• Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Kryefaqja Lajme Bota

Alarm global pas shpërthimit të hantavirusit në anijen luksoze: nis gara për të gjetur pasagjerët që u shpërndanë nëpër botë

8 Maj, 2026
në Bota
A A
Alarm global pas shpërthimit të hantavirusit në anijen luksoze: nis gara për të gjetur pasagjerët që u shpërndanë nëpër botë
6
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Autoritetet shëndetësore në disa vende të botës kanë nisur një operacion urgjent gjurmimi për dhjetëra pasagjerë që zbritën nga anija turistike MV Hondius përpara se të konfirmohej shpërthimi i hantavirusit, një virus i rrallë dhe potencialisht vdekjeprurës që deri tani lidhet me të paktën tre viktima.

Sipas të dhënave të publikuara të enjten, të paktën 29 pasagjerë nga 12 shtete të ndryshme u larguan nga anija më 24 prill, vetëm pak ditë pas vdekjes së parë në bord dhe përpara se të vendoseshin masat e izolimit.

Tashmë autoritetet në Europë, SHBA, Azi dhe Australi po përpiqen të identifikojnë lëvizjet e tyre dhe kontaktet që kanë pasur që nga kthimi në vendet respektive.

Megjithatë, Organizata Botёrore e Shёndetёsisё ka kërkuar të shmangë panikun, duke theksuar se situata nuk ka ngjashmëri me fillimin e pandemisë Covid-19.

“Ky nuk është fillimi i një epidemie. Ky nuk është Covid”, deklaroi Dr. Maria Van Kerkhove, drejtore e OBSH-së për përgatitjen ndaj epidemive dhe pandemive.

Deri tani janë konfirmuar pesë raste me hantavirus nga tetë të dyshuara, ndërsa OBSH paralajmëroi se mund të shfaqen raste të tjera për shkak të periudhës së gjatë të inkubacionit, e cila mund të zgjasë deri në gjashtë javë.

Hantavirusi është një grup virusesh që zakonisht transmetohen nga brejtësit, por varianti i Andeve — që dyshohet në këtë rast — mund të përhapet edhe mes njerëzve përmes kontakteve shumë të afërta. Sëmundja mund të shkaktojë simptoma të rënda respiratore dhe dështim të mushkërive. Aktualisht nuk ekziston vaksinë.

Në Hollandё po trajtohen tre persona që u evakuuan nga anija, mes tyre një mjek 41-vjeçar, një pasagjer gjerman 65-vjeçar dhe udhërrëfyesi britanik i ekspeditës, Martin Anstee. Autoritetet holandeze konfirmuan gjithashtu se një grua që nuk kishte qenë në bord po mbahet në izolim në një spital në Amsterdam, pasi shfaqi simptoma të mundshme të virusit.

Nëse testi i saj rezulton pozitiv, ajo do të ishte personi i parë i njohur i infektuar jashtë anijes.

Kompania Oceanwide Expeditions deklaroi se pasagjerët që zbritën në ishullin Saint Helena janë kontaktuar, por shumica prej tyre besohet se tashmë janë kthyer në vendet e origjinës.

“Amerikanët janë kthyer në SHBA, britanikët në Angli, australiani në Australi, tajvanezi në Tajvan”, deklaroi një pasagjer spanjoll për gazetën El País.

Në Zvicёr një burrë që kishte qenë në anije rezultoi pozitiv dhe po trajtohet në një spital në Zyrih, ndërsa në SHBA, Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve po monitorojnë pasagjerë që janë kthyer në shtete si California, Arizona dhe Georgia.

Në Angli dy pasagjerë janë vetëizoluar, ndërsa autoritetet britanike paralajmërojnë se personat që kanë qenë në bord mund të duhet të qëndrojnë në karantinë deri në 45 ditë.

Ndërkohë, vetë anija MV Hondius, me 149 persona ende në bord, është larguar nga ujërat e Cape Verde pasi iu refuzua ankorimi dhe po lundron drejt Tenerifeve, ku pritet të mbërrijë të dielën.

Autoritetet europiane po përgatisin tashmë operacionet e evakuimit për qytetarët e BE-së që ndodhen në bord.

Hetimet po përqendrohen gjithashtu te origjina e shpërthimit. Një nga teoritë kryesore lidhet me një ekspeditë vëzhgimi zogjsh në Argjentinё ku kishte marrë pjesë çifti holandez që rezultoi mes viktimave të para. Argjentina ka incidencën më të lartë të hantavirusit në Amerikën Latine dhe ka raportuar mbi 100 raste vetëm gjatë vitit të fundit.

(Burimi: The Guardian)

Postimi i mëparshëm

Lufta me Iranin po prek tryezat e botës: paralajmërohet krizë ushqimore dhe rritje dramatike çmimesh

Postimi i rradhës

Publikohet “shënimi i fundit” i Jeffrey Epstein: gjykata amerikane hap dokumentin e shumëpërfolur para vetëvrasjes

Postimi i rradhës
Dosjet Epstein, publikimi më i madh deri tani: çfarë zbulojnë miliona faqe dhe pse kjo pritet të jetë mbyllja zyrtare

Publikohet “shënimi i fundit” i Jeffrey Epstein: gjykata amerikane hap dokumentin e shumëpërfolur para vetëvrasjes

  • Më të fundit
Dosjet Epstein, publikimi më i madh deri tani: çfarë zbulojnë miliona faqe dhe pse kjo pritet të jetë mbyllja zyrtare

Publikohet “shënimi i fundit” i Jeffrey Epstein: gjykata amerikane hap dokumentin e shumëpërfolur para vetëvrasjes

8 Maj, 2026
Alarm global pas shpërthimit të hantavirusit në anijen luksoze: nis gara për të gjetur pasagjerët që u shpërndanë nëpër botë

Alarm global pas shpërthimit të hantavirusit në anijen luksoze: nis gara për të gjetur pasagjerët që u shpërndanë nëpër botë

8 Maj, 2026
Lufta me Iranin po prek tryezat e botës: paralajmërohet krizë ushqimore dhe rritje dramatike çmimesh

Lufta me Iranin po prek tryezat e botës: paralajmërohet krizë ushqimore dhe rritje dramatike çmimesh

7 Maj, 2026
Kush ishte Ted Turner – rebeli që krijoi CNN dhe që i mësoi botës të jetojë me lajmin 24 orë

Kush ishte Ted Turner – rebeli që krijoi CNN dhe që i mësoi botës të jetojë me lajmin 24 orë

7 Maj, 2026

Postimet e fundit

Na ndiqni në

KontrasT.al

KontrasT.al - Është një platformë mediatike që informon dhe argëton ndjekësit në 24/7. Lajmi, ngjarja dhe opinioni vijnë për lexuesit me ngjyra më të qarta - në tablonë e realitetit dhe kontraditave të tij.

Shfleto sipas kategorive

  • Aktualitet
  • Argëtim
  • Bota
  • Destinacione
  • Drejtësi-Ligj
  • Ekonomi-Biznes
  • Foto-Lajm
  • Horoskopi
  • Investigim
  • Kinema
  • Kosova
  • Kronika e zezë
  • Ku të shkojmë
  • Kuriozitete
  • Kursi këmbimit
  • Lajme
  • Lajme rozë
  • Letërsi
  • Misc
  • Modë
  • Moti
  • Muzikë
  • Opinion
  • Politikë
  • Portret
  • Psikologji
  • Rubrika artistike
  • Satirë
  • Shënim
  • Shkencë-Teknologji
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Sport
  • Stil jetese
  • Të tjera
  • Teatër
  • Video

Lajmet më të fundit

Dosjet Epstein, publikimi më i madh deri tani: çfarë zbulojnë miliona faqe dhe pse kjo pritet të jetë mbyllja zyrtare

Publikohet “shënimi i fundit” i Jeffrey Epstein: gjykata amerikane hap dokumentin e shumëpërfolur para vetëvrasjes

8 Maj, 2026
Alarm global pas shpërthimit të hantavirusit në anijen luksoze: nis gara për të gjetur pasagjerët që u shpërndanë nëpër botë

Alarm global pas shpërthimit të hantavirusit në anijen luksoze: nis gara për të gjetur pasagjerët që u shpërndanë nëpër botë

8 Maj, 2026
  • Rreth nesh
  • Reklamo
  • Politikat e privatësisë
  • Na kontaktoni

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.