• Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Kryefaqja Opinion

A po e “vret” Brukseli konkurrencën e lirë në Shqipëri?

29 Maj, 2026
në Opinion
A A
A po e “vret” Brukseli konkurrencën e lirë në Shqipëri?
24
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Me një akt të paprecedentë cinizmi legjislativ, Kuvendi i Shqipërisë miratoi Ligjin nr. 86/2025 “Për fshirjen, shuarjen dhe pagesën e detyrimeve tatimore”, ndërsa Ministria e Financave nxori dy udhëzime zbatuese brenda ditës, qё mbajnë numrat 10 dhe 11, në datë 14 Maj.

Qeveria socialiste shquhet për emërtesa me fantazi, kur do të lançojë iniciativat e saj të çfarëdolloji. Edhe pse shteti nuk ishte kurrë në luftë me “armiqtë” e tij ekonomikë, ai shpalli Paqen Fiskale.

“Paqen” e futi në një paketë ligjore, si një “raketë hipersonike ekonomike” me shumë koka që sulmon në formën më frontale të mundshme, konkurrencën e lirë dhe barazinë para ligjit në Shqipëri.

Absurdi feudo-burokratik

Ligji parashikon fshirje automatike për detyrimet deri në 31.12.2014 (neni 5), shuarje pjesore me kusht pagese për periudhat 2015-2019 (50% ose 25%), falje gjobash për 2020-2024 me pagesë të principalit, dhe skema të veçanta për subjektet e çregjistruara apo me gjoba automatike.

Udhëzimi nr. 11 e “përmirëson” këtë duke futur afate të reja (20 ditë për lista), komisione doganore, procedura manuale për raste “të veçanta” (p.sh. aktkonstatime të datës 31.12.2014 por të kontabilizuara më vonë), dhe një sistem njoftimesh që lë hapësirë të gjerë për interpretim “sipas dëshirës”, që gjuha zyrtare e quan “subjektiv”.

Udhëzimi nr. 10 për “Marrëveshjen e Paqes Fiskale” – një mekanizëm që ligji origjinal as nuk e përmend fare në mënyrë te shprehur, “pjell” ligjin e vet. Ky udhëzim krijon një regjim paralel për tatimpagues të mëdhenj me të ardhura mbi 14 milionë lekë, me rideklarime pasurore të mbrojtura nga kontrollet, falje penalitetesh dhe mbrojtje nga inspektimet e administratёs tatimore.

Kjo  ёshtë njёlloj sikur pushteti të thotë: “Ky ligj është amnisti e përgjithshme. Ja ku i keni dy udhëzimet që do i pёrdorni për të negociuar me ne”.

Por mospërputhja më e rëndë qëndron në trajtimin e proceseve ankimore dhe gjyqësore. Ligji në nenin 11, përjashton vetëm ata që kanë vendim gjyqësor të formës së prerë, por nga ana tjetër lejon edhe heqjen dorë nga ankimi për të përfituar. Ndërsa, Udhëzimi nr. 11, i zgjeron përjashtimet dhe fut lista mujore “të përditësuara”, duke krijuar një sistem ku administrata mund të “rikujtojë” borxhet sipas oportunitetit politik.

Nga ana e tij, Udhëzimin nr. 10, fut kushte të reja si “ndershmëria fiskale” dhe “mosrealizimi i rritjes 18%”, që ligji as i përmend dhe as i parashikon, duke e kthyer amnistinë në një marrëveshje feudale me afate dhe kërcënime sipas “subjektivitetit të pushtetit”.

Vrasja e konkurrencës apo e Kushtetutës?

Prapa perdes retorike politike dhe ekonomike të “lehtësirave për biznesin”, ky ligj dhe udhëzimet e tij përbëjnë një ndërhyrje flagrante shtetërore, që shkel parimet e konkurrencës së lirë të përcaktuara në Traktatin për Funksionimin e Bashkimit Evropian (nenet 101-109 TFUE), si dhe në Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me BE-në.

Shteti shqiptar po jep ndihmë shtetërore selektive – një formë ndihme e paligjshme – duke falur borxhe milionëshe për disa (oligarkët “strategjikë”), ndërsa të tjerët (populli “biznesmen”) mbeten të mbytur në detyrime.

Kjo “ndihmë” jo vetëm shtrembëron tregun, por krijon një barrierë hyrjeje për konkurrentët e rinj, të cilët nuk kanë pasur mundësi të akumulojnë “borxhe të falshme” për faj të mosveprimit institucional të administratës shtetërore ndër vite.

Në planin kushtetues, neni 18 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë garanton barazinë para ligjit.

Atëherë, si mund të pajtohet kjo me një listë publike prej 3000 “të falurve më të mëdhenj” (shih nenin 3 të ligjit), ku përfshihen ata me falje mbi 5 milionë lekë?

Turpi me vulë shteti

Shteti shqiptar me këtë “falje bujare” jo vetëm që pranon dështimin e tij në mbledhjen e taksave, por e shpall publikisht dështimin me turp të mbledhjes së tyre – si sukses, duke nxitur njëkohësisht një kulturë të pandëshkueshmërisë fiskale për të fuqishmit, për ata që duhet t’ju jepet mundësia të falen dhe negociojnë.

Neni 41 i Kushtetutës (pronësia) dhe neni 42 i saj (e drejta për gjykim të drejtë) dhunohen kur rideklarimet pasurore në udhëzimin nr. 10 të nxjerrë nga “shteti” – mbrohen nga kontrollet tatimore që i bën ai vetë.

Supozohet që edhe në Shqipëri ligji duhet zbatuar.

Nëse po, një ligj tjetër “vajton” kur sheh faljen me ligj. Sepse Ligji 9121, datë 28.07.2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”, në nenin 69 parashikon “Detyrimin për organet e administratës qendrore dhe vendore” si një detyrim që nuk të lë të “falësh” por të “konkurrosh”.

Parada e “oligarkëve”

“Paketa e faljes” bie ndesh edhe me parimet e transparencës dhe luftës kundër korrupsionit të Konventës Penale për Korrupsionin dhe direktivave të BE-së për AML (parandalimin e pastrimit tё parave).

Duke lejuar falje për subjekte që mund të kenë qёnë në procese hetimore (me kusht “heqje dore”), ligji krijon një mekanizëm komod pastrimi të parave të dyshimta nën petkun e “paqes fiskale”.

Lista e “3000 të mëdhenjve” publikohet pikërisht për të treguar suksesin – ndërkohë që s’është asgjë tjetër vetëm se, një paradë vulgare me emra “oligarkësh” që reshtohet paturpësisht duke brohoritur “rikthimin triumfator në ekonomi”.

Falja me pasaportë evropiane

Kjo falje bujare nuk ёshtё pёr fermerin e vogël apo pёr biznesin familjar që lufton çdo ditë e “dhëmb për dhëmb” me TVSh-në, por pёr ata “akrobatё” që kanë ditur të manovrojnë me QKB-në, doganat dhe “çështje të mia” në e-Filing.

Dhe ky lloj darvinizmi i përmbysur ekonomik mund tё provohet të jetë efikas vetëm në Shqipëri. Aty ku mbijetojnë më të lidhurit, jo më të aftët. Aty ku shteti ka hequr dorë nga sundimi i ligjit në favor të sundimit të lidhjeve me fije qё tё ҫojnё drejt tij.

E në ndërkohë që Tirana po feston me “shampanjën fiskale” – Brukseli po vëzhgon.  Askush nuk di t’i japë “dum” pyetjes “Vallё, pse e lejon….?”

© Ky është artikull ekskluziv i KontrasT.al, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to” / Artikulli mund të ripublikohet vetёm i shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Postimi i mëparshëm

Çfarë tregojnë 50 vite studime për lumturinë e prindërve qё rrisin fёmijё vetëm

Postimi i rradhës

NATO: “Do të mbrojmë çdo centimetër të territorit tonë”

Postimi i rradhës
NATO: “Do të mbrojmë çdo centimetër të territorit tonë”

NATO: “Do të mbrojmë çdo centimetër të territorit tonë”

  • Më të fundit
Sekreti mesdhetar për ta mbajtur shtëpinë të freskët gjatë valëve të të nxehtit

Sekreti mesdhetar për ta mbajtur shtëpinë të freskët gjatë valëve të të nxehtit

29 Maj, 2026
NATO: “Do të mbrojmë çdo centimetër të territorit tonë”

NATO: “Do të mbrojmë çdo centimetër të territorit tonë”

29 Maj, 2026
A po e “vret” Brukseli konkurrencën e lirë në Shqipëri?

A po e “vret” Brukseli konkurrencën e lirë në Shqipëri?

29 Maj, 2026
Çfarë tregojnë 50 vite studime për lumturinë e prindërve qё rrisin fёmijё vetëm

Çfarë tregojnë 50 vite studime për lumturinë e prindërve qё rrisin fёmijё vetëm

29 Maj, 2026

Postimet e fundit

Sekreti mesdhetar për ta mbajtur shtëpinë të freskët gjatë valëve të të nxehtit

Sekreti mesdhetar për ta mbajtur shtëpinë të freskët gjatë valëve të të nxehtit

29 Maj, 2026
NATO: “Do të mbrojmë çdo centimetër të territorit tonë”

NATO: “Do të mbrojmë çdo centimetër të territorit tonë”

29 Maj, 2026
A po e “vret” Brukseli konkurrencën e lirë në Shqipëri?

A po e “vret” Brukseli konkurrencën e lirë në Shqipëri?

29 Maj, 2026
Çfarë tregojnë 50 vite studime për lumturinë e prindërve qё rrisin fёmijё vetëm

Çfarë tregojnë 50 vite studime për lumturinë e prindërve qё rrisin fёmijё vetëm

29 Maj, 2026

Na ndiqni në

KontrasT.al

KontrasT.al - Është një platformë mediatike që informon dhe argëton ndjekësit në 24/7. Lajmi, ngjarja dhe opinioni vijnë për lexuesit me ngjyra më të qarta - në tablonë e realitetit dhe kontraditave të tij.

Shfleto sipas kategorive

  • Aktualitet
  • Argëtim
  • Bota
  • Destinacione
  • Drejtësi-Ligj
  • Ekonomi-Biznes
  • Foto-Lajm
  • Horoskopi
  • Investigim
  • Kinema
  • Kosova
  • Kronika e zezë
  • Ku të shkojmë
  • Kuriozitete
  • Kursi këmbimit
  • Lajme
  • Lajme rozë
  • Letërsi
  • Misc
  • Modë
  • Moti
  • Muzikë
  • Opinion
  • Politikë
  • Portret
  • Psikologji
  • Rubrika artistike
  • Satirë
  • Shënim
  • Shkencë-Teknologji
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Sport
  • Stil jetese
  • Të tjera
  • Teatër
  • Video

Lajmet më të fundit

Sekreti mesdhetar për ta mbajtur shtëpinë të freskët gjatë valëve të të nxehtit

Sekreti mesdhetar për ta mbajtur shtëpinë të freskët gjatë valëve të të nxehtit

29 Maj, 2026
NATO: “Do të mbrojmë çdo centimetër të territorit tonë”

NATO: “Do të mbrojmë çdo centimetër të territorit tonë”

29 Maj, 2026
  • Rreth nesh
  • Reklamo
  • Politikat e privatësisë
  • Na kontaktoni

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.