• Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Kryefaqja Lajme Bota

U betuan për dashuri të përjetshme. Pak orë më vonë, ranë nga qielli

9 Qershor, 2026
në Bota
A A
U betuan për dashuri të përjetshme. Pak orë më vonë, ranë nga qielli
34
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Dave Fiji ishte lutur për dy ditë rresht që shiu i parashikuar për natën e dasmës së tij të mos binte.

Në përgatitjet e ceremonisë ai kishte menduar çdo detaj. Nuk i interesonin luksit apo shfaqjet e mëdha. Por ishte i kujdesshëm me gjërat që kishin rëndësi për të, si kryqi i mbuluar me pëlhurë të bardhë që kishte projektuar posaçërisht për ditën e dasmës.

Të premten e kaluar, ai dhe e fejuara e tij, Jesni, u martuan në “The Revere”, një kompleks mes maleve të pyllëzuara të Xhorxhias Veriore, pranë Atlantës. Vendi ofronte gjelbërim të harlisur, salla të ndriçuara me qirinj, muzikantë për ceremoninë dhe madje edhe një largim spektakolar me helikopter për çiftin.

Përpara ceremonisë, sipas traditës familjare, u mblodhën prindërit, xhaxhallarët, hallat dhe të afërmit më të ngushtë. Për familjen ishte një ditë e veçantë. Dave ishte më i madhi ndër të gjithë kushërinjtë.

Xhaxhai i tij, Jimmy George, ndihej veçanërisht krenar kur shihte djalin e tij, Pavitin, në rolin e dëshmitarit të dasmës. Për të, Dave kishte qenë gjithmonë si një djalë i dytë.

Në ambientin e jashtëm të ceremonisë, korridoret ishin zbukuruar me lule rozë dhe të bardha, në të njëjtin stil me buqetën e nuses.

Dave, 25 vjeç, pilot linjash ajrore, qëndronte pranë Jesnit, infermiere, e cila mbante një vello të gjatë me dantella që prekte tokën.

Pas shkëmbimit të betimeve, çifti u ngjit në majë të shkallëve dhe përshëndeti të ftuarit mes duartrokitjeve.

Gjithçka kishte shkuar sipas planit.

Edhe qielli kishte qëndruar i kthjellët.

“Zoti ia kishte dëgjuar lutjen”, mendoi xhaxhai i tij.

Por ndërsa Dave po mendonte për surprizën e fundit të mbrëmjes, retë e shiut po afroheshin.

Djali që ëndërronte të fluturonte

Dave kishte dashur të bëhej pilot që fëmijë. Në fotografitë familjare, edhe kur ishte foshnjë, shpesh shihej duke ngritur sytë nga qielli sa herë kalonte një avion. Modeli i avionit që kishte marrë dhuratë kur ishte i vogël vazhdonte të ruhej në gjendje perfekte në shtëpinë e prindërve.

Ai ishte rritur pranë motrës së tij më të vogël, Jewel. Nëna e tyre, Pheba George, i kishte shkolluar vetë në shtëpi dhe familja kishte një lidhje shumë të fortë. Për vite me radhë kishin ngrënë çdo vakt së bashku.

Dave njihej gjithashtu për elegancën e tij. Në kishë shfaqej shpesh me kostume klasike.

Pak vite më parë, kur xhaxhai Jimmy e pa për herë të parë me uniformën e pilotit në aeroportin e Atlantës, u mbush me krenari.

Megjithëse ishte shumë më i ri, Dave ishte kthyer në model për të gjithë familjen.

Kur familjarët mësuan se miqësia e tij me Jesnin, e rritur në grupin rinor të kishës qё kur ishin adoleshentë, ishte shndërruar në histori dashurie, gëzimi ishte i madh.

Gjatë ceremonisë, të afërmit mezi i mbanin lotët teksa dëgjonin premtimet e dashurisë së përjetshme. “Kjo ishte e vetmja dashuri që ata kishin njohur ndonjëherë”, kujton xhaxhai Jimmy.

Shqetësimi i fundit për motin

Pasi përfundoi festa dhe ëmbëlsirat u shërbyen, Dave u takua me xhaxhain e tij për të diskutuar nëse helikopteri që kishte rezervuar për largimin e tyre mund të ngrihej në fluturim.

Plani ishte që helikopteri, i drejtuar nga një pilot profesionist, t’i transportonte për rreth 20 minuta drejt një aeroporti të vogël në verilindje të Atlantës. Prej andej, çifti do të shkonte në hotel për natën e parë si bashkëshortë. Madje emrin e hotelit Dave nuk ia kishte treguar askujt, për të ruajtur surprizën.

Ai kishte edhe një plan rezervë: një makinë i priste në rast se moti nuk lejonte fluturimin. Megjithatë, çifti vendosi të ecte drejt helikopterit Robinson R66, ndërsa miqtë dhe familjarët i përcollёn me brohoritje.

Pak para nisjes, Dave iu afrua kushëririt të tij Pavit. “Të dua”, i tha.

Megjithëse atë natë ishte thjesht pasagjer, instinkti i pilotit nuk e kishte lënë. Shikueshmëria nuk ishte e mirë. “Nuk fluturoj kurrë kur shikueshmëria nuk është e qartë”, kishte thënë ai.

Ajo e kuptoi se ai kishte ikur

Për disa minuta pritën. Pastaj helikopteri u ngrit. Në horizont dukeshin vetëtima dhe re të ulëta.

Më vonë, Jesni do t’u tregonte familjarëve se piloti kishte përmendur nevojën për t’u ngjitur më lart për shkak të mjegullës.

Fluturimi zgjati vetëm katër minuta. Mbi një zonë të pyllëzuar dhe të izoluar, helikopteri u rrëzua. Kaluan orë të tëra. Jesni u zgjua mes rrënojave ende e veshur me fustanin e nusërisë. Dave ishte shtrirë mbi kraharorin e saj. Ajo e kuptoi menjëherë se ai nuk jetonte më.

Pesë orë mes rrënojave

Ndërkohë familjarët po prisnin. Askush nuk e dinte se në cilin hotel duhej të mbërrinte çifti. Nëna e nuses dhe nëna e dhëndrit shkëmbyen mesazhe duke pyetur nëse kishin dëgjuar gjë prej tyre. “Le të mos i shqetësojmë. Sapo janë martuar”, menduan familjarët.

Në të njëjtën kohë, policia dhe ekipet e emergjencës po kërkonin vendin e aksidentit. Kur e gjetën Jesnin, ajo kishte qëndruar për pesë orë mes mbetjeve të helikopterit.

Pak më vonë familja mori telefonatën nga spitali. Jesni ishte gjallë. Por Dave nuk ishte me të. Mjekët dhe autoritetet konfirmuan se 25-vjeçari dhe piloti i helikopterit kishin humbur jetën.

Hetimet për shkaqet e aksidentit vazhdojnë.

Nga dasma në funeral

Vetëm pak ditë më vonë, Jesni doli nga spitali. Ajo kishte vetëm disa gërvishtje dhe asnjë kockë të thyer. Ndërsa nusja po rikuperohej, familja që pak ditë më parë kishte organizuar një dasmë, po përgatiste tani funeralin e dhëndrit.

Historia e pilotit të ri që humbi jetën natën e dasmës preku mijëra njerëz në Shtetet e Bashkuara dhe më gjerë.

Në kishën ku u mbajt ceremonia mortore u desh të hapej një sallë shtesë dhe të transmetohej drejtpërdrejt shërbesa për shkak të numrit të madh të njerëzve që dëshironin të merrnin pjesë.

Për familjen, mbështetja e marrë nga njerëzit ka qenë një ngushëllim në ditët më të vështira. “Duhet të jetë dora e Zotit”, thotë babai i tij, Fiji George. “Për shkak të jetës që Dave jetoi dhe ndikimit që pati te njerëzit.”

Prindërit e tij shpresojnë që historia e të birit, mënyra si jetoi dhe si ndoqi ëndrrën e tij për të fluturuar, të frymëzojë edhe të tjerë. Edhe pse jeta e tij përfundoi tragjikisht vetëm pak orë pas ditës më të lumtur, kujtimi i tij vazhdon të jetojë tek të gjithë ata që e njohën.

Burimi: CNN

Postimi i mëparshëm

SHBA zgjeron listën e kompanive të lidhura me ushtrinë kineze, përfshihen Alibaba, Baidu dhe BYD

Postimi i rradhës

Skandali / Prokurori i Gjykatës Penale Ndërkombëtare pezullohet nga detyra pas akuzave për sjellje seksuale të papërshtatshme

Postimi i rradhës
Skandali / Prokurori i Gjykatës Penale Ndërkombëtare pezullohet nga detyra pas akuzave për sjellje seksuale të papërshtatshme

Skandali / Prokurori i Gjykatës Penale Ndërkombëtare pezullohet nga detyra pas akuzave për sjellje seksuale të papërshtatshme

  • Më të fundit
SHBA shpenzon 750 mijë dollarë për të evakuuar një amerikane pas ekspozimit të mundshëm ndaj hantavirusit

SHBA shpenzon 750 mijë dollarë për të evakuuar një amerikane pas ekspozimit të mundshëm ndaj hantavirusit

12 Qershor, 2026
RTSH pa Botërorin, Gëllçi: Televizioni publik u kthye në zyrë shtypi të qeverisë

RTSH pa Botërorin, Gëllçi: Televizioni publik u kthye në zyrë shtypi të qeverisë

12 Qershor, 2026
Italia vendos kufizim të pazakontë: Kush është nën 65 vjeç nuk mund të hapë çadër në plazh

Italia vendos kufizim të pazakontë: Kush është nën 65 vjeç nuk mund të hapë çadër në plazh

12 Qershor, 2026
Koreja e Jugut përmbys Çekinë dhe nis Botërorin me fitore

Koreja e Jugut përmbys Çekinë dhe nis Botërorin me fitore

12 Qershor, 2026

Postimet e fundit

SHBA shpenzon 750 mijë dollarë për të evakuuar një amerikane pas ekspozimit të mundshëm ndaj hantavirusit

SHBA shpenzon 750 mijë dollarë për të evakuuar një amerikane pas ekspozimit të mundshëm ndaj hantavirusit

12 Qershor, 2026
RTSH pa Botërorin, Gëllçi: Televizioni publik u kthye në zyrë shtypi të qeverisë

RTSH pa Botërorin, Gëllçi: Televizioni publik u kthye në zyrë shtypi të qeverisë

12 Qershor, 2026
Italia vendos kufizim të pazakontë: Kush është nën 65 vjeç nuk mund të hapë çadër në plazh

Italia vendos kufizim të pazakontë: Kush është nën 65 vjeç nuk mund të hapë çadër në plazh

12 Qershor, 2026
Koreja e Jugut përmbys Çekinë dhe nis Botërorin me fitore

Koreja e Jugut përmbys Çekinë dhe nis Botërorin me fitore

12 Qershor, 2026

Na ndiqni në

KontrasT.al

KontrasT.al - Është një platformë mediatike që informon dhe argëton ndjekësit në 24/7. Lajmi, ngjarja dhe opinioni vijnë për lexuesit me ngjyra më të qarta - në tablonë e realitetit dhe kontraditave të tij.

Shfleto sipas kategorive

  • Aktualitet
  • Argëtim
  • Bota
  • Destinacione
  • Drejtësi-Ligj
  • Ekonomi-Biznes
  • Foto-Lajm
  • Horoskopi
  • Investigim
  • Kinema
  • Kosova
  • Kronika e zezë
  • Ku të shkojmë
  • Kuriozitete
  • Kursi këmbimit
  • Lajme
  • Lajme rozë
  • Letërsi
  • Misc
  • Modë
  • Moti
  • Muzikë
  • Opinion
  • Politikë
  • Portret
  • Psikologji
  • Rubrika artistike
  • Satirë
  • Shënim
  • Shkencë-Teknologji
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Sport
  • Stil jetese
  • Të tjera
  • Teatër
  • Video

Lajmet më të fundit

SHBA shpenzon 750 mijë dollarë për të evakuuar një amerikane pas ekspozimit të mundshëm ndaj hantavirusit

SHBA shpenzon 750 mijë dollarë për të evakuuar një amerikane pas ekspozimit të mundshëm ndaj hantavirusit

12 Qershor, 2026
RTSH pa Botërorin, Gëllçi: Televizioni publik u kthye në zyrë shtypi të qeverisë

RTSH pa Botërorin, Gëllçi: Televizioni publik u kthye në zyrë shtypi të qeverisë

12 Qershor, 2026
  • Rreth nesh
  • Reklamo
  • Politikat e privatësisë
  • Na kontaktoni

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.