• Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Kryefaqja Aktualitet

RTSH pa Botërorin, Gëllçi: Televizioni publik u kthye në zyrë shtypi të qeverisë

12 Qershor, 2026
në Aktualitet, Shqipëria
A A
RTSH pa Botërorin, Gëllçi: Televizioni publik u kthye në zyrë shtypi të qeverisë
7
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-drejtori i RTSH-së kujton periudhën kur televizioni publik zotëronte një nga paketat më të pasura sportive në rajon dhe akuzon ndërhyrjet politike për degradimin e institucionit.

Mungesa e Kampionatit Botëror 2026 në ekranin e Radio Televizionit Shqiptar ka sjellë reagimin e ish-drejtorit të përgjithshëm të RTSH-së, Thoma Gëllçi, i cili përmes një statusi të gjatë në rrjetet sociale ka bërë një bilanc kritik të gjendjes aktuale të transmetuesit publik.

Duke kujtuar periudhën kur drejtonte RTSH-në, Gëllçi thotë se institucioni kishte siguruar të drejtat e transmetimit për disa nga ngjarjet më të rëndësishme sportive në botë, përfshirë Kampionatin Botëror të Futbollit, UEFA Champions League, Formula 1, MotoGP, NBA, Wimbledon, Roland Garros dhe Lojërat Olimpike.

Sipas tij, RTSH Sport, kanali i parë i dedikuar sportit në historinë e televizionit publik shqiptar, u kthye brenda pak vitesh në një nga kanalet sportive më të pasura me përmbajtje në rrjetin e transmetuesve publikë europianë.

Gëllçi thekson se sigurimi i këtyre të drejtave nuk ishte rastësi, por rezultat i negociatave profesionale dhe menaxhimit financiar efikas, duke sjellë si shembull të drejtat e Formula 1, të cilat sipas tij u siguruan për rreth 50 mijë dollarë, disa herë më lirë se operatorët privatë.

Ish-kreu i RTSH-së shprehet se mungesa e të drejtave të Botërorit 2026 nuk është përgjegjësi e drejtuesve aktualë, pasi kontratat për evente të tilla lidhen vite përpara zhvillimit të tyre. Megjithatë, ai argumenton se situata aktuale është pasojë e ndërprerjes së reformave strukturore, teknologjike dhe programore të ndërmarra në periudhën 2016-2021.

Ai fshikullon edhe Leka Bungon, ish kreun e Këshillit Drejtues të RTSH, i vendosur në drejtimin e këtij bordi si ndërhyrje e politikës, për të cilin thotelë: “…duke instaluar një njeri qesharak dhe mediokër, ku e vetmja aftësi ishte për të mbajtur kryeministrin me barcaleta…”

Në deklaratën e tij, Gëllçi akuzon ndërhyrjet politike në RTSH dhe pretendon se janë shkatërruar strukturat që merreshin me menaxhimin e të drejtave sportive, ndërsa specialistët që kishin ndërtuar këtë sektor janë larguar nga institucioni.

Ai kritikon gjithashtu qasjen aktuale ndaj reformimit të RTSH-së, duke kundërshtuar idenë e reduktimit të kanaleve, programeve dhe stafit. Sipas tij, televizioni publik duhet të zgjerojë shërbimet dhe të ofrojë më shumë përmbajtje për qytetarët, të cilët e financojnë atë përmes taksave dhe tarifave.

“Qytetarët nuk paguajnë që të shohin qeveritarë, ministra dhe deputetë 24 orë në ditë në inspektime dhe inaugurime. Ata paguajnë që të shohin filma, koncerte, teatër, Kampionatin Botëror dhe ndeshjet e kombëtares në ekranin e RTSH-së”, shkruan ai.

Më poshtë statusi i plotë i Thoma Gëllçit:

RTSH pa Botërorin: Një kujtesë për atë që u ndërtua dhe atë që u humb

Dje, ndërsa ndiqja njëkohësisht ceremoninë e hapjes së Kampionatit Botëror të Futbollit në televizor dhe protestën në Tiranë në kompjuter, mendja më shkoi te viti 2018, kur isha Drejtor i Përgjithshëm i RTSH-së.

Ishin ditët e Kampionatit Botëror të Futbollit. Në rrugët e Tiranës nuk kishte protesta. Në kafene, bare dhe ambiente publike, qindra ekrane transmetonin ndeshjet e Botërorit dhe mijëra qytetarë ndiqnin RTSH 1 dhe RTSH Sport, dy kanalet që kishin të drejtat ekskluzive të transmetimit. Ishte një periudhë që na dha kënaqësi profesionale dhe na bëri krenarë për punën e realizuar.

Nuk mund të mos kujtoj punën e jashtëzakonshme të ekipit me të cilin ndërtuam RTSH Sport, kanalin e parë të dedikuar të sportit në historinë e Radio Televizionit Shqiptar. Brenda pak vitesh, ai u shndërrua në një nga kanalet sportive më të pasura me përmbajtje në rrjetin e televizioneve publike evropiane.

Kolegët e mi në Bashkimin Evropian të Transmetuesve (EBU) shprehnin shpesh habinë për numrin dhe cilësinë e të drejtave sportive që RTSH kishte arritur të sigurojë. Nuk mund t’i kujtoj të gjitha, por disa prej tyre ishin:

• Formula 1

• MotoGP

• UEFA Champions League

• UEFA Euro 2020

• UEFA Nations League

• Ndeshjet e Kombëtares Shqiptare dhe të Përfaqësueses së Kosovës

• UEFA European Qualifiers

• FIFA World Cup 2018 dhe 2022

• FIFA Club World Cup

• Carabao Cup

• DFB Pokal

• Copa del Rey

• EuroLeague në basketboll

• NBA

• Roland Garros

• Wimbledon

• Lojërat Olimpike Tokio 2020

• Kampionati Botëror i Atletikës

• Kampionati Botëror i Notit

• Kampionati Botëror i Peshëngritjes

• FIBA World Cup

• FIBA EuroBasket

• Superliga Shqiptare e Futbollit

• Kategoria e Parë e Futbollit

• Kupa e Shqipërisë në Futboll

• Kampionatet Kombëtare të Basketbollit dhe Volejbollit

• Ndeshjet e përfaqësueseve shqiptare në basketboll dhe volejboll

• Kampionati Botëror i Aeronautikës i zhvilluar në Shqipëri

• WWE

Më kujtohet se, kur transmetonim Lojërat Olimpike, arritëm të hapnim katër kanale sportive për të mbuluar të gjithë spektrin e garave olimpike dhe transmetuam 24 orë në ditë në katër kanale, me përkthim dhe moderatorë, duke siguruar pothuajse një mbulim të plotë të Lojërave Olimpike.

Këto të drejta nuk u siguruan rastësisht. Ato ishin rezultat i punës së një ekipi profesionist, negociatave të kujdesshme dhe një administrimi financiar efikas. Në shumë raste, RTSH arriti të sigurojë kontrata me kosto dukshëm më të favorshme se operatorët privatë. Mjafton të përmendet rasti i Formula 1, të drejtat e së cilës u siguruan për rreth 50 mijë dollarë, në një kohë kur operatorë të tjerë, p.sh. Digitalb, kishin paguar shumëfishin e kësaj shume, 200 mijë dollarë.

Qytetarët shqiptarë financojnë RTSH-në përmes taksave dhe tarifave që paguajnë. Për këtë arsye, televizioni publik ka detyrimin t’u ofrojë përmbajtjen që ata dëshirojnë të ndjekin, pa pagesa shtesë dhe në çdo platformë të mundshme.

Fatkeqësisht, në këtë edicion të Kampionatit Botëror të Futbollit, Radio Televizioni Shqiptar nuk disponon të drejtat e transmetimit.

Kjo nuk është përgjegjësi e ekipit që drejton sot RTSH-në. Të drejtat sportive blihen dhe shiten vite përpara zhvillimit të aktiviteteve dhe shumë prej vendimeve janë marrë para se drejtuesit aktualë të merrnin detyrën.

Përgjegjësia për gjendjen ku ndodhet sot RTSH lidhet me ndërprerjen e reformave strukturore, teknologjike dhe programore që u zhvilluan gjatë periudhës 2016–2021. Këto reforma synonin modernizimin e institucionit dhe forcimin e rolit të tij si transmetues publik. Ndërhyrja politike në RTSH duke instaluar një njeri qesharak dhe mediokër, ku e vetmja aftësi ishte për të mbajtur me barcaleta kryeministrin, si dhe duke e lënë për një kohë të gjatë pa drejtues të zgjedhur, për mendimin tim ishte e qëllimshme. Gjatë asaj periudhe u shkatërruan strukturat që merreshin pikërisht me të drejtat sportive dhe u larguan nga institucioni njerëzit që merreshin me këtë punë, me arrogancë dhe në kundërshtim me ligjin, duke shkaktuar edhe kosto të tjera sepse të gjithë kanë fituar gjyqet.

Dëmi që ka shkaktuar drejtuesi qesharak i Këshillit Drejtues, një personazh humoristik që e ktheu korridoret e RTSH-së në një skenë tragjikomike dhe që botonte letra të hapura nëpër portale kundër drejtuesve të RTSH-së, është i pallogaritshëm.

Ndonjëherë them me humor se aq e mirë dhe e shëndoshë ishte puna që bëmë në ato vite, saqë ka gjashtë vjet që po përpiqen ta prishin dhe ende nuk e kanë prishur plotësisht.

Nuk kam asnjë dyshim se suksesi i RTSH Sport dhe paketa e gjerë sportive që kishte siguruar institucioni krijuan shqetësim te grupet e interesit që veprojnë në tregun mediatik dhe sportiv. Mjafton të kujtojmë fjalimin e kryetarit të Grupit Parlamentar Socialist të kohës, Taulant Balla, në Kuvendin e Shqipërisë, për faktin se kishte siguruar të drejtat e transmetimit të UEFA Champions League, me fjalët: “Çfarë i duhet RTSH Champions League?”

Të drejtat sportive nuk janë falas, ato kushtojnë, blihen me para, por një menaxhim i mirë mund të sigurojë të ardhura që mbulojnë një pjesë të konsiderueshme të kostove, bile nxjerrin edhe fitime. Edhe kur kjo nuk ndodh plotësisht, misioni i transmetuesit publik mbetet shërbimi ndaj qytetarëve. Ata nuk paguajnë që të shohin qeveritarët, ministra e deputetë 24 orë në 24 në inspektime dhe inaugurime, apo që infrastruktura teknike e RTSH të përdoret si infrastrukturë ndihmëse e zyrës së shtypit të kryeministrit. Ata paguajnë që të shohin filma të bukur dhe të rinj, koncerte dhe teatro, të shohin Kampionatin Botëror në këtë ekran dhe të shohin ndeshjet e kombëtares së futbollit në këtë ekran.

Ndërsa humbja e të drejtave sportive nuk mund t’i atribuohet drejtuesve aktualë, më shqetëson fakti se nuk dëgjoj prej tyre asgjë që të ketë të bëjë me rritjen dhe zgjerimin e RTSH apo me forcimin e infrastrukturës së saj teknike dhe teknologjike. E vetmja gjë që dëgjova në raportin që Këshilli Drejtues paraqiti në Komisionin Parlamentar të Medias, i kamufluar si mendimi i specialistëve “magjistarë” të EBU, është se reformimi i RTSH-së quhet shkurtimi i kanaleve, programeve dhe personelit.

Filozofia që udhëhiqte ekipin tonë ishte e ndryshme. Ne besonim se RTSH duhet të zgjerojë shërbimet, të rrisë numrin dhe cilësinë e programeve dhe të ofrojë më shumë përmbajtje për publikun dhe një paketë të gjerë dhe të plotë kanalesh që ia mundëson teknologjia. Ishim të ndërgjegjshëm që nuk mund të kërkonim që publiku të paguante më tepër për RTSH, në qoftë se ne nuk do t’i jepnim më tepër.

Postimi i mëparshëm

Italia vendos kufizim të pazakontë: Kush është nën 65 vjeç nuk mund të hapë çadër në plazh

  • Më të fundit
RTSH pa Botërorin, Gëllçi: Televizioni publik u kthye në zyrë shtypi të qeverisë

RTSH pa Botërorin, Gëllçi: Televizioni publik u kthye në zyrë shtypi të qeverisë

12 Qershor, 2026
Italia vendos kufizim të pazakontë: Kush është nën 65 vjeç nuk mund të hapë çadër në plazh

Italia vendos kufizim të pazakontë: Kush është nën 65 vjeç nuk mund të hapë çadër në plazh

12 Qershor, 2026
Koreja e Jugut përmbys Çekinë dhe nis Botërorin me fitore

Koreja e Jugut përmbys Çekinë dhe nis Botërorin me fitore

12 Qershor, 2026
Shakira ndez festën e Botërorit, Meksika triumfon në ndeshjen hapëse mes emocioneve, kartonëve të kuq dhe protestave

Shakira ndez festën e Botërorit, Meksika triumfon në ndeshjen hapëse mes emocioneve, kartonëve të kuq dhe protestave

12 Qershor, 2026

Postimet e fundit

RTSH pa Botërorin, Gëllçi: Televizioni publik u kthye në zyrë shtypi të qeverisë

RTSH pa Botërorin, Gëllçi: Televizioni publik u kthye në zyrë shtypi të qeverisë

12 Qershor, 2026
Italia vendos kufizim të pazakontë: Kush është nën 65 vjeç nuk mund të hapë çadër në plazh

Italia vendos kufizim të pazakontë: Kush është nën 65 vjeç nuk mund të hapë çadër në plazh

12 Qershor, 2026
Koreja e Jugut përmbys Çekinë dhe nis Botërorin me fitore

Koreja e Jugut përmbys Çekinë dhe nis Botërorin me fitore

12 Qershor, 2026
Shakira ndez festën e Botërorit, Meksika triumfon në ndeshjen hapëse mes emocioneve, kartonëve të kuq dhe protestave

Shakira ndez festën e Botërorit, Meksika triumfon në ndeshjen hapëse mes emocioneve, kartonëve të kuq dhe protestave

12 Qershor, 2026

Na ndiqni në

KontrasT.al

KontrasT.al - Është një platformë mediatike që informon dhe argëton ndjekësit në 24/7. Lajmi, ngjarja dhe opinioni vijnë për lexuesit me ngjyra më të qarta - në tablonë e realitetit dhe kontraditave të tij.

Shfleto sipas kategorive

  • Aktualitet
  • Argëtim
  • Bota
  • Destinacione
  • Drejtësi-Ligj
  • Ekonomi-Biznes
  • Foto-Lajm
  • Horoskopi
  • Investigim
  • Kinema
  • Kosova
  • Kronika e zezë
  • Ku të shkojmë
  • Kuriozitete
  • Kursi këmbimit
  • Lajme
  • Lajme rozë
  • Letërsi
  • Misc
  • Modë
  • Moti
  • Muzikë
  • Opinion
  • Politikë
  • Portret
  • Psikologji
  • Rubrika artistike
  • Satirë
  • Shënim
  • Shkencë-Teknologji
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Sport
  • Stil jetese
  • Të tjera
  • Teatër
  • Video

Lajmet më të fundit

RTSH pa Botërorin, Gëllçi: Televizioni publik u kthye në zyrë shtypi të qeverisë

RTSH pa Botërorin, Gëllçi: Televizioni publik u kthye në zyrë shtypi të qeverisë

12 Qershor, 2026
Italia vendos kufizim të pazakontë: Kush është nën 65 vjeç nuk mund të hapë çadër në plazh

Italia vendos kufizim të pazakontë: Kush është nën 65 vjeç nuk mund të hapë çadër në plazh

12 Qershor, 2026
  • Rreth nesh
  • Reklamo
  • Politikat e privatësisë
  • Na kontaktoni

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.