• Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Kryefaqja Shënim

Brekët e Violeta Manushit kushtojnë më shumë se ato të Kim Kardashian

11 Korrik, 2026
në Shënim
A A
Brekët e Violeta Manushit kushtojnë më shumë se ato të Kim Kardashian
45
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Në vitin 2002, kur Edi Rama ishte kryebashkiak, debatoi në sallën e Teatrit Kombëtar me aktorët për shembjen e godinës së tyre, ai goditi fort me batutën ironike: “Epo ruajini dhe brekët e Violeta Manushit si monument kulture”.

Ishte koha kur babai i një aktori dhe investitori të njohur strategjik u ngrit dhe, me pathos artistik, i tha: “Ç’thua mo, brekët e Violeta Manushit janë të arta”. Ky ishte i mirënjohuri Luftar Paja.

Edi Rama i përdori “brekët” e Teto Ollgës sa herë që i duhej të mbronte shembjen e teatrit.

Në mars 2018, kur prezantoi projektin për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar, nuk harroi të përmendë përsëri brekët e kuqe të aktores Violeta Manushi.

Në një intervistë të vitit 2019 për “Deutsche Welle”, ai e nxori përsëri nga “sёnduku” batutën tashmë të dalë boje me brekë, kësaj here duke e përzier humorin me nekrofilinë, kur tha: “Mos ndoshta duhet të ruajmë edhe brekët e aktores Violeta Manushi, tani e ndarë nga jeta?”

E madhja Violeta Manushi u nda nga jeta në moshën 81-vjeçare, në korrik 2007, në kohën kur Blendi Gonxhja ishte emigrant, Edi Rama kryeopozitar dhe hip-hopisti Kanye West tashmë ishte bërë i famshëm me albumin Graduation.

Ajo mbylli sytë me merakun e një teatri që do të shembej, por të paktën nuk e pa shkatërrimin e tij në mëngjesin e datës 17 maj 2020, kur “brekët” e saj u varrosën përfundimisht nën rrënojat e një godine, bashkë me historinë e qindra dramave, komedive dhe tragjedive të luajtura aty nga “violetat” e teatrit shqiptar.

Mr. Ye

Kanye Omari West, me emrin e ri Ye, është një reper i njohur amerikan, personazh kontravers me ngjyrë, i cili vjen sot në Tiranë për një koncert që Rama me të tijtë kanë kohë që e shesin si event artistik të përmasave kulturore botërore. Aq e rëndësishme ishte për Shqipërinë mosdështimi i koncertit të Ye, saqë qeveria u desh të ndërtonte një stadium dhe të hapte arkëzën e rezervave të shtetit për t’i futur 4 miliardë lekë në portofolin e repistit.

Kanye West, që famën kryesore e ka fituar prej skandaleve me brekë, që nga ato të ish-gruas Kim Kardashian te ato të bashkëshortes aktuale, Bianca Censori, do të shtojë në sukseset e tij edhe koncertin e sotëm në Tiranë, me bileta dhe stadium të blerë nga qeveria e një vendi që nuk është Turqia, por quhet Shqipëria.

Kim Kardashian
Bianca Censori

Mr. Ye ka bërë para, famë dhe karrierë muzikore në zhanrin hip-hop, ashtu si të ngjashmit e tij, Puff Daddy, Eminem, Jay-Z apo Dr. Dre, të gjithë personazhe të njohura për historitë dhe jetën e tyre plot sensacione dhe skandale, që në botën liberale perëndimore shiten po aq shumë sa pjesa tjetër e tortës artistike.

Kanye West njihet, ndër të tjera, edhe për antisemitizmin e tij, kur në vitin 2022 ai lëshoi shprehje lavdëruese për Adolf Hitlerin, mohoi Holokaustin dhe glorifikoi në vargje udhëheqësin nazist, duke veshur edhe bluza me kryqin e thyer hitlerian.

Një sensacion tjetër që e bëri akoma më të famshëm Kanye West ishte shpallja, në vitin 2020, e kandidaturës për President të SHBA-së. Megjithëse nuk u kualifikua nga votat e nevojshme që i duheshin nga të gjitha shtetet amerikane, West u fut në analet e historisë si pretendent për kandidat presidencial.

Ardhja e Mr. Ye për koncert në Tiranë po shitet nga qeveria shqiptare si ngjarje artistike dhe ekonomike me përmasa të padëgjuara për Shqipërinë, që do ta bëjë këtë të fundit të njohur në botën muzikore dhe të pasur për shkak të xhiros turistike.

Raportimet flasin për tjetër “sukses”: Më shumë se gjysma e biletave të koncertit janë falur dhe shpërndarë nëpër administratën shtetërore dhe familjarët e tyre; stadiumi provizor është ngritur nga një kompani që ka interesa në truallin mbi të cilin koncerti zhvillohet dhe shpenzimi 1-ditor i fansave të Kanye West nuk është asgjë tjetër veçse një flluskë turistike.

Kardashian kundër Manushit

Në rrëmujën e komenteve kundër koncertit, shumë ngarkojnë me faj qeverinë që nxori nga fondi rezervë i saj 4 miliardë për një koncert hip-hop dhe nuk i investon ato në spitalet pa ilaçe apo në flotën e zjarrfikëseve pa makina.

Askush nuk u kujtua për artistët, as ata vetë. Ata heshtin si Violeta Manushi, që nuk flet dot.

Asnjë artist nuk u kujtua për “brekët” e saj, por s’pati kurajon t’i bërtiste qeverisë as për të vetat…

Mirë që “brekët” e Manushit nuk vishen më në skenë, po artistët e sotëm a nuk veshin të mbathura?

Asnjë artist nuk u çua t’i shkonte Blendi Gonxhes në zyrë: “Zotëri, duam ambiente dinjitoze ku brekët të ndërrohen në kushte si ato të Kanye West. Ku janë?”

Artistët shqiptarë shohin Bianca Censorin dhe heshtin. Ndjekin në Instagram Kim Kardashian dhe mbyllin gojën. Dëgjojnë pallavrat e kryeministrit të tyre për “bardhoshin” West dhe ulin kokën.

Kanye West ka katër fëmijë me Kim Kardashian. Ai paguan, sipas një vendimi gjykate, 200 mijë dollarë në muaj për ta. Mamaja e tyre akuzohet nga njerka e fëmijëve se i përdor një pjesë të mirë të kësaj shume për brekë, ndërkohë që West shumë mirë mund t’i blinte më shumë të mbathura asaj vetë.

Lufta e këtyre VIP-ave botërorë për brekët e muajit vazhdon. Për korrikun e tyre ndihmoi edhe kryeministri i Shqipërisë me 4 miliardë, ai që dikur i mori brekët e Violeta Manushit dhe ua grisi në sy artistëve, shumica e të cilëve ndërruan jetë. Disa janë akoma gjallë.

© Ky është artikull ekskluziv i KontrasT.al, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to” / Artikulli mund të ripublikohet vetёm i shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Postimi i mëparshëm

Goditet Volkswagen: prodhuesi gjerman përgjysmon gamën e automjeteve

  • Më të fundit
Brekët e Violeta Manushit kushtojnë më shumë se ato të Kim Kardashian

Brekët e Violeta Manushit kushtojnë më shumë se ato të Kim Kardashian

11 Korrik, 2026
Goditet Volkswagen: prodhuesi gjerman përgjysmon gamën e automjeteve

Goditet Volkswagen: prodhuesi gjerman përgjysmon gamën e automjeteve

11 Korrik, 2026
Mendohuni dy herë përpara se të përdorni inteligjencën artificiale për postimet në LinkedIn

Mendohuni dy herë përpara se të përdorni inteligjencën artificiale për postimet në LinkedIn

11 Korrik, 2026
Si u shndërruan “Protestat e Flamingove” në një krizë politike kombëtare në Shqipëri?

Si u shndërruan “Protestat e Flamingove” në një krizë politike kombëtare në Shqipëri?

11 Korrik, 2026

Postimet e fundit

Brekët e Violeta Manushit kushtojnë më shumë se ato të Kim Kardashian

Brekët e Violeta Manushit kushtojnë më shumë se ato të Kim Kardashian

11 Korrik, 2026
Goditet Volkswagen: prodhuesi gjerman përgjysmon gamën e automjeteve

Goditet Volkswagen: prodhuesi gjerman përgjysmon gamën e automjeteve

11 Korrik, 2026
Mendohuni dy herë përpara se të përdorni inteligjencën artificiale për postimet në LinkedIn

Mendohuni dy herë përpara se të përdorni inteligjencën artificiale për postimet në LinkedIn

11 Korrik, 2026
Si u shndërruan “Protestat e Flamingove” në një krizë politike kombëtare në Shqipëri?

Si u shndërruan “Protestat e Flamingove” në një krizë politike kombëtare në Shqipëri?

11 Korrik, 2026

Na ndiqni në

KontrasT.al

KontrasT.al - Është një platformë mediatike që informon dhe argëton ndjekësit në 24/7. Lajmi, ngjarja dhe opinioni vijnë për lexuesit me ngjyra më të qarta - në tablonë e realitetit dhe kontraditave të tij.

Shfleto sipas kategorive

  • Aktualitet
  • Argëtim
  • Bota
  • Destinacione
  • Drejtësi-Ligj
  • Ekonomi-Biznes
  • Foto-Lajm
  • Horoskopi
  • Investigim
  • Kinema
  • Kosova
  • Kronika e zezë
  • Ku të shkojmë
  • Kuriozitete
  • Kursi këmbimit
  • Lajme
  • Lajme rozë
  • Letërsi
  • Misc
  • Modë
  • Moti
  • Muzikë
  • Opinion
  • Politikë
  • Portret
  • Psikologji
  • Rubrika artistike
  • Satirë
  • Shënim
  • Shkencë-Teknologji
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Sport
  • Stil jetese
  • Të tjera
  • Teatër
  • Video

Lajmet më të fundit

Brekët e Violeta Manushit kushtojnë më shumë se ato të Kim Kardashian

Brekët e Violeta Manushit kushtojnë më shumë se ato të Kim Kardashian

11 Korrik, 2026
Goditet Volkswagen: prodhuesi gjerman përgjysmon gamën e automjeteve

Goditet Volkswagen: prodhuesi gjerman përgjysmon gamën e automjeteve

11 Korrik, 2026
  • Rreth nesh
  • Reklamo
  • Politikat e privatësisë
  • Na kontaktoni

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.