• Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Kryefaqja Rubrika artistike Letërsi

Virginia Woolf: Jeta mes dritës së letërsisë dhe hijeve të shpirtit

27 Prill, 2026
në Letërsi
A A
Virginia Woolf: Jeta mes dritës së letërsisë dhe hijeve të shpirtit
1
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Pati një fëmijëri të vështirë dhe një jetë të mbushur me përplasje të brendshme, peripeci dhe sfida shëndetësore që e shoqëruan gjatë gjithë rrugëtimit të saj. Dy herë tentoi t’i jepte fund jetës, ndërsa “herën e tretë” do të ishte fatale, duke e çuar drejt largimit të pakthyeshëm më 28 mars 1941. Pas la një letër mirënjohjeje për bashkëshortin e saj dhe një trashëgimi letrare që flet më fort se çdo fjalë për botën e saj të brendshme.

Jeta e saj ishte një udhëtim i trazuar mes dallgësh të forta, ku çdo përpjekje për qetësi dukej sikur shuhej sapo afrohej. E veshur gjithnjë me thjeshtësi, me fustane të mbyllura deri në qafën e hollë, ajo shëtiste mbrëmjeve në rrugët e Londrës, duke u endur mes mendimeve dhe kujtimeve. Ashtu si personazhi i saj i njohur Clarissa Dalloway, edhe Virginia Woolf besonte thellë në dashuri, në kujtesë dhe në lidhjet e padukshme të shpirtit.

Ditarët dhe shënimet e saj zbulojnë një grua që, ndonëse shpesh e perceptuar si e brishtë dhe e trishtuar nga të tjerët, në të vërtetë jetonte një jetë të ngjashme me universin që krijonte në letërsi. Asgjë nuk e ndali të ndiqte rrugën e saj drejt botës së brendshme, atje ku mendimi dhe ndjenja ndërthureshin në mënyrë të pandashme.

Clarissa Dalloway, që endet nëpër Londër duke përplasur kujtimet e rinisë me realitetin e së tashmes dhe me dilemat e një takimi të mundshëm me dashurinë e parë, në shumë mënyra është vetë Woolf. Prania e tij e papritur në qytet nuk është thjesht një rastësi, por një zgjim i kujtesës dhe i ndjenjave të pathëna, një thirrje për t’u kthyer te vetja dhe te shkrimi si shpëtim. “Nëse duhet të jem e lumtur, duhet të merrem çdo ditë me letërsi”, kishte thënë ajo dikur, duke e lidhur ekzistencën e saj me fjalën e shkruar.

Virginia Woolf lindi në Londër më 25 janar 1882 dhe u rrit në një ambient familjar të formësuar nga traditat viktoriane, duke u edukuar në shtëpi. Fëmijëria e saj u shënua nga humbje të hershme: vdekja e nënës kur ishte vetëm 13 vjeçe dhe më pas humbja e motrës së saj, Stella, e cila i thelloi ndjeshëm pasiguritë dhe krizat emocionale. Në atë periudhë zie, mungesa e mbështetjes së të atit e la atë të përballej e vetme me një ndjesi të fortë braktisjeje dhe me një botë që i dukej e ftohtë dhe e largët.

Edhe pas vdekjes së të atit, gjendja e saj shpirtërore mbeti e brishtë, e shoqëruar nga ndjenja faji dhe introspeksioni i thellë. Megjithatë, ajo arriti të ndërtonte një jetë aktive, duke u përfshirë në shkrim, udhëtime dhe rrethin intelektual të kohës. Në vitin 1904 bëri përpjekjen e parë për vetëvrasje, ndërsa më 1912 u martua me Leonard Woolf. Pavarësisht kësaj, krizat mendore nuk u zhdukën dhe ajo u përball sërish me tentativa të tjera vetëdëmtuese.

Në një përpjekje për stabilitet dhe rikthim në krijimtari, bashkë me bashkëshortin themeloi shtëpinë botuese “Hogarth Press”, e cila u bë një vatër e rëndësishme për autorë modernë si Katherine Mansfield dhe T. S. Eliot. Megjithatë, kritikat e ashpra ndaj romanit të saj “Night and Day” dhe sfidat emocionale e rënduan më tej gjendjen e saj.

Një rol të veçantë në jetën e saj pati edhe miqësia me Vita Sackville-West, marrëdhënie që, përveç dimensionit personal, u shndërrua edhe në burim frymëzimi letrar, duke sjellë në jetë romanin e njohur “Orlando”. Me kalimin e viteve, krizat depresive u thelluan, të shoqëruara edhe nga frika e luftës dhe tensionet e kohës së Luftës së Dytë Botërore, të cilat e rënduan edhe më shumë gjendjen e saj.

Më 28 mars 1941, pasi i la një letër lamtumire bashkëshortit, ajo mbushi xhepat me gurë dhe u zhyt në lumin Ouse. Ishte 59 vjeçe.

Letra e saj e fundit mbetet një dëshmi e dhimbshme e një shpirti të ndarë mes dashurisë dhe errësirës:
“Po ndiej se po çmendem sërish… këtë herë nuk do të shërohem… Ti më ke dhënë lumturinë më të madhe të mundshme…”

Humbja e saj la një boshllëk të madh tek Leonard Woolf, i cili gjithë jetën e kërkoi praninë e saj në çdo detaj të përditshmërisë, duke jetuar mes kujtesës dhe mungesës.

Sot, Virginia Woolf mbetet një nga zërat më të rëndësishëm të letërsisë moderne. Vepra e saj, veçanërisht eseja “Një dhomë më vete”, u kthye në një manifest të fuqishëm për emancipimin e gruas dhe rolin e saj në shoqëri. Me idenë se “një grua, për të shkruar letërsi, duhet të ketë para dhe një dhomë më vete”, ajo ndryshoi mënyrën se si kuptohej krijimtaria femërore dhe liria intelektuale.

Postimi i mëparshëm

I njëjti hotel, dy atentate: Washington Hilton rikthehet në skenë krimi pas 45 vitesh

Postimi i rradhës

Himara me “autobusë elektrikë” në letër / Tavo gёnjen sёrish himarjotёt: tender mbi 800 mijë euro me aromë paracaktimi

  • Më të fundit
Himara me “autobusë elektrikë” në letër / Tavo gёnjen sёrish himarjotёt: tender mbi 800 mijë euro me aromë paracaktimi

Himara me “autobusë elektrikë” në letër / Tavo gёnjen sёrish himarjotёt: tender mbi 800 mijë euro me aromë paracaktimi

27 Prill, 2026
Virginia Woolf: Jeta mes dritës së letërsisë dhe hijeve të shpirtit

Virginia Woolf: Jeta mes dritës së letërsisë dhe hijeve të shpirtit

27 Prill, 2026
I njëjti hotel, dy atentate: Washington Hilton rikthehet në skenë krimi pas 45 vitesh

I njëjti hotel, dy atentate: Washington Hilton rikthehet në skenë krimi pas 45 vitesh

27 Prill, 2026
Sulmuesi i Trump kishte pёrgatitur njё “manifest”: Mesazhe kundër administratës para atentatit në Uashington

Sulmuesi i Trump kishte pёrgatitur njё “manifest”: Mesazhe kundër administratës para atentatit në Uashington

27 Prill, 2026

Postimet e fundit

Na ndiqni në

KontrasT.al

KontrasT.al - Është një platformë mediatike që informon dhe argëton ndjekësit në 24/7. Lajmi, ngjarja dhe opinioni vijnë për lexuesit me ngjyra më të qarta - në tablonë e realitetit dhe kontraditave të tij.

Shfleto sipas kategorive

  • Aktualitet
  • Argëtim
  • Bota
  • Destinacione
  • Drejtësi-Ligj
  • Ekonomi-Biznes
  • Foto-Lajm
  • Horoskopi
  • Investigim
  • Kinema
  • Kosova
  • Kronika e zezë
  • Ku të shkojmë
  • Kuriozitete
  • Kursi këmbimit
  • Lajme
  • Lajme rozë
  • Letërsi
  • Misc
  • Modë
  • Moti
  • Muzikë
  • Opinion
  • Politikë
  • Portret
  • Psikologji
  • Rubrika artistike
  • Satirë
  • Shënim
  • Shkencë-Teknologji
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Sport
  • Stil jetese
  • Të tjera
  • Teatër
  • Video

Lajmet më të fundit

Himara me “autobusë elektrikë” në letër / Tavo gёnjen sёrish himarjotёt: tender mbi 800 mijë euro me aromë paracaktimi

Himara me “autobusë elektrikë” në letër / Tavo gёnjen sёrish himarjotёt: tender mbi 800 mijë euro me aromë paracaktimi

27 Prill, 2026
Virginia Woolf: Jeta mes dritës së letërsisë dhe hijeve të shpirtit

Virginia Woolf: Jeta mes dritës së letërsisë dhe hijeve të shpirtit

27 Prill, 2026
  • Rreth nesh
  • Reklamo
  • Politikat e privatësisë
  • Na kontaktoni

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.