• Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Kryefaqja Shënim

“Republika e Qeveritarëve” kundër “Republikës së Prokurorëve”: Si u zhvillua sot gjyqi kushtetues për çështjen Balluku

23 Janar, 2026
në Shënim
A A
32
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Nga kontrasT.al

Sot, ekranet televizive në Shqipëri u ndanë më dysh. Në njërën anë, Kuvendi – i përfshirë në debatet e përshpejtuara për “Bordin e Paqes” të Presidentit Trump, me procedura që sfidojnë Kushtetutën. Në anën tjetër, Gjykata Kushtetuese – ku po zhvillohej një betejë tjetër, më e thellë dhe më serioze: a do të mbizotërojë “Republika e Qeveritarëve” apo “Republika e Prokurorëve”?

Në qendër të gjyqit: Belinda Balluku. Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës, qё u pezullua nga detyra me vendim të GJKKO-së, u kthye nё objekt tё ankimit të Kryeministrit në Gjykatёn Kushtetuese.

Prokurorja e SPAK, Dorina Bejko, foli qartë: Hetimi ndaj Ballukut është në zhvillim. Dinamik. I pambyllur. Dhe, sipas SPAK, fakti që ajo vijon të mbajë një nga portofolët më të fuqishëm të shtetit – energjinë dhe infrastrukturën – përbën rrezik real për interesin publik. Rrezik për ndikim mbi prova. Rrezik për përsëritje të veprave të së njëjtës natyrë. Rrezik për pengim hetimi.

Në gjuhë më të thjeshtë: sipas prokurorisë, problemi nuk është vetëm çfarë ka ndodhur, por çfarë mund të ndodhë nëse pushteti mbetet në të njëjtat duar gjatë hetimit.

SPAK këmbënguli se masa e pezullimit nuk është “shkarkim de facto”, siç pretendon qeveria, por instrument procedural i parashikuar pikërisht për raste kur vazhdimi i funksionit cenon hetimin dhe interesin publik. “Ne e kemi qepur mirë masën”, ishte fraza që ra në sy – një formulim i pazakontë për sallën e Kushtetueses, por i qartë në mesazh: SPAK nuk e konsideron veten aktor të improvizuar.

Momenti më i pazakontë – për të mos thënë qesharak – erdhi nga përfaqësuesi i Presidencës, ish demokrati Ilir Rusmaili. Një skenar ekstrem u hodh në sallë prej tij: Po sikur SPAK nesër të pezullojë Kryeministrin dhe gjithë ministrat? A mbetet vendi pa ekzekutiv?

Ishte gjyqtarja Marsida Xhaferllari ajo që e zbërtheu skenarin me njё pyetje nё një shqipe të pastër: Si shpёtojmё ne mos ta kthejmё vendin nga “Republikë Parlamentare” në “Republikë të Prokurorëve”?…pra kur hipotetikisht mund tё ketё mundёsi qё e gjithё qeveria me gjithё kryeministёr tё kёrkohet tё futet nё masё sigurimi kolegjial “pezullim”?

Prokurori i SPAK, Dritan Prenҫi u përgjigj shkurt duke e lёnё tё “thatё” pa ilaritet diskutimesh, provokimin presidencial: pyetja është hipotetike, jashtë parashikimeve kushtetuese dhe pa lidhje me çështjen konkrete.

Nё gjykimin e sotёm, paradoksalisht, u pa më qartë se kudo kontrasti mes dy botëve juridike: njëra që flet me prova, rrezik procedural dhe hetim konkret; tjetra që flet me skenarë imagjinarë, hipotetikё dhe politikë. Kuvendi i Shqipёrisё qё pёrfaqёsohej me njё rrogtare tё paftilluar; dy juristё tё kryeministrisё qё leksionin “mbroni Ballukun” e kishin mёsuar pёrmendёsh dhe “akrobatin” e famshёm tё Presidentit Bajram Begaj, i cili ashtu si nё ҫёshtjen “Veliaj” shfrytёzoi edhe sot sallёn e vockёl kushtetuese pёr provokime juridike tё mёdha. Nga ana e kundёrt, dy prokurorёt seriozё tё SPAK u rezervuan tё jenё thjesht hetues tё padepёrtueshёm.

Në hapjen e seancës, përfaqësuesit e Kryeministrisë dhe Kuvendit mbrojtën me shumё insistim qëndrimin e qeverisë: se pezullimi cenon ndarjen e pushteteve dhe balancën institucionale. Por në fund të saj – aty ku zakonisht zhvillohet pjesa më e rëndësishme e çdo procesi gjyqёsor dhe kushtetues, pёr pyetje ndaj palës tjetër – ata nuk kishin më fuqi. Asnjë pyetje nga “kryeministrorёt”, “parlamentarёt” dhe “presidencialёt” për dy prokurorёt e SPAK-ut. Dhe ky ishte ndoshta qёndrimi mё i sinqertë i ditës: “Pyetje s’kemi – dakord me SPAK nuk jemi!”

Në një proces të kësaj natyre, fuqia nuk qëndron në leximin e parashtrimeve të përgatitura, por në aftësinë për të vënë në provë argumentin e kundërshtarit me pyetje të zgjuara. Pyetje që zbulojnë kontradikta. Pyetje që ekspozojnë dobësi. Pyetje që bëjnë diferencën mes profesionistëve të shtetit dhe “lexuesve pёrmendёsh” të materialeve tё pregatitura nё zyrat e pushtetit.

Sot, në sallën e Gjykatёs Kushtetuese, u panë lexuesit e mirё, por jo debatuesit e fortë. Anёtarёt e Gjykatёs nga ana e tyre bёnё shumё pyetje qё nё gjuhёn juridike quhen “shterruese”. Ata donin tё “ndiznin” debatin kushtetues mes kundёrshtarёve, por kjo nuk ndodhi, edhe kur pyeti gjyqtari mё i ri kushtetues Asim Vokshi, as kur drejtimin e pyetjeve e mori “shpuza” kushtetuese Marsida Xhaferllari. 

Gjykimi i sotёm u mbyll. Tani pritet vendimi: A do të anojë Gjykata Kushtetuese nga “Republika e Qeveritarëve” – ku pushteti politik kërkon të mbrojë veten nga ndjekja penale – apo nga “Republika e Prokurorëve” – ku hetimi penal vendos kufij mbi pushtetin ekzekutiv, nё mbrojtje tё interest publik?

Përgjigjja nuk është më vetëm për Belinda Ballukun apo nesёr Edi Ramёn.

Vendimi do jetё për modelin e shtetit që Shqipëria meriton tё ketё. Mbi tё gjitha njё model kushtetues!

© Ky është shkrim ekskluziv i kontrasT.al, i cili gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar burimin e tij.

Postimi i mëparshëm

Chris Noth thyen heshtjen: Nuk jam më mik me Sarah Jessica Parker, më lëndoi

Postimi i rradhës

PD voton Edi Ramën për Bordin e Paqes: Trump të bën t’i thuash “derrit dajush”

Postimi i rradhës

PD voton Edi Ramën për Bordin e Paqes: Trump të bën t’i thuash “derrit dajush”

  • Më të fundit
Sekreti mesdhetar për ta mbajtur shtëpinë të freskët gjatë valëve të të nxehtit

Sekreti mesdhetar për ta mbajtur shtëpinë të freskët gjatë valëve të të nxehtit

29 Maj, 2026
NATO: “Do të mbrojmë çdo centimetër të territorit tonë”

NATO: “Do të mbrojmë çdo centimetër të territorit tonë”

29 Maj, 2026
A po e “vret” Brukseli konkurrencën e lirë në Shqipëri?

A po e “vret” Brukseli konkurrencën e lirë në Shqipëri?

29 Maj, 2026
Çfarë tregojnë 50 vite studime për lumturinë e prindërve qё rrisin fёmijё vetëm

Çfarë tregojnë 50 vite studime për lumturinë e prindërve qё rrisin fёmijё vetëm

29 Maj, 2026

Postimet e fundit

Sekreti mesdhetar për ta mbajtur shtëpinë të freskët gjatë valëve të të nxehtit

Sekreti mesdhetar për ta mbajtur shtëpinë të freskët gjatë valëve të të nxehtit

29 Maj, 2026
NATO: “Do të mbrojmë çdo centimetër të territorit tonë”

NATO: “Do të mbrojmë çdo centimetër të territorit tonë”

29 Maj, 2026
A po e “vret” Brukseli konkurrencën e lirë në Shqipëri?

A po e “vret” Brukseli konkurrencën e lirë në Shqipëri?

29 Maj, 2026
Çfarë tregojnë 50 vite studime për lumturinë e prindërve qё rrisin fёmijё vetëm

Çfarë tregojnë 50 vite studime për lumturinë e prindërve qё rrisin fёmijё vetëm

29 Maj, 2026

Na ndiqni në

KontrasT.al

KontrasT.al - Është një platformë mediatike që informon dhe argëton ndjekësit në 24/7. Lajmi, ngjarja dhe opinioni vijnë për lexuesit me ngjyra më të qarta - në tablonë e realitetit dhe kontraditave të tij.

Shfleto sipas kategorive

  • Aktualitet
  • Argëtim
  • Bota
  • Destinacione
  • Drejtësi-Ligj
  • Ekonomi-Biznes
  • Foto-Lajm
  • Horoskopi
  • Investigim
  • Kinema
  • Kosova
  • Kronika e zezë
  • Ku të shkojmë
  • Kuriozitete
  • Kursi këmbimit
  • Lajme
  • Lajme rozë
  • Letërsi
  • Misc
  • Modë
  • Moti
  • Muzikë
  • Opinion
  • Politikë
  • Portret
  • Psikologji
  • Rubrika artistike
  • Satirë
  • Shënim
  • Shkencë-Teknologji
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Sport
  • Stil jetese
  • Të tjera
  • Teatër
  • Video

Lajmet më të fundit

Sekreti mesdhetar për ta mbajtur shtëpinë të freskët gjatë valëve të të nxehtit

Sekreti mesdhetar për ta mbajtur shtëpinë të freskët gjatë valëve të të nxehtit

29 Maj, 2026
NATO: “Do të mbrojmë çdo centimetër të territorit tonë”

NATO: “Do të mbrojmë çdo centimetër të territorit tonë”

29 Maj, 2026
  • Rreth nesh
  • Reklamo
  • Politikat e privatësisë
  • Na kontaktoni

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.