• Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Kryefaqja Investigim

Skandali / Ku ёshtё Galeria Kombëtare?

4 Gusht, 2026
në Investigim
A A
Skandali / Ku ёshtё Galeria Kombëtare?
11
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Në çdo kryeqytet serioz evropian ekziston një pikë referimi ku historia, identiteti dhe arti takohen nën të njëjtën çati. Në Tiranë, prej vitesh, pika më e rëndësishme e artit pamor ka një karakteristikë krejt origjinale: nuk është ekspozita, por rikonstruksioni.

Mbyllja e Galerisë Kombëtare të Arteve u paraqit si një investim i domosdoshëm për t’i dhënë Shqipërisë një institucion bashkëkohor, me standarde muzeale, kushte konservimi dhe hapësira ekspozimi dinjitoze.

Dhe restaurimi duhet, ёshtё i domosdoshёm. Një galeri kombëtare nuk mund të mbetet peng i amortizimit fizik.

Por, sa duhet të zgjasë një rikonstruksion përpara se të pushojë së qёni rikonstruksion? Sepse, nese zgjat aq shumё sa harrohet fillimi, rikonstruksioni ka gjasё tё shndërrohet në një mënyrë administrimi.

Ndërkohë që, institucioni vazhdon të prodhojë thirrje për projekte artistike, fonde krijimtarie, konkurse, punësime dhe aktivitete administrative, publiku vazhdon të mos ketë një Galeri Kombëtare të hapur për qytetarët.

Gjithsesi, vijon tё ketё drejtor galerie, me njё administratё dhe njё buxhet tё mirё.  Po ashtu ka programe, logo, faqe interneti e deri rrjete sociale. Ka gjithҫka, madje edhe njoftime.

Por nuk ka kryesoren: galerinë.

Nëse një teatër nuk shfaq drama, nëse një bibliotekë mbyllet për leximin dhe nëse një stadium nuk lejon të futesh për ndeshje, publiku do të kërkonte menjëherë llogari.

Vetëm në Shqipërinë pa trena dhe tramvaje, qё për vite të tëra mungon institucioni më i rëndësishëm i arteve pamore, askush nuk tregon interes, as tё kёrkojё llogari!

Në muajin dhe vitin e largët Tetor 2021 media raportoi se Galeria Kombëtare e Arteve mbylli përkohësisht dyert për rikonstruksion; në Korrik 2024, Kryeministri Rama postoi:

“Mirëmëngjes dhe nga puna në kantierin e Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë që po rilind me hapësira të reja të ekspozimit, bibliotekë, laboratorë dhe koncept të ri të sallave, ju uroj një ditë të mbarë!”

Rilindja nuk erdhi, hapësirat nuk janë, bibliotekë nuk ka, laboratorët do të tenderohen, koncepti i ri i sallave – bukur shumё por… salla nuk ka.

Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, nё vitin 2026 punon fort dhe ofron: Turizёm, Kulturё, Sport, por edhe tender rikonstruksioni tё Galerisё Kombёtare tё Arteve.

Vetё faqja e internetit thotё:

Ama po aty gjendet se:

Rikonstruksioni si filozofi shtetërore

Shqipëria duket se ka shpikur një disiplinë të re administrative – nuk ndërton institucione, por menaxhon rikonstruksione.

Në vend që projekti të ketë një fillim dhe një fund të qartë, ka vetёm njё proces qё zgjat pa fund, ndёrsa rikonstruksioni fiton jetë më të gjatë se ndërtesa.

Po nëse një turist do të pyeste sot: “Ku ndodhet Galeria Kombëtare e Arteve?”

Përgjigjja nuk do të ishte një adresë, por një afat. Një afat që zgjatet, tejzgjatet dhe pastaj zgjatet përsëri, gjithmonё nё shoqërinё e ҫmuar tё një konference shtypi.

Çfarë humbet Shqipëria?

Kostoja nuk matet vetëm në beton. Ajo matet edhe në vite.

Në mijëra nxënës që nuk e vizituan kurrë koleksionin kombëtar. Në dhjetra studentët e arteve që nuk patën akses të vazhdueshëm te veprat origjinale. Në miliona turistët e huaj që mbërriten në kryeqytet dhe gjetёn pёr Shqipёrinё vetёm Bunkerin qё nuk po rikonstruktohet akoma.

Në shumё prej artistëve shqiptarë që humbasin skenën më prestigjioze institucionale.

Në minuset qё “fiton” diplomacia kulturore e vendit.

Në edukimin estetik të brezave.

Një muze apo galeri nuk është magazinë pikturash. Ai ёshtё universitet publik, libri më i madh i historisë së artit shqiptar.

Është kujtesa vizuale e kombit!

Dhe sot kjo kujtesё mungon. Nuk mungon vetëm një godinë, por një pjesë e mire e identitetit kulturor.

Pyetje demokratike

Një demokraci serioze nuk ka frikë nga pyetjet. Përkundrazi, demokratizohet mё shumё prej tyre.

Cili ishte afati fillestar i projektit? Sa herë është ndryshuar ai? Sa ka kushtuar fillimisht dhe sa pritet të kushtojë përfundimisht?

Pyetjet s`mund tё reshtin pa marrё pёrgjigjet:

Çfarë punimesh janë shtuar gjatë rrugës? A janë respektuar kontratat? A ka pasur penalitete për vonesat? Kush e mbikëqyr cilësinë e punimeve? Kur do të hapet realisht për publikun? Çfarë ndodh me koleksionin kombëtar gjatë gjithë kësaj kohe? Si ruhen dhe monitorohen mijëra veprat artistike?

Asnjë prej këtyre pyetjeve nuk është sulm.

Janë pyetje normale për çdo projekt publik të financuar me para publike.

Përtej Galerisë

Në Shqipëri duket sikur ndërtesat publike nuk inaugurohen, por vetёm rikonstruktohen. Pastaj rikonstruktohen përsëri.

Mё vonё rehabilitohen, qё mё pas tё rivitalizohen, modernizohen, apo ku i dihet, mё pas edhe tё rikualifikohen.

Pastaj energjetikisht efiҫientizohen, konstruktohen, pёr tё mos shkuar kurrё nё fund tё kёtij procesi, se godina më jetëgjatë nuk është ndërtesa. Ёshtё kantieri.

Arti nuk jeton pas skelave

Një galeri kombëtare nuk është vetëm beton, çelik, fasadë apo ndriçim LED.

Ajo është takim. Dialog. Kujtesë. Debat. Frymëzim.

Një institucion i mbyllur për vite të tëra nuk mund të kompensohet vetëm me postime në rrjete sociale apo ekspozita të shpërndara në ambiente të përkohshme, sikur tё ishte njё “turbinё” teatrore.

Një kryeqytet evropian nuk matet vetëm me kulla, qendra tregtare, kafene dhe bulevarde.

Ai matet me institucionet që ruajnë shpirtin e tij. Galeria Kombёtare ёshtё njё prej tyre.

Hapu galeri

Kur Galeria Kombëtare të rihapet, ekspozita e parë nuk duhet të jetë piktura, por vetë historia e rikonstruksionit.

Me disa fotografi të kantierit, kronologjinë e afateve, tabelat e punimeve, deklaratat optimiste të çdo viti.

Me pritjen e duruar tё artistëve dhe durimin e pasosur tё publikut.

Ndoshta me mbishkrimin:

“Ekspozita e pangjashme e pritjes.”

Postimi i mëparshëm

Debat në Britani: Fshati anglez proteston kundër planit për strehimin e azilkërkuesve

  • Më të fundit
Skandali / Ku ёshtё Galeria Kombëtare?

Skandali / Ku ёshtё Galeria Kombëtare?

4 Gusht, 2026
Debat në Britani: Fshati anglez proteston kundër planit për strehimin e azilkërkuesve

Debat në Britani: Fshati anglez proteston kundër planit për strehimin e azilkërkuesve

4 Gusht, 2026
Trump sulmon gjigantët e naftës: “Po fitojnë tepër para”

Trump sulmon gjigantët e naftës: “Po fitojnë tepër para”

4 Gusht, 2026
300 statuja të arta për 270-vjetorin e lindjes së Mozartit

300 statuja të arta për 270-vjetorin e lindjes së Mozartit

4 Gusht, 2026

Postimet e fundit

Skandali / Ku ёshtё Galeria Kombëtare?

Skandali / Ku ёshtё Galeria Kombëtare?

4 Gusht, 2026
Debat në Britani: Fshati anglez proteston kundër planit për strehimin e azilkërkuesve

Debat në Britani: Fshati anglez proteston kundër planit për strehimin e azilkërkuesve

4 Gusht, 2026
Trump sulmon gjigantët e naftës: “Po fitojnë tepër para”

Trump sulmon gjigantët e naftës: “Po fitojnë tepër para”

4 Gusht, 2026
300 statuja të arta për 270-vjetorin e lindjes së Mozartit

300 statuja të arta për 270-vjetorin e lindjes së Mozartit

4 Gusht, 2026

Na ndiqni në

KontrasT.al

KontrasT.al - Është një platformë mediatike që informon dhe argëton ndjekësit në 24/7. Lajmi, ngjarja dhe opinioni vijnë për lexuesit me ngjyra më të qarta - në tablonë e realitetit dhe kontraditave të tij.

Shfleto sipas kategorive

  • Aktualitet
  • Argëtim
  • Bota
  • Destinacione
  • Drejtësi-Ligj
  • Ekonomi-Biznes
  • Foto-Lajm
  • Horoskopi
  • Investigim
  • Kinema
  • Kosova
  • Kronika e zezë
  • Ku të shkojmë
  • Kuriozitete
  • Kursi këmbimit
  • Lajme
  • Lajme rozë
  • Letërsi
  • Misc
  • Modë
  • Moti
  • Muzikë
  • Opinion
  • Politikë
  • Portret
  • Psikologji
  • Rubrika artistike
  • Satirë
  • Shënim
  • Shkencë-Teknologji
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Sport
  • Stil jetese
  • Të tjera
  • Teatër
  • Video

Lajmet më të fundit

Skandali / Ku ёshtё Galeria Kombëtare?

Skandali / Ku ёshtё Galeria Kombëtare?

4 Gusht, 2026
Debat në Britani: Fshati anglez proteston kundër planit për strehimin e azilkërkuesve

Debat në Britani: Fshati anglez proteston kundër planit për strehimin e azilkërkuesve

4 Gusht, 2026
  • Rreth nesh
  • Reklamo
  • Politikat e privatësisë
  • Na kontaktoni

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
  • sq
    • sq
    • en
    • it

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.