që ka fuqinë ta arrijë vetë»

Epikuri, filozofi grek: «Është marrëzi që njeriu t’u lutet perëndive për atë që ka fuqinë ta arrijë vetë»

22 Nëntor, 2026
10 qytetet më të bukura të Danimarkës që ia vlen të vizitohen, përtej Kopenhagës

10 qytetet më të bukura të Danimarkës që ia vlen të vizitohen, përtej Kopenhagës

21 Nëntor, 2026
Inteligjenca artificiale mbingarkon institucionet e BE-së: Efikasiteti i premtuar po përballet me rrezikun e kaosit administrativ

Inteligjenca artificiale mbingarkon institucionet e BE-së: Efikasiteti i premtuar po përballet me rrezikun e kaosit administrativ

21 Nëntor, 2026

Postimet e fundit

Na ndiqni në

KontrasT.al

KontrasT.al - Është një platformë mediatike që informon dhe argëton ndjekësit në 24/7. Lajmi, ngjarja dhe opinioni vijnë për lexuesit me ngjyra më të qarta - në tablonë e realitetit dhe kontraditave të tij.

Shfleto sipas kategorive

  • Aktualitet
  • Argëtim
  • Bota
  • Destinacione
  • Drejtësi-Ligj
  • Ekonomi-Biznes
  • Foto-Lajm
  • Horoskopi
  • Investigim
  • Kinema
  • Kosova
  • Kronika e zezë
  • Ku të shkojmë
  • Kuriozitete
  • Kursi këmbimit
  • Lajme
  • Lajme rozë
  • Letërsi
  • Misc
  • Modë
  • Moti
  • Muzikë
  • Opinion
  • Politikë
  • Portret
  • Psikologji
  • Rubrika artistike
  • Satirë
  • Shënim
  • Shkencë-Teknologji
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Sport
  • Stil jetese
  • Të tjera
  • Teatër
  • Video

Lajmet më të fundit

10 mijë komerdare identike për emigrantët, policia spanjolle dyshon për një operacion të organizuar në kufirin me Marokun

10 mijë komerdare identike për emigrantët, policia spanjolle dyshon për një operacion të organizuar në kufirin me Marokun

22 Nëntor, 2026
Epikuri, filozofi grek: «Është marrëzi që njeriu t’u lutet perëndive për atë që ka fuqinë ta arrijë vetë»

Epikuri, filozofi grek: «Është marrëzi që njeriu t’u lutet perëndive për atë që ka fuqinë ta arrijë vetë»

22 Nëntor, 2026
  • Rreth nesh
  • Reklamo
  • Politikat e privatësisë
  • Na kontaktoni

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
  • sq
    • sq
    • en
    • it

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.