• Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Kryefaqja Shënim

Qeverisja me “valixhe” në dorë dhe patriotizmi i Rilindjes moderne

31 Korrik, 2026
në Shënim
A A
Qeverisja me “valixhe” në dorë dhe patriotizmi i Rilindjes moderne
16
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

E deshën Shqipërinë aq shumë sa, veprimtarinë kryesore në ndihmë të saj e zhvilluan jashtë atdheut. Këta ishin rilindasit e parë si Jeronim De Rada, Konstandin Kristoforidhi, Pashko Vasa apo Naum Veqilharxhi. Ata u përpoqën pa asnjë kursim e kufi të ndihmonin me kapacitetin e tyre intelektual, madje duke vënë edhe pasurinë në dobi të lëvizjes kombëtare shqiptare. Ata ishin patriotët shqiptarë që jetuan dhe punuan jashtë atdheut, por zemra u rrihte çdo ditë për të.

Në erën e Rilindjes socialiste, atdhedashuria dhe patriotizmi u identifikuan me poste “ambulante” pune në administratën e lartë shtetërore deri në majën e qeverisë. “Patriotët” e kohës sonë nuk japin asgjë nga vetja, përfshirë pasurinë e tyre. Ata vijnë dhe ikin pa lënë gjurmë, si turistë që vulosin pasaportat perëndimore në sportelet e Rinasit.

Perëndimorët e Rilindjes 2.0

Të gjithë “perëndimorët” që u thirrën nga Rama në katër qeveritë e tij plus administratën e lartë, rezultuan intelektualë dhe patriotë kallp. Pa peshën e përgjegjësisë shpirtërore për vendin e origjinës së tyre, ata u bënë pjesë e rilindjes qeverisëse në këto 13 vjet, me një policë sigurimi në xhep, që ishte shtetësia tjetër dhe siguria që të jep jeta e ndërtuar në vendet perëndimore.

Qeveria dhe administrata shqiptare është mbushur me italianë, grekë, anglezë apo amerikanë të origjinalizuar në rilindas part-time. Ata punojnë përkohësisht në Shqipëri, më të “aftët” qëndrojnë më gjatë, por të gjithë më pas zhduken pa lënë gjurmë, në vendet e pasaportës që të jep lirinë të mos jesh më shqiptar.

Në qeverinë 1 (2013-2017), Edi Rama prezantoi me bujë francezen Milena Harito duke e bërë deputete dhe emëruar për 4 vite Ministre Shteti për Inovacionin dhe Administratën Publike. Harito drejtoi reformat në fushën e administratës publike dhe të modernizimit të shtetit nëpërmjet teknologjisë së informacionit, të dyja dështime spektakolare me pasojat që shihen sot.

Ku përfundoi Milena Harito pasi vendosi dorën e saj ‘frankofone’ në Shqipërinë e prapambetur? Askush nuk interesohet më për të, por me siguri që jeta e saj vazhdon e qetë dhe pa problemet e Shqipërisë, atje në Francë.

Engjëll Agaçi, avokati shqiptaro-italian, ndërtoi një jetë të përkorë në Romë, të cilën e ndërpreu për t’i shërbyer Shqipërisë në vitet 2013-2025 si Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, praktikisht “Eminenca gri” e qeverive të Edi Ramës. Nëse do të bëhet ndonjëherë inventari i shkatërrimit “rilindas”, sigurisht që “magazinieri” që thirrej Angelo do të jetë përgjegjësi kryesor. Edhe nëse Shqipëria do të futet me sukses në BE, ai duhet të ketë një meritë të veçantë. Z. Agaçi u tërhoq me lezet nga jeta publike, kur filluan goditjet e forta të SPAK. Ai dha dorëheqjen për arsye të paqarta. Raportimet e pakta për të tregojnë për një zhvendosje në Itali, atje ku ka shtëpinë dhe nënshtetësinë.

Evis Sala, ministre aktuale e Shëndetësisë, është një tjetër rilindase që la kurbetin për Shqipërinë, e prezantuar me bujë nga Edi Rama në shtator 2025. Me shtetësi angleze, znj. Sala braktisi Kembrixhin për QSUT-në, një zgjedhje e pabesueshme.

Gëzim Selenica, bashkëshorti i saj, raportohet si senolog, i cili deri para pak vitesh punonte së bashku me disa onkologë anglezë pranë Spitalit Hygea në Tiranë. Z. Selenica ishte ndërlidhësi i Qendrës së Senologjisë në Kembrixh me Spitalin Hygea, spital në pronësi të biznesmenit të njohur Klodian Allajbeu. Miqësia e tyre familjare me rezidenca të njëjta në Angli mund të jetë edhe shkak shpirtëror që e ndikoi znj. Sala të lërë auditorët dhe spitalet perëndimore për t’u shërbyer atyre të atdheut të të parëve.

Ministrja aktuale e Shëndetësisë, ashtu si znj. Harito, nuk do të mbajë asnjë përgjegjësi kur të mos jetë në jetën publike shqiptare. Ajo ka deklaruar një pasuri prej 5.6 milionë eurosh, e krijuar në atdheun e dytë të saj, Angli, vend në të cilin jeton familjarisht, si qytetare dhe rezidente e përhershme.

Ferit Hoxha, ministri i Punëve të Jashtme, edhe ky përzgjedhje e shtatorit 2025 në qeverinë e fundit të Ramës, është një rezident dhe shtetas prej më shumë se dy dekadash i Republikës së Francës. Shqiptari nga Kopliku i veriut të Shqipërisë, me një karrierë të hershme diplomatike, raportohet se është martuar prej shumë vitesh me francezen Armelle-Suzanne-Desiёe, me të cilën ka dy djem.

Jeta e Ferit Hoxhës është e instaluar plotësisht jashtë Shqipërisë. Me vendin e origjinës e lidh vetëm posti i ministrit dhe vëllai, Gëzim Hoxha, mik dhe bashkëpunëtor i biznesmenit Ermal Beqiri, “francezit” të arrestuar para dy ditësh nga autoritetet franceze me kërkesë të SPAK.

Edhe Ferit Hoxha “luan” me suksesin dhe dështimin e punës së tij nga pozitat e një shqiptari që çdo aset të jetës së tij e ka në Francë, atje ku, me sa duket, do të kalojë edhe pjesën e mbetur të jetës.

Zëvendësministrja e Drejtësisë Teuta Vodo për periudhën 2017-2019, u zhduk pa asnjë gjurmë në Belgjikë, ku raportohet se ka qenë shtetase dhe rezidente e përhershme e këtij vendi.

Rastet e “patriotëve kurbetlinj” janë të shumta edhe në institucionet e pavarura. Më i spikaturi ndër ta është Holta Zaçej, amerikania që braktisi vendin e ëndrrave për Shqipërinë. Znj. Zaçej ka zgjedhur t’i shërbejë vendit të saj në pozicionet e larta të kryetares së Gjykatës Kushtetuese dhe zëvendësguvernatores së Bankës së Shqipërisë, megjithëse raportohet se familjen, pasurinë dhe rezidencën e ka në SHBA.

Shqipëria opsion, perëndimi destinacion

Deputetë, drejtues të lartë të administratës, ministra, funksionarë publikë të çdo kategorie dhe lloji kanë të sigurt një “jetë” të dytë si destinacion përfundimtar pasi të përfundojë “opsioni” Shqipëri. Përmes dokumenteve dhe shtetësive që kanë përfituar nga shtetet e synuara pasi të lënë Shqipërinë, shumë prej tyre, familjarisht. Qeverisja e rilindasve modernë të krijon përshtypjen e një qeverisjeje me “valixhe” në dorë, gati për ikje.

Nuk raportohet një numër i saktë sa deputetë të Parlamentit shqiptar, nga krahu i mazhorancës në këto katër mandate, janë “të huaj”, me një pasaportë apo dokument grek, italian, kanadez ose amerikan. Ata janë shumë, po aq shumë sa qarkullojnë në nivelet e larta të qeverisjes dhe administratës publike qendrore dhe vendore.

Ka italianë dhe italiane, grekë dhe greke me shumicë në qeverisjen e Shqipërisë. Të gjithë, në zyrat e tyre, mbajnë portretin e babait të kombit, Ismail Qemalit, rilindasit më të dashur e më të shquar për atdhedashurinë.

Rilindja e emrave patriotikë

Me një sy të lehtë vëzhgues të deklaratave, intervistave ose dokumenteve publike të rilindasve të qeverisjes shqiptare, patriotizmi shpirtëror vërehet edhe në emrat që u vendosen fëmijëve. Duket sikur “valixhja” e zhvendosjes ka përfshirë edhe pasardhësit e qeveritarëve tanë.

Djemtë e ministrit Ferit Hoxha quhen Maximilien Nёmo Kastriot dhe Gabriel Lёo Paul.

Evis Sala ka një djalë me emrin Pier.

Fëmijët e ish-zёvendёskryeministres Belinda Balluku quhen Colin Orlando dhe Belen Beatriss.

Blendi Gonxhja ka dy djem: Dante dhe David.

Mirela Kumbaro ka djalë e vajzë: Tom dhe Sara.

Taulant Balla e ka quajtur djalin Robin.

Lista e emrave patriotikë është e gjatë. Ajo të krijon idenë se De Rada, Kristoforidhi dhe Veqilharxhi ishin arkaikë e jo rilindas me shpirt perëndimor.

Për të hyrë në derën e madhe të Perëndimit, rilindasit e sotëm menduan se nuk duhet të sistemosh vetëm mentalitetin dhe mendësinë, por të dublosh edhe nënshtetësinë, mundësisht të ndërrosh edhe emrin.

© Ky është artikull ekskluziv i KontrasT.al, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to” / Artikulli mund të ripublikohet vetёm i shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Postimi i mëparshëm

Prishtina nis Sunny Hill Festival 2026, priten mijëra vizitorë nga e gjithë bota

  • Më të fundit
Qeverisja me “valixhe” në dorë dhe patriotizmi i Rilindjes moderne

Qeverisja me “valixhe” në dorë dhe patriotizmi i Rilindjes moderne

31 Korrik, 2026
Prishtina nis Sunny Hill Festival 2026, priten mijëra vizitorë nga e gjithë bota

Prishtina nis Sunny Hill Festival 2026, priten mijëra vizitorë nga e gjithë bota

31 Korrik, 2026
Skandali/ 100 patronazhistë në arkivat e shtetit? Qeveria hap dyert e ministrive për punonjës 5-mujorë që do të prekin dokumentet më të ndjeshme

Skandali/ 100 patronazhistë në arkivat e shtetit? Qeveria hap dyert e ministrive për punonjës 5-mujorë që do të prekin dokumentet më të ndjeshme

30 Korrik, 2026
Irani pretendon se shkatërroi tre avionë amerikanë F-35 në Jordani

Irani pretendon se shkatërroi tre avionë amerikanë F-35 në Jordani

30 Korrik, 2026

Postimet e fundit

Qeverisja me “valixhe” në dorë dhe patriotizmi i Rilindjes moderne

Qeverisja me “valixhe” në dorë dhe patriotizmi i Rilindjes moderne

31 Korrik, 2026
Prishtina nis Sunny Hill Festival 2026, priten mijëra vizitorë nga e gjithë bota

Prishtina nis Sunny Hill Festival 2026, priten mijëra vizitorë nga e gjithë bota

31 Korrik, 2026
Skandali/ 100 patronazhistë në arkivat e shtetit? Qeveria hap dyert e ministrive për punonjës 5-mujorë që do të prekin dokumentet më të ndjeshme

Skandali/ 100 patronazhistë në arkivat e shtetit? Qeveria hap dyert e ministrive për punonjës 5-mujorë që do të prekin dokumentet më të ndjeshme

30 Korrik, 2026
Irani pretendon se shkatërroi tre avionë amerikanë F-35 në Jordani

Irani pretendon se shkatërroi tre avionë amerikanë F-35 në Jordani

30 Korrik, 2026

Na ndiqni në

KontrasT.al

KontrasT.al - Është një platformë mediatike që informon dhe argëton ndjekësit në 24/7. Lajmi, ngjarja dhe opinioni vijnë për lexuesit me ngjyra më të qarta - në tablonë e realitetit dhe kontraditave të tij.

Shfleto sipas kategorive

  • Aktualitet
  • Argëtim
  • Bota
  • Destinacione
  • Drejtësi-Ligj
  • Ekonomi-Biznes
  • Foto-Lajm
  • Horoskopi
  • Investigim
  • Kinema
  • Kosova
  • Kronika e zezë
  • Ku të shkojmë
  • Kuriozitete
  • Kursi këmbimit
  • Lajme
  • Lajme rozë
  • Letërsi
  • Misc
  • Modë
  • Moti
  • Muzikë
  • Opinion
  • Politikë
  • Portret
  • Psikologji
  • Rubrika artistike
  • Satirë
  • Shënim
  • Shkencë-Teknologji
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Sport
  • Stil jetese
  • Të tjera
  • Teatër
  • Video

Lajmet më të fundit

Qeverisja me “valixhe” në dorë dhe patriotizmi i Rilindjes moderne

Qeverisja me “valixhe” në dorë dhe patriotizmi i Rilindjes moderne

31 Korrik, 2026
Prishtina nis Sunny Hill Festival 2026, priten mijëra vizitorë nga e gjithë bota

Prishtina nis Sunny Hill Festival 2026, priten mijëra vizitorë nga e gjithë bota

31 Korrik, 2026
  • Rreth nesh
  • Reklamo
  • Politikat e privatësisë
  • Na kontaktoni

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
  • sq
    • sq
    • en
    • it

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.