• Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Kryefaqja Shënim

Shkarkimi i Ilir Prodёs / Shkëlqimi, rënia dhe penduli i Policisë së Shtetit

3 Mars, 2026
në Shënim
Shkarkimi i Ilir Prodёs / Shkëlqimi, rënia dhe penduli i Policisë së Shtetit
1k
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Nga kontrasT.al

Shkarkohet nga detyra Ilir Proda, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, emëruar nga kryeministri Rama më 2 tetor 2024.

Propozimi për shkarkimin e tij bëhet në një moment vakumi qeveritar, ku Ministër i Brendshëm është shpallur publikisht Besfort Lamallari, por që nga ana formale mbahet ende nga Albana Koçiu, e cila me sa duket ka hedhur një firmë të fundit si Ministre e Punëve të Brendshme.

Në vend të Ilir Prodёs është komanduar Sokol Bizhga, një kuadër i vjetër në radhët e Policisë së Shtetit, i cili aktualisht është Zëvendësdrejtor i Policisë së Shtetit dhe drejton Forcat Lëvizëse Operacionale (FLO).

Bashkë me Ilir Prodёn është shkarkuar edhe drejtuesi i Policisë së Tiranës, Elton Alushi.

Pak javë më parë, nën/drejtori i Policisë së Tiranës, Erion Ismailaj, është akuzuar nga SPAK dhe është pezulluar nga detyra, për dyshime që bien ndaj tij, si bashkëpunëtor në aferat e AKSHI-t.

Një tjetër drejtuese e lartë e Policisë së Shtetit, Drejtoresha e Krimit Kibernetik, Ervina Gjana, më 20 dhjetor të vitit të kaluar është “bastisur” nga agjentët e BKH-së brenda në zyrën e saj. Asaj iu sekuestruan telefonat, iu kontrollua zyra dhe banesa për dyshime të hetimeve që lidhen me mashtrimet online, call center-at, ndërhyrjet në sistemet informatike dhe bashkëpunimin ndërkombëtar për krimin kibernetik.

Ervina Gjana vazhdon detyrën e saj si vartëse e Neritan Nallbatit, i cili nga viti 2022 ka qëndruar në “hije” të furtunave në Policinë e Shtetit, edhe pse mban detyrën e Drejtorit të Departamentit për Policinë Kriminale, një pozicion nga i cili ka kaluar çdo informacion, është organizuar çdo operacion me sukses apo dështim, që e ngarkon me lavdi ose përgjegjësi Policinë e Shtetit shqiptar.

Drejtori i fundit i Policisë së Shtetit vjen pas dy drejtorëve që janë larguar me dyshime si të përzier në afera të bëra publike para se të “veprojë” ligji ose kryeministri.

Mehmet Rrumbullaku, paraardhësi i Ilir Prodёs, ushtroi detyrën e drejtorit të përgjithshëm për dy vite, deri kur me “dorëheqje”, u tërhoq duke dalë në pension. Rrumbullaku, me çështje të hapur nga SPAK, si njollë të fortë në karrierën e tij ka implikimin direkt në emërimin e paligjshëm si drejtor departamenti IT në Policinë e Shtetit, të “grabitësit” të sistemit TIMS, Ervin Muça, i arrestuar më pas nga Prokuroria e Tiranës.

Para Rrumbullakut, drejtor i përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka qenë për një vit Gledis Nano (2021-2022). Nano u largua për shkak të përplasjeve të forta me ish-Ministrin e Punëve të Brendshme, Bledi Çuçi, i cili në kërkesën për shkarkim që i dërgoi kryeministrit Rama shkruante argumentin se ai “nuk i ka realizuar objektivat”. Shkarkimi i parakohshëm i Gledis Nanos u shoqërua me polemika publike dhe nga shumë raportime u konsiderua i padrejtë, pasi ishte një person që nuk i vinte për shtat “orekseve” të grupeve me influenca kriminale.

Gledis Nano zëvendësoi në të njëjtën detyrë ish-kryepolicin Ardi Veliu, personazh shumë i kontestuar nga opozita dhe publiku. Veliu u emërua në krye të Policisë së Shtetit pas shkarkimit të Haki Çakos. I propozuar nga ministri i Brendshëm i asaj kohe, Fatmir Xhafaj. Ardi Veliu është drejtori që doli në përgjimet e çështjes “Babale”, ku drejtonte vartësit për të ndihmuar shefin e tij ministër. Veliu sot kryen një funksion “ushtarak” i kontestuar fort nga opozita, pasi drejton si administrator shoqërinë shtetërore “KAYO”, kompania me fokus në prodhimin dhe tregtinë e armëve dhe municioneve luftarake.

Haki Çako, i inkuadruar sot në “rreshtat” e qeverisë si Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, që lufton “flakët” në verë dhe “ujin” apo “rrëshqitjet” në dimër, ka në CV-në e shkarkimit njollat e veta.

Çako u akuzua për sa ishte në drejtim të policisë, pas skandalit të përgjimeve të trafikantëve Habilaj, ku u përfshi edhe ish-ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri. Çako vetë u akuzua publikisht nga opozita se ai vetë, si drejtor, ishte i përfshirë në trafik, përmes shefave të policisë të graduar prej tij, shkarkimin e të cilëve nuk u kërkoi kurrë si “hesap” për kanabizimin e vendit.

Haki Çako pasoi ish-drejtorin Artan Didi, i cili dha dorëheqjen pas situatës së krijuar me kërkesën e mbërritur nga Interpol për deputetin Mark Frroku.

Artan Didi, ndryshe nga pasardhësit e tij në detyrën e drejtorit të Policisë, nuk është akuzuar për çështje me impakt publik. Ai dha dorëheqjen për arsye morale.

Në tekstin e dorëheqjes së tij, Didi merrte përgjegjësinë morale për një shkelje të rëndë të dy zyrtarëve të policisë në zyrën e Interpolit në Tiranë. Praktikisht, dy vartësit e tij kishin shmangur ndjekjen penale për një deputet të Kuvendit të Shqipërisë, Mark Frroku, i cili kishte një proces ende të pambyllur me drejtësinë.

Policia dhe drejtuesit e saj në çdo vend kanë pasur dritëhijet e saj, ku shpesh është ndriçuar nga sukseset po aq sa nga errësimi i tyre nga bashkëpunimi me krimin.

Historia e krijuesit të FBI-së prej mitikut J. Edgar Hoover, shefit të agjencisë lider të zbatimit të ligjit në SHBA, flet shumë për “lavjerrësin” nga shkëlqimi te rënia e policisë, si organizatë që mbron nga kriminaliteti të gjitha shoqëritë e civilizuara demokratike, por jo rrallë del kundra tyre në krahun e “të këqinjve”.

Në shoqërinë tonë, penduli i Policisë së Shtetit duket se për më shumë se një dhjetëvjeçar ka ngecur në një anë dhe nuk po lëkundet sa nga një krah në tjetrin. Ai duket se ka “ngecur” në anën e krimit.

© Ky është shkrim ekskluziv i kontrasT.al, i cili gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar burimin e tij.

Postimi i mëparshëm

Shpërthejnë ҫmimet e gazit pas sulmeve iraniane: Katari ndalon prodhimin e gazit tё lёngshёm, Arabia Saudite mbyll një nga rafineritë më të mëdha

Postimi i rradhës

Irani godet “Mbretërinë e qejfit”: Dubai dhe Abu Dhabi të bllokuara nga sulmet e Teheranit

Postimi i rradhës
Irani godet “Mbretërinë e qejfit”: Dubai dhe Abu Dhabi të bllokuara nga sulmet e Teheranit

Irani godet “Mbretërinë e qejfit”: Dubai dhe Abu Dhabi të bllokuara nga sulmet e Teheranit

  • Më të fundit
Macron paralajmëron mision mbrojtës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, Franca dërgon anije luftarake në rajon

Macron paralajmëron mision mbrojtës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, Franca dërgon anije luftarake në rajon

9 Mars, 2026
Rriten tensionet në rajon: NATO rrëzon një tjetër predhё që hyri në hapësirën ajrore të Turqisë / Ankaraja dërgon disa F-16 në Qipron turke

Rriten tensionet në rajon: NATO rrëzon një tjetër predhё që hyri në hapësirën ajrore të Turqisë / Ankaraja dërgon disa F-16 në Qipron turke

9 Mars, 2026
Nga ish-prokuror i dështuar në avokat të pushtetit / Ulsi Manja dhe “leksionet” e sforcuara të drejtësisë për të mbrojtur Ballukun

Nga ish-prokuror i dështuar në avokat të pushtetit / Ulsi Manja dhe “leksionet” e sforcuara të drejtësisë për të mbrojtur Ballukun

9 Mars, 2026
Irani sfidon hapur SHBA-nё dhe emëron Mojtaba Khamenein lider suprem

Irani sfidon hapur SHBA-nё dhe emëron Mojtaba Khamenein lider suprem

9 Mars, 2026

Postimet e fundit

Na ndiqni në

KontrasT.al

KontrasT.al - Është një platformë mediatike që informon dhe argëton ndjekësit në 24/7. Lajmi, ngjarja dhe opinioni vijnë për lexuesit me ngjyra më të qarta - në tablonë e realitetit dhe kontraditave të tij.

Shfleto sipas kategorive

  • Aktualitet
  • Argëtim
  • Bota
  • Destinacione
  • Drejtësi-Ligj
  • Ekonomi-Biznes
  • Foto-Lajm
  • Horoskopi
  • Investigim
  • Kinema
  • Kosova
  • Kronika e zezë
  • Ku të shkojmë
  • Kuriozitete
  • Kursi këmbimit
  • Lajme
  • Lajme rozë
  • Letërsi
  • Misc
  • Modë
  • Moti
  • Muzikë
  • Opinion
  • Politikë
  • Portret
  • Rubrika artistike
  • Satirë
  • Shënim
  • Shkencë-Teknologji
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Sport
  • Stil jetese
  • Të tjera
  • Teatër
  • Video

Lajmet më të fundit

Macron paralajmëron mision mbrojtës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, Franca dërgon anije luftarake në rajon

Macron paralajmëron mision mbrojtës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, Franca dërgon anije luftarake në rajon

9 Mars, 2026
Rriten tensionet në rajon: NATO rrëzon një tjetër predhё që hyri në hapësirën ajrore të Turqisë / Ankaraja dërgon disa F-16 në Qipron turke

Rriten tensionet në rajon: NATO rrëzon një tjetër predhё që hyri në hapësirën ajrore të Turqisë / Ankaraja dërgon disa F-16 në Qipron turke

9 Mars, 2026
  • Rreth nesh
  • Reklamo
  • Politikat e privatësisë
  • Na kontaktoni

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.