Ish-bankieri i JPMorgan që pretendon se është trajtuar si “skllav seksual” nga shefja e tij, shqiptarja Lorna Hajdini, ka paraqitur prova të reja tronditëse në gjykatë, përfshirë akuza për një ftesë të pahijshme për treshe.
Chirayu Rana, 35 vjeç, kishte deklaruar më parë se drejtoresha Lorna Hajdini, 37 vjeç, e kishte abuzuar seksualisht, e kishte diskriminuar në baza racore dhe e kishte droguar.
Padia është rikthyer këtë javë në një gjykatë në Manhattan, pasi ishte tërhequr dhe riparaqitur për “korrigjime”.

JPMorgan këmbëngul se pretendimet janë të sajuara, ndërsa Hajdini i mohon kategorikisht akuzat. Avokatët e saj deklaruan për New York Post se: “Ajo nuk ka kryer asnjë sjellje të papërshtatshme me këtë individ dhe as nuk ka qenë ndonjëherë në vendin ku pretendohet se ka ndodhur abuzimi.”
Rana ka paraqitur tashmë prova të reja, të cilat, sipas raportimeve, përfshijnë dëshmi nga një mik i familjes që kërkoi të mbetet anonim. Ky dëshmitar pretendon se është ftuar nga Hajdini për një treshe.
Sipas deklaratës së tij, ai ndodhej në Nju Jork në shtator 2024 dhe po flinte në divanin e apartamentit tё Ranёs, kur ёshtё zgjuar nga Hajdini qё ishte e dehur dhe “plotësisht e zhveshur”.
Sipas dëshmitarit, Hajdini i kërkoi t`u bashkohej në dhomën e gjumit. Pasi e refuzoi propozimin, ai pretendon se dëgjoi Ranën duke i bёrtitur Lornёs nё dhomёn e gjumit: “Jo, jo, jo, duhet të largohesh! Nuk do ta bëj këtë! Të lutem ndalo!”
Pas largimit të pretenduar të Hajdinit nga apartamenti, dëshmitari thotë se Rana i tregoi se ajo e kishte ngacmuar vazhdimisht dhe e kishte detyruar të kryente akte seksuale me të në disa raste.
Një dëshmi tjetёr është dhënë nga pronarja e apartamentit, qё pretendon se e ka parё Hajdinin duke i puthur qafën Ranës në rrugë. Ajo gjithashtu pretendon se ka dëgjuar Hajdinin duke thënë diçka që tingëllonte si: “Je prona ime, ezmer.”
Të dyja dёshmitё janë nënshkruar në korrik të vitit të kaluar.
Një hetim i brendshëm i bankës nuk gjeti prova për ndonjë shkelje, pavarësisht kontrollit të emaileve, dokumenteve dhe pajisjeve. JPMorgan deklaron se Hajdini ka bashkëpunuar plotësisht me hetimin, ndërsa Rana jo.

Çështja është komplikuar më tej nga raportime se Rana mund të ketë dhënë informacione të pasakta, përfshirë pretendimin se kishte gënjyer bankën për vdekjen e babait të tij për të marrë leje dhe për të përgatitur padinë.
Gjithashtu, sipas raportimeve, ai ka kërkuar këshilla ligjore për përdhunim përmes një platforme online, ku një llogari që dyshohet se i përket atij ka shkruar: “Jam përdhunuar, sulmuar seksualisht, ngacmuar dhe detyruar të marr drogë nga ish-shefi im në Morgan Stanley.” Në disa raste, ai i referohet personit që e akuzon si “ai”, duke shtuar konfuzion mbi pretendimet.
Rasti mbetet në zhvillim, ndërsa palët përplasen me versione diametralisht të kundërta për një nga akuzat më të rënda që ka tronditur botën financiare.
(Burimi: The Sun)






